Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Tose Proeski
Toše Proeski ( 25 janar 1981 - 16 tetor 2007 )
" Ju dua te gjitheve"
Kjo eshte thenia e nje njeriu qe i kendoi dashurise dhe paqes. Nje ambasador paqeje qe me muziken dhe zerin e tij arriti te depertonte ne zemrat e njerezve qe sot e kujtojne akoma. Ai eshte autori i 7 albumeve muzikore dhe disa nga kenget e tij i ka kompozuar vete.
Eshte cilesuar si Elvis Presley i Ballkanit nga BBC News dhe ne vitin 2003 eshte nderuar me titullin Nene Tereza Humanitare. Sot ai eshte "Qytetar Nderi i Maqedonise".
Vdiq ne nje aksident automobilistik qe i mori jeten vetem atij, nderkohe qe shoferi dhe menaxherja e tij qe e shoqeronin pesuan vetem disa demtime te vogla. Ky eshte nje rast kur une e besoj ate shprehjen " Zoti i do te miret prane vetes".
Une kam 2 DVD me koncertet e tij ne Zagreb dhe Beograd 2007 dhe eshte nder te paktet kengetar qe nuk merzitem asnjehere se degjuari. Meqe jam duke i degjuar kenget e tij sot mendova t'i dedikoj nje teme.
Ai qe kerkon te beje nje koment jashte kornizes se muzikes, lutet te mos klikoje fare ne kete teme.
Faleminderit!

__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|