Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Levizje shoqerore > Levizja Mjaft > Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara.
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara.

Zeneli, Besniku, Erjoni, Mustafai dhe …rrufjanët


Zeneli, ishte një njeri i zakonshëm. Dhe për fat të keq në këtë Tiranën tonë të mbushur me njerëz të rëndësishëm, Zeneli, ndjesë pastë, edhe mund të vdesë pa ia varur njeri. Më duket se kështu po ndodh. E megjithatë le të bëjmë sa kemi në dorë.
Sforcohuni ju lutem për pak sekonda dhe përpiquni të përfytyroni këtë njeri të thjeshtë por “me sedër të madhe”, i cili “rronte me ideale si të ishte ende i ri” (fjalët e familjarëve, të cilëve përfitoj nga rasti t’u shpreh ngushëllimet e mia).
Përfytyrojeni ju lutem, këtë bashkëshort dhe baba të “zakonshëm” pasditen e së premtes së kaluar. Shikojeni me sytë e mendjes si ecën shpinëkërrusur në bulevardin kryesor të Tiranës drejt rrugës që të çon në kodrat e Liqenit Artificial. Rreth e rrotull tij, në atë orë mund të ketë qenë secili prej nesh, përfshirë Besnikun, Erjonin, Mustafain dhe rrufjanët. Për të gjithë ishte një e premte e zakonshme, një vigjilje uikendi si shumë të tjera. Për Zenelin, ishte e premtja e fundit e jetës.
Pak minuta më parë, qytetari i thjeshtë Zenel, kishte provuar të trokiste me fijen e fundit të shpresës në një zyrë të shtetit. Një trokitje në derë, e një tjetër në zemrën e nëpunësit që ai dhe ne të tjerët i japim votën, i paguajmë rrogën dhe i mbrojmë kokën. Dy trokitje në dru. Dy trokitje pa përgjigje. Pas kësaj, një rrugëtim i shkurtër, një ampulë vdekjeprurëse, një vështrim i fundëm për së gjalli qiellit, dhe një vdekje në vetmi. Gjithçka e paralajmëruar, gjithçka me gjakftohtësi. Dhe nuk kemi të bëjmë me një të çmendur. Kush ka dyshime, le të pyesë ata që e njihnin. Kurajo e jashtëzakonshme, për një njeri të zakonshëm, apo jo?. “Merreni këtë shtatore dhe çojani ministrit….”(Migjeni)

Besniku ose ministri
Ndryshe nga Zeneli që “ISHTE”, Besniku “ËSHTË”. Siç JEMI edhe ne të tjerët, përfshirë Erjonin, Mustafain dhe rrufjanët. Besniku punon ministër. Duhej të ishte një punë goxha e vështirë në një vend me kaq shumë varfëri e probleme si ky i yni. Dhe si “e vështirë”, logjikisht duhej të ishte një punë jo dhe aq e preferuar. Por ja që nuk është kështu. Në Shqipërinë tonë të varfër, zihen e grihen pa u lodhur për të zënë poste të tilla. Kushedi pse… Ndoshta vdekatarët e zakonshëm si unë dhe Zeneli nuk i kuptojmë këto gjëra…
Nejse. Muaj më parë si nëpunës shteti, ministrit Besnik i është dashur të zgjidhë një problem. Pesë-gjashtë gra “të zakonshme” si Zeneli, janë futur në një grevë urie. Kërkonin një strehë për veten dhe familjet. Vini re! Nuk donin t’ua falte kush për mëshirë. Donin një kredi shtetërore si ato që shefat e Besnikut i shpërndajnë si karamele për Besnikun dhe nëpunësit si ai. Përgjigjja e ministrit Besnik dhe “qeverisë së popullit” ku ai bën pjesë, ishte: “Dil o popull nga greva, se për 40 ditë kërkesa do të plotësohet”. Popull mavria priti 60 ditë. Hiç! Askush nuk kujtohet më për premtimin që kishte ngrohur kushedi sa familje, sa zemra burrash, grash, fëmijësh…
Pas kësaj i thjeshti Zenel, i shkruan të rëndësishmit Besnik: “Mbaj premtimin o ministër…”. Dhe Besniku pa besë përgjigjet: “Për kategorinë tuaj nuk ka fonde…”. Pas kësaj, idealisti Zenel, që i kishte zënë besë Besnikut, bredh derë më derë që të gjejë derman. Shkruan letra, paralajmëron vetëvrasjen. Askush nuk e dëgjon. Ministri hesht. Qeveria “e popullit” hesht. Pas kësaj, dinjitozi Zenel bëri atë që bëri. Ministri vazhdon të heshtë. Qeveria e popullit vazhdon të heshtë. “Erdha ta varros e jo ta lavdëroj Çezarin...” (Shekspir)

