Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Te mirat e te qenit llafazane.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Te mirat e te qenit llafazane.

Biseda është çudibërëse: t’ia besosh tjetërkujt mendimet, brengat dhe gjendjet shpirtërore kjo do të thotë ta zbusësh tendosjen tënde, ta ndihmosh veten të mos ndjehesh vetëm dhe të përballosh më lehtë vështirësitë.


Kjo është një lojë zbavitëse, por njëherësh edhe serioze, në asnjë mënyrë humbje kohe. Llomotitja është gati një lloj arti, i cili, nëse dimë, na vë në qendër të vëmendjes dhe na bën të këndshëm për shoqërinë në të cilën kurrë nuk ndjejmë monotoni. Por llomotitja është edhe mënyrë që të ndihemi më pak vetëm, të çlirohemi nga tendosja, t’i zgjidhim problemet. Prandaj biseda është e rëndësishme. Gjithmonë!

Po t’ia besosh tjetërkujt dyshimet, brengat dhe gjendjet e ndryshme shpirtërore, kjo mund të na ndihmojë që të përballohemi më qetë me problemet. Por edhe lumturia ka nevojë për fjalë. Çfarë kuptimi ka të ndihesh si një qiell të shtatë e këtë të mos mund t’ia thuash askujt? Pra, zgjidheni gjuhën dhe llomotitni kudo (në shtëpi, në floktore, në park) me të gjithë (familjen, partnerët, miqtë dhe, pse jo, edhe me të panjohurit). Por, me një kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe bashkëbiseduesit!

Në punë, me miqtë, në shtëpi ndryshohet kodeksi i komunikimit.

Mësoni fjalët e duhura në vendet e duhura dhe në rastet e duhura! Flitni për gjithçka. Qeshni dhe mos u brengosni nëse ajo që thoni ndonjëherë mund t’ju duket marrëzi. Llomotitja gjithmonë është shenjë e afrisë, miqësisë dhe butësisë. Shpesh ajo është edhe vendimtare, sepse të jetosh nën të njëjtin kulm vetvetiu nuk do të thotë se keni gjithçka të përbashkët dhe se mirëkuptoheni për gjithçka. Por, mos e përzieni llomotitjen dhe diskutimin. Llomotitja është spontane dhe e pakufizuar, kurse diskutimi është i matur dhe i kujdesshëm. Duke biseduar lirisht mund të prekni tema të ndryshme, madje edhe ato të cilat, sikur të mendonit racionalisht do t’i censuronit dhe të t’i largonit si të panevojshme. Nëse jeni të kujdesshëm mund të merrni shenja të rëndësishme me ndihmën e të cilave do t’i zbuloni anët e fshehta të familjarëve tuaj.

Në momentet e intimitetit:

Nëse jeni nga të rrallët që menjëherë keni gjetur një gjuhë të përbashkët në seks, nëse jeni plotësisht të lirë, nëse gjuha juaj e trupit që nga fillimi është instinktive, kjo që pason nuk ka të bëjë me ju. Por nëse sjellja juaj (gjë që është rast i shpeshtë) është e kushtëzuar me tipin e edukimit, kulturën, familjen dhe personat nga rrethi juaj, mos harroni se biseda në momentet më intime mund të ndihmojë. Është kështu sepse partneri nuk është i detyruar që gjithnjë ta interpretojë sjelljen tuaj në mënyrë të drejtë. Për këtë arsye, me shumë kujdes, por së pari sinqerisht sqarojani se çfarë ju pëlqen. Komunikimi është hapi i parë drejt jetës harmonike seksuale. Mos harroni se “marrëzitë”, të thëna në momentin e duhur, kanë një forcë të çuditshme: ndonjëherë mjafton një fjalë e butë (e këndshme), një fjalë e guximshme dhe për të qeshur dhe marrëdhëniet seksuale të shndërrohen në një lojë të mrekullueshme erotike.


