Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it!
Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Nga shites kafeje e droge e deri te presdent i Top-Channel

NE POLITIKE DUHET MORAL, JO KOMPROMIS ME MAFIEN!Meqënëse “çunat” e politikës po e rrotullojnë
në gojë “fjalën” e fundit e nuk po e thonë, duke
dëshmuar kështu prirjet e tyre seksuale, atë herë po e
them unë.

Çështja e mediave ka përmasa të
paimagjinueshme joligjore dhe jokombëtare.
Pro-serbizmi i Frangajve të Klanit dhe këlyshëve të
tij Fevziu, Shkullaku, Demi etj, është prej kohësh
problem serioz i sigurisë kombëtare.

Sikurse çështja e mediave është bërë temë e nxehtë
diskutimi, them se edhe regjistrimi i shtetasve në
regjistrin themeltar, siguria kombëtare, gjykatat dhe
prokuroritë e superkorruptuara, këto e të tjera, janë
kthyer në çështje tepër të prekshme që kërkojnë t’u
jepet zgjidhje ligjore, morale dhe historike.

Por këtë koment po e nisim me qëllimin për
të folur mbi median, duke marrë në shqyrtim
strumbullarin e tërë kësaj sherrnaje shterpë,
piramidën e kuqe Top Channel.

Top Channel nuk është vetëm media, pra një
strukturë me prezencë aparaturash teknoligjike dhe
disa gazetarë të rekomanduar. Ata, të rekomanduarit,
janë në punë prej piramidës hierarkike të Sokolit,
sepse në fakt baballarët apo nënat e tyre punonin fort
për të jatin e Sokolit, Enverin. Këta baballarë
piramidën e ndërtuan dhe tanimë po e mbrojnë me ç’të
munden, edhe me bijtë e tyre. A e dini se bija e kujt
është Rudina e shëmtuar Xhunga? A e dini se ç’të
kaluar kanë disa gazetarë, drejtues dhe administratorë
të këtij subjekti juridik që vepron në fushën e
informacionit? Jua them unë. Janë bij të
ish-sigurimsave dhe oficerëve më të fëlliqur, ose po
ata vetë, pra bijtë e palodhur të Top-it të angazhuar
me Partinë e Punës dhe sot përfitues të parave të
drogës që pastrohen aty.

Të gjithë ata që punojnë aty e dinë se nga
vijnë u vijnë paratë por heshtin me konsensus dhe
bëjnë pjesën e tyre prej krimbi që zvarritet.

Dy janë elementët që i krijojnë vështirësi objektive
këtij televizioni që është edhe shumë i diskutueshëm
për nga programet e tij antikulturore.

1-Tani i Top Channel është një rrugaç ordiner, bir i
një “familje” mafioze komiuniste e kryesuar nga Sokol
Hoxha (i biri i Nexhmije Hoxhës).

2-Ky televison u ndërtua me kokëfortësi kriminale
komuniste, në tempullin e së keqes, ndërtesës ku u
vendos të prehet trupi i diktatorit Enver Hoxha, i
jati ligjor (pra i pavërtetuar gjenetikisht) i
Sokolit.

Për t’i rrënuar dhe për t’i dërguar aty ku duhet këta
padronë të jetës publike dhe ekonomike shqiptare,
duhet moral. Duhet moral politik, të cilin qesharaku
Berisha nuk e ka. Moral nuk ka, por nuk ka as kurajo.
I mungon kjo e fundit sikur i mungon modeli dhe etika
qytetare për t’u përballur ndaj çdo rrugaçi, bande,
nepotizmi, abuzimi dhe antishqiptarizmi. Ka frikë nga
lapraksi ordiner Tani njësoj siç ka frikë nga greku
Bollano.

Kur serbi Berisha, i cili ka mbi kurriz akuzën për
tradhti të lartë ndaj atdheut, e akuzoi
drejtpërsëdrejti rrugaçin Tani për trafik ndërkombëtar
droge dhe për vrasjen e Vajdin Lames, ortakut të tij
më të ngushtë falë të cilit i ngjiti shkallët e
karrierës së narkotrafikut, i gjithë grupi politik që
u prek nga kjo akuzë u çua në këmbë dhe bërtiti
njëzëri. “Ky është grusht shteti!”.

Ju të gjithë e patë dhe tashmë e dini se kush janë ata
që narkotrafiku i mban peng dhe u dikton aprovim ose
abrogim ligjesh për politikat rajonale. Ishin disa
“parlamentarë”, disa “gazetarë”, përfaqësues të
“shoqërisë civile” etj.

Ky grup i vënë në shërbim të mafias e përdhunoi
sadomazokistin Berisha me akuzën për tradhti
kombëtare, në lidhje me rastin e shitjes së naftës
serbëve. Sepse mafia fillimisht të serviloset, të
kërkon hapësira lehtësuese e pastaj të ul në gjunjë
duke i blerë të gjithë sa mundet ose duke vrarë. Por
ai, Berisha, qylaxhi, karrierist dhe i pamoralshëm
kaloi në heshtje e tani flet përçart sa për të larë
gojën duke thënë: “Mediat mafioze”.

Në fakt problemi i madh i tij është se ai ka frikë,
nuk është burrë, nuk para i ka qejf gratë, e si pasojë
tashmë nuk flet dot, por bën zhurmë sa për të
justifikuar vetveten përpara agjensive të zbulimit dhe
lobingjeve të politikës ndërkombëtare, ndaj të cilave
ka marrë angazhimin se do vendosë shtetin ligjor në
Shqipëri. Ai këto rezultate nuk i arrin dot sepse nuk
ka moralin për ta bërë. Ai është vetë një rrugaç për
çështje të tjera sigurisht, për lidhjet e tij me
bandat filo-serbe apo organizatat terroriste islamike
të kryesuar nga nipat e tij, kunetërit e tij, vajza
dhe çdo lloj gjallese që i është afruar atij me
rekomandim nga Beogradi. Pikërisht, falë Beogradit dhe
falë lidhjeve bizantine intrigante të Athinës me
Beogradin, Berisha është në pushtet vetëm si pasojë e
firmës që ka hedhur në Athinë pas protestës “Nano ik”
në vitin 2004 kur tradhtoi 120 mijë protestuesit që
dolën në protesta për të përmbysur rregjimin e
hajdutit Nano, i cili e inkurajonte Tanin dhe drogën e
“Lorit”. U thirr si përfaqsues i atyre 120 mijë të
inatosurve dhe firmosi si legen, ai me nja 15 të
tjerë, vetëm për t’u ricikluar politikisht dhe për të
mbijetuar fizikisht.