Erjoni ose OJQ-të
Erjoni është një djalë i ri, nga ata që “trazojnë ujërat” dhe që nuk lë rast pa folur me revoltë, me shumë revoltë, për “mungesën e reagimit të shoqërisë ndaj padrejtësive, mashtrimeve, korrupsionit” etj, etj. Dhe jo rastësisht ai është në krye të një lëvizjeje zullum-madhe, të cilën edhe Mustafai e ne të tjerët e kemi mbështetur jo pak, lëvizja “Mjaft”. Gazetari i zakonshëm i këtyre radhëve, pas vetëflijimit të qytetarit të mashtruar Zenel, pati një bisedë me reaguesin Erjon, për të rëndësishmin Besnik. Mendova se Erjoni do të reagonte siç e kishte zakon, me këmbë e me duar, me mllef e me revoltë për këta “pushtetarë që s’janë njerëz” etj, etj. Dhe vërtet, reagimi i parë i Erjonit, i tillë ishte. Por pas disa orësh Erjoni ndryshoi mendje. Vini re! Bëhet fjalë për të njëjtin Erjon, që pak javë më parë, e pamë në krye të grupit që protestonte para derës së Ministrisë së Rendit, duke i fryrë bilbilit, duke përplasur shuplakat e kësi gjërash. Në mos gaboj, Erjoni, unë, Mustafai dhe rrufjanët, kërkonim dorëheqjen e ministrit të Rendit. Pse? Sepse kishte rrahur një gazetar. Ç’u bë më pas? Gazetari u shërua, ministri u shkarkua. Fitoi Erjoni, unë, Mustafai. Pas kësaj hynë në lojë rrufjanët. Fituan edhe ata copën e tyre me shkarkimin. Po tani? Unë, gazeta “Shekulli”, kërkon sërish dorëheqjen e një ministri. Pse? Sepse ka gënjyer një qytetar. Ç’u bë më pas? Qytetari vdiq, ministri vazhdon të jetë në detyrë. Ministri i parë rrahu, i dyti gënjeu. Gënjeshtra e të dytit pati pasoja shumë më të rënda se grushti i të parit. Atëherë, pse vallë i njohuri im Erjon vendosi që kësaj here të mos thotë “Mjaft”?
Kur i bëra pyetjen e mësipërme, Erjoni u dilemos: “Po ai kërcënoi me vetëvrasje…”. Eh jo, i dashur Erjon. Ai burrë nuk kërcënoi askënd me vetëvrasje. Të kujtohet që të thashë se ai “nuk donte në asnjë mënyrë që letra ku thoshte se do të vetëvritej, të botohej në shtyp”? E pra, këtu nuk ka kërcënim, por dinjitet. Nuk ishte pra “kërcënimi”, shkaku i mosreagimit të Erjonit. Puna është se Erjoni ka frikë nga rrufjanët. Jo çdo gjë mund ta prisni hollë! P.sh. një budallallëk. Prijeni hollë sa të doni, ai përsëri mbetet i trashë (G.Melonashi)

Mustafai ose media
Mustafai është miku im, analisti më i mirë i medias shqiptare, gazetari më i klikuar nga lexuesit e “Shekullit”. Mustafai shkruajti ashpër kundër boksierit Luan dhe bashkë me mua dhe Erjonin, ishte një nga pjesëmarësit më aktivë në protestën për dorëheqjen e tij. Kështu edhe pjesa tjetër e shtypit. Shkruajtëm mor, sa plasëm! Po për Zenelin? Asgjë. Askush nuk shkruan kundër Besnikut pa besë dhe as nuk bën protesta për largimin e tij. Mos vallë ngaqë i rrahuri Ilir ishte gazetar dhe i vdekuri Zenel thjesht një qytetar? Nuk e besoj. Mustafai është aq njerëzor sa të mos bëjë dallime të tilla. Atëherë ç’është? Është që edhe Mustafai ka frikë nga rrufjanët. Nëse padashur do të humbisni nderin, ju përsëri mund të mburreni, se dikur keni qenë i ndershëm (Anonime)

Rrufjanët ose…rrufjanët
Edhe rrufjanët kanë emra. Por si rrufjanë që janë ata nuk i identifikon dot kollaj. Dinë t’i fshehin këmbët, dinë t’i fshehin dhëmbët. Rrufjanët dinë të të përdorin, dinë të abuzojnë me besimin tënd, dinë se si të përfitojnë, dinë të nxisin reagime, ose të frenojnë reagime, dinë të manipulojnë opinionin, turmat. Kuptohet, gjithçka në funksion të xhepit të tyre. Nuk ka qeveri pa rrufjanë, por këtu tek ne më duket se nuk ka rrufjan që të mos ketë arritur njëherë deri në qeverisje. E këta rrufjanët ishin bashkë me mua, Erjonin dhe Mustafain në protestat kundër boksierit Luan. Ne jorrufjanët duhet të protestonim sepse asnjë shoqëri njerëzisht morale, nuk mund të tolerojë një ministër që sillet si rrugaç. Dhe protestuam. Bëmë shumë mirë. Po rrufjanët pse duhet të protestonin? Sepse atyre u duhej një ministër i shkarkuar (pak rëndësi kishte për ta nëse ishte Luani apo ndonjë tjetër më pak boksier). U duhej një ministër më pak që të zëvendësonin një qeveri rrufjanësh me një rrufjan-qeveri të re apo diçka të afërt. Po vdekja e Zenelit? Afërmendsh ne jorrufjanët duhet të protestonim, sepse asnjë shoqëri njerëzisht morale, nuk mund të tolerojë një ministër që gënjen. Por nuk protestuam. Jo të gjithë bashkë. Nëse morri që kishit në kokë ka ngordhur dhe përsëri ju kruhet koka, mos u shqetësoni. Eshtë fisi i morrit, ka ardhur për varrim. (Anonime)

