Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > C'mendim keni mbi abortin??
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
tina
Anetar i ri

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: england
Mesazhe: 8

Si do te vepronit? (per ju vajza)

Si do te vepronit nese do te mbeteshit shtatezan pa dashje?
A do ta mbanit femijen tuaj apo do ta hiqnit n.q.se prindrit ose i dashuri nuk e donte?

Se kane ndodhur shume raste kur nena adoleshente e kane hequr femijen e vet kur tani ai/ajo mund te ishte nje femije i rritur qe ajo nene mund te donte.

Cili eshte opinioni juaj ju lutem?

Faleminderit!!!!!!!!!!

__________________
i would like to be a web designer in the future

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Shkurt 2003 23:35
tina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tina Kliko këtu për të kontaktuar me tina (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të tina't! Kërko mesazhe të tjera nga: tina Shto tina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
fluturake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: gjithkund e askund
Mesazhe: 174

Question

Per mendimin tim nje adoleshente eshte nje femije per vete e jo me te linde nje femije.Po te me kish ndodhur mua nje gje e tille do te kisha abortuar,pasi kam pasur dhe kam synime per t`u arritur ne jeten time."Nje femije" thote gjyshja ime "eshte dhurate e Zotit dhe duhet pranuar se sjell lumturi".Nuk e mohoj qe nje femije esht mrekullia vete,por jo ne nje moshe kur dhe vete nena eshte femije.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Shkurt 2003 00:10
fluturake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të fluturake Kliko këtu për të kontaktuar me fluturake (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të fluturake't! Kërko mesazhe të tjera nga: fluturake Shto fluturake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto fluturake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
joli
Anetar i ri

Regjistruar: 14/02/2003
Vendbanimi: C-N
Mesazhe: 11

Une do ta mbaja femijen, dhe do te isha rritur dhe maturizuar bashke me te. Nje femije nuk eshte aspak nje pengese.
Une jam ne fakultet dhe kam dhe 1 femije. Jetoj larg prinderve te mi dhe mund te them qe pervec ndihmes se bashkshortit tim nuk kam pasur tjeter ndihme. Femija im nuk me ka penguar aspak me teper se ci kemi penguar neve prinderit tane, perkundrazi ne shume raste me ka ndihmuar te kaloj veshtresite.
Femijet vijne sepse ashtu do Zoti dhe kush i ka eshte i bekuar. Nuk do te behem kurre pishman qe kam bere kete zgjedhje.
A mund te jene valle njerezit aq egoiste,sa qe per hir te nje karriere dhe biografie "te paster " te arrijne te bejne nje krim?
Megjithate seicili e di vete rrugen e tij.
Pershendetje

__________________

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2003 03:09
joli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të joli Kliko këtu për të kontaktuar me joli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: joli Shto joli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto joli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Abi
Anetar i ri

Regjistruar: 12/02/2003
Vendbanimi: North America
Mesazhe: 14

re

Mendoj se po te ngelesha shtatezane nuk do ta mbaja femine, dhe nuk e shoh vetem nga ana ime egoiste por edhe sepse nuk mendoj se ne kete moshe dhe me mundesite qe kam, nuk jam ne gjendje qe ti ofroj femijes gjerat e duhura dhe ato qe do te doja qe femija ime te kishte. Persa i perket qe femija eshte dhurate nga Zoti nuk e shikoj as pak ashtu sepse mendoj se do te ishte gabimi im dhe i mashkullit dhe jo dhurate apo se ka ardhur koha. E di qe me pas mund te kisha mendime per ate femi por ama jeta nuk eshte fushe me lule. Kuptohet qe para se ta hiqja do ta diskutoja me te jatin dhe as qe kisha per ta diskutuar me prinderit por kjo mbase vjen nga qe une jam larg nga prinderit. Gjithashtu do ta hiqja deri ne nje kohe te caktuar, me duket krim qe ta heqesh femine mbas nje kohe te caktuar, per mendimin tim dhe pas 40 ditesh eshte krim. Pra do te kisha qene e pergjeshme qe te pakten ta hiqja para asaj kohe, ndryshe nuk mendoj se do ta hiqja. Kjo teme ka te beje shume me idene se kur mendon se femija fillon dhe jeton, apo krijohet. Persa i perket nenave adoleshente apo dhe me te rritura qe kane vendosur ta mbajne femine mendoj se eshte zgjedhja e tyre.
Abi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2003 03:37
Abi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Abi Kliko këtu për të kontaktuar me Abi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Abi Shto Abi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Abi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ersa
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 9

Rrjedhoje e pakujdesise.....

