artidr
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 02/04/2005
Vendbanimi: In your Hard Disk...!
Mesazhe: 512
|
Dashuria s'eshte shprehje eshte ndejnje
un mendoj qe nuk mund ta pershkruajme me fjal Dashurine
eshte si te mbyllesh universin ne nje bidon koka kole,eshte sikur t'i thuash zotit njeri...
shprehja s'e permban dot peshen e ndjenjes..
me ane te shprehjes ndjenja maskohet edhe dashuria eshte e rreme
dashuria eshte
Tere libri ne nje fjale,
tere oqeani ne nje pike loti,
shtate pale qiej ne nje shikim,
furtune ne nje psheretime,
rrufe ne nje prehje,
nje mije vjet ne nje cast.
C'eshte dashuria?
Dy shpirtra dhe nje trup.
C'eshte miqesia?
Dy trupa dhe nje shpirt
Kjo dashuri
Kaq e furishme
Kaq delikate
Kaq e ndjeshme
Kaq e deshperuar.
Kjo dashuri
E bukur si dita
Dhe e keqe si moti
Kur moti eshte i keq
Kjo dashuri kaq e vertete
Kjo dashuri kaq e bukur
Kaq e lumtur
Kaq e gezuar
Dhe kaq zhgenjyese
Duke u dridhur prej frikes si nje femije ne erresire
Dhe kaq i sigurt ne vetevete
Si nje njeri i qete ne mes te nates
Kjo dashuri qe i friksonte te tjeret
Qe i bente te flisnin
Qe i bente te zbeheshin
Kjo dashuri e pergjuar
Sepse ne e pergjojme
E ndjekur e plagosur e shkelur e mbaruar e mohuar e harruar
Sepse ne e kemi ndjekur plagosur shkelur mbaruar mohuar harruar
Kjo dashuri eshte e plote
Kaq e gjalle akoma
Dhe e gjitha rrezatuese
Eshte e imja
Eshte e jotja
Ajo qe ka qene
Kjo gje gjithmone e re
Dhe qe nuk ka ndryshuar
Aq e vertete sa nje bime
Aq e dridhshme sa nje zog
Aq e ngrohte aq e gjalle sa vera
Ne mundemi qe te dy
Te shkojme e te vijme
Ne mund te harrojme
E me pas te fleme
Te zgjohemi te vuajme te plakemi
Te fleme prape
Te enderrojme vdekjen
Te na dale gjumi buzeqeshje dhe qeshje
Te perterihemi rinohemi
Dashuria ngelet atje
Kokeforte si mushka
E gjalle si deshira
E pashpirt si kujtesa
E trashe si pendimet
E dhembshur si kujtimet
E ftohte si mermeri
E bukur si dita
Delikate si nje femije
Na veshtron buzagaz
Dhe na flet pa u kuptuar
Dhe une e degjoj duke u dridhur
Dhe therras
Therras per ty
Therras per mua
Te pergjerohem
Per ty per mua dhe per te gjithe ata qe duhen
Dhe qe jane dashur
Po une i therras
Per ty per mua dhe per te gjithe te tjeret
Qe nuk i njoh
Qendro atje
Atje ku je
Atje ku ishe me pare
Qendro
Mos leviz
Mos ik
Ne qe jemi dashur
Ne te kemi harruar
Ti mos na harro
Ne kemi vetem ty mbi toke
Mos na ler te behemi te ftohte
Shume me larg gjithmone
Dhe kudo
Na jep nje shenje jete
Shume me vone ne nje shteg pylli
Ne pyllin e kujteses
Shfaqu papritmas
Na zgjat doren
Dhe na shpeto.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|