Përfundimet që do të harrohen shpejt
Zeneli iku. U preftë në paqe. Besniku vazhdon të jetë ministri im, i Erjonit, i Mustafait etj. Erjoni (të paktën unë kështu besoj, por ndoshta jam pak naiv) ka frikë se mos edhe rrufjanët duan largimin e Besnikut. Kështu që mund të bëjë dashur padashur lojën e tyre. Frika se mos përdoret është më e fortë se zemërimi që shkakton një mashtrim, më e madhe se dhimbja që përcjell një vdekje njeriu. Gjene mirë, se ka erjonër të tjerë që as ua ndjen hiç, mjaft që të kenë në rregull llogarinë e fondeve në OJQ-të e tyre. Edhe Mustafai ka frikë se bën lojën e rrufjanëve. Dhe padashur e ka bërë. Edhe ai, edhe Erjoni. Rrufjanët fituan sërish. Herën e parë me shkarkimin e Luanit, kësaj here me mosshkarkimin e Besnikut. Sa për mua, unë bëj pjesë tek ata që do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqje ministrash sa herë të jem i bindur se këta rrahin, mashtrojnë, abuzojnë, vjedhin. Sa për rrufjanët dhe qeveritë që ata ngrejnë e rrëzojnë as që më bëhet vonë. Jo, për aq kohë sa të jenë qeveri rrufjanësh.

.Adrian Thano.

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 02:49
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Sapo e lexova kete artikull dhe me la nje mbrese shume te hidhur gjithashtu me preku goxha + qe vertetoi cka kam thene deri tani..

Doja te dija,sa "misione" keni cuar deri ne fund,pervec atij te Rames qe eshte permendur me larte...??

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 02:58
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kone
S E A R C H I N G !!!

Regjistruar: 12/11/2003
Vendbanimi: Ylli i pare djathtas, pastaj drejte deri ne mengjes...
Mesazhe: 25

Citim:
Po citoj ato që tha BlEdUmI
Doja te dija,sa "misione" keni cuar deri ne fund,pervec atij te Rames qe eshte permendur me larte...??


po te pergjigjem vetem me nje varg te nuk e di se kujt ...


ROMA NUK U NDERTUA NE NJE DITE...

keshtuqe te lutem shume nese deshiron na ler te provojme te bejme diferencen ne kete vend ( dhe jam shume i sigurt qe do t'ia dalim mbane edhe pse ka shume pesimiste...) ka ende shume gjera per te bere, per kete jam mese i bindur....
Por nuk mund te pretendojme te behen te gjitha qerat sot per neser....
DURO DHE DO TE SHOHESH NDRYSHIME....

__________________
Në betejën mes valës dhe shkëmbit fiton gjithmonë vala, jo në sajë të forcës së saj por falë këmbënguljes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 18:01
Kone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kone Kliko këtu për të kontaktuar me Kone (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kone Shto Kone në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kone në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

s'di pse me eshte krijuar pershtypja qe me perjashtim te levizjes antikorrupsion qe keni organizuar vitin e pare qe u krijuar MJAFT neper gjithe shqiperine me pjesemarrjen e artisteve, te gjitha veprimet tuaja duken spontane, thjesht prisni ca do ndodhe dhe ne baze te asaj reagoni.

kjo mundet te jete pjese e aktivitetit tuaj, por nje organizim dhe nje fokusim ne disa probleme thelbesore shoqerore do kishte me efekt sesa shume e per lume.

nese thjesht do kete kunderveprim ne baze te ngjarjeve qe ndodhin ne vend, jehona e perpjekjeve tuaja ka per te humbur shpejt.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 18:28
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Ashtu si Roma nuk u ndertua ne nje dite , ashtu dhe ndryshimet nuk besoj se do te behen te gjitha pernjeheresh.