Ai kërkon pikërisht këtë, të mbijetojë fizikisht e
këtë mund ta arrijë vetëm duke u përdredhur e duke
mbijetuar politikisht. Në të kundërt, do ta likujdonin
pa një pa dy tek dera e banjos së shtëpisë së tij të
ndërtuar pa leje në mes të Tiranës. Do përfundonin në
plehra edhe ata që i rrinë afër dhe i gjithë enturazhi
i tij.

Argumentimi dhe provat:

Piramida dihet se pse u krijua dhe në nder të kujt. Në
vitet 80 u harxhuan paratë e shqiptarëve të pangopur
me bukë për të ngritur kultin e Enver Hoxhës, xhelatit
të tyre. Komunistët pas vitit 90-të pësuan goditje por
përsëri u organizuan. Ata që ndenjën në hije dhe që
nuk u ekspozuan shumë, ishin bijtë e familjes Hoxha
bashkë me Sulo Gradecin rojen e gardhit të tyre.

Pa u ndier ata u organizuan goxha mirë. Sokol Hoxha e
dinte ku synonte me objektivat që kishte. Synonte
tregun e industrive vendase, biznesin e madh, lëndën e
parë, industrinë agro-ushqimore dhe industrinë e
mediave elektronike. Kjo edhe për faktin se kish
studiuar vite më parë për inxhinjeri elektronike i
ndjekur hap pas hapi nga babi i elektronikës në
Shqipëri, prof. Lulzim Topçiu. Vitet e studimeve në
Francë nuk mund t’i shkonin kot djalit të Nexhmijes që
miq ka si në Francë, ashtu edhe në Beograd. Në fakt ai
nuk u struk por as nuk u gabua. Priti momentin dhe si
profesionist i tregut dhe i bllofeve politike, u fut
në lojë me fort se ç’pritej.

Sulo Gradeci nga ana tjetër, mjeshtri i intrigave
ç’njerëzore, i tregoi rrugën Ilir Metës se si të
katapultohej në politikë. Po përse Ilir Meta?!-do
thoni ju. U zgjodh jo për nga aftësitë e rralla të
intelektit apo të prirjeve politike. Ai u zgjodh sepse
ishte afër zemrës së tyre, biri dhe nipi i shokëve të
ngushtë të Sillos. Djal nga Skrapari. Makinë luftarake
sipas modelit mongol. I fuqishëm dhe i pakulturuar aq
sa të mos prishte punë. Çdo gjë me masë. As budalla
por as inteligjent. As fshatar fare por edhe pa asnjë
lidhje me profilin qytetar. Shkurt një kamikaz politik
i modelit bullgar, që hapin e parë e ka bërë duke
firmosur në Greqi në vitet e para të demokracisë
shqiptare. Më pas nuk i numërohen dot firmat
antishqiptare që ka firmosur bufalaqi Meta.

Kurse Tani i vogël, rrugaçi gjysëm gei i laprakës, i
cili kujdesej për flokët e tij të gjata më shumë se
Dea Afërdita mbi malin e Olimpit, i shërbente dikur
Vajdinit. Asnjë nuk mund ta thotë me ekzaktësi se deri
në ç’pjesë të trupit i shërbente Tani Vajdinit.
Minimalisht pranohet në heshtje nga të gjithë se Tani
ulte sytë e perënduar kur i dilte përpara Vajdini,
njëlloj si një nuse e turpëruar. Por ky kurtizan i
lëvizshëm ishte komshi edhe me të “internuarën” e
privilegjuar Nexhmije, e cila banon edhe ajo në
Laprakë që kur doli nga blloku i udhëheqjes. Lapraksi
i vogël Tani, gei me raste dhe killer me aspirata, si
shumë çuna të tjerë që silleshin rrugëve, fillimisht
shiste kafe e më pas u lidh me Vajdinin e shiste
drogë. Që nga ai moment filluan t’i shërbenin të dy
Nexhmijes, duke i bërë shoqërim të kualifikuar
familjarëve të saj që shkonin ta takonin pothuajse çdo
ditë në burg. Vajdini, ky “kryepolic” i kohës, Tani i
vogël dhe gjithë eskorta e “policëve” të rekrutuar në
atë kohë pa një kriter të shëndoshë, por shkurt për
qëllime kriminale dhe banditeske nga vetë Vajdini, me
urdhër që dyshohet se vinte nga rradhët e larta të
udhëheqjes komuniste, shkonin e vinin me makinat e
shtetit duke i shërbyer Nexhmijes.

Në fakt, dihet se Vajdini ishte mbreti i drogës në
Shqipëri. Pastaj i doli konkurrent Miri i Xhikes.
Këlysh droge i Vajdinit dihet botërisht se është Tani.
Por sa këlysha të tjerë si Tani kanë krijuar këta
baronë të drogës?!

