Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë

Wikileaks, nisin të shfaqen kabllograme me statusin “sekret” për Shqipërinë


* * *


Ambasada USA: Kur e përdor ish-sekretari Berisha kartën e antikomunizmit



Në prag të zgjedhjeve 2009 Berisha i është rikthyer temës së komunizmit dhe ligjit të lustracionit. Kjo gjë i ka bërë përshtypje edhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila i raporton Uashingtonit një material me titullin “Duke ringjallur gogolin komunist”. Ambasada e Tiranës analizon se fushata kundër komunizmit po përdoret nga Berisha për të zëvendësuar fushatën kundër korrupsionit, e cila ka
dështuar. “Në një kohë kur dy anëtarë të qeverisë së tij janë nën hetim për korrupsion dhe qyteti është plotë me fjalë për pazaret e dy fëmijëve të tij, antikorrupsioni ka humbur shumë nga shkëlqimi që ka pasur”,- komenton ambasada. Sipas saj, Berisha manipulon dhe përdor politikisht të përndjekurit. Më poshtë teksti i plotë i kabllogramit të publikuar në Wikileaks:



Titulli: Duke ringjallur gogolin komunist
Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 09.01.2009
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit


“Kryeministri Berisha njoftoi në 7 janar një projektligj për ngritjen e një instituti antikomunist, i cili do të studiojë krimet e komunizmit dhe do të edukojë brezat e rinj mbi të këqijat e atij sistemi. Ai gjithashtu njoftoi ngritjen e një obelisku masiv në nder të viktimave të komunizmit, si dhe hapjen e një muzeu për të dokumentuar krimet e asaj periudhe. Javën e kaluar qeveria vendosi të japë një shumë prej 20 milionë dollarësh për ish të përndjekurit politikë si kompensim për periudhën që ata kanë kaluar në burg gjatë regjimit komunist. Këto masa vijnë pas miratimit të ligjit të diskutueshëm të lustracionit.

Fushata e fundit antikomuniste po zë dalë nga pozitat e tij në pushtet. Kjo është hera e dytë në vitet e fundit në Shqipëri që zoti Berisha po i bën ndjenjat antikomuniste si pjesë e fushatës së tij parazgjedhore. Në vitin 1995, rreth pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Berisha miratoi ligjin e parë të lustracionit dhe sajoi ato që ai i quajti gjyqet për gjenocidin, me të cilat dënoi një numër ish anëtarët të byrosë komuniste dhe zyrtarë të tjerë të regjimit me vdekje ose burgime të gjata.

Këto gjyqe të padrejta (anglisht: kangaroo trials sh.r) ishin inskenuar keq dhe nuk sollën ndonjë provë konkrete kundër atyre që akuzoheshin. Ato kishin mangësi në punën hetimore. Gjykata e lartë rrëzoi pjesën më të madhe të këtyre vendimeve dhe të dënuarit u
kompensuan për kohën e kaluar në burg. Ajo që perceptohet gjerësisht vetëm si një manovër politike, manipuloi me sukses shtresën politike të të përndjekurve dhe i dha Berishës një vegël për të eliminuar një numër kundërshtarësh politikë.

Në shtesë të kësaj, propaganda e qeverisë, e mbështetur edhe nga mungesa e shtypit të lirë, e ka vendosur Partinë Socialiste, si trashëgimtarin të bazës komuniste, në një pozicion të dobët. Sipas komentuesve, ka tre arsye përse kryeministri po i rikthehet antikomunizmin për herë të dytë në 18 vjet. Prezantimi i një fushate të tillë ndihmon kryeministrin të arrijë qëllimin e vërtetë të ligjit për lustracionin, eliminimin e prokurorëve dhe gjykatësve që po hetojnë skandalet e korrupsionit. Propaganda antikomuniste do të ndihmojë Berishën të mbushë vakuumin e krijuar nga diskreditimi i strategjisë antikorrupsion.

Në një kohë kur dy anëtarë të qeverisë së tij janë nën hetim për korrupsion dhe qyteti është plotë me fjalë për pazaret e dy fëmijëve të tij, antikorrupsioni ka humbur shumë nga shkëlqimi që ka pasur. Kjo iniciativë do të ndihmojë Berishën të forcojë mbështetjen e tij mes shtresës politike të të përndjekurve, të cilët kanë qenë gjithmonë një bazë e fortë për të. Nga ana tjetër, me këtë gjë Berisha do të marë disa vota nga rivali i tij potencial, Presidenti Topi, i cili i konsideron ish viktimat e komunizmit mes mbështetësve të tij.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shtator 2011 18:59
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë

Uidhers, MCC-së: Berisha me familje dhe drejtues të PS, të korruptuar, mos jepni fonde!



