Mbreteresh
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 11/01/2008
Vendbanimi: Large vendlindjes!!!
Mesazhe: 296
|
Eshte radha e 50-vejcareve...!
Bashkangjitje: 1189714219-nikola-sarkozy.jpg
Ky file është shkarkuar 60 herë.
Komandojnë. Kanë në dorë të ardhmen dhe nuk e dinë se çështë mosha e mesme. Gjithmonë të rinj, por mbi të gjitha protagonistë, si Bono apo Sarkozy Për disa është vërtet mosha më delikate kur mendon se jeta po shkon drejt fundit dhe nuk mund të bësh më gjërat që bëje kur ishe 30 vjeç, por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Artistë, kryetarë shtetesh dhe krijues: sot për shumë njerëz rinia nuk është e lidhur vetëm me datën dhe vitet në kalendar. Shumë e ndiejnë që koha nuk ka kaluar. Mundohuni t‘ia thoni diçka të tillë zotit Sarkozy, një mashkull dominues në grupin e 50-vjeçarëve që sipas mendimeve tradicionale duhet të rruhet kur është me pushime, të lërë në sirtar syzet e tij "Ray Ban", të mos nxjerrë në pah format e tij dhe të mos kërcënojë fotografët. Të paktën nuk rrezikon të "asimilohet" nga Putin që me pantallona sportive me xhepa kërkon të tregojë me krenari trupin e tonifikuar nga palestra dhe duket gati për edicionin e ardhshëm të "Big Brodher". Në fakt, kronikat e ndryshme politiko-mondane duket sikur gjithmonë janë në kërkim të burrave të pushtetshëm që thyejnë rregullat e sjelljes në moshën e mesme, ndërsa gazetat hapen zakonisht me lajme të këtij lloji: Zapatero merr pjesë në një mbledhje të rëndësishme pa kravatë (sigurisht që komentet janë dashakeqe) apo Steve Jobs, nuk mund të hiqte dorë nga atletet të paktën në asamblenë e aksionerëve.
E vërteta është ndryshe, sepse, në fakt, këta zotërinj nuk sillen si baballarë të vjetër të familjes apo drejtues ndërmarrjesh duke lënë në shtëpi atletet, syzet dhe pantallonat xhins. "A e dini se përse ky brez nuk plaket, sepse është ai që ka shpikur të "rinjtë". Të rinjtë ishin dhe janë akoma ata. Para viteve ‘70 kalohej nga mosha e adoleshencës në moshën e rritur, kërkohej që të dukeshim më të pjekur në mënyrë që të dëgjoheshim. Pastaj erdhën ata dhe morën gjithçka: shpikën të tashmen duke larguar ata që deri në atë kohë ishte e vjetër. Pastaj na pushtuan. Atëherë nuk ka kuptim të mendojmë që një datë në zyrën e gjendjes civile të na ndryshojë? Përse duhet të mos veshim më xhinse. Mik Xhiger ju duket qesharak? Për më tepër, vazhdon ai, ka edhe njerëz të rinj që duken të plakur para kohe. Por sikur rinia të mos ishte një datë ne kalendar, por kulturore", tregon psikologu Olivero Toscani.
"Unë mendoj se sot ka shumë 30-vjeçarë që jetojnë një jetë si pensionistë, ndërsa shumë 50-60-vjeçarë nuk plaken kurrë dhe nuk do ta ndryshojnë kurrë mënyrën e tyre të të jetuarit, të të veshurit, të të luajturit ose të krijuarit". Me pak fjalë, një brez që bën të pavdekshëm të tashmen dhe do ta bëjë derisa të vijë një tjetër brez i tillë", vazhdon më tej ai.
Renato Mannheimer, sociolog, i shton një të dhënë këtij fenomeni të ri që po ndodh me moshën e mesme.