Në jetën e përditshme:

Llomotitja nga zemra është trajtë e mirësjelljes, tolerancës, dashurisë. Një shenjë e pagabueshme e pajtimit dhe harmonisë. Mënyrë që të argëtoheni bashkërisht dhe t’i thoni njëri-tjetrit gjëra të bukura dhe spontane. Kur llomotitni, ju sikur e përkëdhelni me fjalë personin që doni. Nëse i konsideroni fjalët humbje e panevojshme kohe dhe llomotitja nuk ju intereson kjo do të thotë se dashuria juaj ka humbur pakëz shkëlqimin. Lirohuni, bisedoni më shumë, meditoni më pak. Është momenti ta njihni pjesën më të pjekur të vetvetes (gjë që, kuptohet, nuk do të thotë se duhet të tregoheni i mençur). Llomotitja në punë duhet të jetë e pjekur, e përmbajtur dhe jovetjake. Mos i shprehni gjykimet përfundimtare. Edhe nëse ju pyesin për mendimin tuaj, jini të kujdesshëm, në mënyrë që të mos ekspozoheni shumë dhe të mos bini rastësisht në konflikt me bashkëbiseduesin. Jini i afërt me kolegët dhe mos harroni se llomotitja (kuptohet, në momentet e dukura dhe në vendet e duhura) ndihmon në zbutjen e situatave të stresit, që padyshim ekzistojnë gjatë punës. Fjala e urtë orientale “Vetëdija me siguri që është ëmë e mirë se e vërteta” me të vërtetë është e dobishme. Me fjalë të tjera, vlerësoni pasojat e asaj që dëshironi të thoni, nëse nuk dëshironi të krijoni armiq. Bisedoni me orë të tëra në telefon, kurse kur të takoheni gjithnjë keni për të thënë diçka të re. Kurrë nuk mërziteni së qëndruari bashkë. Për asgjë në botë nuk do të hiqnit dorë prej shoqërisë së tij. Keni të drejtë, sepse miqësia është një thesar që duhet kultivuar. Nëse është kjo një miqësi e afërt (të cilën mund ta gjeni edhe në shtëpi, te nëna ose motra) lirisht shprehni ndjenjat, frikën dhe dyshimet tuaja të vërteta. Biseda e hapur vetëm mund t’ju ndihmojë. Kjo do ta forcojë edhe më shumë raportin tuaj. Mos harroni se duhet të dini edhe të dëgjoni, sepse kjo është një veti të cilën mikja e vërtetë duhet ta ketë. Me të tjerët gjithnjë duhet të jemi nga pak të përmbajtur. Bisedoni lirisht me kolegët në punë, me miqtë e shkollës, me të njohurit...por kini kujdes se mund t’i ofendoni rastësisht me të vërtetën të cilën nuk duan ta dëgjojnë. Dhe, para se të filloni të flisni për gjëra personale, mendoni, sepse ndoshta më mirë është të mos i thuhen në besim të gjitha, intimisht.

Ikni prej atyre që s‘dinë të dëgjojnë

Biseda mund të shndërrohet në monolog, nëse keni zgjedhur bashkëbisedues të gabuar. Nëse nuk doni të flisni në erë (për fat të keq, kjo ndodh shpesh ndërmjet partnerëve ose ndërmjet prindërve e fëmijëve) nëse nuk doni të keni punë me një person polemizues, jo tolerant ose me atë që derdh këshilla të pafundme, nëse nuk doni që ndokush ta keqpërdorë mirëbesimin tuaj… shkurt, nëse nuk doni të shpenzoni fjalë me persona të cilët nuk e meritojnë vëmendjen tuaj, mësoni t’i njihni bashkëbiseduesit e gabueshëm.


4 llojet e të gabueshmëve

1. Moralisti
Vuan nga rregullsia. Flet për të gjitha (për politikë, për film, për ngritje të çmimeve, për modën më të re) me të vetmin qëllim që t’i akuzojë të gjithë. Ky është një llafazan klasik. Por, kini kujdes, sepse në kuadrin e madh të thënieve të tij të përcaktuara shumë lehtë mund të hyjnë edhe paragjykimet dhe jotoleranca. Kjo llomotitja e lirë e tij në fund mund të bëhet e mërzitshme dhe vështirë e durueshme.

