shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Egoizmi eshte nevoje baze e cdo organizmi biologjik qe te jetoje. Te rralla jane rastet qe individi i nje specie ve altruizmin para egoizmit. Ne mos gaboj nje lloj zogu qe kur shikon rrezikun bertet per te lajmeruar te tjeret, edhe pse kjo e ben te diktohet ku eshte dhe te vdese shume shpejt po nga ai rrezik.
Egoizmi eshte pjese perberese e cdo individi. Dhe shumica prej nesh po te shtrydhin pak trute do e kuptojne qe edhe dashuria nuk eshte gje tjeter vecse nje forme egoizmi, sepse njeriu nuk dashuron menyren si eshte gatuar individi tjeter me shume sesa dashuron veten ne gjendjen qe i shkakton njeriu tjeter. Shkurt hesapi, cdo gje kalon nga egoizmi dhe pavaresisht se ai term perdoret ne forma negative mbetet forma natyrale e organizmave jetesore, duke filluar nga qelizat apo neuronet qe konkurrojne per te njejtat burime energjitike e deri tek njeriu apo elefanti.
Altruizmi, e kunderta e egoizmit, eshte gje e mire, por thelle ne psikologjine e shume individeve qe sillen si altruiste fshihen koklavitje mendore dhe perfitime shoqerore qe perbejne burimin e vertete te altruizmit. Ne boten qe jetojme te dalesh si altruist eshte nje tentacion i kthyer ne mode nga mamat, babat apo shoket.
Kjo eshte nje menyre shume angleze e te parit te fenomenit. Jeta e perditshme ka treguar edhe raste te tjera.
ka sigurisht nje koklavitje dhe nderthurje te mjaft sjelljeve qe fillojne qe prej stergjysheve te larget njeqelizore dhe deri tek format me te zhvilluara humane.
Njeriu i thjeshte eshte nje kompleks qe bart ne vetvete te gjitha keto ngjyra te spektrit social.
Sa per te kundershtuar, ne kemi brenda vetes qenjen bio, por kemi edhe qenjen sociale, humane, pikerisht ate pjese qe na ve mbi te gjitha gjallesat(ke me shume e ke me pak).
Fajtor, nuk mundesh me nje te rene te penelit te bojosesh te gjitha ne gri. Kjo eshte jo e drejte. Eshte fakt qe ne nje moment te dhene ( e theksoj kete), nje njeri ka kryer akte altruiste te mirrefillta-edhe kjo kombinohet me egoizmin.
Egoizmi eshte nje tendence e brendeshme qe e ka bazen ne instiktin themelor te njeriut (dhe qenjeve te tjera te gjalla), ate te mbijeteses. Tek njeriu ka edhe disa te tjera elemente qe lidhen me instiktin e ruajtjes se llojit, i dyti per nga fuqia. Ku merr prioritet dhe behet dominues tek njeriu sepse vihet nen kontrrollin e kores se trurit, pjeses se ndergjegjeshme tonen.
Nje prind e sakrifikon veten per femijen shume lehte.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|