Miri i Xhikes vdiq. Vajdini u ekzekutua barbarisht
me tritol. Tani ka mbetur akoma gjallë. Tani! Po çfarë
domethënje ka kjo skenë politike e shoqërore me hijena
të vogla e kalbura si: Tani, Miri, Çimi, Liri, Tiku,
Lani, Goni, Tori etj, etj. Kush na i prodhon dhe na i
imponon këta qyrravecë që na bëjnë sfilatë makinash
lluksoze dhe gajasen duke përqeshur punën e madhe
sfilitëse edukuese të qytetërimit?! Kush i
sponsorizon këta killera që dëfrehen duke përqeshur
punën dhe djersën tonë, na u japin si model fëmijëve
tanë imazhin e tyre dhe gjoja “suksesin”
narkotrafikantit gei?!

A e di Tani se viktimë e kujt aferave dhe sa
jetëshkurtër është?! Këtë pyetje nuk e shtroj për
zgjidhje se më vjen keq për Tanin, i cili më duket
edhe shumë antipatik personalisht, por e bëj për t’i
thënë brezave të rinj se nuk është ajo rruga për t’u
ndjekur. Dua t’i them rinisë shqiptare se modeli i
Tanit e ka jetën e shkurtër dhe gjatë kësaj jete të
shkurtër përjeton njëmijë halle e turpe, aqsa jam i
bindur se thellë- thellë është penduar por nuk di ku
ta përplasë kokën.

E duke vijuar, dua t’i them Tanit se ai është viktimë
e djallëzisë së Sulo Gradecit, Nexhmije Hoxhës, Sokol
Hoxhës, Ilir Metës, Fatos Nanos e së fundmi e Edi
Ramës.

Këta ngatërrues fijesh, ishin në pushtet dhe e humbën
atë. Për ta rifituar këtë pushtet iu duheshin para dhe
njerëz. Njerëzit i gjetën rrugëve, të papunë e të
pangopur si në rastin e tij dhe të fëlliqësirave të
tjera si ai. Paratë natyrisht, i prodhuan duke
shfrytëzuar ekzistencën e mijra e mijra rrugaçëve të
cilëve iu dhanë mundësinë të shesin drogë rrugëve të
Europës. Midis këtyre, Tani, si tip më i “shkathët” në
krevat me burrat dhe më bukëshkalë, bëri karrierë më
shumë se çunat e tjerë duke qënë se arriti, me
mbështetjen e Ilir Metës të vinte në lojë “planin
detar”. Kjo ishte droga e Tanit që vinte me det nga
Turqia e cila nuk prekte fare në tokë. Kjo drogë
fshihej në qeset e kafesë së tij “Lori” e cila
kalonte pa u kontrolluar në doganë. Paguhej sa për të
thënë një shifër e hamendësuar në doganë dhe malli
kalonte pa u kontrolluar fizikisht. Kjo nuk kishte
shumë rëndësi për antidrogën shqiptare apo atë
italiane, pasi droga shkëmbehej direkt në det, nga
anijet me kafe “LORI” tek varkat e trafikantëve
shqiptarë apo italianë. Problemi rëndonte mbi zyrën e
doganave dhe buxhetin e shtetit, i cili nuk arrinte të
merrte pjesën që i takonte nga tregtia e kafesë.
Biznes i bukur dhe i mbështetur personalisht dhe
fuqimisht nga kryeministri i asaj kohe Ilir Meta.
Pratë e drogës dhe evazioni fiskal i kafesë që hynte
në port, shpërndaheshin në duart e politikanëve dhe të
gardistëve të tyre. Pra kuptohet se ata kanë motive
mjaft të forta për t’u çjerrë e për t’u ankuar. Me
paratë nuk bëhet shaka! Le më pastaj, të fillosh të
lësh pa bukë gazetarët e “pavarur” që marrin një thes
me lek nga piramida e Tanit.

Me këto para të Tanit, Sokol Hoxha realizoi ëndrën e
tij dhe ngriti televizionin e tij Top Channel,
televizionin “model” shqiptar. Me ndihmën dhe
strategjinë e Sulo Gradecit, me mbështetjen politike
të Ilir Metës kryeministër që kish marrë “karta
bianka” për konformizmin që tregoi gjatë luftës në
Kosovë me amerikanët duke abuzuar hapur me besimin e
dhënë, me paratë e drogës dhe me emrin formal të Tan
Hoxhës, Sokol “naivi” siç përpiqet të shtiret
nëpërmjet deklaratave televizive të së shoqes Liljana,
inxhinieri i përsosur elektronik, arriti të ngrejë në
këmbë “madhështinë shqiptare”. Po, po. Kështu shprehen
të gjithë ata që po i bëjnë ozana Top Channel-it sot.
Sokoli arriti ta realizojë ëndrën e tij por nga ana
tjetër arriti të vërë në vend edhe emrin dhe nderin e
të jatit, duke e mbajtur me dhunë piramidën e ndërtuar
enkas për terroristin e kuq.

Ajo ndërtesë në fakt është pronë publike e dhënë me
qera nga kryeministri Ilir Meta në vleftën e 1 dollar
metri katror, e tashmë është kthyer në shenjën e
sfidës midis së djeshmes dhe së ardhmes, vetëm për
tekat dhe kapriçot e familjes Hoxha. Të gjithë e dimë
këtë por nuk na duket se kjo ka shumë rëndësi për
jetën tonë. Ky është gabim fatal! Nëse kjo do të ishte
një çështje thjesht tatimore, ligjore apo thjesht e
lidhur me frekuencat televizive etj, çdo pronar
televizioni do ishte ngritur e do kishte shkuar në
Gjykatë. Më pas, do kishte marrë leckat dhe do ishte
trasferuar nja 200 metra më tej, në ndonjë godinë
private, meqënëse nuk iu mungojnë aspak paratë. Por
jo, ajo është themra e Akilit. Aty fshihet sfida
ideologjike e mbajtjes së llogores së kuqe. “Ta mbajmë
me çdo kusht llogoren e fundit të udhëheqësit tonë!”
Kjo është motoja e atyre që janë mbrapa fytyrës së
Tanit të Top Channel-it. Fytyra e tij e zverdhur nga
hija e vdekjes që e ndjek hap pas hapi dhe që ai i
frikësuar mundohet ta evitojë, na ofron fatalitetin e
rrugës së ndjekur nga “ushtari klasik i mafies” i cili
përdoret, shtrydhet dhe më pas hidhet në kanal.