Pershendetje,


Ja pra se ku mund te coj nje gabim i vogel apo nje tundim ndjenje. Te mbetesh shtatzene edhe te kesh nje qenie brenda teje besoj se eshte dicka qe e ben nje femer te ndjehet e realizuar. Ta mbash apo jo nje femije kur prinderit nuk ta duan apo i dashuri nuk ta do eshte pak si nje pyetje e komplikuar e cila per mendimin tim nuk mund ti japesh nje pergjigje te shkurter po ose jo. Ne rradhe te pare ka te beje me ndjenjat qe kjo vajze ka. Nqs ajo e do kete femije atehere le ta mbaje por ama duhet te kesh parasysh pasojat. Dikush ketu tha qe nqs do isha adoleshente edhe do mbetesha shtatezene do ta mbaja femijen e do rritesha e do maturohesha se bashku me te. Nuk eshte aq e lehte! Me te vertet kjo vajze e mbetur shtatzene e do kete qenie sepse ne fund te fundit eshte nje pjese e trupit te saj por duhet te mendosh:

A do jem ne gjendje une te behem nje nene per kete femije e ti rri prane?
A do jem ne gjendje qe ti jap ketij femije cdo gje apo qe ketij femije mos ti mungoje asnje gje?
Si do ndihet femija im neser kur te dali ne rrug edhe shoqa ose shoku ti thote cili eshte babai yt?
Po per te ardhmes time si do ti vej puna?

Keto jane disa nga pyetjet qe nje vajze e ven ne nje p ozite te tille duhet te mendoje para se te vendosi. Nuk po zgjatem me se nuk kam kohe por nuk eshte e lehte te rritesh nje femije kur je akoma femije per vete!

Me respekt
Ersa!

__________________
Shoot for the moon, even if you miss you'll land among the stars!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2003 04:13
Ersa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ersa Kliko këtu për të kontaktuar me Ersa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ersa Shto Ersa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ersa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Abi
Anetar i ri

Regjistruar: 12/02/2003
Vendbanimi: North America
Mesazhe: 14

"Te mbetesh shtatzene edhe te kesh nje qenie brenda teje besoj se eshte dicka qe e ben nje femer te ndjehet e realizuar. "
Shume e cuditshme kjo thenia. Mund te shpjegohesh te lutem se pse mendon qe nje femer ndihet e realizuar kur ngelet shtatezene? Qellimi i nje femre eshte qe te ngelet shtatezene, te riprodhoje? Goxha mendime te larta per femren
Abi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2003 04:18
Abi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Abi Kliko këtu për të kontaktuar me Abi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Abi Shto Abi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Abi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
joli
Anetar i ri

Regjistruar: 14/02/2003
Vendbanimi: C-N
Mesazhe: 11

Duhet bere nje krim per hatrin e prinderve apo te te dashurit?
Teoria qe para 40 diteve nuk eshte nje qenie, eshte vetem sa per tu ngushelluar qe nuk po ben nje krim. Ndersa per mendimin tim nqs nje vajze eshte e vendosur qe ta mbaje femijen ska njeri qe ta ndaloje.
Njoh 2-3 vajza te pamartuara dhe qe kane femije te mrekullushem.Eshte e vertete qe i kane rritur me veshtiresi,por kjo nuk i ka ndaluar qe ti rrisin. Nuk thashe qe eshte fushe me lule rritja e nje femije.une kam femije vete, dhe e di shume mire,cdo te thote te rrisesh nje femije. Kurre nuk do te pendohem qe kam lindur nje femije dhe jo sepse jam e realizuar si femer, por sepse te jep gezim dhe lumturi ne rritjen e tij. Dhe te tregon ne cdo moment qe ka nevoje per ty dhe dashurine tende. Sado e re te jesh jeta te meson gjithcka.
Jam dakort vetem me mendimin qe te mbetesh shtatzanne nje moshe te re nuk eshte mire. Por kjo eshte me teper inkonshtience,(se mbaj mend si perktehet kjo fjale ne shqip). Eshte e vertete qe nje nje femer ne moshen 15-16 vjec eshte akoma nje femije por pse te beje abort, kur fare mire mund ta japi femijen per adoptim, nese nuk e do dhe i duket nje pengese aq e madhe. Sa njerez qe nuk kane femije nuk do te donin te adoptonin nje femije. Dhe sa te tjere qe per hir te nje gabimi, dhe per hir te nje aborti nuk kane mundur te kene me kurre femije.Prandaj mendohuni shume mire,aborti nuk eshte e vetmja zgjidhje.
pershendetje

__________________

Modifikuar nga joli datë 02/03/2003 ora 04:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Mars 2003 04:34
joli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të joli Kliko këtu për të kontaktuar me joli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: joli Shto joli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto joli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

teme teper e veshtire, teper e komplikuar varet nga shume gjera. cdo rast kur ndodh eshte unik dhe cdo njeri eshte i ndryshem nga te tjeret.

une personalisht kisha per ta mbajtur, abortin e konsideroj krim. nese pranojme qe qeliza eshte e gjalle, atehere femija qe ne momentin e pare te shkrirjes se spermatozoidit me vezen fillon jeton. ndryshimi eshte se ne fillim i themi embrion pastaj kur lind i themi femije. nuk mund te them nese do ta kisha rritur po te isha adoleshente ( moshe qe e kam kaluar), apo do ta kisha dhene ne adoptim, por do t'i kisha dhene mundesine te jetonte dhe te lindte te shikonte kete bote, edhe nese nuk do isha une qe do ta rritja.

pershendetje

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Mars 2003 16:33
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Po perpiqem te hyj edhe une ne teme edhe pse kendveshtrimi im prej mashkulli nuk kryqezohet me tuajin.

