Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Nuk e them une, e thone deshmitaret. Pastaj nuk eshte hera e pare qe tregohen keto gjera. Dihet qe "te fortet" benin ligjin ne keto raste. Kjo ka ndodhur ne stadiumin e Barit, siç ka ndodhur neper anije dhe kampe te tjera refugjatesh. Dhe duke qene se nuk ka ligj, te vrasin per hiçgje. Pak a shume siç ndodhi ne 1997-en.
Nje miku im nga Elbasani tregonte te forta. Njehere per shembull, erdhen ndihmat ne kampin e refugjateve (s'e mbaj mend ku) dhe i futen ne magazine. Policet italiane ishin te interesuar te behej rremuje qe te kapnin ndonje gje per vete. Prandaj provokojne refugjatet duke i thene "ndihmat jane tuajat, se kuptojme pse nuk i shperndajne. Ja, shikoni ku eshte magazina, 50 metra larg".
Ngrihet turma e shqiptareve dhe sulmon magazinen. Natyrisht secili mundohej te kapte gjerat qe kishin me shume vlere. Mes tyre ishin tre vellezer qe benin ligjin ne kamp. Njeri prej tyre, dy metra djale, ishte idiot komplet. Kthehet nga magazina me nje kuti te madhe qe mezi e mbante. Hapin kutine dhe shikojne shampo. "Po ç'e do shampon more", i thone dy te tjeret. "Ku di une," pergjigjet ky, "kapa kutine me te rende dhe e solla". Ndersa vallai tjeter shkul nje pasqyre te gjate 2 metra dhe e sjell ne kamp. E pyet ky shoku im "ç'e do gjithe ate pasqyre?".
"Do rruhem neser ne mengjes," thote.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|