Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Shtypi : Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiu
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Shtypi : Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiu

Në ditën e katërt të festimeve të 25-vjetorit të tij në krye të Papatit, Gjon Pali i Dytë lumturon përmes një ceremonie në Vatikan, Nënë Terezën e Kalkutës.



Miliona romano-katolikë në të gjithë botën kanë pritur këtë eveniment, ndërsa qindra mijra pelegrinë mbushënr Sheshin Shën Pjetri për të qënë të pranishëm.

Në Kalkutë mbështetësit e të gjitha besimeve mbajtën shërbesa për të nderuar murgeshën, e cila kaloi më shumë 60 vjet të jetës së saj duke ndihmuar të varfërit.

Motrat e urdhërit të saj iu bashkuan qindra mijra pelegrinëve të pranishëm në sheshin Shën Pjetri të Romës.

Lumturimi është faza e fundit formale para se një person të shpallet shenjt.

Papa e admironte Nënë Terezën dhe i shpejtoi procedurat për shenjtërimin e saj.

Në krye të 440 murgeshave nga urdhri i Nëënë Terezës, me qendër në Kalkutë, është Motër Nirmala Joshi, e cila zëvendësoi Nënë Terezën, e cila vdiq në vitin 1997.

Diana Kola e BBC-së që është në Romë për ceremoni, tha se kishte parë grupe të tëra shqiptarësh, që dalloheshin nga stemat që kanë në gjoks me fotografinë e Nënë Terezës dhe flamurin shqiptar.

Disa të tjerë mbanin në qafë një shall të bardhe me bordure blu, me stampën e fotografisë së Nënë Terezës.

Në ceremoninë në sheshin Shën Pjetër kanë njoftuar pesëmarrjen delegacione nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Nënë Tereza lindi në vitin 1910 në Shkup nga prindër shqiptarë.

Nënë Tereza fitoi në 1979 çmimin Nobel për Paqen, për shërbimin e saj ndaj të sëmurëve dhe të pafuqishmëve. Ajo vdiq në moshën 87 vjeçare.

Misioni i saj bamirës nisi në 1950. Atëherë urdhëri kishte vetëm 12 murgesha.

Tani urdhëri ka 4 500 murgesha në 133 vende, të cilat drejtojnë shkolla, shtëpi për të varfërit dhe ata që janë duke vdekur.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2003 19:36
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Nene Tereza - e derguara e Shpirtit te Shenjte ne Toke

Interviste e Kardinalit Pio Laghi per te perditshmen "Corriere Della Sera" -

ROME - ANSA - Kardinali Pio Laghi, mik i Nene Terezes prej 40 vjetesh flet per besimtaren, e cila do te shpallet nga Papa "e Lumturuar", ne nje interviste per te perditshmen italiane "Corriere Della Sera". "E shoh Nene Terezen si nje leter te Shpirtit te Shenjte derguar Kishes ne ditet tona", shprehet ai. "Duke ngjallur nje grua kaq te dobet, duke e derguar te pambrojtur ne mes te varferise se tejskajshme, ne nje bote armiqesore nga pikepamja fetare, Shpirti i Shenjte, deshi te na tregoje se besimi dhe bamiresia jane ende te mundshme ne toke. Nena Tereza nuk ka vepruar asnjehere ne nje bote te mbrojtur dhe bota e gjere me te cilen eshte marre tregoi se e kuptonte. Ate e kuptuan te varferit e Kalkutes, te infektuarit e Cernobilit, te semuret me SIDA ne Nju Jork dhe te pastrehet e Romes", vazhdoi kardinali.

"India, qe nuk eshte nje vend i lehte per te krishteret, i organizoi nje funeral shteteror dhe e vendosi ne shtratin e topit, qe ishte perdorur per Ghandin e Nehrun", theksoi Laghi. "Ajo krijoi nje jete te perbashket me te varferit, duke treguar aktualitetin e komandes evangjeliste per t'i ndihmuar duke kerkuar tek ta imazhin e Krishtit. Ashtu si Francesku ne Mesjete, ajo tregoi ne ditet tona se cfare revolucioni realizohet me puthjen e lebrozit dhe si, perseri e pergjithmone, eshte Zoti ai qe merr puthjen tek lebrozi", perfundoi kardinali.