13 nëntor 2009

Ekzistojnë gjithnjë e më shumë evidenca se familja e afërt e kryeministrit, drejtues të lartë të partisë opozitare, dhe shumë deputetë angazhohen në akte korruptive, në një shkallë të gjërë. Veprimet e tyre në përgjithësi nuk raportohen dhe mbeten të pandëshkuara. Ambasada ka dokumentuar në muajt e fundit raste të shumta të ndërhyrjeve të politikanëve në sistemin gjyqësor, që edhe vetë është i rrënuar nga korrupsioni pandemik, për të mbrojtur të korruptuarit e niveleve të larta politike.

Për Bordin e MCC (Millenium Challenge Corporation – Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit), nga Ambasadori Uidhers

LËNDA: Shqetësimet e Ambasadës mbi konsiderimin e statusit të Shqipërisë për MCC


Çështja e statusit (compact status)

1. Publikimi i datës 9 nëntor, mbi renditjet e Vitit Fiskal 2010 lirimin nëntor të pikëve FY2010 shënuar një arritje dhe një etapë të rëndësishme për Shqipërinë, duke e kualifikuar atë teknikisht si të përshtatshme për t’u konsideruar për “Statusin Kompakt”. I vlerësueshëm është fakti që për herë të parë Shqipëria arriti të vlerësohet paksa mbi mesataren e vendeve të tjera, në lidhje me “kontrollin e korrupsionit.” Fakti që Shqipëria gjykohet si e përshtatshme për shqyrtim për “Status Kompakt” është njohje e progresit, ndonëse modest, që është arritur në Shqipëri në vitet e fundit, sa i përket tre kategorive të politikave të MCC (Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit). Ndërkohë që përmbushja e disa standarteve ka rëndësinë e vet, Ambasada në Tiranë mban rezerva të forta në lidhje me kapacitetet e Shqipërisë për të marrë “Statusin Kompakt” duke u bazuar te mungesa e kapaciteteve administrative dhe të përgjegjshme të Qeverisë Shqiptare, për të zbatuar në mënyrë efektive detyrat e rëndësishme e që nënkupton çdo “Status Kompakt”. Dy janë çështjet veçanërisht shqetësuese për ne: korrupsioni endemik që prek gjithë zyrtarët e lartë në veçanti, dhe më gjerësisht, gjithë shoqërinë; dhe mjerisht, mungesa e kapacitetit të qeverisë për të menaxhuar nivele të tilla fondesh.



Korrupsioni

Në vitet e fundit iniciativa të tilla si Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve (e ashtuquajtura “One-Stop-Shop”), së bashku me programet për taksimin dhe prokurimin online kanë kanë sjellë progres të dukshëm duke reduktuar mundësitë për korrupsion. Mbetet fakt , megjithatë, që korrupsioni në Shqipëri është endemik dhe i ngulitur në të gjithë nivelet e qeverisë dhe shoqërisë. Edhe pse janë shtuar ndjekjet penale dhe dënimet për korrupsion, këto kanë prekur kryesisht nëpunës të nivelit më të ulët, ndërsa mbizotëron një atmosferë frikësuese e mosndëshkimit të zyrtarëve të lartë të Qeverisë Shqiptare.

Vetëm në gjashtë muajt e fundit, për shembull, dy ministra të qeverisë aktuale janë akuzuar për shpërdorim të detyrës, akuza që përfshijnë marrje ryshfeti në një projekt për ndërtimin e një rruge që ka kushtuar një miliard dollarë, si dhe akuza për një skandal me një projekt të rëndësishëm çarmatimi. Këto akuza janë zhvleftësuar me disa vendime të dyshimta nga ana e gjykatave. Vijojnë të shtohen provat e besueshme se familja e ngushtë e Kryeministrit, anëtarë të lartë të partisë opozitare, dhe shumë anëtarë të parlamentit të angazhohen në akte korruptive në një shkallë të gjerë. Veprimtaria e tyre në përgjithësi nuk raportohet dhe mbetet e pandëshkuar. Ambasada ka dokumentuar në muajt e fundit raste të shumta kur politika ka bërë ndërhyrje në sistemin gjyqësor, që edhe vetë është i rrënuar nga korrupsioni pandemik, për të mbrojtur të korruptuar të niveleve të larta politike.