Në mbrojtje të kësaj llogoreje të kuqe, pamë të gjithë
qyrravecët që tërë këto vite kanë marrë para të thata
nga Tani, nga Ilir Meta, nga Fatos Nano apo qoftë edhe
nga Edi Rama së fundmi. Ishin aty të gjithë të
tredhurit e politikës e të mediatikës. Ata që lehin
kot vetëm për një pjatë supë. Ishte edhe Sokol Nako,
sekretari i Ilir Metës, tre herë ministër, mediokër
dhe i fjetur, burokrati i lindur. Ishte aty, pse- do
thoni ju? Sepse në fakt ka kumbar Sokol Hoxhën i cili
e ka sponsorizuar në tërë karrierën e tij shkollore e
më pas gjatë ngjitjes së tij në shkallët e jetës
publike. Ju mendonit se gjërat ndoshin rastësisht apo
nga gjoja aftësitë e ndonjë individi. Jo. Gjërat në
orient funksionojnë me fije, me lidhje familjare,
fisnore. Qeveritë dhe punët këtu bëhen me kunetër e
baxhanakë, me nipa e mbesa, me nuset e djemve etj,
etj. Nuk bëhet fjalë që të angazhohemi e t’ia nisim të
punojmë me atë që di t’i shkoqisë gjërat. Sokol Nako e
ka edhe adash Sokol Hoxhën. Siç ka pastaj detyrime
ndaj Ilir Metës që e bëri menjëherë ministër. Kjo
është pak a shumë është e njëjta gjë e nuk del aspak
jashtë skemës së përgjithshme të ushtrisë së vogël të
sponsorizuar nga familja Hoxha-Gradeci.

Ky është zinxhiri i lidhjeve të këtij televizioni
“model” që po na kthehet në çështje jete a vdekje për
Shqipërinë. Sa turp! Këto janë lojra orjentale
dritëshkurtra e mendësi skraparllinjsh e
gjirokastritësh. Kaq është maksimumi i tyre. Në
perëndim ata quhen levantin (njerëz të vegjël të
orientit). Avokati i “shkëlqyer” Nako është edhe ai
nga Skrapari, e si i tillë karrierist i pandalshëm. Në
ndihmë të Top-Channel këto ditë kanë dalë ata që aty
hanë bukë. Kanë dalë mbi të gjitha ata që marrin
rryshfetin nga ky biznes i narkotrafikut. Pra, ata që
dolën dhe u çorrën gjoja në mbrojtje të Digit-Alb dhe
Top-Channel, duhet ta dinë edhe pse e dinë shumë mirë,
se në çdo vend të botës perëndimore, pasi qartësohet
nëse një subjekt jeton me para të paligjshme, të
gjithë ata që e mbështesin hapur dhe me thirrje
luftarake, quhen bashkëpunëtorë të jashtëm ose të
brendshëm në këtë organizatë kriminale siç është ajo e
Top-Channel-it, me objekt trafikun ndërkombëtar të
drogës dhe pastrimin e parave të pista. Pra hetimi i
prokurorisë do t’i shihte si të hetuar penalisht të
gjithë ata që po shqyeshin tek dera e Digit-Alb disa
ditë më parë, në mbështetje të tezës së përfituesve
direktë dhe me vetëdije nga paratë e krimit. Dënimet
në këto raste shkojnë nga 3 deri 15 vjet, sipas rastit
specifik në lidhje me angazhimin, pagesat dhe
rryshfetet që ata marrin.

Po a ka brenda moral kjo çështje aq sa të çojë në
luftë civile shqiptarët?! Sipas skraparllinjve dhe
Sokol Hoxhës po. Kështu mendon edhe Nexhmija. “Rëndësi
ka nderi i familjes dhe i fisit Hoxha”. Ky është
mentaliteti turko-bullgar i këtij grupimi.

Duke përfunduar dua të them se problemi nuk janë ata,
sepse ata aq dinë e aq bëjnë. Problemi qëndron tek
Berisha, i cili na ka zënë vendin ne të tjerëve dhe
bën sikur do t’i godasë këta mostra me trajta humane.
Ai nuk mund ta realizojë dot këtë goditje ndaj krimit
polititk sepse nuk e ka moralin për t’u përballuar me
ta. Ai është thjesht një këlysh i refuzuar i tyre dhe
për këtë motiv ndihet shumë i frustruar dhe hakmarrës.
Por jo për këtë arrin të gjejë forcën dhe kurajon që
t’i fundosë. Kjo punë do moral e moral të fortë. Ai
është një këlysh hakmarrës por i pazoti për të
kafshuar, sepse edhe ai vetë është viktimë e të
njëjtës sëmundje mafioze-orientale-komuniste e si i
tillë nuk do mund të bëjë asgjë.

Ai, Berisha pra, Fatos Nano dhe pothuajse të
gjithë kundërshtarët e klanit Hoxha-Meta, janë
ziliqarë, karrierista dhe të pamoralshëm për të
luajtur politika ligjore, kombëtare të pastra në
shërbim të shqiptarëve. Ata që lojën e kanë filluar
për karrierë, me një pjatë supë, ata që kanë spiunuar
dhe vrarë miqtë e ngushtë vetëm për t’u pëlqyer
shefave, nuk do ta njohin kurrë dinjitetin me të cilin
bëhen politika të larta.

