Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerëzimi > Personazhe te Shquara
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Personazhe te Shquara

BALZAK Honore (1719-1850), romancier i shquar, përfaqësues i madh i realizmit në Evropën perëndimore


Kur ishte fëmijë prindërit deshën që Balzaku të bëhej noter. Por ai këmbëngulte të bëhej letrar.
- Letrar, - i tha i ati, - do të vdesësh për bukë! Në letërsi ose duhet të jesh mbret ose hiç fare.
- E po mirë, - u përgjigj Balzaku, - unë do të bëhem mbret.


* Kur Balzaku ishte i ri çoi te botuesi një dorëshkrim. Ishte një roman i titulluar: "Zana e fundit". Botuesi e lexoi veprën dhe mbeti shumë i kënaqur. Vendosi t'i ofrojë 3000 franga për të drejtëri e autorit. Pastaj kërkoi andresën e Balzakut dhe kur mori vesh që ai jetonte në një lagje të varfër të periferisë, mendoi se 2000 franga do të ishin më se të mjaftueshme. Kur arriti përpara shtëpisë së tij pa se shkrimtari jetonte në papafingo.
- Atëherë, - tha botuesi, - njëmijë franga do të jenë të pranueshme me kënaqësi prej tij.
Dhe kur hyri në shtëpizën e varfër ku banonte Balzaku i tha:
-Zoti Balzak, ja ku i kini 300 franga për romanin tuaj. Dhe Balzaku i pranoi ato.


* Një mëngjes tek po shkonte për në punë, për t'i rënë sa më shkurt, iu desh të kalonte nëpër disa ara të mbjella. Ende pa u futur mirë në arë e kapën rojet. Ata e dërguan të kryetari i bashkisë, sepse nuk pranonte të paguante gjobën.
- Si ju quajnë?
- Honore Balzak.
-Profesioni juaj?
- Shkruaj romane.- Si, - thirri i habitur kryetari i bashkisë, - ju jeni ai që shkruani ato romane të bukura që kanë aq sukses?
Balzaku iu bë qejfi shumë për këtë nderim të madh që i bëhej veprave të tij.
- Romani juaj i fundit, - vazhdoi kryetari i bashkisë - "Shitësja e qumështit" është mirëpritur shumë nga të gjithë, - unë e kam në shtëpinë time... dhe prandaj po e anuloj dënimin.
Balzaku për të hedhur lumin, nuk e mohoi autorësinë e romanit, që në të vërtetë ishte i një autori tjetër.


* Ai jetonte në mënyrë të tillë me veprën e tij, saqë personazhet e romaneve, aventurat, pasionet dhe veshjet e, tyre i bëheshin pjesë e përbashkët e jetës.
Një ditë një mik e takoi dhe shfryu me dhimbje për sëmundjen e motrës së tij të dashur.Balzaku e dëgjoi, i tha dy fjalë ngushëllimi mikut dhe vazhdoi:
- Tashti le të flasim për gjëra jetësore. A e di si përfundoi puna e Nusingen- it dhe çfarë ka vendosur Rastinjaku.


* Balzaku punonte pa ndërprerje dhe pa pushuar. Në raste të rralla, kur merrej me ndonjë dëfrim, pendohej shpejt, zemërohej me vetveten, i binte ballit me pëllëmbë dhe thërriste:
- Bobo, në këto orë që humba do të kisha shkruar tridhjetë faqe.