Ambasada në Tiranë i kërkon Bordit të MCC (Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit) që të marrë me kujdes në konsideratë mënyrën se si korrupsioni endemik në Shqipëri do të ndikonte në efektivitetin e një programi të Sfidave të Mijëvjeçarit në Shqipëri. Pavarësisht se Shqipëria ka bërë përparime në disa prej treguesve të Bankës Botërore etj. në lidhje me korrupsionin, përhapja e këtij fenomeni në Shqipëri, ngre dyshime serioze në lidhje me kapacitetet e Shqipërisë për implementimin substancial të një programi të tillë. Pa një mekanizëm të kujdesshëm që të mbikëqyrë zbatimin e programit, Ambasada nuk mendon se ekziston siguria që shuma të konsiderueshme parash të taksapaguesve amerikanë, nuk do të shpenzohen për gjëra të gabuara dhe të paligjshme.



Kapacitetet e qeverisë

Aftësia e QSH-së për të buzhetuar, për të shpenzuar e për të bërë transparente fondet e veta, mbetet mjerisht e papërshtatshme – jo vetëm për shkak të korrupsionit, por sepse qeveria nuk ka ekspertizën dhe strukturat burokratike të nevojshme për të menaxhuar paratë e saj, as në mënyrat më elementare. Në vitet e fundit, për të përmendur vetëm dy shembuj, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Shëndetësisë, nuk kanë qenë në gjendje të shpenzojnë as buxhetet e tyre modeste, për shkak të mungesës së procedurave të prokurimit dhe pamjaftueshmërisë së ekspertizës. Në vitin 2008, Ministria e Mbrojtjes u detyrua të kthente të pashpenzuar thuajse gjysmën e buxhetit të saj në thesar. Shumë zyrtarë të tjerë të qeverisë janë të trembur se mos i akuzojnë për vjedhje apo për korrupsion, kështu që nuk shpenzojnë para për gjërat që duhet, duke lënë sasi të mëdha të fondeve buxhetore të pashpenzuara.

QSH nuk ka përvojë në menaxhimin e fondeve potencialisht të mëdha, siç janë shumat e parave të përfshirë në një program kompakt të MCC. Grante të tilla të mëdha ka të ngjarë të trullosin e të çorientojnë shumë shpejt kapacitetet e qeverisë shqiptare për të llogaritur e planifikuar si duhet shpenzimin e fondeve të tilla, dhe kjo gjë cenon efektivitetin e çdo programi kompakt që mund të bëhet në të Shqipëri. Ambasada në Tiranë beson se çdo Program Kompakt për Shqipërinë do të ketë nevojë për dispozita shumë të forta të mbikëqyrjes nga Agjensi Ndërkombëtare, si psh. USAID, që do duhet të ndihmojnë qeverinë shqiptare për të menaxhuar në mënyrë efektive e për të shpenzuar fondet me përgjegjësi.

Akordimi i një Programi Kompakt të plotë për Shqipërinë, të paktën në teori do të jepte një nxitje për ndryshim në Shqipëri, sidomos në fushat e zbutjes së varfërisë dhe të zhvillimit ekonomik – por kjo ndodh vetëm nëse programi administrohet siç duhet, e kjo mbetet e dyshimtë në Shqipërinë e sotme. Kështu, duke njohur progresin e konsiderueshëm të bërë në Shqipëri që prej shkatërrimit të rendit publik në vitin 1997, Ambasada e Tiranës vazhdon të ketë dyshime të rënda për aftësitë që ka Qeveria e Shqipërisë për të zbatuar në mënyrë efektive Programin Kompakt dhe shumat potencialisht të mëdha të parave që ai përmban. Korrupsioni i vazhdueshëm endemik, si dhe kapacitetet mjerane të qeverisë për menaxhimin e fondeve, ngrenë shqetësime serioze në lidhje me aftësinë reale të Shqipërisë për të zbatuar një Program Kompakt. Ambasada në Tiranë i kërkon Bordit të MCC që me skrupulozitetin më të ashpër të marrin në konsideratë të plotë këto shqetësime, ndërkohë që përgatiten për takimin e bordit në datë 9 dhjetor. Së paku, do të duhet që pjesë e çdo fondi kompakt që mund t’i akordohet Shqipërisë, të shoqërohet nga mekanizmat e mbikëqyrjes efektive, që mund të sigurojnë transparencën dhe përgjegjësinë fiskale të Qeverisë Shqiptare.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shtator 2011 19:07
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë

Wikileaks, Ambasada e Tiranës: “Berisha e vogël të zgjidh hallet”



“Berisha e vogël të zgjidh hallet”. Ky është titulli i njërit prej kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks. Mesazhi i është dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit nga Ambasada në Tiranë botuar në Shekulli tri ditë më parë. Ambasada i shpjegon DASH-it ngritjen e një njeriu që mund të të zgjidhë çdo hall: Vajzës së kryeministrit Berisha, Argita (Berisha) Malltezit. Bëhet fjalë për vitet kur sapo ka nisur “karriera” e vajzës së kryeministrit si “zgjidhëse hallesh”, dhe rasti është i thjeshtë, por domethënës, për diplomatët. Më poshtë, kabllogrami i përkthyer:



“Në qendër të Tiranës ndodhet një godinë e madhe e periudhës komuniste, të cilët shqiptarët i referohen ende si Pallati i Kulturës, e cila mban brenda një librari ndërkombëtare që vizitohet kryesisht vetëm nga të huajt. Një debat mbi prishjen e magazinës së dëmtuar të këtij dyqani u zgjidh kohët e fundit nga askush tjetër përveç vajzës së kryeministrit, Argita Berishës. Zonja Berisha, firma private ligjore e së cilës vepron në Tiranë ka lulëzuar vitet e fundit dhe ka shtuar ndjeshëm kërkesat për shërbimet e saj.

Në çështjen e saj më të fundit, një cilësi e dobët e dyshemesë së katit të dytë mbi librarinë solli një sherr mes kompanisë italiane që bëeri restaurimin dhe pronarit të dyqanit, i cili kërkon dëmshpërblim për mallin e prishur.

Çështja u zgjidh jashtë gjykatës kur shërbimet e zonjës Berisha u siguruan nga libraria. Në atë që nuk na mbetet veçse ta përshkruajmë si “shenjë e super aftësive të saj” , pronari i biznesit në katin e dytë pagoi dëmet menjëherë ditën e nesërme.. Një zgjidhje jashtëzakonisht e shpejtë në një vend ku paditë gjyqësore kanë nevojë për vite të tëra që të zgjidhen”.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shtator 2011 20:02
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Bere mire qe hape kete teme Vizioner megjithese do ishte mire qe lajmet ti merrnim nga wikileaks sesa nga gazeta qe publikojne gjysma lajmesh dhe çfare u intereson quaje si te duash censure apo autocensure.
nejse interesante ishte ky lajmi i publikuar tek Respublika e mustafait.

http://www.respublica.al/artikuj/20...zyren-e-withers

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shtator 2011 21:55
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Bere mire qe hape kete teme Vizioner megjithese do ishte mire qe lajmet ti merrnim nga wikileaks...


Piktor, ok. n.q.se ti mundesh ti marresh lajmet direkt nga Wikileaks dhe, ti perkthesh e ti publikosh ketu, do te ishte gje shume e mire.
Une nuk mundem, por kjo nuk do te thote qe nuk i besoj ketyre qe ka fut gazeta.

Qe te kuptohemi, une, ose mua, nuk me ineteresojne komentet qe mund te beje gazeta rreth ketyre informacioneve, une, mundohem te lexoj-kap-analizoj domethenien, veprimet e bera.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Modifikuar nga Vizioner datë 03/09/2011 ora 08:02

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 07:48
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shkëlzen Berisha jepte urdhërat për furnizimin e Gërdecit


Zbulohet dëshmia e ish-Shefit të Shtabit në Ambasadën Amerikane. Gjeneral Luan Hoxha kërkoi takim me Ambasadën. Kishte frikë për jetën, dëshmoi si i bënte presion djali i kryeministrit dhe pse nuk e firmosi dëshminë në Prokurori






Titulli: Ish-Shefi i Shtabit tregon historinë e tij: Gërdeci pretendon një viktimë tjetër

Datë 20 qershor 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers


Klasifikuar si Material konfidencial/ deklasifikohet më 18 qershor 2018







“Këmbëngulja dhe entuziazmi i ngjarjeve të fundit politike nga ndryshimet e diskutueshme kushtetuese në mes të prillit tek emërimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë në mes të qershorit nuk kanë shumë peshë…

Në klimën e nxehtë politike, ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin për të diskutuar shkarkimin e tij pak kohë më parë, bashkëpunimin e tij me prokurorinë dhe këndvështrimin për atë që ndodhi në Gërdec.

Në një takimin e 17 qershorit, Shefi i sapo shkarkuar i Shtabit, Luan Hoxha tregoi anën e tij të historisë së Gërdecit. Ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e gërdecit për për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi.

Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër. Hoxha thotë se kur ka vizituar Gërdecin në mes të vitit 2007, ushtarët e tij po kryenin këto dy detyra dhe në sipërfaqe nuk dukej se kishte ndonjë problem. Ai shpjegon se gjatë gjysmës së dytë të projektit, e cila filloi në dhjetor 2007, ai u drejtua nga Mediu që ti shkruante kryeministrit Berisha (të njëjtin material ta kopjonte për Topallin dhe Mediun) ku të shprehte shqetësimet e tij. Ai kishte presione direkte me telefon nga “një djalë i ri”, i cili më vonë u konfirmua se ishte Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit. Ai i kishte bërë presion që të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec dhe këtë gjë ta kryente pa vonesa.