"Jo vetëm që mosha mesatare sot është rritur, por edhe jeta profesionale e njerëzve për të cilët po flasim ka nisur vonë dhe me siguri nuk do të ketë fund. Kush nuk ka probleme me shëndetin nuk do të heqë dorë nga puna, përkundrazi modifikon mënyrën se si do ta bëjë, po sigurisht nuk heq dorë. Nga ana tjetër, më duket se 50-vjeçarët ja arrijnë për së mbari dhe bëjnë gjëra të bukura". Është e vërtetë, jo vetëm gjëra të bukura por japin ide "fituese" madje edhe revolucionare. Edhe sot janë akoma ata që i bëjnë. Sepse mund të jetë e vërtetë që kompanitë e mëdha që shiten dhe blihen në internet janë krijuar nga 30-vjeçarë si Larry Page dhe Sergey Brin, baballarët e "Google", por mënyra për të krijuar lidhjet mes faqeve, protokolli i famshëm Internet 2.0 është shpikje i Berners Lee, që është 52 vjeç. Në fakt, edhe objekti që ka shkaktuar revolucionin e fundit në teknologji quhet Iphone, ndërsa babai i tij quhet Steve Jobs, i ka kaluar të 50-at dhe vazhdon të shëtisë botën me xhinse dhe atlete. E ndërsa ish-U2, Bono është ndoshta sot zëri më autoritar i "no global", le të kthehemi te Sarcozy, energji dhe risi politike nga më interesantet sot në Evropë. Në fakt, për t‘u ndjerë i ri në moshën 50-vjeçare duhet të kesh karizëm dhe sigurisht energji dhe forcë për të jetuar. Për të qenë të rritur pa u plakur mjafton të evoluosh dhe të shohësh përpara. Mosha e mesme e hershme në fakt, kjo është e reja që studimet sociologjike fillojë të marrin zjarr.
Sipas një hetimi të institutit "Defra", i kryer në mbretërinë e bashkuar dhe i bërë publik nga BBC-ja muajin e kaluar, sot burrat goditen nga e ashtuquajtura "kriza e moshës së mesme" qarkullon mes 35 dhe 44 vjeç. Duke ju dashur që të shprehnin shkallën e sadisfaksionit mbi jetën e tyre me vota nga njëshi te dhjeta janë ata që kanë arritur pikën më të ulët të të gjitha statistikave me 6,8. Megjithatë, pasi kaloheshin të 45-at, kënaqësia rritej derisa arrinte maksimumin në 7,8, votim i dhënë nga meshkujt mbi 65 vjeç. Akoma një studim norvegjez mbi seksualitetin i publikuar nga revista mjekësore "BJU International" është zhvilluar mbi një kampion me 1.185 burrave mes 20 dhe 79 vjeç, tregon se më të kënaqurit janë 20-vjeçarët me një përqindje të barabartë me atë të pesëdhjetëvjeçarëve. Në mes të gjithë kësaj, ankth dhe stres, punë me shumicë dhe përgjegjësi të mëdha familjare. Për një tjetër argument, por me përfundime jo shumë të ndryshme, studimi i dy ekonomistëve David Blanchflower i Darmouth College Usa e Andrew Aswald i Universitetit të Warwick, që kanë studiuar raportin mes moshës dhe lumturisë. Pas studimit, ata arritën në përfundimin se periudha më e vështirë jetohet mes moshës 43 dhe 49-vjeçare. Një pjesë e mirë e të intervistuarve është akoma larg nga ajo që përcaktohet si "mosha e mesme". Nëse një datë në kalendar nuk kushton asgjë dhe bota ku jetojmë është akoma në duart e atyre që kanë lindur në fundin e viteve ‘50-të, çështja e moshës së mesme, bëhet një fakt vetëm subjektiv. Sot gjithmonë e më shumë këta duket sikur duan të na thonë: "Duam të jemi të rinj përgjithmonë".
"Është e vërtetë që nga njëra anë 50-vjeçarët janë përcaktues dhe në vendet kyç të ndërmarrjeve janë një pasuri e pazëvendësueshme", thotë psikologu Camillo de Mojana. "Por është akoma e vërtetë se bota e punës tenton të pezullojë ata që kanë arritur fazën e pjekurisë në jetën profesionale dhe ta zëvendësojë me njerëz më të rinj. Le të mos keqkuptohemi, ndonjë shenjë vjen, akoma më e dobët: organizatat e mëdha kanë filluar të investojnë mbi eksperiencën dhe jo vetëm të kujdesen për shpenzimet e personelit. Por kjo vlen për role të rëndësishme. Megjithatë, mundësitë që dikush që mbush të 50-at të mos gjendet më në qendër të vëmendjes ngelen. Ndaj, për këtë arsye, duhet të jemi fleksibël.
Marre nga : Gazeta Shqip....
MBR.
__________________
Pa pavaresi ska liri!pa bashkim ska shpetim,shqiptarit te vertet i flet vepra vet.
Fjala eshte shpat!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|