Nuk dua te paragjykoj askend dhe asnje levizje apo grupim politik, por ajo shprehja "DURO DHE DO TE SHOHESH NDRYSHIME" ka kohe qe po perdoret ne Shqiperi , kemi duruar e po durojme dhe ato te shkreta ndryshime nuk po duken. Nuk di te kem pare nje ndryshim ne Shqiperi , bile edhe me shkarkimin e nje ministri nuk pashe ndonje ndryshim te madh, u hoq nga detyra por nuk u denua ne baze te ligjit, ashtu si e meritonte. Ndoshta keto ndryshime duhet te fillojne nga keto "vogelsira" te cilat nuk po na lene te shohim me tej. Nese dikush qe kryen nje veper penale nuk denohet, atehere ky dikushi nuk besoj se do te kete vene mend , do ta perserise vepren e kryer. Dhe shoqeria nuk eshte e mbrojtur nga keta individe. Atehere ku qendron ndryshimi? Vetem tek emri i shkelesit te ligjit besoj, tek asgje tjeter. Dje ishte X sot do te jete Y e me radhe.

Prova me e mire eshte duket ne veprat dhe jo ne fjalet. Nese dikush tha nje fjale te cilet ne e quajme "shpifje", qe dhe mund te jete nga dikush qe ka interesa, nuk ngelet gje tjeter veçse ta hedhim poshte me fakte dhe jo te akuzojme per "tradheti". Nuk ka pse te kete qejfmbetje ne nje gje te tille. Thjesht duhen pare gjerat me nje sy kritik, asgje me teper. Dikush me thote" vetem ne po dalim ne rruge, vetem ne po levizim, te tjeret po flene gjume, atehere pse duhet ta marr kete mundim per te tjeret?".Besoj se harroi qe ate po e ben dhe per veten e tij dhe jo vetem per te tjeret.
Cili eshte programi i "Mjaft" , cilat jane qellimet e kesaj levizjeje , cilat jane arritjet? Nuk do te ishte pak me me interes te dinim pak me teper rreth ketyre gjerave dhe te leme llafet e kota dhe marrjen nen mbrojtje kur askush nuk po sulmon?

Provat , e them edhe njehere, maten nga veprat dhe jo nga fjalet. Nuk besoj se shqiptaret kane me nevoje te thone" dale ta provojme dhe kete gje", nuk ka me kohe dhe nuk mban me uje pilafi. Veprat jane avokati me i mire te nderuar dhe jo reagimet neper faqe interneti. Sigurisht nuk duhet te lejojme kend te na fyeje, por nje pergjigjje e faktuar do te jete me mire sesa 100 faqe te shkruara ne internet apo diku gjetke

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 21:32
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_pafajshem Kliko këtu për të kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_pafajshem në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

per zotin Eduart Zaloshnja

BOTUAR TE "SHEKULLI"


Do te vazhdoje Levizja MJAFT?

Nga Eduard Zaloshnja


Leter publike drejtuar Mustafa Nanos

Mustafa, duke lexuar artikullin tend te fundit ne "Shekulli" rreth
Levizjes MJAFT!, ne te cilin pershkruje veshtiresite qe ka hasur kjo
levizje, padashur, kujtesa ime shkoi mbrapa ne kohe. Konkretisht, ne
metingun perurues te themelimit te PD-se se Skraparit ne fillim te vitit
te larget 1991. Mbaj mend qe une isha nje nga te derguarit e Kryesise
se PD-se ne ate meting, ndersa ti ishe nje nga organizatoret e tij.
Besoj nuk e ke harruar se si na qelluan me gure pas metingut
simpatizantet e PPSh-se, dhe se sa armiqsore ishte ndaj nesh turma
perpara kinemase se Policanit. Gjithashtu, dua te kujtoj se ne, si dhe
shumica e pjesmarresve te Levizjes se Dhjetorit, nuk u stepem nga muri
armiqsor komunist dhe, eventualisht, ia arritem ta permbysim status
kuone 45 vjecare.

Shoqerizimi i mesiperm ne kujtesen time mendoj se mori shkak nga fakti
qe ti, pavarsisht nga deklarimi se artikulli jot nuk ishte nje rekuiem
per Levizjen MJAFT!, shkruaje me pesimizem per vazhdimesine e saj. Ti
besoj e kupton se ku dua te dal me permendjen e shoqerizimit te
mesiperm. Nderkohe qe e pranoj se ti je shume me ekspert se une ne
njohjen e atij qe ti e quan "muri prej gome i shoqerise shqiptare" (ti
jeton perdite me te), marr guximin te te sugjeroj qe te jesh me optimist
per shanset qe ka Levizja MJAFT! ne permbysjen e status kuose.
Megjithese nuk i njoh personalisht, tek organizatoret e Levizjes MJAFT!,
shoh te njejten energji dhe vendosmeri qe patem ne te Levizjes se
Dhjetorit. Dhe pavarsisht se Levizja MJAFT! nuk lindi si rezultat i
revoltes popullore ndaj staus kuose, sic lindi levizja jone, kam
pershtypjen se ajo do te arrije qe eventualisht ta fermentoje kete
revolte. Ndersa neve qe u zhgenjyem nga Levizja e Dhjetorit na takon
t'i ndimojme me c'te mundemi te rinjte e Levizjes MJAFT! ne misionin e
tyre, i cili nuk me duket shume i ndryshem nga ai qe ne morrem persiper
13 vjet me pare.

