Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia Boterore > Dante Aligieri
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Dante Aligieri

Dante Aligieri (1265-1321)

Dante Aligieri jetoi në pragun e Rilindjes Europiane, e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme. “Perëndimi i Mesjetës feudale dhe afrimi i epokës së sotme”, u shënua nga një figurë vigane. Ky është italiani Dante, më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga Komedia. Vetëm një pasion i thellë politik, një patriotizëm i flaktë, një zemër e mbushur plot dhimbje për atdhenë e copëtuar, mund t’i diktonte Dantes vargje të tilla:

Orëzezë itale, mbytur në lot e vaj
Anije pa pilot nëpër stuhi,
Jo zonjë provincash s’je, po kupleraj!

(Purgatori, kënga VI, vargjet 76-78)

Si personalitet krijues, me ndjenja të zhvilluara patriotike, Danteja udhëhiqej nga besimi se poezia duhet t’i shërbente popullit, të ishte refleks i ngjarjeve politike dhe në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të përparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej të çlirohej nga kufizimet fetare dhe të synonte drejt shprehjes së lirë të mendimeve dhe të ndjenjave të tij, si dhe drejt zgjimit të vetëdijës qytetare e politike. Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firiencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij. Por ai nuk u përkul asnjëherë, përkundrazi qëndroi:
…I drejtë në këmbë, si një kala
që e rrahin gjithkah erërat e nuk tundet

(“Purgatori”. Kënga V, vargjet 14-15)

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Nëntor 2005 17:07
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Rruga e krijimtarise se Dante Aligierit

Rruga krijuese

Shumica e quan Danten poetin më të madh italian të të gjitha kohërave, por ai ishte, po ashtu, dhe një shkrimtar i shquar në prozë, mendimtar aktiv politik, filozof moralist e teoricien letrar.
Filloi të krijonte qysh në moshën 15 vjeçe. Si vazhdues i trubadurëve provansalë, që i këndonin “madonës” (vashës) e dahsurisë kalorsiake dhe i ndikuar nga krijuesit e shkollës poetike të “stilit të ri të ëmbël”, e veçanërisht nga bolonjezi Guido Guiniçeli, Danteja krijoi një lirikë të hollë, reale, të thellë e të sinqertë, ku dashuria tokësore e qiellore shkrihen e behën një.
Më 1294 ose ’95 shkruan në gjuhën popullore veprën “Jeta e re” (Vita nuova), historinë e dahsurisë së tij me Beatriçen, të parin tregim autobiografik në histroinë e letërsisë së Europës Perëndimore.
“Rimat” (Rime) janë një përmbledhje sonetesh, baladash e këngësh, që i kushtohen Beatriçes dhe mikut të tij Guido Kavalkanti. Janë shkruar në gjuhën popullore sipas “stilit të ri të ëmbël”.
Në vitet 1306-1308, duke luftuar për krijimin e një gjuhe të përbashkët për popullin italian, shkroi traktatin “Mbi gjuhën popullore”, të parin traktat gjuhësor në Europë. Në të ai flet për origjinën e gjuhëve, sidomos romane, dhe ndalet në 14 dialektet e gjuhës italiane. ai synon krijimin e një gjuhe që të jetë po aq e përsosur sa latinishtja, që të matet pa frikë me frëngjishten dhe gjuhën provansale. Vepra mbeti e përkryer plotësisht.
Këto vepra të tjera janë mjaft të rëndësishme, po ajo që ia dhe atij lavdinë e përjetshme është kryevepra me titull: “Komedia Hyjnore” (La divina Commedia).
Dante te Ferri: “Jo më pak se dija, dyshimi më pëlqen”.

