Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur nuk bëhet opozitë
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Kur nuk bëhet opozitë

Aktualisht në Shqipëri nuk ka një opozitë. Ajo çfarë sot po bën Partia Socialiste është shkatërruese për të ardhmen e një vendi që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Bojkoti i Ramës do të ishte demokratik deri në momentin që nuk do të cënonte interesat e asaj pjese të qytetarëve që e kanë votuar. Pas kësaj nuk besoj të ketë hapësirë për kokëfortësi.

Në momentin që ky qëndrim po e çon të majtën në izolim, po e hedh në një qoshe, automatikisht, ajo kërkon përdorimin e forcës për të treguar se ka të drejtë. Nxitja e forcës sjell kaos, kaosi anarki dhe në anarki, hynë në lojë shumë grupe interesi.

Aktualisht në Shqipëri nuk ka një opozitë. Ajo çfarë sot po bën Partia Socialiste është shkatërruese për të ardhmen e një vendi që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Me cilat baza, Shqipëria propozohet për t’u bërë pjesë e botës kur nuk ka as një oponencë në Parlament? Si do t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të majtë kur ajo nuk do t’i thotë ‘jo’ qoftë dhe një herë të vetme propozimeve të qeverisë?

Vendimi i Partisë Socialiste për të mos qenë prezent në Parlamend, po vë bazat e 'sistemit të diktaturës', pra të një Institucioni pa opozitë dhe selia rozë nuk mund të mbrojë kurrsesi votën e elektoratit të majtë, nëse nuk i përfshin këto interesa në qeverisjen e një vendi. Asnjë forcë politike nuk mund të bojkotojë Parlamentin, pa i kërkuar me parë 'leje' elektoratit të vet.

Unë nuk e di nëse Europa do të jetë më e qetë, nëse në pushtet do të ishin demokratët apo socialistët dhe besoj se nuk do ta shqetësonte shume ky fakt. Mesazhi i saj është diçka krejt tjetër, ajo kerkon metodën e qeverisjes, kjo është substanca e demokracisë, dialogu politik, mungesa e se cilës çon thuajse gjithmonë në lindjen e forcave ekstremiste.

Ja si lindi fashizmi në Itali, në vitet 1924. Opozita, kryeneçe bojkotoi parlamentin, si rrjedhojë mazhoranca filloi të merrte gjithnjë e më shumë vendime pa patur asnjë kundërshtar, asnjë oponence dhe kjo hodhi farën e diktaturës. Lindën protestat, por lindën tëpër vonë... opozitarët e asaj kohe u eliminuan.

Nuk dua t’i jap të drejtë, mazhorancës, apo t’i heq të drejtën për të bërë protesta opozitës, sepse kjo është demokratike dhe kushdo mund t’a kërkojë; ajo që me shqetëson është rezultati i këtij veprimi.

Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz që tregojnë muskujt, qofshin këta demokratë apo socialistë, por për njerëz qe përdorin kokën, njerëz me shumë vizione, mbi të gjitha ka nevojë për energji të lira.


Artikulli marre nga HermesNews

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Nëntor 2009 15:10
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur nuk bëhet opozitë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.