Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053
|
Lev Tolstoi: “Kërkoj të më konsideroni…!”
Te dashur miq te FH, kohet e fundit krahas doreshkrimeve dhe poezive te poetit te madh gjerman Gete, rreth besimit te tij religjioz, m'u dha mundesia te gjej dhe disa doreshkrime te tjera te shkrimtarit po te madh rus Tolstoi..te cilit pasi vite me pare i kam lexuar librin e sukseshem"Lufta dhe Paqja", me dha te kuptoj per botekuptimin e tij fetar, per besimin e tij ne Zotin Nje, duke aluduar me ironi e paradokse ne shume detaje religjioze te ortodoksise ruse....Ju ftoj ta lexoni...!
*******************************
Lev Nikoloivch Tolstoi (1828-1910) –shkrimtar dhe mendimtar i mprehtë, dha një kontribut madhor në letërsinë dhe historinë ruse.
Ne atë e njohim më shumë si shkrimtar, për pikëpamjet e tij filozofike, traktatet në të cilat shpallen pasqyrimet e tij për Zotin, shpirtin, dashurinë, për kuptimin e jetës etj. Kërkimet e dhimbshme për kuptimin e jetës, për idealin e moralit, ligjet e fshehura të jetës që janë më pak të njohura, kritika sociale dhe shpirtërore janë pjesë e krijmtarisë së tij. Që në vitet 1870- vjen duke u shtuar vëmendja e tij për temat e vdekjes, mëkatit, pendimit dhe rigjallërimit moral.
Mendimi i tij komplet i jashtëzakonshëm, në shumicën e rasteve nuk ishte i qartë për shoqërinë ruse. Ai u mallkua nga kisha dhe u destinua të shkishërohej. Miqtë dhe familjarët u shmangën nga ai. Në vitin 1910, në moshën 81 vjecare, Lev Tolstoi largohet nga shtëpia dhe vdes në rrugë, në stacionin e Astapovos.
Pse fundi i jetës së shkrimtarit të madh u duk kaq i dëshpëruar dhe ku shkoi ai, duke u larguar nga shtëpia?
Me siguri disa letra të shkrimtarit të madh hedhin dritë mbi këto çështje.
Ai shkroi për kishën:
“Bota bëri ç’deshi duke lejuar kishën të zhvillojë sipas saj shpjegimet e kuptimit të jetës. Bota e ndërtoi jetën komplet në kundërshtim me doktrinën e Krishtit dhe kisha shqyrtoi alegoritë që njerëzit duke jetuar kundër ligjit të Krishtit, jetojnë sipas vullnetit të tyre. Gjithashtu kësaj iu dha fund ngaqë bota filloi të jetonte një jetë e cila u bë më e keqe se jeta pagane dhe kisha jo vetëm që filloi ta justifikojë këtë jetë, por dhe të pranojë që në të konsiston doktrina e Krishtit”.
Clear Glade, Mars 1909.
Një grua ruse e cila ishte martuar me nje musliman, E.Vekilova, i shkroi Tolstoit që djemtë e saj dëshirojnë të pranojnë islamin dhe kërkoi këshillë se si i bëhet kësaj çështjeje. Shkrimtari, veçanërisht iu përgjigj:
“Përsa i përket preferencës së Muhamedanizmit ndaj ortodoksisë…unë vetëm mund të simpatizohem me gjithë shpirt me këtë ndryshim. Nuk është e cuditshme për mua të marr vesh që ata e kanë vendosur Muhamedanizmin mbi idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në kuptimin e tyre të vërtetë. Nuk ka dyshim që Muhamedanizmi sipas formave të jashtme të tij qëndron shumë më lart se ortodoksia e kishës. Kështu, nëse personit i jepen vetëm dy zgjidhje, të mbajë ortodoksinë e kishës apo Muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk mund të ketë dyshim në zgjedhje dhe të gjithë do të preferojnë Muhamedanizmin me njohjen e një doktrine, NJë Zot dhe profeti i tij, në vend të asaj doktrine komplekse dhe të paqartë në Hyjni-trinitete, shlyerje, kungime, shenjtorë dhe imazhet e tyre dhe shërbimet komplekse hyjnore…”
Clear Glade, Mars, 15, 1909.
“…Isha shumë i gëzuar, nëse do të ishit i të njëjtit mendim me mua.Ti kupton ca gjëra në jetën time. Cdo sukses i jetës pasuri, nderime dhe lavdi, të gjitha këto më janë dhënë. Miqtë e mi, madje dhe familja më shmnagen. Disa-liberalë dhe astetë- më konsiderojnë të marrë apo me mendje të dobët si Gogolia; të tjerë-revolucionarë dhe radikalë-më konsiderojnë mistik, fjalëmadhi; njerëzit e qeverisë më konsideronë si revolucionar të dëmshëm; ortodoksët më konsiderojnë një djall. Unë e pranoj që është e vështirë për mua…Dhe rrjedhimisht ju lutem, konsideromëni si i llojit muhamedan, pastaj gjithcka do të jetë në rregull…”
Clear Glade, April, 1884.
__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|