Komedia Hyjnore

Kjo vepër monumentale është shkruar në një periudhë tetëvjeçare (1313-1321). Danteja e titulloi veprën Komedi, sipas poetikës antike, duke dashur të përcaktojë gjininë e veprës: komedia është një vepër që përfaqëson një rrëfim me përfundim fatlum, e kundërta e tragjedisë. Në realitet dhe Komedia e Dantes përfundon fatmirësisht, meqenëse protagonisti e takon Zotin. Më vonë, me sugjerimin e xhovani Bokaçios, kësaj vepre iu shtua atributi Hyjnore, që të lartësohej më fuqishëm madhështia dhe bukuria e saj.
Te “Komedia Hyjnore” Danteja shfryu të gjitha pasionet e tij, sulmoi ashpër armiqtë, u sul kundër tiranive dhe korrupsionit të selisë papnore, kundër veseve njerëzore, u tregoi bashkëkohësve të vet se si duhej ndrequr njerëzimi.
Vepra paraqet një alegori epike trikëngëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të Dantes nëpër tri mbretëritë e përjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. gjatë këtij udhëtimi imagjinar, që zgjati vetëm 24 orë, Danteja provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes. shtegtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.

Udhëtimi imagjinar:
Në moshën 35 vjeçare, në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1300, poeti humb në një pyll të errët. Aty shfaqet hija e Virgjilit, e poetit të madh latin, dërguar prej qiellit nga Beatriçja; ai e shpëtoi nëpërmjet një shtegu ku s’kalonte këmba e njeriut të gjallë. Të dy poetët, Danteja dhe Virgjili, zbresin në Ferr, ku në 9 rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në Ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, koprracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë mëkatarët si e vuajnë dënimin e tyre.
Pas udhëtimeve të tmerrshme nëpër Ferr, të dy poetët i ngjiten malit të Purgatorit. Purgatori ka 7 rrathë, ku bëhet pastrimi i shpirtit përmes vuajtjeve të pendesës. Aty Danteja i ndan fajet sipas teorisë së Platonit, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepëri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten, smira, kur i do të keqen tjetrit, zemërimi, kur do të hakmerrjen etj); kur dashuron me pasion të tepruar (koprracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta, grykësia, kur njeriu do më shumë se sa duhet gojën e vet; epshet e tyre etj,).
Dhe, së fundi, si përfundim i lumtur i këtij udhëtimi mahnitës, ashtu siç ndodh pas një ëndrre të vështirë, hipur mbi një qerre triumfi, vjen Beatriçja dhe e shpie fluturimthi në qiejt e Parajsës, nëpër 9 qiejt danteskë, ku sundon drita e përjetshme. Ata janë Qielli i Hënës, Qielli i Mërkurit, i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jovit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.

Rrafshet kuptimore:
Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një domethënie.
Është vështirë ta ritregojmë me disa fjalë subjektin e tërësishem të Komedisë: në fakt, temat janë të ndryshme dhe ndërrojnë shumë herë. Elementet bashkuese janë prania e përhershme dhe e qëndrueshme e disa protagonistëve dhe tema e udhëtimit, i cili mund të shihet po ashtu si një ndryshim moral e fetar i personazhëve. Protagonistët e këtij udhëtimi janë tre: I pari është Danteja, simbol i shpirtit njerëzor, i dyti është Virgjili, simbol i arsyes njerëzore, udhëheqës i tij nëpër Ferr dhe Purgator, e treta është Beatriçja simbol i dashurisë hyjnore, që e udhëheq Danten nëpër rrugët e ngritjes shpirtërore, rrugë e cila përfundon në Parajsë.
Danteja vepron si profet, që flet në interes të Zotit për gjithë njerëzinë. Udhëtimi i tij është një alegori për përparimin njerëzor në tokë dhe i progresit të tij drejt Zotit. (Zot në këtë rast nënkupton përsosmërinë drejt së cilës njeriu synon gjithë jetën). Aligieri e kërkon dhpërthimin te Perëndia dhe te besimi i thellë në forcën krijuese të mendjen njerëzore. Poeti këtu paraqitet si një kritikues i pamëshirshëm, i zjarrtë dhe i pasionuar që sulet kundër veseve, për të luftuar të keqen, për të vendosur mbi tokë një jetë më të drejtë e më të lumtur.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Nëntor 2005 18:14
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia Boterore > Dante Aligieri

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.