2. Ankimtari
Sipas tij, asgjë nuk i shkon ashtu si duhet: në punë nuk është i çmuar sa duhet, në familje nuk e nderojnë, miqtë e nënçmojnë…nëse është mjaft i mençur që shfryrjet e tij t’i mbajë Brenda kufijve të durueshëm, llomotitja e shëndoshë madje edhe mund t’i ndihmojë që të lirohet nga tendosja. Por, shpesh ankimet e tij janë në shërbim të vetvetes. Kurse ju, në fund, do ta ndjeni trysninë e të gjitha problemeve të tij.

3. Viktima
Qengj përherë i viktimizuar, ai ndihet si i munduar, kurse në të vër tetë është agresor. Kinse person i pafajshëm, i cili e fajëson botën për shkak të pakënaqësive të veta, duke filluar nga humbja e punës deri te problemet me partnerin. Person që do t’ju kërkojë t’ia zgjidhni problemet, por që atëherë nuk do të bëjë asgjë që kjo të ndodhë. Kështu ju e shpenzoni energjinë tuaj, p.sh., që t’i gjeni punë, kurse ai nuk paraqitet fare, duke parashtruar arsye të ndryshme. Ndodh kështu sepse ky është qëllimi i vërtetë i lojës së tij psikologjike: të tregojë se askush nuk mund t’i zgjidhë problemet e tij dhe se të tjerët nuk vlejnë gjë.

4. Llogaritësi

Në dukje të parë i dobët dhe i përulur, ai në të vër tetë dëshiron që vetëm ta shfrytëzojë mirëbesimin tuaj. Do ta njihni, sepse, ndonëse është fjalëmbël, menjëherë do të kalojë në çështjen përkatëse: me orë do të flasë për pakënaqësitë e veta, kurse pas kësaj nuk do të dijë të dëgjojë. Të tjerët nuk i interesojnë, përveç si mjet për të arritur qëllimin e tij.

Telegrafi.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Qershor 2011 22:04
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bruni22
W la mussa

Regjistruar: 30/04/2008
Vendbanimi: mu ke guri, qe bon xixa
Mesazhe: 1800

Lulke sa che ci hai rotto te. e il tuo telegraf

Nuk le artikull pa e ber tem!!!

Leri copy & peste nuk esht me mir te na thuash dicka qe ti mendon si lulke???

Po leri telgrafat e leshi preshi...

__________________
"tie ciu' in pe de mussa che in carru de bo"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Qershor 2011 23:50
bruni22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bruni22 Kliko këtu për të kontaktuar me bruni22 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bruni22 Shto bruni22 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bruni22 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

ça pate bruni? te zuri 3fazorshi ty?

do mendimin tim per rastin tend?
Lexo kshillen nr 3 , them se te shkon , he zogu vogel !

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Qershor 2011 23:58
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bruni22
W la mussa

Regjistruar: 30/04/2008
Vendbanimi: mu ke guri, qe bon xixa
Mesazhe: 1800

Kush do jet ai p. Seme te telegrafi qe me njihka mua!????

__________________
"tie ciu' in pe de mussa che in carru de bo"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Qershor 2011 00:05
bruni22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bruni22 Kliko këtu për të kontaktuar me bruni22 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bruni22 Shto bruni22 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bruni22 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

e lexoja me par po sarrija te kuptoj ca pjse i perkas

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Qershor 2011 04:16
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Duhet te kete me shume se 4 grupime.
Ka dhe nje grup qe vdesin te flasin. U jep kenaqesi, dhe kujtojne se po u japin kenaqesi dhe te tjereve. Kete te fundit nuk kuptojne ata.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Qershor 2011 04:22
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Duhet te kete me shume se 4 grupime.
Ka dhe nje grup qe vdesin te flasin. U jep kenaqesi, dhe kujtojne se po u japin kenaqesi dhe te tjereve. Kete te fundit nuk kuptojne ata.


hahahhahaha
sbesoj q ehy as aty deb

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Qershor 2011 04:40
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Te mirat e te qenit llafazane.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.