* Një nxënës i nevrologut të famshëm Eskuirol mburrej se dinte të dallonte që në pamjen e parë një budalla nga një i mençur. Profesori që e kishte dëgjuar këtë mburrje, e ftoi për drekë studentin, i cili kur erdhi gjeti aty edhe dy të ftuar të tjetë. Njëri ishte serioz, korrekt dhe gjatë gjithë drekës nuk tha as edhe një fjalë. Tjetri ishte i harlisur, fliste shumë dhe në bisedat që bënte tregonte se ishte i kënaqur. Kur dy të ftuarit u larguan, Eskuiroli i tha nxënësit të tij;
- Njeri prej këtyre është budalla, të shohim në se do ta gjesh. Nxënësi tha se budalla ishte ai që fliste shumë, ndërsa i mençuri ishte ai tjetri që rrinte i heshtur.
- E po mirë, - i tha profesori, - po ju them se keni gabuar. Ai njeriu i heshtur ishte budalla, që e mbante veten zot të përjetshëm dhe nuk fliste, sepse mendonte që nuk i shkonte një zotërie të madh të fliste me njerëz të thjeshtë, kurse ai tjetri, që fliste shumë dhe me gjallëri, ishte një shkrimtar i ri, që ka nisur të bëhet i njohur, është çmuar në Paris dhe quhet Honore Balzak.
Balzaku kishte marrë një sekretar të cilin e zgjonte në orën një pas mezit të natës dhe i thoshte:
- Ju keni ende zakonin e keq të flini natën, kurse nata është bërë për punë. Ja ku po ju jap një kafe, që të mos ju zërë gjumi. Uluni në tryezë dhe shkruani.
Dhe i diktonte deri në shtatë të mëngjezit, kur sekretarit të lodhur për vdekje i këputej koka duke shkruar. Atëherë Balzaku i thoshte:
- E sheh se shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët. Shko pra që të flesh. Do të të zgjoj rreth orës dymbëdhjetë që të fillojmë sërishmi punën.


* Një grafist që do të ilustronte një roman të Balzakut, duke gjetur një frazë të paqartë, i tha autorit që t'ia shpjegonte.
- I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unë nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qëllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojë të gjitha ato që shkruajmë ne. Ai do të kujtonte se mjeshtëria jonë është e thjeshtë dhe e mundshme për t'u bërë nga të gjithë. Kështu do të humbasim prestigjin tonë mbi të.


* Balzaku punonte intensivisht. Gjatë kësaj kohe (punonte dhjetë orë në ditë) takoi Rosinin, i cili duke e njohur mirë jetën që bënte romancieri i shquar francez, i tha:
- Si mund t'i qëndroni kësaj jete, duke punuar kësisoj për vite të tëra. Edhe unë kam punuar në një periudhë të jetës sime, por pas pesëdhjetë ditë pune ngulmuese bëhesha gati si i vdekur.
- Oh, - u përpigj Bahaku, - unë nuk shoh mundësi tjetër për të pushuar veçse në varr. Sidoqoftë puna është mund i këndshëm.


* Balzaku kur shkruante ndonjë roman ishte aq i rrëmbyer nga tema sa që atij i dukej se po jetonte një ngjarje të vërtetë. Një miku i tij që i shkoi një ditë për ta takuar, sapo hyri brenda e pa Balzakun që po ecte nëpër dhomë duke bërtitur:
- Oh, fatkeqësi, ajo ka vrarë veten!
U desh një bisedë sqaruese që miku të kuptonte se ishte fjala për romanin "Evgjeni Grandenë" të cilin ishte duke e shkruar.




* Një revistë donte të botonte një novelë të tij. Balzaku vuri si kusht që revista të vinte përpara novelës një artikull biografik të shkruar prej mikut të tij Teofil Gotje. Kushti u pranua që artikulli të paguhej pesëqind franga. Balzaku shkoi t'i jepte lajmin e gëzuar Gotjesë, i cili e priti me gëzim të madh këtë porosi të paguar me bollëk. Shkroi një artikull të bukur që u botua së bashku me novelën e Balzakut. Dhe ja, pas pak ditësh mbërriti tek ai Balzaku, i cili i dha dyqind e pesëdhjetë franga.
- Po a nuk më thatë se artikulli do të paguhej pesëqind franga? - Pyeti Gotjea.
- Vërtetë - u përgjigj Balzaku, - por pastaj mendova se po të mos ekzistoja unë, ti nuk do të kishe shkruar ato lavde që ke shkruar...dhe prandaj m'u duk e drejtë ta ndajmë përgjysmë shpërblimin.
Gotje qeshi shumë nga ky argument që e mori edhe ai si të pranueshëm.