Biografine e shkurter*

"Me gjak jam shqiptare, me shtetesi indiane, dhe me zemer i perkas Jezu Krishtit". Me keto fjale te Nene Terezes, fillon teksi i biografise se shkurter, publikuar nga Vatikani. Ky njoftim i Vatikanit perkon me zerat e koheve te fundit kryesisht ne Maqedoni, ku zyrtaret e quajne Nene Terezen- Bije maqedonase, gje qe ka nxitur reagime te ashpra nga shqiptaret. Ambasadori i Shqiperise prane Vatikanit, Zef Bushati, thote se kombi shqiptar ka dy heronj te medhenj, Skenderbeun dhe Nene Terezen.

Anjez Gonxhe Bojaxhiu lindi me 26 gusht te vitit 1910, ne nje familje shqiptare ne Shkup. Thuhet se qe ne moshen 12 vjecare ajo shprehte deshiren per te ndihmuar te varferit dhe shkonte rregullisht ne kishen katolike shqiptare ne Shkup.

Ne moshen 18 vjec Anjez Bojaxhiu largohet nga shtepia duke u dorezuar murgeshe ne nje manastir katolik irlandez dhe shkon me mision ne Kalkuta te Indise. Ketu ajo mori emrin Moter Tereza, per nder te shen Terezes se Lisieut, mbrojtesja e misionareve katolike. Per 17 vjet, murgesha shqiptare dha mesim dhe drejtoi ne shkollen e mesme Shen Meria ne Kalkute te Indise.

Por, me 19 tetor te vitin 1946, jeta e saj do te ndryshonte pergjithmone. Nje nga bashkepuntoret e saj tregon se gjate nje udhetimi me tren, Moter Tereza degjoi nje ze qe i tha: "Une jam Krishti. Une kam nevoje per ty. Behu drita ime dhe Hiq dore nga gjithcka dhe shko ne getot e Kalkutes per te ndihmuar te varferit e te pastrehet".

Dy vjet me vone, ajo del nga manastiri dhe pas nje kursi mjeksor per pergatitjen e saj per misionin e ri, Anjeza shkoi ne lagjet me te varfera te Kalkutes, ku se bashku me disa shoqe te saj hapi nje shkolle per femijet jetime. Shume shpejt, nxenesit filluan ta therrisnin ate Nene Tereza, emer qe nuk do t'i ndahej gjate gjithe jetes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2003 19:39
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Vatikan - Sot Lumturimi i Nene Terezes

Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane dhe me zemër i përkas Jezu Krishtit". Ky është prologu i biografisë së Nënë Terezës, një "autograf" i saj që përgënjeshtron gjithë të thënat mbi origjinën maqedonase. Mbi 550 mijë njerëz janë sot dëshmitarë të lumturimit të Saj. Vatikani ka çelur dyert për besimtarë nga e gjithë bota, të varfër e pasanikë, pushtetarë, politikanë, personalitete të artit, kulturës… shqiptarja e Kalkutës është Nëna e të gjithëve. Të sëmurët e shëruar që kanë shtrënguar hajmalinë e dhënë nga dora e saj, që kanë prekur kryqin e dhuruar, e kanë mbajtur pranë vetes portretin e saj nuk kanë dyshuar asnjëherë se Ajo është shenjt.

Mrekullia
Monika Besra, gruaja indiane nga Bengali, ka jetuar mrekullinë e nënë Terezës. Në '98-ën, kur ajo qe në prag të vdekjes për shkak të tumorit në vezore, u deshën vizitat e njerëzishme që e mbushën me dashuri, fjalët e lutjet dhe portreti i gruas së vogël me zemër të madhe, besimi e mundi shkencën. Gruaja u shërua. Vatikani e njohu si mrekulli të Nënë Terezës shërimin, tre vjet pas vdekjes u shënuan procedurat para për shenjtërimin e saj. Vendimi që habiti shumë njerëz, për shkak të thyerjes së rregullave të fesë (duhet të kalojnë të paktën 5 vjet që të nisë shenjtërimi) u mor nga Papa Gjon Pali II, mediat e komentuan si rrjedhojë e adhurimit dhe afeksionit ndaj Nënë Terezës. Një tjetër i sëmurë me leuçemi, Mark Çuni, australian, është shprehur pa pritur vendimin e Selisë së Shenjtë për Nënë Terezën. "Ajo është një shenjt". Mjekët e kishin paralajmëruar, kishte vetëm dy javë jetë. Me kryqin e vogël, dhënë nga Nënë Tereza, jetoi dhe 7 vjet pas destinit të kobshëm. Nënë Tereza ndërkohë vazhdonte endjen bamirëse në botë, vdiq në '97 në moshën 87 vjeçare.

