Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Origjina e Shqiptareve-Pellazget,ngulmimet e tyre te hereshme-ndertimet e tyre.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
bylis
i n o t

Regjistruar: 28/01/2004
Vendbanimi: ne pica
Mesazhe: 147

Origjina e Shqiptareve-Pellazget,ngulmimet e tyre te hereshme-ndertimet e tyre.

Marre nga libri : Historia (me e vjeter) e Shqiperise. Shkruajtur nga Zhan Klod Favairial, ambasador i Frances ne Stamboll gjthsh, profesor (gjuhe frenge dhe filozofi). Lindi 25 mars 1817 dhe vdiq me 26 nentor 1893. Lexoheni kush e gjen shume interesant. ( fq.41) Ne pergjithesi eshte pranuar se Shqiptaret i perkasin races pellazgjike- thote historiani Kantu (vell. 1, fq 544).Pellazget ishin shume te lashte per Greket, me te lashtet, te cilet perbenin nje race mitike, si Titanet dhe Ciklopet. Por, historia e tyre na eshte percjelle vecse nga pushtuesit e tyre, nderkohe qe ata vete ishin teper te paqyteteruar per te na lene njoftime teper te sakta. Gjithashtu,shfaqen ne traditat klasike, si sfond i erret qe i humbet veshtrimit. Nuk eshte, pra, e cuditeshme qe autoret greke i pershkruajne ata si barbare. "Por- pergjigjet Kantu- faktet deshmojne se Pellazget sollen ne Greqi, jo vetem arte, por nje sistem te tere besimi, artesh dhe germesh. Ajo ishte race po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, me e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt ne dialektin eolian dhe ne ate te epirot, qe helenet i cilesonin si barbare". Nga vitet 1900 para Krishtit, Pellazget zinin te gjithe vendin nga Orno deri ne Bosfor. Gjithandej ata ngriten fortesa te shumta nen emerin e Larises ne Thesali dhe ne Greqi, e te Tursis ne Itali.Mreteria e Argosit dhe e Sikionit, me te lashtat e Greqise, u themeluan nga Pellazget.Dinastite e Tebes,Thesalia,Arkadise, Tirintit,Mikenes, te Likozurit-qytetit me te mocem te Greqis, po ashtu jane pellaze. Vijne Helenet. Nuk mjafton qe i munden Pellazget, por kerkonin dhe ti poshteronin.Duke qene lutetare, ata hodhen perbuzje mbi kete race bujqish dhe punedashesish, madje i debuan edhe nga Thesalia, ku ata punonin prej dy shekujsh e gjysem.Cfare u be atehere me kete popull fatkeq? Nje pale u terhoq ne Arkadi,ne Krete, ne Epir, ne Itali dhe Sicili.Por te gjithe nuk mund te merrnin arratine. Ata qe mbeten u shnderruan ne sherbetore. Si rrdjedhoje, shume shpejt, ne cdo shtet te Greqise, llogariteshin dhjete here me shume skllever se sa qytetar,gjithsej 20 milione te tille.Disa filologe grek pretendojne se pellazget flisnin greqisht. Por, gjuha shqipe qe ekziston ende dhe qe,pak a shume e paster, eshte ne menyre te pakundershtueshme nje e folme pellazgjishte,- ajo vete deshmon se pellazgjishtja ndryshon prej greqishtes.Asokohe Greket ishin nga popujt me barbare dhe me mizoret, pasi ishin te varfer dhe me lakmitare.Ka pasur nje lufte midis Pellazgeve dhe Grekeve, nje lufte sa te frekeshme, aq edhe te gjate.Pellazget gjeten strehim dhe vetembrojtje neper malet e larta ne Shqiperi dhe ne kreshtat e Pindit.Prej andej ata ishin te pasulmueshem, prej andej ata vete do te kene marre emrin, ose te tjeret do t'ua kene dhene emrin Shqiptar , sepse neper ata male te larta ishin dhe folete e shqiponjave.Sa per monumentet ciklopedik, nuk ka kurrfare dyshimi se gjithcka eshte veper e Pellazgeve.Guret e tyre teper te medhenj jane te gjithe te prere ne forme poliedrike te crregullt. Ata lidhen me njera-tjetren pa kurrfare cimentoje.Keto mure mbahen nga vete masa e tyre dhe me persosmeria me te cilen te gjitha pikat lidhese perkojne njera-tjetren.Dhe mbi keto mure ciklopike Greket, Romaket dhe te tjere, kane ngritur me vone ngrehinat e tyre.Te tille gjenden te shumte ne numer jo vetem ne Greqi,por edhe ne Azine e Vogel,ne Spanje, ne Francen jugore,Maqedoni dhe Itali. Greket mburren se letersia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vete, nga cila shkolle ka dale?Nga cila shkolle eshte formuar? Perpara shkollave greke,pra,ka pasur shkolla pellazgjike,dhe nje literature te madhe dhe te perkryer, e cila ka qene themeli i letersise greke. Shqipetaret dhe Vllehet (cobenjt), me se fundi, e kuptuan mistifikimin prej te cilit ata kishin mbetur viktima, dhe ata e dijne tashme se si Greket i vene emrin e tyre punes se tjetrit. Flet dhe shume per Ilirine se deri ku kane pas qene kufijte e saj, ne c'fise ndahesh Iliria atehere etj...etj.. eshte me 600 faqe, do bllokoj forumin po ta shkruaj. Eshte liber interesan dhe gjeja qe me shtyti me shume ta lexoj ish se nuk e shkruan as shqiptar qe mund ta bej historin si te doje, por as dhe grek , por nje anjeans qe disa i ka jetuar disa i ka kerkuar ,studjuar, dmth s'ka asnje arsye te shkruaj genjeshtra.

Modifikuar nga bylis datë 14/10/2005 ora 13:11

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Tetor 2005 12:48
bylis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bylis Kliko këtu për të kontaktuar me bylis (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bylis Shto bylis në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bylis në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bylis mik...po lexoj librin Enigma e Robert d'Angelit.
Kerkoje lal se do te habitesh.
Lexoje se eshte nje mrekulli shkencore ne lidhje me pellazget dhe ta dime mire se kush ka qene gjuha jone shqipe.
Pershendetje per temen lal.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Tetor 2005 14:10
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

jemi tipa te thate e fytyra te zbehta... flas per ata qe konsiderohen vendas

se ka lloj lloj mbetjesh si ne çdo popull... çdo ushtri qe ka kaluar ka lene gjurmet e saj, por jo aq sa te shuante komplet rracen siç ndodhi me iliret e mbetur neper dalmaci ose tjeter kund

gjithesesi... vete fjala Prejardhje = P!dhardhje ne fakt, tregohet pra brima nga kemi dale te gjith

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Qershor 2009 01:15
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:14 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Origjina e Shqiptareve-Pellazget,ngulmimet e tyre te hereshme-ndertimet e tyre.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.