Turp edhe për ata që i shkojnë nga pas tv
“Klanit” të dyshes perverse Nano-Berisha, qofshin këta
ambasadorë, funksionarë të huaj, klerikë të lartë të
të gjitha besimeve fetare, të cilët nuk po preokupohen
për mirqënjen e shqiptarëve por po bien pre e
dhuratave të vogla të këtyre mafiozëve të vegjël. Në
çdo vend tjetër të botës, ndaj çdo padrejtësie
shoqërore në dëm të njerëzve, shohim një përfaqësues
fetar, i cili si lider shpirtëror i komunitet që
përfaqëson, del në ballë të një proteste apo peticioni
dhe i vë këmbët në një këpucë çdo kryeministri apo
rrugaçi me pushtet. Por këtu kjo gjë nuk po ndodh.
Gojët e liga, të drejta apo të padrejta nuk dallohet
qartë, thonë se edhe krerët e besimeve fetare janë të
përlyer nga politikat e pista dhe paratë e qarqeve
antishqiptare. Kryepeshkopin Janullatos sot e përflet
gjithë Europa për njëmijë e një punët e tij të zeza që
nga kohët kur jetonte në Kenia e më pas në kurriz të
shqiptarëve. Myslimanin Selim Muça e njohin të gjithë
si një servil të Fatos Nanos, të Janullatosit dhe të
qarqeve serbo-bullgare. Kryepeshkopin Mirdita që
askush nuk e njeh, sepse nuk është as i gjallë e as i
vdekur në jetën shoqërore e politike shqiptare, po e
akreditojnë së fundmi si serbo-malazez, si interesaxhi
të vogël që sheh rehatin e tij dhe merr para prej
atyre që kanë pushtetin. Gjithashtu këtë të fundit e
njohin edhe si mik të serbit Berisha dhe të
dallaverxhiut Nano.

Idealet duan moral që të shkojnë përpara dhe
jo interesa sa për një pjatë supë apo dhurata
personale siç pranojnë të marrin drejtuesit e të
gjitha komuniteteve.

Mafiozët si Sulo Gradeci do t’i hajë koha
dhe sëmundjet e pashërueshme në qarkullim. Ata si
Sokol Hoxha, Tan Hoxha i Top-Channel, Ilir Meta, Fatos
Nano e Sali Berisha do t’i mposhtë vetëm ngritja e
moralit të politikës shqiptare, që mesa duket nuk ka
lidhje me drejtuesit e organizatave joqeveritare
aktuale. Ato rezultojnë të gjitha të shitura në emrat
e përveçëm të krerëve të tyre, fetare apo jo fetare
qofshin këto organizata.

Në të kundërt, për interesin e madh dhe të pamohueshëm
të njerëzve që përfaqësojnë, do kishin marrë kurajon
të flisnin me gjuhën e së vërtetës dhe do vepronin me
moral e dinjitet shqiptari duke i vënë përpara
përgjegjësisë xhelatët dhe duke sensibilizuar
opinionin ndërkombëtar.

Kështu, piramida e kuqe e Enverit, do të mbetet
piramida e familjes Hoxha dhe piramida e drogës, e
turpit tonë, në mes të Tiranës. Kjo për faktin se
Berisha nuk ka moral, nuk është shqiptar dhe si
rrjedhojë nuk mund të realizojë një operacion që në
fakt kërkon ideale dhe idealista. Ai nuk është i
tillë, por e keqja më e madhe është se nuk është i
vetëm. Mbrapa i vjen i gjithë spektri politik shqiptar
që është i kapur sipas preferencave dhe lidhjeve
fisnore, nga grupe të tjera droge, konkurente me
Tanin.

Fatkeqësisht, as liderët e komunitetve fetare, që do
duhej të jepnin modelin e Shqipërisë së re, nuk janë
në lartësinë e moralit që kërkon koha, pa përjashtuar
askënd prej tyre. Por edhe ata nuk janë të përjetshëm.
Ka një rritje të fortë progresive të ndërgjegjes
qytetare e cila do çojë pashmagshmërisht në
ç’rrënjosjen e kalbësirave nga trupi i shoqërisë
shqiptare.

Bruksel, prill 2007

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Maj 2008 00:31
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Ah se per pak harrove me te rendesishmen qe mbase e ka pemendor ndokush para meje por qe une s'e kam lexuar...
Thashe qe D.Hoxhen e kam njohur dikur nga afer dhe kam mbresa te mira, por...

me duket se askush nuk tha se : ai nese do te jetonte duhet te perfundonte ne burg per krimi qe ka kryer. Ne gjendje te dehur ose jo duke ecur me shpejtesi te madhe vrau nje person te pafajshemdhe mund te kishte vrare edhe te tjere. Nga ky krim ai nuk lahet dot as me vdekjen e tije dhe as me shkelqimin e medias qe krijoi.
edhe njehere ndjese pacin se e tepruam.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Maj 2008 07:12
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

Citim:
Po citoj ato që tha daedal
Ah se per pak harrove me te rendesishmen qe mbase e ka pemendor ndokush para meje por qe une s'e kam lexuar...
Thashe qe D.Hoxhen e kam njohur dikur nga afer dhe kam mbresa te mira, por...

me duket se askush nuk tha se : ai nese do te jetonte duhet te perfundonte ne burg per krimi qe ka kryer. Ne gjendje te dehur ose jo duke ecur me shpejtesi te madhe vrau nje person te pafajshemdhe mund te kishte vrare edhe te tjere. Nga ky krim ai nuk lahet dot as me vdekjen e tije dhe as me shkelqimin e medias qe krijoi.
edhe njehere ndjese pacin se e tepruam.



o deadel...

respekte dhe PABLO ESKOBARIT....
LUFTOI..dhe ndertoi dhe ai imperon e tij....

kam lexuar te gjitha nuk doja te futesha....ne kete tem

por dalim tipiker shqipetar qe kthejme xhyben nga fryn era,e mbrojme per inatin e te tjereve,e shajme per inatin tone

MURDOKUT shqipetar... TI RROJNE ATA qe ka lene mbas....e para

e dyta
shume kane thene qe te faleminderi TANI qe na hape syte te gjitheve....
te tjeree po por mua aspak...mua syte mi kane hapur te tjere dhe vetja ime ...
dhe jo emisionet e shemtuar te top chanellit....

e treta...
me ate impero qe ai krijoi(qe perdori vendet e rajonit ,qe flasin shqip dhe kudo neper bote me emigrantet,duke shitur digitalb)nuk arriti as ti vere pak ne vend dinjitetin e ketij vendi,,,sepse qe i lidhur me krimin dheme ngjyra politike deri ne fyt
por perdori te kunderten me mediane tij te fuqisheme

na degjeneroi bashke me sokol ballen me tradhtarin lyrrash duke bere prapaganden per vjedhjen e bushit...ky qe nje turp i pa pare...

ne kete bote lahen te gjitha o daedal.....