Ne rreshtat e meposhtem do te paraqes argumentat qe me bejne te mendoj
se Levizja MJAFT! do te vazhdoje te jetoje dhe te zgjerohet. Shpresoj
qe argumentat e mi te jene bindes dhe te sherbejne si shtyse per ty e
shume te tjere qe te vazhdoni perkrahjen e saj. Se pari, duke qene se
Levizja MJAFT! nuk ka arritur deri me sot te krijoje nje baze te gjere
simpatizantesh, organizatoreve te saj do t'i duhet te gjejne donatore te
tjere te huaj per te financuar vazhdimin e levizjes ne formen aktuale
ose ne nje forme tjeter me afatgjate. Une kam besim se ata do t'ia
dalin mbane ne kete perpjekje. Nga leximi ne internet i rezymese se
Erion Veliajt, inisiatorit te Levizjes MJAFT!, kam krijuar idene se ai
nuk do te mjaftohet vetem me 4 muaj ne prepjekjet e tij. Nje njeri qe
mbaron studimet ne ShBA per shkenca politike dhe qe, ne vend qe te
siguroje nje jete te qete atje, vjen dhe rropatet rrugeve te Shqiperise
per te kontribuar ne permirsimin e saj, nuk ma do mendja se stepet
kollaj para veshtiresive. Nga ana tjeter, fjalet tejet vleresuese per
Levizjen MJAFT! te ambasadorit britanik, ambasadorit te OSBE-se,
Kongresmenit amerikan Eliot Engel, etj. me bejne te besoj se Levizja
MJAFT! e ka krijuar kredibilitetin e nevojshem per te bindur donatoret e
huaj potenciale per vlefshmerine e financimit te metejshem te saj.

Se dyti, Levizja MJAFT! akoma nuk ka arritur te mbledhe rreth vetes nje
berthame te gjere aktivistesh, e cila do ta bente shume te ndjeshem
zerin e saj ne arenen kombetare. Por kjo gje mund te ndryshoje me kohe.
Duke e konsideruar te mirqene vazhdimin e financimit te Levizjes
MJAFT!, kam besim se berthama e aktivisteve te saj eventualisht do te
zgjerohet deri ne masen qe ne fizike quhet mase kritike - pra deri ne
ate mase qe do ta shnderronte ate ne nje force serioze ne skenen
politiko-shoqerore shqiptare. Fakti qe faqen e Levizjes MJAFT! ne
internet (www.mjaft.org) e vizitojne 14-15 mije vete ne dite me tregon
se ka shume te rinj shqiptare, brenda dhe jashte Shqiperise, qe iu
pelqen ajo qe po bejne bashkmoshataret e tyre te MJAFT!-it. Nga keta
14-15 mije veta ma do mendja se do te dalin edhe disa Erion Veliaj dhe
Arbjan Mazniker te tjere, te cilet do ta fuqizojne me tej MJAFT!-in.

Se treti, qe Levizja MJAFT! te kete me te vertete sukses ne misionin e
saj, duhet qe fara e revoltes ndaj klases se sotme politike te
ekzistoje. Ne pamje te pare ajo duket se nuk ekziston (fatalizmi qe
shprehin shume shqiptare kur thone se ky eshte fati i Shqiperise ta
krijon kete pershtypje), por une mendoj se, ne fakt, ne menyre te
heshtur, revolta ndaj klases tone politike ka filluar qe ne 2001, kur
vetem 50% e zgjedhesve votuan. I takon aktivisteve te Levizjes MJAFT!
qe ta shnderrojne revolten e bojkotuesve te zgjedhjeve ne nje revolte qe
do t'i degjohet fuqishem zeri dhe qe eventualisht do te
institucionalizohet si nje alternative serioze ndaj klases se sotme
politike. Duke presupozuar qe organizatoret e Levizjes MJAFT! do te
jene te sukseshem ne realizimin e atyre qe permenda ne paragrafet e
mesiperm, me duket me se e mundshme qe kjo levizje te arrije te kthehet
ne te ardhmen ne nje magnet rreth te cilit do te mblidhej shumica e
atyre qe jane deziluzionuar nga klasa aktuale politike.

Mustafa, ne mbyllje te kesaj letre publike, dua t'ju kujtoj ty dhe
lexuesve se c'shkruajta me lart eshte bazuar vetem ne informacionin qe
gjej ne internet. Duke mos patur nje informacion te plote ne berjen e
hamendjeve te mija, ato mund te rezultojne edhe te gabuara. Shpresoj qe
leximi i kesaj letre nga ty dhe lexuesit e tjere te saj te ndihmoje
sadopak qe kjo gje te mos ndodhe.