I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO. Ai i kishte dorëzuar të gjitha informacionet dhe dokumentet zyrës së prokurorëve, përveç informacionit në lidhje me djalin e Berishës. Për këtë ai tha se nuk ishte i sigurt të fliste

Ambasadori i shpjegoi se hetimi i prokurorisë mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse ata që dinin gjëra të thoshin të vërtetën. Hoxha pranoi që në interes të drejtësisë ai duhet të fliste, por nuk konfirmoi që do ta bënte një gjë të tillë. (Shënim: Hoxha tha se shumë të tjerë kishin dijeni për këtë informacion.)

Ky është rasti i dytë ku një zyrtar shpreh shqetësimin e thellë dhe frikën e madhe për jetën dhe karrierën e tij, gjatë një takimi me ambasadorin. (E para ka ardhur nga zv.kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu.) Disa prova të jashtme konfirmojnë variantin e Hoxhës.

Si Shefi i Shtabit, marrëdhëniet e Hoxhës me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura dhe nga marrëveshjen tona me të dukej se ishte jashtë loje dhe nuk kishte autoritetin e duhur për të kryer detyrat që kërkonte zyra e tij. Sipas informacioneve publike, prokuroria po fokuson hetimin larg ushtarakëve dhe drejt Mediut, ndoshta sepse atje të shpien provat e deritanishme.

Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të të vërtetës, ai mund të ndihmojë për të shpjeguar pyetjen më të rëndësishme të momentit: Pse kryeministri ka nisur sulme kaq të fuqishme kundër institucioneve kushtetuese duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar aq sa të vërë në diskutim kredencialet demokratike të Shqipërisë në një kohë kur kaq shumë gjëra janë në tavë në lidhje me NATO-n.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 08:09
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Ambasada: Agron Kuliçaj i korruptuar, dyshojmë se ndihmoi Dritan Dajtin


Agron Kuliçaj, ish-truproja personale i Sali Berishës është një nga krerët më të lartë të policisë shqiptare. Edhe pse ai është akuzuar shumë herë për korrupsion dhe dekonspirim të operacioneve policore, nuk mund të lëvizet sepse është “i paprekshëm”. Ambasada Amerikane në Tiranë është interesuar disa herë për këtë rast, por përgjigjja që ka marrë është gjithmonë e njëjta: Ai është ish- bodigardi i Berishës dhe ka lidhje të forta me të. Wikileaks ka zbuluar një material konfidencial të Ambasadës për Departamentin Amerikan të Shtetit ku Kuliçaj akuzohet për korrupsion dhe për më tepër lidhje me krimin. Ai akuzohet se informonte Dritan Dajtin sa herë që policia shkonte ta arrestonte. Madje, sipas ambasadës, Kuliçaj ka lidhje edhe me masakrën e gushtit 2009 ku humbën jetën katër policë. Sipas ambasadës, donatorët e huaj nuk ndihmojnë policinë shqiptare pikërisht prej Agron Kuliçajt. Më poshtë kabllogrami i plotë.


Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”

Datë 25 nëntor 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Klasifikuar si Material konfidencial





“Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.

Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me drejtorin e Inteligjencës, Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij. Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj. Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë ,e kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshillimi i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalët nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht. Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit…

Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar…

Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane. Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, or ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar. Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.

Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn. Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha, pasi ka qenë truproja i tij. Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 08:16
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kabllogrami-bombë: 6 politikanët VIP të lidhur me krimin

Kabllogrami,15 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme: Kryebashkiaku Lulzim Basha, ministri Sokol Olldashi, numri 2 i PS, Gramoz Ruçi, deputetët Tom Doshi, Paulin Stërkaj dhe Lefter Koka, të lidhur me krimin. Amerikanët shkruajnë se për këta të gjashtë kanë prova për trafik droge dhe lirim të kriminelëve nga burgu. Me poshte, kabllogrami i plotë botuar sot në Shekulli Print:




Titulli: Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar

Datë 13 gusht 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Material i klasifikuar





Fillim i kabllogramit

“Përveç qetësisë në ditën e zgjedhjeve, në vëmendjen tonë kanë ardhur sinjale të forta njerëzish që kanë marrë pjesë ose janë përfshirë në krimin e organizuar që janë përfshirë në manipulimin e mundshëm të zgjedhjeve të 28 qershorit. Janë tre partitë kryesore, PD, PS dhe LSI, ato që kanë lidhje me krimin e organizuar. Në një kohë kur ambasada nuk mund ta provojë zyrtarisht këto lidhje, njohuria e përgjithshme, e mbështetur edhe nga raportime të tjera, tregon se në parlamentin e ri ka goxha trafikantë droge dhe pastruesh parash.Gjatë fushatës elektorale, një politikan, Aleks Koka, kreu i PDK-së në veri të Shqipërisë u vra me një bombë në makinë. Keka dyshohej se ishte i përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës. (Shënim: Keka nuk po kandidonte për në parlament, ndërkohë anëtarë të partisë së tij po kandidonin).