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Maj 2008 16:26
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ari. Kliko këtu për të kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ari.'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ari. Shto Ari. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ari. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha daedal
Ah se per pak harrove me te rendesishmen qe mbase e ka pemendor ndokush para meje por qe une s'e kam lexuar...
Thashe qe D.Hoxhen e kam njohur dikur nga afer dhe kam mbresa te mira, por...

me duket se askush nuk tha se : ai nese do te jetonte duhet te perfundonte ne burg per krimi qe ka kryer. Ne gjendje te dehur ose jo duke ecur me shpejtesi te madhe vrau nje person te pafajshemdhe mund te kishte vrare edhe te tjere. Nga ky krim ai nuk lahet dot as me vdekjen e tije dhe as me shkelqimin e medias qe krijoi.
edhe njehere ndjese pacin se e tepruam.



Me vjen mire qe ke ndryshuar stilin e gjykimit!Ti dhe ne se bashku duhet te dijme; se edhe nqse do te shpetonte i ndjeri dhe vajza te vdiste,atij nuk do t'i hynte asnje gjemb ne kembe,sepse ishte i pasur.Atje i thuhet Shqiperi.Atje jeta vleresohet me pak se gjithcka.Per aksidentin do te gjendej nje alibi teknike dhe delenxhiu do t'ja hidhte pa u lagur.
Duke perkrahur me te dobtin une i dergoj ngushellime te sinqerta familjes se vajzes, e cila u be viktime e nje aventurieri paralli.
Kam lexuar disa SMS tek BBF ku vajza apo gra shqiptare, shkruajne se duan nje lidhje me dike,vetem e vetem per ndihme ekonomike.I urrej keto femra!

Tolstoy,hera e pare qe bie plotesisht dakord me ty!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Maj 2008 16:35
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi


o deadel...

respekte dhe PABLO ESKOBARIT....
LUFTOI..dhe ndertoi dhe ai imperon e tij....

kam lexuar te gjitha nuk doja te futesha....ne kete tem

por dalim tipiker shqipetar qe kthejme xhyben nga fryn era,e mbrojme per inatin e te tjereve,e shajme per inatin tone

MURDOKUT shqipetar... TI RROJNE ATA qe ka lene mbas....e para

e dyta
shume kane thene qe te faleminderi TANI qe na hape syte te gjitheve....
te tjeree po por mua aspak...mua syte mi kane hapur te tjere dhe vetja ime ...
dhe jo emisionet e shemtuar te top chanellit....

e treta...
me ate impero qe ai krijoi(qe perdori vendet e rajonit ,qe flasin shqip dhe kudo neper bote me emigrantet,duke shitur digitalb)nuk arriti as ti vere pak ne vend dinjitetin e ketij vendi,,,sepse qe i lidhur me krimin dheme ngjyra politike deri ne fyt
por perdori te kunderten me mediane tij te fuqisheme

na degjeneroi bashke me sokol ballen me tradhtarin lyrrash duke bere prapaganden per vjedhjen e bushit...ky qe nje turp i pa pare...

ne kete bote lahen te gjitha o daedal.....



Ari, pse ti mendon se jam dakord une nese ato qe thuehen per Hoxhen jane te vrteta? (dmth lidhjet e dyshimta) Por deri sa nuk jane vertetuar ne nuk mei te drejte te themi se eshte mafioz apo eskobar. pastaj ne "tipike shqiptare"duhet te jemi se ndryshe behemi majmune. E verteta eshte qe ne po tentojme te debatojma per konceptet e moralit dhe vlerave ne shoqeri (ceshtje preference apo jo)
meqe ra rasti as une nuk jam ata qe identifikohem me punen te tjereve por ka nje te vertete qe shume prej nesh duhet ta bejme tonen. Progresi i cdo individi ka lidhje edhe me jeten tone.
D.Hoxhen kisha shume vite qe nuk e takoja..rralle jemi pershendetur kur ndesheshim perballe. dhe e fundit ka qene kur kam qene i ftuar ne mediat e tij per nje emision. Per aq sa e kam njohur une ishte njeri i mire... C;duhet tashti t'a shajme qe te kenaqen te tjeret. Te perpiqemi te jemi realiste. Nuk e sheh se shumica e debateve jane "ka dashnore ska dashnore" moral, i nderuar patriot!

Ne fakt asnjeher nuk kam patur ndonje perfitim te drejtperdrejte nga "perandoria" e hoxhes. Une bej pjese te ata njerez qe me perfaqeson dhe kenaq suksesi im...sado i vogel qofte

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Maj 2008 21:10
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaç

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Thjesht xheloxi dhe mllef.

Çfare shprehjesh:
....ka shfrytezuar popullin...... dhe ne kurriz te tij u be i pasur.Trafikant qe u pasurua me djersen e popullit.Dhe me plot gojen ju uron vdekjen trafikanteve dhe atyre kurvave qe futen ne mes te familjeve dhe e mbyll me nje shprehje enveriane .... qe kete fat paçin te gjithe (armiqte dhe gjakpiresit e popullit) .

Me kete urim (prej inatçiu dhe ziliqari ) i bije qe me shume se gjysma e shqiptareve te zhduken.Hajde urim(mallkim dmth) hajde.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Maj 2008 12:55
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të misterioz Kliko këtu për të kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të misterioz't! Kërko mesazhe të tjera nga: misterioz Shto misterioz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto misterioz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

Re: Thjesht xheloxi dhe mllef.