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 21:37
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Mesa pashe me vemendje letren tuaj vura re qe protestat e tua beheshin vetem ndaj qeverise..
Te te beja nje pyetje.:-Nqs e rrezoni kete qeveri qe eshte,sic bete me Levizjen e Dhjetorit,dhe ne vend te kesaj qe eshte te vije ajo parti qe doni ju,do te benit te njejtat 'misione' dhe protesta..?? Se mesa pashe qenkeni shume i pa kenaqur me kete qeveri...

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 21:42
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Te rinjte dhe fushata Mjaft

Nga Altin Goxhaj


Letër për dy opinionistë
Më vjen keq që replika ime vjen kaq vonë, jo vetëm shkrimeve të opinionistëve të nderuar z. Mustafa Nano dhe Eduart Zaloshnja, por edhe këtij publiciteti jo real për një fushatë zhgënjyese MJAFT! Heshtja ime e deritanishme u shkaktua pikërisht nga pritshmëria e këtij zhgënjimi por ndërpritet në momentin kur dështimi konsiderohet si sukses. Promovimi i vlerave nuk mund të ketë pronësinë nga 4 apo 5 persona të cilët jo vetëm nuk e njohin këtë sistem vlerash, por s’e kanë kaluar akoma këtë provim, e për më tepër të përcaktojnë se kush i meriton dhe kush jo. Me aq sa po kuptohet shqiptarëve iu konsumua edhe një mundësi më shumë që ata të thonë një MJAFT të vërtetë. Por jo nëpërmjet dorës që përplaset në një xham të fortë dhe ngelet aty. Shqiptarët donin një dorë që ta thyente këtë xham. Shqiptarëve iu hoq mundësia që të shpreheshin sepse fushata ishte vetëm një monolog për të reklamuar protagonizmin e 4 njerëzve për të cilët kush pranonte të ishte spektator i tyre meritonte të quhej qytetar aktiv dhe kush jo, hynte tek qytetarët pasivë që nuk meritojnë MJAFT-in (mjafton të lexosh këtë përcaktim në internet). Problemi është që nuk kemi të bëjmë me një fushatë të qytetarëve por me një fushatë teatrale protagonizmi ku për fat të keq edhe figurantët (“vullnetarët”) ishin të paktë. Por shqiptarët kanë vuajtur shumë nga protagonizmi dhe individualizmi. Ju të nderuar zoti Mustafa dhe Z. Eduart më kuptoni mirë sepse të dy keni në qenë në lëvizjen e Dhjetorit, ashtu si dhe unë. Çdo lëvizje në Shqipëri vdes kur
kërkohet protagonizmi i disave, sepse kthehet në biznes.
MJAFT-i nuk arriti kurrë tek qytetarët. Jo sepse qytetarët nuk e meritojnë MJAFT-in por se MJAFT ashtu siç u menaxhua nuk i meritoi asnjëherë ata. Historia e dështimit të qytetarëve dhe jo e MJAFT-it të kujton fabulën e dhelprës dhe rrushtë. Qytetarët nuk mund të bashkoheshin në një fushatë që degjeneroi në t’shirte, postera, reklama TV dhe fotokopje të shpëlara të aktiviteteve të kryera në vite nga organizatat rinore të përjashtuara nga MJAFT-i. Imazhi i dorës ngeli vetëm tek ekrani i medias dhe nuk shkoi dot deri tek plaga sociale. Prandaj kam frikë që të rinjtë nuk iu bashkuan asnjëherë kësaj lëvizjeje sepse nuk e gjetën veten aty.
Shembulli konkret i paaftësisë dhe mungesës së kapaciteteve të organizatorëve u demonstrua ashtu si për çdo aktivitet tjetër të fushatës, në koncertin “MJAFT FEST” në Durrës. Megjithë mbështetjen e mrekullueshme të disa institucioneve dhe mediave, të rinjtë shqiptarë as nuk u dukën në dyert e “Mac Albanias” duke vërtetuar se ç’efekt kishte bërë tek ta MJAFT-i për 3 muaj! Por ajo që vlen më shumë për të kuptuar pse të rinjtë nuk besojnë tek MJAFT është që ata e dinin se ç’dështim ishte dhe u habitën kur edhe ky dështim i faktuar u reklamua në media nga stafi i MJAFT-it si një sukses i “mijëra pjesëmarrësve”?! Ky është edhe problemi i MJAFT-it: mungesa e sinqeritetit mbi atë çka bëjnë dhe nuk bëjnë. Prandaj dhe njerëzit nuk i besuan asnjëherë MJAFT-it. Sepse vlerat u kthyen thjesht në biznes! Dhe kjo puna e parave dihet. Por ç’mund t’i themi kësaj që në kohën e luftës me Irakun, MJAFT bëri protestë kundër luftës me 10 vetë nën logon e financimit të qeverisë amerikane për të përfituar kështu mbështetje nga donatorë europianë. Ky është kulmi i mungesës së ndershmërisë qoftë edhe në këtë biznes OJQ. Sinqerisht, më erdhi turp nga vetja se kur këtej përcillnim të rinjtë tanë për në Irak, në ekstremin tjetër tek Piramida i thuhej MJAFT luftës. Dhe shqiptarët nuk kishin pikën e dyshimit që kjo ishte një luftë kundër së keqes. Më vjen keq se 4 njerëz pas MJAFT-it për 3 vjet kanë firmosur dhënien e 1,7 milionë dollarëve duke abuzuar me besimin e një fondacioni, për të mos lënë të tjerët të thonë MJAFT. Dhe kjo është e faktuar deri në centin e fundit. MJAFT-i ka nevojë për të dalë përballë një debati publik. Të mos fshihet pas dorës pa zë, të mos fshihet pas monologut, sepse demokracia është dialog e për më tepër të përdorin fuqinë financiare të reklamës për të mos lejuar zërin e të tjerëve për t’u shprehur. Dhe në fund mund t’u kujtoj që kush i vrau të gjitha lëvizjet: “Protagonizmi i disave për t’u identifikuar me vlerat”. Kush është me ta është vlerë. Kush nuk është me ta është antivlerë. Prandaj hajde t’i thoni MJAFT MJAFT-it bashkë me mua në mënyrë që tashmë me vështirësi, të gjejmë bashkë mënyrën se si të përpiqemi t’u japim bashkarisht shqiptarëve mundësi që ata të thonë një MJAFT të mjaftueshëm, pa protagonistë, ku protagonistët e vërtetë të jenë shqiptarët

