Prishtinasja_
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251
|
Depresioni sigurishte se vie nga te preokupuarit e se kaluares dhe se ardhmes. Njerezit jane aq te dobet sa nuk e kuptojne se e ardhmja nuk u perket atyre dhe keshtuqe i parandjenje vuatjet e saj para kohe. Poashtu, fatkeqesia jone qendron ne ate se ne tregohemi te paafte per te tashmen tone e preokuphemi me te kaluaren. Cdo secili nga ne duhet te kuptojme,se: njerezit nuk shkojne perpara e as qe kthehen prapa, ngase era perpara shkon, uji perpara zbret, karavani perpara ecen, andaj pse duhet ta kundershtojme zakonin e jetes, ku pretendojme te parashofim dhe te ardhmen. Njeriu i cili jeton me vizion te qarte ne jete, ai jeton vetem te tashmen: kur zgjohet nuk e pret mbremjen, i thote vetes vetem sot do te jetoj, per te nuk ka mbreme-dje qe shkoi me te keqiat e saja e as neser qe akoma nuk ka ardhur. D.m.th. thuaja vetes tende, qe jeta ime eshte nje dite, ku sot, dielli i se ciles te ka futur ne hijen e tij dhe te ka zene dita e saj, keshtuqe, vetem per sot aktivizoje perqendrimin dhe interesimin tend, angazhimin dhe perpjekjen tende, dhe vetem keshtu njeriu nuk do e bllokoj jeten e tij midis manise se te kaluares, brenges dhe pikellimit te saj dhe midis pritjes te se ardhmes. Vertete ne diturine e kem te kufizuar per ta ditur se c'na sjell e ardhmja,pasi e ardhmja jone eshte ne duar te tjeterkujt,andaj, pse te lejojme te angazhohemi me dicka te humbur qe nuk ka realitet. Lere te nesermen deri sa te vije kurse tronditjet e se kaluares te mencurit e fshehin dhe e mbulojne e nuk e transmetojne, e mbyllin pergjithmone ne qeline e harreses, ngase ne jem te preokupuar vetem me sot.
P.S Kur sot ta pish ujin e ftohte e te embel, perse te merzitemi per ujin e idhet e te kryposur te se djeshmes, apo ujin e nxehte e te amullte te se nesermes.
Jeto te sotmen dhe perpiqu te kultivosh ne te dobishmen, perkujto Krijuesin tend dhe medito per mrekullite e Tij qe ne i shijojme dhe e lem harrese e nuk i falenderohemi!? E, si mos te na zene epidemite e depresionit e te tjera dhe me te shemtuara se kjo.
__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|