lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813
|
Konflikti, shoqërohet në komisariat Kujtim Çashku dhe 4 student
TIRANË-Policia e shtetit ka shoqëruar në Komisariatin nr. 4 të kryeqytetit, rektorin e Akademisë "Marubi", Kujtim Çashku dhe studentët Eol Çashku (i biri) Bashkim Rodomi, Sabir Kanaqi dhe Rojal Delezi. Konflikti i nisur prej disa ditësh mes Akademisë së Filmit "Marubi" dhe Alba Fimit për ambjentet e oborrit jashtë kësaj akademie u finalizua sot me heqjen e objeketeve nga ky oborr.
Policia kishte kërkuar ditë më parë që të hiqeshin nga oborri objektet që sipas Alba Filmit (ndërmarrja shtetërore e filmit) nuk i përkasin kësaj akademie.
Siç bën të ditur policia, gjatë kësaj zhvendosjeje Çashku ka goditur punonjësit që po hiqnin objektet. Për pasojë i janë vënë prangat dhe është shoqëruar me furgonin e policisë në komisariatin nr.4. Si bashkëpunëtorë janë shoqëruar edhe studentët e tij.
Ultimatumi për të lëshuar këtë mjedis i cili thuhet se do t'i jepet Top Channelit, ka përplasur rektorin e shkollës, Kujtim Çashku, dhe studentët e tij, me grupin që deri në mbrëmje nuk është lejuar të ndërhyjë në godinë.
Konflikti shpërtheu më datë 21 shkurt
Fatmir Musaj drejtori i Alba Film studio nisi nga zbatimi atë që pati njoftuar ditë me pare ultimatumin drejtuar Akademisë së Filmit dhe të Multimedias Marubi, për të liruar dhe dorëzuar sipërfaqen e oborrit me argumentin se kjo përdoret "në mënyrë të kundraligjshme dhe pa asnjë tagër ligjor (lulishtja përpara godinës së ish Repartit të Zërit)."
Me date 21 shkurt, ai bashkë me studentët u bë mur i pakalueshëm për grupin që vinte nga jashtë dhe tentonte të hynte me forcë. Të rinjtë përpiqeshin të evitonin nguljen e "kunjave" ku do të kapej rrjeta e telit që megjithë rezistencën, e rrethoi dje oborrin e Akademisë së Filmit. Kishte tension se mos gjendja mund të përfundonte në përleshje.
Po me date 21, Çashku me Musajn shkëmbyen fjalë mes tyre i pari duke thënë se "ky njeri që po përpiqet të zbatojë ligjin vjen era alkool" kurse tjetri i përgjigjej se "me alkool apo pa alkool ligjin do ta zbatoj". U hodhën parulla si "Marubi është i lirë", "Poshtë Sali Berisha", "Poshtë diktatura", "Poshtë Ylli Spango", "Liri demokraci", "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa", që të kujtonin thirrjet e mitingjeve të orëve të para pas ndërrimit të sistemeve, duke identifikuar në këtë mënyrë se ky ishte një akt politik i qeverisë aktuale e cila, në stinën para fushate, thuhet se në këtë territor të gjelbër që u shërben studentëve mbi të gjitha si vend xhirimi dhe si kinema verore, ka për të sjellë TV Top Channel.
Kjo është hapësira për të cilën Akademia ndodhet sot në konflikt me shtetin. Në bazë të një vendimi qeverie nr. 1445 dt 29.10.2008, rektori Çashku është urdhëruar që të lirojë ambientet e shkollës brenda orës 13.00 të dt. 21.2.09. Nderkohe rektori i kesaj shkolle disponon gjithe dokumentat, në bazë të të cilave këto ambiente janë në dispozicion të 'Marubit'.
Marre nga gazeta Shekulli
__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|