__________________

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 22:07
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_pafajshem Kliko këtu për të kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_pafajshem në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Shenjtori
Still Angel

Regjistruar: 15/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765

Zoti Besian Pesha, sot rastesish takova nje person qe hiqej se te njihte. Gjithashtu me tha se njihte dhe te tjere persona, pjestare te "MJAFT"-it dhe rastesisht duke biseduar, u hap ceshtja e protestave tuaja. Me sa me tha ai person (pa ja permendur emrin), nga shifra te permendura prej jush (pjestareve te "MJAFT" ) me tha se fondi qe kishit ju si organizate, ka qene prej 300 mije USD. Gjithashtu duke folur ne emrin TUAJ, tha se dicka me shume se gjysma eshte shpenzuar per fushaten, pastaj pjesa tjeter eshte perdorur per nje fushate tjeter e "kokave" te MJAFT e cila titullohej "Te Mbushim xhepat tona sa me shume". Nuk e di sa te verteta jane keto fjale, por te them qe keto fjale i kam degjuar edhe nga dikush tjeter qe eshte shume i lidhur me "MJAFT". Gjithashtu, kisha edhe nje pyetje per JU.
Nga vijne ose me mire nga i merrni ato numra Kartash Krediti ku shuma per secilen karte varionte nga 30-50 USD??


Me respekt.

__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 22:39
Shenjtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shenjtori Kliko këtu për të kontaktuar me Shenjtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Shenjtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Shenjtori Shto Shenjtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shenjtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Eshte e cuditshme se si kerpudhat e helmatisura dalin pas shiut te protestave. Ne keto dite te ftohta dimri disave prej parafolesve mesa duket morrnicat nuk i vijne nga mungesa e energjise elektrike por nga zekthi per te vjelle vrer kunder Mjaft!

Une nuk jam i pershire ne kete levizje dhe e njoh thjeshte ne menyre anesore, por kjo nuk me pengon qe te replikoj me ata qe perbaltin te vetmet levizje serioze dhe te kristalta.

Ne radhe te pare dua te sqaroj Shenjtori per z. Besian Pesha. Ne baze te njohjes sime me te, mund te gjykoni jo si nje njeri qe mjaftin e ka degjuar si thashethem por qe e ka njohur rastesisht dhe pa e ditur se ishte Mjaft!

Me Besianin jam njohur ne nje projekt qe kemi bere per burgun e Spaçit. U nisem nje grup rreth 20 veta nga Tirana dhe shkuam ne Rreshen. Nje nga personat e grupit ishte edhe Besiani. Ai nuk kishte ardhur si perfaqesues i Mjaftit por si nje student vullnetar per te zgjeruar dijet dhe punen shkencore nen udheheqjen e pedagogeve. Ju siguroj qe ne pervec fjetjes dhe ushqimit nuk kishim asnje perfitim material. perfitimi ishte shume i madh nga ana shkencore dhe kulturore sepse u njohem me nje histori te ndryshme nga ajo qe kishim mesuar ne shkolle. Biseduam me Besianin si te njohur te rastesishem dhe folem per probeleme te ndryshme sociale sic ndodh rendom ne Shqiperi. Pesimizmit tim ai iu kundervu me idete baze te levizjes Mjaft!. Me beri pershtypje pasi edhe une si ata jam idealist dhe kam vite qe punoj ne internet duke hedhur dicka nga ajo qe di dhe qe mund te jete e dobishme per ata mijera vizitore qe vizitojne faqen tone. Une se bashku me koleget e mi harxhojme kohe, para, nerva dhe kufizojme jeten tone private me kete qellim idealist qe te krijojme ambjente te kendshme per shqiptaret. kete e bejme pa asnje interes financiar madje paguajme per te mirembajtur kete aktivitet shuma te renda per xhepin e nje studenti.
Puna pa perfitim qe bej une me afron me idete e mjafti dhe me largon teper nga keta teoriciene te cileve Mjafti po u sulmon (jo donatoret), por bashkepunetoret e Biznesit. Shtypi i shkruar dhe ai elektronik ne Shqiperi jane bashkepunetoret kryesore te elementeve qe kohet e fundit po lufton Mjaft! Kesh, Telekom etj etj. jane reklamuesit me te fuqishem ne keto media dhje kete kercenim Kesh e kishte shprehur hapur ne letren qe i kishte derguar Mjaft!. Pra nuk eshte e veshtire te kuptojme se interesat e kujt mbrojne disa gazeta te ndryshme.