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz
Çfare shprehjesh:
....ka shfrytezuar popullin...... dhe ne kurriz te tij u be i pasur.Trafikant qe u pasurua me djersen e popullit.Dhe me plot gojen ju uron vdekjen trafikanteve dhe atyre kurvave qe futen ne mes te familjeve dhe e mbyll me nje shprehje enveriane .... qe kete fat paçin te gjithe (armiqte dhe gjakpiresit e popullit) .

Me kete urim (prej inatçiu dhe ziliqari ) i bije qe me shume se gjysma e shqiptareve te zhduken.Hajde urim(mallkim dmth) hajde.



 

hahahahaha enveriane thote ky... sa mire do ishte te kisha nje parti apo nje idhull por fatmiresisht eci me realitetin... mos gjykoni mendimin e te tjereve por jepni mendimin tuaj dhe nxirni nje perfundim te realitetit...

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Maj 2008 13:30
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të halfgang Kliko këtu për të kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: halfgang Shto halfgang në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto halfgang në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sa me shume lexoj mllefet e ketushme aq me shume bindem se emigrantet (pjesa me e madhe e ketij forumi) jane funderrinat e kombit qe nuk ja kane haberin fare cfare eshte pozitive dhe negative ne Shqiperi.

Sado te hidhen si pelivane inatcinjte e ketushem Top Channel ishte televizioni me i mire ne Shqiperi (me plot gojen). Kete nuk e arriten "djajte e kuq" apo "surreterit blu", por nje person qe besoi ne dicka dhe hodhi leke shuuuume me teper se cdo njeri edhe kur dilte me humbje.

Cdo sukses lind nga nje enderr ka thene dikush. Dhe Tani ndoqi nje enderr te caktuar qe i dha pushtet dhe leke. Se cfare ka bere ai ne fushen mediatike shume nuk e kuptojne per vete faktin se jane SHQIPTARE, dhe si shume shqiptare nuk dine te mbrojne arritjet ne vendin e vet. Mjafton te lexoni komunikaten e Reuters qe te kuptoni se Shqiperia ishte nje nga vendet me te perparuara per TV dixhital dhe high definition. Kete more kokeshkrete te mbaruar duhet ta mbroni, sepse e kishte nje shqiptar dhe jo nje i huaj. As ne Itali nuk ndodh kjo, ku SKY eshte prone e nje te huaji.

Top Channel zhveshi disa here mentalitetet e tejkaluara, perdori kamerat e fshehta dhe luftoi pushtetin socialist po aq sa ate demokrat. Kjo nuk ra nga qielli, por nga puna e atij stafi qe ai Tan ndertoi avash avash. Po te shkoni ne Top Channel ke qejf te takosh cuna dhe goca te reja, nderkohe qe puna eshte e shenjte dhe punonjesit nuk rrine vetem ne kafe, si rralle neper institucionet shqiptare.

Thene keto, mund te diskutohet gjate alla emigranteshe ku i gjeti leket Tani, por kjo nuk i heq dot meritat e ndjekjes se asaj endrre. Realiteti shpesh eshte banal, mua me ka rene ne vesh qe leket e Lori Kafe spostoheshin ne TV, sepse Top Channel nuk i mbulonte dot shpenzimet e ekzagjeruara (te pakten ne fillim).

Ka dy gjera te tjera per te ardhur keq. E para fakti qe senduke te vjeter moralizojne mbi dashnoren e Tanit, duke arritur te justifikojne dhe vdekjen e te dyve meqe "i paskan dale moralit familjar shqiptar". Dhe e dyta qe shteti nuk ka fuqi te zbatoje ligjet e veta. Kam menduar cfare do ndodhte nese Tanin e ndalonte polici... Praktikisht asgje, sepse ai kishte nje fuqi te tille mediatike qe policet ta linin te bente c'te donte. Prandaj shteti nuk duhet ti coje ngushellime familjes, por falje per pafuqine e vet per te mbrojtur qofte dhe Tanin vete. Te ecesh me 170 km/h anash Lanes eshte e frikshme, madje une kam frike akoma se ndonje tjeter si puna e Tanit do ece me 170km/h dhe do perplaset me makinen time. Vdekja e Tanit eshte 100 here per te ardhur keq, por duhen nxjerre mesime, ne vend qe te behet propagande e ulet forumistesh mbi moralin familjar apo ekonomik.

E sidoqofte, ashtu sic nuk kishit degjuar kush ishte Tani i Topit perpara, ashtu nuk dinit edhe nga mund te vijne leket. Keshtu qe boll bete si grate e keqija duke dale me shprehje te tipit "gjaku i popullit" etj. Vetem pasardhesit e mentalitetit komunist mund te flasin akoma keshtu. Firmat hapen qe te fitojne leke dhe kjo quhet kapitalizem dhe jo pirje e gjakut te popullit. Dhe prape Top Channel i ka dhene truve tuaj shume me teper sesa keni paguar per te pare, ne rradhe te pare sepse eshte FALAS dhe mund te shikoni pa paguar ne Shqiperi. Dhe se dyti sepse mendjet tuaja nuk meritojne te shikojne as Fiks Fare, as Portokalli e as edicione lajmesh, te cilat edhe pse shpesh beheshin shemtuar ishin guret e pare te nje media moderne.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Maj 2008 13:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sa me shume lexoj mllefet e ketushme aq me shume bindem se emigrantet (pjesa me e madhe e ketij forumi) jane funderrinat e kombit qe nuk ja kane haberin fare cfare eshte pozitive dhe negative ne Shqiperi.

Sado te hidhen si pelivane inatcinjte e ketushem Top Channel ishte televizioni me i mire ne Shqiperi (me plot gojen). Kete nuk e arriten "djajte e kuq" apo "surreterit blu", por nje person qe besoi ne dicka dhe hodhi leke shuuuume me teper se cdo njeri edhe kur dilte me humbje.