Ceremonia
Itinerari është mjaft i ngjeshur. Siç shprehet ambasadori ynë në Vatikan, Zef Bushati, ritet do fillojnë në 10.00 me meshën e fjalën e Papës për të përfunduar orët e vona me spektaklin e fishekzjarreve. Në koncertin simfonik-akademik nga 2.000 të pranishëm, 1500 janë shqiptarë. Drejt Vatikanit kanë udhëtuar bashkë Berisha, Moisiu e Topalli, në çarterin që i ka shpënë matanë brigjeve, diskutimet për politikën e zhvillimet e nxehta të këtyre ditëve kanë qenë të tepërta dje, po udhëtonin të ishin dëshmitarë për shenjtërimit e njeriut të paqes. I pranishëm është dhe kryetari i Kuvendit Popullor, Servet Pëllumbi. Kuvendi shqiptar përfaqësohet gjithashtu edhe nga nënkryetarja Jozefina Topalli. I pamundur për të qenë atje i ka çuar një mesazh Papa Gjon Palit të II. Mes dhjetëra homologëve në botë, personalitetet tona janë sigurisht krenarë, privilegjin ua jep Nëna Jonë.


"Maratona e Popujve" mbledh të rinjtë e botës në Tiranë

TIRANE - Mijëra vetë nga e gjithë bota do të përshkojnë sot rrugët e Tiranës në një maratonë të organizuar për nder të Nënë Terezës. "Maratona e Popujve" zhvillohet pikërisht në ditën e lumturimit të "shenjtores së të varfërve". Ajo është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bashkia e Tiranës, Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me rajonin e Lacios, Puljas dhe Komunën e Parmës. Pjesëmarrësit në këtë vrapim masiv do të nisen nga sheshi "Nënë Tereza" dhe do të përshkojnë të gjithë bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Më shumë se 200 vrapues nga shumë shtete të botës do të marrin pjesë në maratonën prej 21 kilometrash dhe 500 të rinj në garën prej shtatë kilometrash. Ndërkohë, mbi 1500 fëmijë do të zhvillojnë një garë të shkurtër simbolike në kuadër të aktivitetit madhor. Aktiviteti do të trasmetohet direkt nga televizioni shqiptar Klan si dhe televizioni italian Rai. Po sot, një grup i organizuar alpinistësh do të ngjiten në malin e Korabit dhe do të vendosin simbolisht statujën e Nënë Terezës atje.

Pjesëmarrës edhe 60 shqiptarë nga Amerika

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2003 19:42
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re tereza203.jpg
Ky file është shkarkuar 60 herë.

Ndjehem krenar qe Nene Tereza i ka rrenjet shqiptare gjithashtu ndjehem akoma me shume krenare qe ajo arriti te mbroje me fuqite e saj paqen , te ndihmoje te varferit dhe shume e shume te mira qe ajo ka bere per njerezimin eshte simboli i mëshirës për mbarë botën


Ja dhe nje foto nga Shqiptaret ne Vatikan

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2003 04:36
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re nenetereza.jpg
Ky file është shkarkuar 58 herë.

Nene Tereza

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2003 04:38
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Ne anglisht

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re her_words_banner.jpg
Ky file është shkarkuar 53 herë.

"It is not how much we do, but how much love we put in the doing.
It is not how much we give, but how much love we put in the giving."
Mother Theresa


"Speak tenderly to them. Let there be kindness in your face, in your eyes, in your smile, in the warmth of your greeting.
Always have a cheerful smile. Don't only give your care, but give your heart as well."
Mother Theresa




Letter sent to Albania

April 28th, 1997 - Tirana

My dearest People of Albania!
The news of the trouble that has come to our wonderful country has caused me great sorrow. You know I have sent my Sisters to bring tender love and care to the poor. Now it is with great pain in my heart that I hear that lives have been lost and people injured in the violence.

I understand the sufferings of those who have lost their money, but I beg you not to bring even greater suffering to one another. Remember that God has created each one for greater things - to love and to be loved.
This is the meaning of life which no suffering can take away from us. That man, that woman, that child is my brother, my sister - and I must love each one as God has loved us.

To be able to love one another, we must pray much, for prayer gives a clean heart and a clean heart can see God in our neighbour. If now we have no peace, it is because we have forgotten how to see God in one another.