Keta pseudointelektuale jane te zhgenjyer nga shoket e tyre te ngushte qe i lane pa pushtet e para dhe luftojne cdo risi. Aq me teper qe kjo risi vjen nga disa "cunake" te cilet ndryshe nga keta "baballare te kombit" nuk thyen dyqane e nuk djeg shkolla, por proteston ne menyre te padhunshme. Gazeta shekulli e cila permend financimet e Mjaft! disa dite me pare na kercenoi me gjyq nese ne do te vazhdonim te postonim artikujt e tyre duke u hequr keshtu te drejten e informimit mijera vizitoreve. Kete kerkese e bene me pretendimin se ato jane nje shoqeri biznesi dhe se ata punen e tyre e shisnin me para. Nese do te shfrytezonim materialet e tyre duhet te paguanim.

Jane po keta njerez qe mesa shoh cirren per te njollosur nje levizje vullnetare e cila ne pak muaj ekzistence u ka thyer hundet shume padrejtesive. Natyrisht ka shume per te modifikuar e shume per te permiresuar por kjo nuk do te thote qe duhet eleminuar qe ne krijimin e saj. Asnje O.J.Q. tjeter nuk ka bere ate qe ka bere deri tani levizja Mjaft!. Qeverine dhe bizneset e tyre nuk kane mundur ti tundin per 15 vjet per te mos thene per 60 vjet asnje nga keta burrokrate.

Cdokush prej kastes se vjeter i trembet ndryshimeve. Aq me teper u tremben te rinjve qe jane shume me profesionale se ta. Keta te rinj qe po perballen me "ju" zoterinj te dashur jane veteformuar dhe vetefinancuar gjate vieteve te shkolles nuk kane studjuar me bursa shteti e me vendime te posacme dhe as nuk jane integruar ne ndonje parti politike per te perfituar prej saj.

Keta te rinj sjellin nje kulture krejt te panjohur ne shoqerine shqiptare dhe duhet te bejne llogari me zhgenjimin shumevjecar qe kane ushqyer jo pak edhe gazetaret e nderuar.

Nuk dua ti ngre nje permendore virtuale Mjaftit, por te dashur zoterinj, do te flasim pas disa vjetesh, nese puna do te vazhdoje keshtu. Ju punoni ne nje biznes i cili ju paguan per ate qe beni. Po per detyren tuaj qytetare mendoni ndonjehere? Cfare kontributi jepni ju si "gazetare te shquar" per informimin dhe edukimin e ketyre mijera vizitoreve qe hyjne nga cdo ane e botes e te cileve ju i vini kushte per te nxjerre perfitime financiare?
Ju mund te na quani budallenj qe ne punojme pa patur perfitime financiare dhe mund te na perbuzni per kete. Por ne jemi idealiste ashtu sic jane edhe shumica e anetareve te Mjaft! te cilet nuk marrin perfitime financiare. Mjaft! nuk po ben fushate politike. Ajo thjeshte ngrihet kunder padrejtesive. A mund te njolloset nje proteste njerezore dhe nje reagim kaq demokratik?

Ndoshta "gazetaret e shquar" duan protesta te pergjakshme, dhunime ministrish, ndoshta duan qe artikujt e tyre te jene te mbushur me gjak se keshtu jane me te efektshem dhe e corodisin popullin dhe nuk e perfillin levizjen paqesore.

Keta gazetare bejne mire te zgjidhin ne radhe te pare problemet dhe konfliktet qe kane me gjykatat per shpifje apo dizinformim perpara se te vijne e te na shesin moral.

Me vjen nje pyetje spontane:
Kush nga keta "gazetare te shquar" nuk ka makine, apartament, vize per te levizur lirisht?
Me 200.000 leke rroge i kane siguruar?

(ne citimet e mia e kam fjalen per te gjithe rrethin gazetaresk shqiptar qe ngrihet kunder iniciativave te ndershme)

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 23:57
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Levizje shoqerore > Levizja Mjaft > Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.