Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > GAZETA ALBANIAN Londer Mendimi juaj eshte shume i vlefshem per ne...
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershia
Anetar i ri

Regjistruar: 30/12/2005
Vendbanimi: london
Mesazhe: 4

GAZETA ALBANIAN Londer Mendimi juaj eshte shume i vlefshem per ne...

Të nderuar lexues të gazetës “ALBANIAN”

Pas përpjekjeve të shumta redaksia e gazetës ALABNIAN ka vendosur që në numrat e ardhshëm të bëhet me 40 faqe.
Duke kërkuar që të jemi sa më pranë jush të nderuar lexues, do të ishim shumë të interesuar për mendimin tuaj në lidhje me gazetën.
Kjo besojmë se do të shërbente më së miri si një barometër për të orientuar më mirë politikën tonë editoriale.

1. A mendoni se trajtohen sa duhet problemet e emigracionit?
A mendoni se ka akoma tema dhe probleme në lidhje me emigracionin që mund të trajtohen, në mënyrë që ju të nderuar lexues të jeni sa më të qartë për çfarë po ndodh në këtë fushë?

2. A mendoni se duhet zgjeruar aktualiteti, pra duke pasqyruar më shumë çfarë ndodh me shqiptarët këtu, apo në diasporë?

3 .A mendoni se janë përfshirë sa duhet problemet me të cilat përballen mërgimtarët shqiptarë ne diasporë, konkretisht në Angli?

4. A mendoni se ka informacione të mjaftueshme nga Shqipëria, Kosova apo trojet e tjera shqiptare?

5. A mendoni se është trajtuar mjaftueshëm tema mbi “ambasadorët” më të mirë që na nderojnë në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë në rubrikën profil?

6. A besoni se do të ishte e rëndësishme shtimi i faqeve për rubrikën opinion?

7. Çfarë mendoni për dosierët, copëzat e panjohura të historisë sonë?

8. A mendoni se janë të mjaftueshme 6 faqe në gjuhen angleze?

9. Çfarë do të donit të lexonit më tepër në gazetë?

10. Çfarë mendoni se mund të hiqet?

Të nderuar Lexues!
Jeni të lutur që të kontaktoni me redaksinë e gazetës ALBANIAN për të shfaqur mendimet tuaja. Çdo mendim i juaji do të jetë i mirëseardhur.
Ne kërkojmë që të jemi sa më afër jush.
Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë

Me konsideratë
Redaksia e gazetës “Albanian”



Albanian Newspaper
Newspaper in English and Albanian Language
164 Fonthill Road London N4 3HP
www.gazetaalbania.co.uk
gazetaalbania@yahoo.co.uk
Tel/fax:0207 2633661

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2006 17:44
qershia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershia Kliko këtu për të kontaktuar me qershia (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të qershia't! Kërko mesazhe të tjera nga: qershia Shto qershia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:57 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > GAZETA ALBANIAN Londer Mendimi juaj eshte shume i vlefshem per ne...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.