Shkelësit e ligjit bëhen ligjbërës

Disa nga politikanët më të rëndësishëm të lidhur me krimin e organizuar janë:

Tom Doshi, një deputet i PS-së në Shkodër. Doshi, i përmendur në raportin e Qendrës për të Drejtat e Njeriut për sulmin fizik ndaj një gazetari në Hotel Sheraton, është një nga figurat kryesore që financon përpjekjet e Partisë Socialiste. Ai njihet si deputeti më i pasur, me një pasuri të deklaruar më të madhe se 15 milionë dollarë dhe i dyshuar për trafik narkotikësh. Doshi ishte në parlamentin e kaluar si deputet i PD-së dhe ndryshoi krah vetëm pak përpara zgjedhjeve.

Lefter Koka: Përfaqëson LSI-në në Durrës. Koka është një anëtar i atij që ndoshta është familja kriminale më e njohur në Shqipëri me lidhje me trafikun e narkotikëve, qenieve njerëzore dhe aktivitete të tjera ilegale.

Sokol Olldashi: Olldashi është momentalisht ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Deputet i PD-së nga Fieri dyshohet për kontrabandë mallrash dhe lëndësh narkotike. Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje.

Lulzim Basha: Sipas një burimi në PS, ministri i Jashtëm Basha, i cli përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij. Kushërinjtë e kriminelit premtuan se “do të organizonin” njerëzit në Elbasan që të mbështesnin Bashën. Krimineli u lirua më 29 qershor, një ditë pas zgjedhjeve.

Paulin Sterkaj: Deputeti 48-vjeçar i PD-së nga SHkodra është një ish-mundës profesionist me pak ose aspak edukim. Sterkaj ka qenë më parë në PS dhe është akuzuar nga një ish-shoku i tij se ka vrarë një politikan në Shkodër disa vjet më parë. Sterkaj pretendon se ka interesa biznesi në naftë, restorante dhe ndërtime, por shumë pak dihet për aktivitetin e tij.

Gramoz Ruçi: Deputet i PS-së dhe Sekretar i Përgjithshëm. Ruçi ka lidhje afatgjata me trafikantë narkotikësh dhe krimin e organizuar. Ruçit i është ndaluar hyrja në SHBA që nga viti 2005 pasi nuk ka të drejtë të marrë vizë të përhershme.

Ambasada nuk është e sigurt se cilin drejtim do të marrë raporti i ODIHR-it pasi të publikohet, por është e pranuar këtu se shumë deputetë që hiqen si “biznesmenë” janë në fakt të dyshuar të fortë për lidhje me krimin e organizuar. Këta individë janë sot deputetë, kanë imunitet nga ligji dhe janë përgjegjës në bërjen e ligjeve që do të shtyjnë Shqipërinë përpara në integrimin Euro-Atlantik. Sjellja e sëmurë, ndoshta kriminale, e shumë prej deputetëve shqiptarë është shqetësuese dhe nuk premton për zhvillim demokratik. Është gjerësisht e njohur në Shqipëri se të gjitha partitë kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar. Ky është një fenomen shumë shqetësues, të cilin ne, komuniteti ndërkombëtar, duhet ta adresojmë në një farë mënyre në të ardhmen. Një shkëndije drite na jep fakti që disa deputetë kanë nisur ta kuptojnë se Shqipëria nuk duhet të prezantohet me personazhe të tillë në parlament. Sa kohë do të ruhet për të larguar këta rrufjanë nga pushteti, është një tjetër pyetje. Në fund të fundit, paraja i jep jetë politikës dhe në një vend të varfër pa transparencë financiare ose traditë donatorësh të vegjël që mbështesin kandidatin e preferuar, kriminelët janë një burim i lehtë për fondet e fushatës”.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 08:25
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Amerikanët në 2008: Berisha, mburravec mendjelehtë



Në këtë kabllogram të publikuar dje në platformën “Wikileaks”, hartuar nga stafi i Ambasadës Amerikane për Uashingtonin flitet për vizitën e Berluskonit në Shqipëri në dhjetor 2008. Ambasada flet me ironi për të ashtuquajturat “projekte gjigante energjetike” dhe e etiketon kryeministrin e Shqipërisë me togfjalëshin “giddily boasted”, d.m.th., njeri që mburret në mënyrë euforike dhe mendjelehtë. Amerikanët u raportojnë shefave të tyre se si komentohen frazat e fryra të Berishës për “superfuqi energjetike”, duke ngritur pyetjen “Superfuqi apo superkoloni”? Për ta është e qartë që italianët po përfitojnë nga Shqipëria dhe kryeministri “giddily boasted” i këtij vendi:

“Është e qartë që të ndikuar nga filozofia ‘jo probleme në oborrin tim’ italianët do të kenë iniciativën për të vepruar shpejtë në kohë, ndërkohë Shqipëria është dëshpërimisht nevojtare për investimet e huaja, sidomos në sektorin energjetik”, – shkruan kabllogrami. Më poshtë teksti i tij i plotë:


Kabllogram i datës 31 dhjetor 2008

Lënda: Vizita e Kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, në Shqipëri.