If each person saw God in his neighbour, do you think we would need guns and bombs?
Mother is praying much for all my dear people of Albania, that each one will learn to love until it hurts and so bring peace to the country and to each heart.
Let us pray
God bless you. Mother Teresa.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2003 05:02
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re nena.jpg
Ky file është shkarkuar 52 herë.

PËR SHQIPËRINË TIME
(Sipas lutjes më të fundit)

E tronditur jam
Se u trondit gjithë vendi im
i mrekullueshëm.

Më dhemb zemra
për jetët e humbura.
Plagë më hapin
plagët e njerëzve.

I kuptoj andrallat
Kur humbin paratë,
por unë ju përgjerohem:
mos i sillni vuajtje edhe më njëri tjetrit!

E di pse s'kemi paqë tani?
Kemi harruar të shohim te tjetri vetvehten.

Që armët dhe bombat
të jenë të panevojshme,
Te fqinji ynë të zbulojmë
Zotin! Nëna Tereze
/Pas ngjarjeve tragjike të v. 1997 në Shqipëri./

---------------------------------------

"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".

Fjalet e Nene Terezes


----------------------------------------

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2003 05:13
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

NENE TEREZA

Mbi varferine:
"E shikoj Zotin ne cdo qenie njerezore. Kur i pastroj plaget e te semurit, ndiej sikur po pastroj plaget e Zotit. A nuk eshte kjo nje eksperience e bukur?" -- interviste e 1974.



Mbi cmimin Nobel
"Kam zgjedhur varferine e njerezve tone te varfer.Por jam shume e lumtur te marr cmimin Nobel ne emer te urise, te pastreheve , te ivalideve, dhe te gjithe atyre qe e ndiejne veten te padeshiruar ne shoqerine anembane botes " -Duke pranuar cmimin Nobel ne 1979

Mbi Luften
"Ju lutem zgjidhni rrugen e paqes.....Ne nje kohe te shkurter do shihen fituesitdhe te humburit, por asnje nga keto nuk e justifikojne dhimbjet, vuajtjet dhe humbjen e jeteve qe armet tuaja do te shkaktojne." - Leter qe i dergohet presidentit Bush dhe presidentit Sadam Husein ne janar te 1991

Mbi abortion
"Nje femije eshte dhurate e Zotit.Nqs ju nuk e doni ma jepni mua"

Ne vitet e fundit:
"Zoti ka per te gjetur nje person tjeter,me human e me te kushtuar ndaj Tij, dhe shoqeria ka per te vazhduar perpara."Ne Kalkute me 1989

"Une isha duke pritur per tu liruar nga misioni, por Zoti ka planet e tija." -- Kalkute 1990 ,kur motrat i kerkojne qe te mos terhiqet nga misioni i saj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2003 05:14
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

Me gjthe perpjekjet e mediave europiane per mos te treguar flamurin shqipetar dhe qe te benin kombesine e Nene Terezes, flamuri shqiptar u valevit krenar dhe pavaresisht se cfare duan europianet qe te jete Nene Tereza i ka kundershtuar ajo vete sepse kombesia nuk zgjidhet nga vete ty por ti lind shqiptare.



RROFSHIN BIJTE E LAVDISHEM TE POPULLIT TONE
PS.BRAVO U QOFTE AMERIKANEVE SEPSE ISHIN TE VETMIT QE NUK TENTUAN TE ULIN ROLIN E SHQIPERISE KURSE EUROPIANET EDHE NJEHERE VERTETUAN ANTI -SHQIPTARIZMIN E TYRE.NJE KESHILLE MIQESORE PER EUROPEN .NQS NUK JU PELQEJNE SHQIPETARET ATEHERE FUTJANI MURIT ME KOKE.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Modifikuar nga volter datë 04/04/2005 ora 14:16

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2003 19:31
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

e rendesishme per tu vecuar eshte repsekti i treguar nga Selia e shenjte per delegacionin KOsovar, rreth 200 anetaresh, dhe fakti qe gjithe kohen Edhe pse CNN nuk kishte pse ta mbante gjithe kohen, KUR U TRANSMETUA LIVE LUMTURIMI I NENE TEREZES, NE NJE KOHE QE AMERIKA FLE POR ISHTE ME TEPER PER EVROPEN U THEKSUA SI LOGO QE PO KRYHET LUMTURIMI I NJE MURGESHE SHQIPTARE,
"ALBANIAN NUN BEAUTIFICATION"

BRAVO I QOFTE AMERIKES

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2003 19:44
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:35 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Shtypi : Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiu

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.