Gabime te ketij lloji ndodhin, ceshtja eshte qe ky gabim te mos perhapet ne tere jeten.

Dikush nga ju thote qe quhet apo nuk quhet krim, une nuk do te shihja edhe aq manualet e juridikut sesa pervojen njerezore ne kete drejtim. Nje femije nuk duhet vetem te vije ne jete. eshte zotesia e nje cifti qe ta sjele ate ne jete ne momentin e duhur pasi kushtet per te rritur nje femije nuk duhet te kufizohen vetem tek mbijetesa. Qe ti krijosh nje ambjent te mire duhet te jesh e formuar nga na profesionale dhe kulturore perndryshe ai femije do te rritej ne nje ambjent shume modest dhe dashur pa dashur kjo do te ndikonte ne formimin e tij te ardhshem.

Kur themi qe nje adoleshente eshte ne moshe te papershtatshme per te bere nje femije kemi parasysh qe nuk e ka pjekurine dhe sigurine e duhur. Vete fakti qe ka mbetur shtazane pa dashur tregon qe ajo nuk ka eksperience dhe pjekurine e duhur per te mbrojtur veten ne rradhe te pare nga eksperienca te tilla. Zakonisht edhe ai qe shkon me adoleshenten ka pak a shume te njeten moshe ndaj nuk mund te pre3tendosh qe ai mund te marre mbi vete te tera pergjegjesite qe sjell nje zgjedhje e tille.

Personalisht jam pro abortit sepse nese nje gje e tille do te ishte e ligjeruar do u jepte mundesi ketyre nenave te reja qe te kishin me teper se sa nje zgjidhje perpara tyre. Kjo ceshtje eshte tejet personale ndaj me e duket e pakuptimte qe ligje te tilla duhet ti vendose Parlamenti apo organizata nderkombetare apo me keq akoma Feja.

Ne perfundim do te doja tu thoja ketyre nenave te reja qe i admiroj per guximin dhe perkushtimin por do u kerkoja qe te mos pagjykojne ato vajza qe veprojne ndryshe pasi keto ceshtje jane shume personale dhe gjeja per te cilen kane me pak nevoje eshte MORALI.

Kam njohur shume femra ne jete qe e kane praktikuar abortin dhe nuk kane asnje ndryshim nga femrat e tjera. Pra dua te them nuk jane femra pa shpirt por thjeshte femra qe nuk kane mundesi per ti mbajtur. Me vone keto vajza behen nena ne monetin e duhur dhe u japin femijeve te tyre po ate dashuri qe ju u jepni sot femijeve tuaj.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Mars 2003 04:21
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Abi
Anetar i ri

Regjistruar: 12/02/2003
Vendbanimi: North America
Mesazhe: 14

Exclamation

Jam shume dakort me ty Ami dhe me vjen shume keq per disa femra ndonese kane qene vete ne te njejten situate dhe prap denojne apo paragjykojne te tjerat. Mendoj se ta mbash nje femi apo ta abortosh eshte vendimi i prinderve te femise, jo femres, jo i mashkullit por i perbashket.
Per mendimin tim te sjellesh ne kete bote nje femi kur prinderit s jane te pergatitur menderisht dhe ekonomikisht eshte me krim se sa ta abortosh.
Dikush ketu thoshte qe femia te jep dhe te tregon ne cdo moment qe ka nevoje per ty dhe dashurine tende. Nuk me duket fare e arsyetueshme qe te kesh femi sepse te ben te ndihesh mire per veten sepse femia ka nevoje per ty. Mendoj se te duash te kesh femi eshte dicka me e thelle dhe me pak egoiste.
Persa i perket qe jeta te meson c do gje per mendimin tim eshte me mire qe te mesosh gjerat para se te kesh femi se me pas do te kete pasoja dhe tek femijet.
Persa i perket ceshtjes se adoptimit kam dyshimet e mia sepse as edhe njehere nena e vertete s ka per ta ditur se si ndihet ai femi ne nje familje tjeter apo dhe se si e trajtojne. Nqs sjell ne kete bote nje femi atehere ke pergjegjesine qe ta rrisesh dhe ti qendorosh prane. Per mendimin tim adoptimi nuk eshte fare si option sepse me duket si nje rruge qe shume njerez e zgjedhin per tu shfaqesuar nga frika dhe ideja se vrane nje krijese te tyre, pra ndihen mire me veten qe nuk kryen "krim" por ama shume te pa pergjegjshem sepse lene nje krijese ne dore te njerezve te tjere. Kuptohet qe ka raste unike dhe c do gje justifikohet.
Abi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Mars 2003 23:04
Abi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Abi Kliko këtu për të kontaktuar me Abi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Abi Shto Abi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Abi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > C'mendim keni mbi abortin??

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.