Revolucionar
Urdher i Ri Boteror

Regjistruar: 23/12/2008
Vendbanimi: Hedonism
Mesazhe: 43
|
Objekte kulti, strehim per dhune
Objektet e kultit, qe nuk mungojne ne asnje qoshe te botes, kane per synim te jene qendra te moralit, kultures, edhe paqes. Ne shume raste keto objekte jane perdorur per strehim nga padrejtesia ose nga lufta psh luftat civile ne Uganda edhe Kenya, ose Elvira Arellano qe u ngujua ne nje Kishe ne Amerike qe mos te deportohej etj etj Respekti ndaj ketyre objekteve si qendra civile i kane dhene nje status te ngritur edhe neutral. Kjo do te thote qe gjate pushtimeve edhe luftrave civile objektet e kultit jane vende strehimi per civile te pafajshem. Keshtu forcat e armatosura nuk lejohen ta prekin.
Por cndodh kur objektet e kultit nuk e mbjane poziten asnjanese edhe rrezikojne te jene ne shenjester vete? Lufta Hamas-Izrael e ka theksuar kete. Hamasi duke e dire mire qe xhamite nuk jane objekte shenjestrash ka luajtur nje loje shume te piset por edhe shume te rrezikshme. Xhamite jane perdorur nga Hamasi jo vetem qe te strehoje arsenalin e tij, por edhe te godase nga keto objekte.
Cilat jane arsyet? Hamasi e din qe populli palestinez, shumica myslimane, do te zemerohen shume nese xhamite do te goditen, gjithashtu e din qe xhamite, objekte kulti, mbajne statusin e ngritur ne OKB, e treta myslimanet e botes do ta denojne armikun, edhe lufta mund te marri ngjyra fetare. Keshtu Hamasi e fut armikun ne pozite te veshtire, nese armiku e sulmon, populli ngrihet me shume te luftoje, nese armiku se sulmon atehere arsenali si preket.
Strategji e bukur por shume e rrezikshme. Ne lufte me hizbollahun Izraeli kufizoje sulmet ndaj xhamive, kjo i dha zemer hamasit te perdori te njejten strategji. Por, Izraeli i mesoje gabimet, xhamite nuk jane me zona te paprekshme fal Hamasit. Xhamite te shumta ne Gaza jane goditur edhe rrenuar.
Tani si mendoni ju :
A kishte te drejte Hamasi ti perdorte xhamite si strehim dhune?
A kishte te drejte Izraeli ti hidhte ne ere?
A e ka humbur statusin neutral xhamia, fal hamasit?
Per mua pergjigja eshte se Hamasi eshte shume i papergjegjshem edhe i piset. Faji qendron Hamasit por edhe hoxhallareve qe i kane lejuar ata te vendosin arsenal ne xhami. Izraelit sja hedh dot gjith pergjegjsine se ai ka fakte qe xhamia eshte perdorur si ndertese armike edhe e vlefshme per shenjester.
Imagjino nje xhami me strukture edhe vlera historike te shkatarrohet brenda dy sekondave sepse disa te cmendur ne trute e perdoren si objekt dhune.
__________________
First they ignore you, then they laugh at you, then they fight you, then you win.
Modifikuar nga Revolucionar datë 18/01/2009 ora 21:08
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|