qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Doda: Laçi në A1- Më 15 maj, festë e madhe.
Trajneri i ekipit laçian është i bindur se investimi i kryer shumë shpejt do të justifikohet .
Pasi ka krijuar një diferencë në renditje me ekipet e tjera të minigrupit të parë në A2, Laçi duket se është më pranë se kurrë kalimit në A1. Kur kanë mbetur për t'u luajtur edhe katër ndeshje, dy jashtë dhe dy brenda, ekipi i drejtuar nga Luigj Doda është më entuziast se kurrë. Fitorja me Naftëtarin bëri që t'u rriteshin akoma më shumë shpresat për kalimin në A1 laçinëve, pasi ishte një 3-pikësh i marrë në trasfertë dhe që u arrit pikërisht në momentin e duhur. Lidhur me ecurin e ekipit, trajneri Doda jep këtë intervistë për "Sportin shqiptar".
- Jeni në krye të grupit A2. A mendoni se me diferencën e pikëve të grumbulluara deri tani, keni kaluar në Grupin A1?
- Ende jo, sepse rruga është shumë e gjatë dhe mendoj se ekipet rivale, si Tomori dhe Egnatia, nuk do të dorëzohen aq lehtë. Ato, përveç kualiteteve, kanë edhe financa të fuqishme. Megjithatë, më 15 maj, besoj se Laçi do ta shohë veten në A1. Madje për këtë festë i kemi marrë tashmë të gjitha masat.
- Si keni arritur t'i ngjitni kaq shpejt shkallët e renditjes?
- Me shumë vështirësi, pasi ishte një ngjitje vërtet e vështirë, ku përveç kundërshtarëve, kemi përballuar edhe veprimet dashakeqe të manipulatorëve të ndryshëm. Megjithatë, falë sinqeritetit të drejtuesve të FSHF-së dhe të njerëzve të ndershëm që e duan sportin, kemi arritur të marrim frytet e punës sonë, shpeshherë të nëpërkëmbur padrejtësisht. Nejse, të shkuara e të harruara, sepse të tilla gjëra ndodhin edhe në vendet e tjera dhe jo vetëm te ne.
- Në cilat aspekte bën diferenca Laçi me ekipet e tjera rivale?
- Unë dhe skuadra ime jemi si të gjithë të tjerët. Për ta stërvitur ekipin e Laçit më është dashur shumë punë shkencore, sepse kam dashur të realizoj një stërvitje bashkëkohore. Mendoj se suksesi ka në bazë përshtatshmërinë e lojtarëve më njëri-tjetrin dhe ndeshjet e shumta miqësore që kemi zhvilluar në fazën përgatitore.
- Nga futbollistët e skuadrës suaj, cilin mund të veçoni?
- Jo, nuk mund të veçoj asnjë prej tyre, por mund të them që të gjithë kanë qenë dhe janë në lartësinë e duhur. Ata gjithnjë kanë dhënë maksimumin. Lider të skuadrës do të konsideroja Perloshin, i cili ka bërë sakrifica ekstreme për Laçin. Ai ka luajtur edhe me fraktura në njërin krah, sepse ishte shumë i nevojshëm në sfida të tilla, me Egnatian dhe Naftëtarin. Me këtë rast dua ta falënderoj atë për shpirtin e garës, sakrificën dhe profesionalizmin që ka treguar. Perloshi, pavarësisht viteve, mbetet sërish një lojtar i madh.
- Jeni afër kalimit në A1. A keni menduar për infrastrukturën sportive të ekipit tuaj?
- Për këtë po mendon bashkia, klubi dhe biznesmenët laçianë. Konkretisht është menduar të bëhet një projekt rehabilitimi i fushës ekzistuese, sipas parametrave që kërkon rregullorja e aktivitetit kombëtar. Po kështu, do të nisë puna për ndërtimin e një stadiumi të ri modern, i cili do t'i shërbejë së ardhmes.
- Ku mendoni t'i luani ndeshjet në periudhën kur stadiumi do të rikonstruktohet?
- Ne do t'u përmbahemi kritereve të licensimit, ku kërkohet që klubet që marrin pjesë në A1, të marrin stadiumin me kontratë deri në plotësimin e kushteve. Siç dihet, Laçi edhe ndeshjet e këtij sezoni i ka luajtur jashtë fushës së tij, në stadiumin "Besëlidhja". Lezha nuk është larg as për ne, as për tifozët e mrekullueshëm laçianë, që e kanë ndjekur ekipin e tyre në çdo rreth ku ka luajtur.
- Po me financat, si jeni?
- Në vend të përgjigjes së kësaj pyetjeje po bëj një falënderim të veçantë për presidentin e ekipit, zotin Agim Myrtja, i cili na ka qëndruar vazhdimisht afër. Ai e ka krijuar këtë ansambël futbollistësh dhe po vazhdon të japë mbështetjen e tij të pakursyer financiare për Laçin.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|