Titulli: Superfuqi energjetike, apo super koloni?



Fillim i kabllogramës:

“… Vizita e Kryeministrit Berluskoni këtë muaj tërhoqi një vëmendje të madhe për mirë dhe për keq. Gjatë vizitës u lidhën marrëveshje për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në energji dhe agrikulturë. Qeveria shqiptare nënshkroi disa marrëveshje me kompani italiane për infrastrukturën. Dy prej tyre me vlerë 2.7 miliardë dollarë ishin në sektorin energjetik dhe u paraqitën publikut si projektet më të mëdha të së ardhmes.

Ndryshe nga Kryeministri Berisha, mburravec që tha me eufori mendjelehtë se projektet do ta kthenin Shqipërinë në një superfuqi rajonale energjetike, pjesa tjetër i ka pritur ato me rezerva.

Propozimi për ngritjen e një parku ere në Karaburun shkaktoi pakënaqësi në shoqërinë civile, për shkak të ndikimeve në mjedis. Projekti ndodhet shumë pranë një parku kombëtar të mbrojtur (Llogaraja shën. red). I kërkohet qeverisë që të bënte transparent për publikun përfitimi dhe kostot e këtyre projekteve. Por Berisha i përshëndeti këto projekte duke i cilësuar ato si pjesë të projektit për ta kthyer Shqipërinë në një eksportues të madh energjie në rajon. Në mes të dhjetorit, qeveria shqiptare nënshkroi edhe disa kontrata të mëdha me vlerë 1.4 miliardë dollarë me kompani norvegjeze dhe austriake (Statkraft dhe EVN) për ndërtimin e tre HEC-eve në lumin Devoll në jug të Shqipërisë.

Nëse flasim duke iu referuar realitetit, këto projekte mund të kategorizohen si një “mirazh në shkretëtirë” dhe nuk ka gjasa të realizohen, të paktën në afatin e shkurtër. Këto projekte janë të fundit në serinë e projekteve madhore të shpalosura nga qeveria shqiptare me shumë bujë, por që më pas vyshkën dhe nuk ndiqen më për t’u realizuar.

Është e qartë që të ndikuar nga filozofia “jo probleme në oborrin tim” italianët do të kenë iniciativën për të vepruar shpejt në kohë, ndërkohë Shqipëria është dëshpërimisht nevojtare për investimet e huaja, sidomos në sektorin energjetik. Megjithatë, shihet një rritje e pakënaqësisë publike ndaj këtyre projekteve, të cilat më shumë se kthim i Shqipërisë në një superfuqi energjetike, në mendjet e njerëzve lexohen si kthim i Shqipërisë në një koloni të fqinjit të tyre…”

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 21:15
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kryeministri rrezikoi me vetëdije jetën e mijëra udhëtarëve


Në dhjetra kabllogramet e Wikileaks trajtohet politika shqiptare gjerë e gjatë, qeveritarë e opozitarë, gazetarë e aktivistë të shoqërisë civile, humoristë e të përndjekur, gati-gati kushdo që ka dalë ndonjëherë në televizor. Disa prej këtyre kabllogrameve përmbajnë një informacion për të cilin publiku shqiptar duhet të jetë më sensitiv. I tillë është kabllogrami i datës 17 prill 2009, me titull “BECHTEL TO GOA: DON›T OPEN THE DURRES-KUKES ROAD IN JUNE” (Bechtel për qeverinë shqiptare: Mos e hapni rrugën Durrës-Kukës në qershor”. Tekstin e këtij kabllogrami e kemi përkthyer të gjithin dhe po e botojmë, pa ndërhyrje redaksionale. Secilit paragraf i kemi shtuar një koment të shkurtër redaksional.


