Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Trojani,
Shqiperia nuk eshte i vetmi vend qe perdor legalizimet. Edhe ne Itali ka patur reforma te quajtura "Condono edilizio", ku u ligjeruan shtepite e paligjshme. Por kjo ndryshon shume nga rasti shqiptar. Po spjegoj pse.
Italia eshte nje shtet bipolar, jug-veri, ku mes dy poleve ndryshojne qindra gjera. Veriu eshte industrial dhe njerezit kane mentalitet filo-gjerman (respekt ndaj rregullave). Jugu eshte bujqesor dhe njerezit kane mentalitet mesdhetar (si pune shqiptaresh). Eshte e vertete se legalizimet jane bere dhe ne Itali, por ndertimet e jashteligjshme jane te perqenderuara ne jug te Italise. Pra, jane nje perqindje e vogel e ndertimeve totale. Plus qe jugu i Italise nuk perben motorin e ekonomise, pasi ekonomia eshte perqendruar ne veri, ku ligjet zbatohen shume me teper. Ne jug fijet e ekonomise dhe politikes jane te lidhura me Mafian. Prandaj legalizimi i ndertimeve ne Itali sipas meje eshte nje ceshtje e lidhur me realitetin jugor, me mafian, me abuzimet sidomos te Sicilise dhe Puglias. Shkurt, legalizimet italiane nuk prekin pjesen e shendoshe te ekonomise. Nuk prekin as shoqerine dhe industrine e veriut, ku jane perqendruar shumica e fuqise puntore.
Ndryshe qendron puna ne Shqiperi, ku mentaliteti, shoqeria dhe ekonomia ngjajne me Italine jugore. Ndersa Italia ka fatin te kete pjesen veriore, Shqiperia nuk ka pole te ketij lloji (psh jug-veri), keshtu qe kriminaliteti eshte nje bllok i vetem nga Shkodra deri ne Sarande. Pikerisht per kete ekonomia shqiptare eshte teresisht e implikuar ne problemin e legalizimeve. Cdo zgjidhje e ketij problemi lidhet direkt me te ardhmen e shoqerise dhe shtetit shqiptar.
Deridiku eshte normale qe Shqiperia te jete ne keto kushte sepse ka patur nje levizje demografike te papare. Duke shtuar edhe mos zbatimin rigoroz te ligjit rezultati eshte se shteti "zgjohet" pas 15 vjetesh me nje problem te madh per te zgjidhur. Une jam nga ata qe besojne se prona eshte e shenjte, por duke pare kushtet e shoqerise shqiptare me duhet te pranoj qe nuk ka rruge tjeter vec legalizimeve. Edhe forcat politike shqiptare jane dakort me kete. Ndryshon vetem menyra e legalizimit.
Sesi do behen legalizimet kjo s'ka rendesi. E kam te qarte qe partite politike do mundohen te fitojne vota me shume sesa te respektojne pronaret e ligjshem. Tek e fundit edhe legalizimet italiane nuk jam i bindur se jane bere pa interesa elektorale-legale (te Berluskonit). Ajo qe ka rendesi eshte se shteti shqiptar po mundohet te behet shtet ligjor duke legalizuar veprimet kriminale ne mase. Por nje shtet qe ndertohet duke legalizuar veprimet kriminale nuk ka si te behet shtet i forte.
Pra, une jam dakort me trojanin. Ky ligj i hap rrugen kriminalitetit masiv. Kjo nuk me habit aspak. Nuk eshte hera e pare qe arrij ne konkluzionin se shqiptaret jane tolerante ndaj krimit, bashkejetojne me te dhe e justifikojne me te gjitha menyrat. Pikerisht per kete mendoj se morali i shtetit shqiptar po ndertohet mbi baza te paqendrushme, njesoj si morali i reformave agrare dhe shtetezimeve te epokes komuniste. Ligji mbi legalizimet nuk ve rregull ne fushen e ndertimeve, nuk ka kete qellim. Rregulli vihet duke ndaluar kriminelin, jo duke pranuar se jemi te gjithe kriminele. I vetmi efekt qe sjell legalizimi eshte demoralizimi i njerezve te ndershem qe kane kryer ndertime ME leje. Megjithate ky problem nuk mund te zgjidhet me prishjen e pallateve dhe shtepive te paligjshme. Nese qeveria do vepronte keshtu do krijonte pakenaqesi qe do conin ne renien e qeverise dhe dobesimin politik kombetar. Pra nuk mbetet vecse legalizimi. Legalizim qe do beje shqiptaret te korrin ate qe po mbjellin: kriminalitet te legalizuar.
Meqe ra fjala, e dini se Sky Tower eshte jashte ligjit? E ka lejen per 12 kate dhe ka bere 15 kate. Flas per ate barin qe rrotullohet mu ne mes te bllokut, ku secili prej nesh ka hipur te pakten nje here. Kushedi sa shqiptare kane menduar se Shqiperia po lulezon teksa hanin akullore ne kat te trembedhjete. E pra ne te njejten menyre qe ju hanit akullore mbi nje ndertese te jashteligjshme, po mundohen edhe politikanet shqiptare ti vene kapakun nje problemi te hershem sic jane ndertimet pa leje. Popull e politikane ..."te jashteligjshem".
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datë 20/10/2005 ora 03:45
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|