Cdo sukses lind nga nje enderr ka thene dikush. Dhe Tani ndoqi nje enderr te caktuar qe i dha pushtet dhe leke. Se cfare ka bere ai ne fushen mediatike shume nuk e kuptojne per vete faktin se jane SHQIPTARE, dhe si shume shqiptare nuk dine te mbrojne arritjet ne vendin e vet. Mjafton te lexoni komunikaten e Reuters qe te kuptoni se Shqiperia ishte nje nga vendet me te perparuara per TV dixhital dhe high definition. Kete more kokeshkrete te mbaruar duhet ta mbroni, sepse e kishte nje shqiptar dhe jo nje i huaj. As ne Itali nuk ndodh kjo, ku SKY eshte prone e nje te huaji.

Top Channel zhveshi disa here mentalitetet e tejkaluara, perdori kamerat e fshehta dhe luftoi pushtetin socialist po aq sa ate demokrat. Kjo nuk ra nga qielli, por nga puna e atij stafi qe ai Tan ndertoi avash avash. Po te shkoni ne Top Channel ke qejf te takosh cuna dhe goca te reja, nderkohe qe puna eshte e shenjte dhe punonjesit nuk rrine vetem ne kafe, si rralle neper institucionet shqiptare.

Thene keto, mund te diskutohet gjate alla emigranteshe ku i gjeti leket Tani, por kjo nuk i heq dot meritat e ndjekjes se asaj endrre. Realiteti shpesh eshte banal, mua me ka rene ne vesh qe leket e Lori Kafe spostoheshin ne TV, sepse Top Channel nuk i mbulonte dot shpenzimet e ekzagjeruara (te pakten ne fillim).

Ka dy gjera te tjera per te ardhur keq. E para fakti qe senduke te vjeter moralizojne mbi dashnoren e Tanit, duke arritur te justifikojne dhe vdekjen e te dyve meqe "i paskan dale moralit familjar shqiptar". Dhe e dyta qe shteti nuk ka fuqi te zbatoje ligjet e veta. Kam menduar cfare do ndodhte nese Tanin e ndalonte polici... Praktikisht asgje, sepse ai kishte nje fuqi te tille mediatike qe policet ta linin te bente c'te donte. Prandaj shteti nuk duhet ti coje ngushellime familjes, por falje per pafuqine e vet per te mbrojtur qofte dhe Tanin vete. Te ecesh me 170 km/h anash Lanes eshte e frikshme, madje une kam frike akoma se ndonje tjeter si puna e Tanit do ece me 170km/h dhe do perplaset me makinen time. Vdekja e Tanit eshte 100 here per te ardhur keq, por duhen nxjerre mesime, ne vend qe te behet propagande e ulet forumistesh mbi moralin familjar apo ekonomik.

E sidoqofte, ashtu sic nuk kishit degjuar kush ishte Tani i Topit perpara, ashtu nuk dinit edhe nga mund te vijne leket. Keshtu qe boll bete si grate e keqija duke dale me shprehje te tipit "gjaku i popullit" etj. Vetem pasardhesit e mentalitetit komunist mund te flasin akoma keshtu. Firmat hapen qe te fitojne leke dhe kjo quhet kapitalizem dhe jo pirje e gjakut te popullit. Dhe prape Top Channel i ka dhene truve tuaj shume me teper sesa keni paguar per te pare, ne rradhe te pare sepse eshte FALAS dhe mund te shikoni pa paguar ne Shqiperi. Dhe se dyti sepse mendjet tuaja nuk meritojne te shikojne as Fiks Fare, as Portokalli e as edicione lajmesh, te cilat edhe pse shpesh beheshin shemtuar ishin guret e pare te nje media moderne.



 

Sa per fjalen funderine gjej vend e fute ti lal dhe po nuk e gjete ta gjej une dhe shume te tjere ketu... di te nxjerresh kuptimin e asaj se cfare shkruajta??? zura gje ne goje top chanel apo investimet qe beri ai mbi kanalet shqiptare??? pse kapeni vetem ne tema qe ju interesojne??? kapni pak realitetin se jemi ne 2008 dhe flisni me te vertet sikur dolet dje ne drite... dhe sa per emigrantet mos guxoni ti zini me ne goje se vetem prej nesh mbahen mijera familje gjalle... ( lexoje pak me mire mesazhin tim se flet per perpara krijimit te top chanel dhe se me ke shoqerohej ky me larte, dhe enverian as jam dhe as do behem sa te jem gjalle )

Ndersa per mendjet tona ti lal e shikojme realitetin nga e mira dhe nga e keqija nuk marim vetem te mirat qe mund te kete dikush...

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Maj 2008 13:51
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të halfgang Kliko këtu për të kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: halfgang Shto halfgang në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto halfgang në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

....Fajtori, eshte shprehur ketu ne menyre shume korrekte dhe te qarte dhe mendoj se nuk eshte-ishte miku i atij qe vdiq por, flet-shkruan si nje qytetar i thjeshte!
Mendoj qe...me ne fund te gjithe ato qe kishin per te "vjelle" dicka si dhe ato qe ishin deri diku realiste....nuk kane dhe nuk duhet te shprehen me ne kete Theme dhe aq me shume per nje njeri qe iku nga kjo Jete!

NUK KA NJERI PA MEKATE NE BOTE....!

POR, AI I SHLEU MEKATET E TIJE.....nqse kishte.......ME ATE QE I DHA SHQIPERISE (TV-ne)!

Prandaj, cilido nga NE, edhe pse mund te kete MEKATE, te japi-beji Cerekun e asajt qe beri ai per Shqiperine.....do te ishte, me shume siguri, i nderuar!

KAQ......!


Me Nderime
Une jam...!!!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Maj 2008 13:51
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.