Paragrafi i parë: Berisha kërkon spektakël me rrugën para zgjedhjeve

Në paragrafin e parë punonjësi i ambasadës amerikane në Tiranë i bën një përmbledhje zyrtarëve të Departamentit të Shtetit në Uashington, ku tregon se si drejtuesit më të mëdhenj të kompanisë që ndërton rrugën kanë ardhur në Tiranë në prill të 2009 me të vetmin mision, që të bindin Berishën të mos e hapë rrugën në qershor, por në tetor, se përndryshe rriten kostot dhe zvogëlohet siguria. Siç e dimë tashmë prej historisë, Berisha ka vendosur ta hapë në qershor, pa e vrarë mendjen as për kostot e rritura, që shqiptarët vazhdojnë t’i paguajnë sot e kësaj dite, as për sigurinë e cënuar, që mund të kishte rezultuar tragjike. Papërgjegjshmëri karakteristike e këtij politikani që kurrë nuk i është trembur sakrifikimit të sigurisë së popullit të vet, mjaft që të ruante pushtetin.


1-Përmbledhje: Majk Adams, presidenti i “Bechtel Civil” dhe Sinan Tara, president i “Enka”, patnerit të “Bechtel”, firma që po ndërtojnë rrugën Durrës- Kukës, kanë telefonuar kryeministrin Berisha në 16 prill për t’i shprehur opinionin e tyre se hapja e autostradës në qershor, nuk qe ide e mirë. Berisha është mburrur me autostradën si një nga sukseset më të mëdha të qeverisë së tij, dhe planifikon ta
hapë atë me një spektakël gala për prerjen e shiritit, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Edhe pse “Bechtel” mendon se është e mundur që të hapet autostrada për qarkullim të pjesshëm (në disa zona vetëm qarkullim me një drejtim), drejtuesit e kompanisë do të përpiqen të bindin kryeministrin se hapja e autostradës para tetorit, muaj kur përfundojnë të dyja drejtimet e rrugës, do t’i shtonte kostot e ndërtimit, do të vononte afatin e përfundimit të punimeve dhe ndoshta do të cenojë sigurinë. Për më tepër, drejtuesit e kompanisë janë të shqetësuar se gjatë verës, kur turistët kosovarë të përdorin autostradën e papërfunduar për të shkuar në plazh, do të ketë reklamë negative.


Paragrafi 2 dhe 3: Arsyet për hapjen e rrugës në tetor, e jo në qershor

Siç bëhet e ditur nga vetë drejtuesit e firmës, Berisha ka qenë në dijeni të secilit detaj, të kostove që rriteshin e të problemeve me sigurinë. Pra vendimi i tij për ta hapur rrugën gjithsesi në qershor ka qenë një veprim totalisht i vetëdijshëm, edhe pse i papërgjegjshëm.

2 -Zv. Presidenti për infrastrukturën i “Bechtel”, Karl Strok, në 16prill i ka rrëfyer zyrës ekonomike të ambasadës se ai dhe shefi i tij Majk Adams (President i “Bechtel Civil”, kanë ardhur në Tiranë për të takuar Kryeministrin Berisha. Sinan Tara, president i “Enka” partnerit turk të “Bechtel” për projektin e rrugës, do të marrë pjesë gjithashtu në këtë takim. Ata do të përpiqen të bindin Berishën
që të mos e hapë rrugën gjer në tetor, muaj kur të dyja drejtimet e rrugës do të jenë të përfunduar. Sipas Strok, arsyet për shtyrjen e inaugurimit janë:

- Pjesa veriore e tunelit nuk do ë përfundohet (ekipet e shpimit nga të dyja anët nuk do të takohen) para 22 majit, pra më vonë se ç’u parashikua, për shkak të vështirësive të paparashikuara në ndërtim.
- Shumë prej urave kanë nevojë për rrugë dytësore, sepse duhen riprojektuar dhe rindërtuar për shkak të problemeve të paparashikuara me terrenin.
- Qeveria Shqiptare duhet të kish dhënë një tender për “operator tuneli” që do të ofronte shërbime policore, zjarrfikëse, roje e mbikqyrës. Ky tender nuk është dhënë ende, dhe pritet të jepet në 19 maj. Tuneli nuk mund të përdoret pa një operator përgjegjës.
- Të punosh në autostradë ndërkohë që ajo është e hapur për trafikun bën që të rritet rreziku dhe kostot, ndërkohë që zvogëlohet siguria.


3-Strok tregon se Adams do t’i thotë Berishës se “Bechtel” pret që një linjë e asfaltuar pa ndërprerje të jetë e përfunduar në 27 qershor, edhe pse trafiku do të vijojë të jetë vetëm me një drejtim në tunel. “Bechtel” mund ta hapë rrugën në këto kondita, nëse Berisha insiston, po do preferonte që të mos e hapte, për shkak të kostos e për çështje sigurie. “Bechtel” preferon që tuneli të operojë me policinë dhe zjarrfikësit shtetërorë gjersa të marrë tenderin një operator i përhershëm.


-vazhdon-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2011 21:34
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:40 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.