* Një mikut të vet, që u habit me veprimtarinë e tij letrare të mrekullueshme, Balzaku i tha:
- I dashur mik, unë kërkoj të zë në letërsi vendin më të madh, në mënyrë që të mbetet sa më pak vend për budallenjtë.

* Balzaku po ankohej një mbrëmje për mjeshtërinë e shkrimtarit, që, sipas tij, nuk shpërblehej mirë dhe nuk jepte kënaqësinë e nevojshme.
- Po lavdinë, - tha një ndër bashkëbiseduesit, - lavdinë nuk e përmendët fare.
- Lavdia? - u përgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e një letrari.
Një herë kur ndodhesha në Rusi isha i ftuar në një sallon. Në çastin e hyrjes një zonjë po shërbente çajin dhe kishte në dorë një tabaka me filxhanë. Porsa shërbëtori përmendi emrin tim, zonja thirri: "Zoti Balzak" dhe lëshoi për tokë gjithë filxhanët nga emocioni.

*Tregojnë se kur Balzaku ishte i ri kishte shkruar këto falë ambicioze nën portretin e Napoleonit:
- Atë që ai nuk mundi ta çonte deri në fund me shpatë, do ta çoj unë me penë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:03
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

BAJRON Xhorxh (1788-1824) poet i shquar anglez, përfaqësues i romantizmit revoluciona

* Kur Bajroni ishte fëmijë jetonte në kështjellën e xhaxhait të tij plak. Atij i kishte hipur në kokë që të mos i jepte asgjë trashëgimtarëve. Për këtë kishte vrarë shtatëqind drerë në parkun e tij, kishte prerë pyllin e tij të madh, por nuk ishte mjaftuar me kaq. Xhaxhai bënte lloj-lloj marrëzirash. Ngrihej natën dhe hapte portat e kanaleve të ujit, që të dëfrehej në mëngjes duke parë përmbytjen e gjithë fushës dhe shkatërrimin e kulturave bujqësore. Në një liqen të vogël që ndodhej në pronat e tij, kishte ndërtuar një mur me gurë dhe një flotë të vogël me barka. Kalonte ditë të tëra duke u dëfryer me bombardimet që i bënte flotës, e cila komandohej prej shërbëtorit të tij. Herë të tjera organizonte garat e bulktheve dhe ngacmonte me gjemba ata që nuk ecnin shpejt. Ky xhaxha i marrë ishte titulluar i Par dhe vetëm pas vdekjes së tij Xhorxhi u bë Lord.
Kur Xhaxhai plak vdiq, Xhorxhin e vogël e njoftoi mësuesi i shkollës dhe i shpjegoi se tashmë ishte lord. Pastaj u dha një pritje me verë dhe biskota dhe në këtë ceremoni mësuesi i tij foli me shumë respekt. Kur u kthye në shtëpi shkoi me vrap te pasqyra dhe u pa gjatë. Pastaj shkoi te e ëma dhe e pyeti:
- Unë nuk arrij të gjej në veten time asgjë të ndryshuar. Po ti sheh ndonjë gjë tek unë?
Të nesërmen, kur bëhej apeli, mësuesi nuk e quajti më Xhorxh Bajron por Lord Bajron. Këtë emër të ri ai e shoqëroi me një solemnitet të tillë, saqë Xhorxhi nuk ishte në gjëndje të përgjigjej "këtu" si zakonisht, por nisi të qante.
Profesor Roxheri, që i jepte mësime në latinisht, brengosej shumë kur shihte se si vuante. Bajroni kur mbante mjetin e drunjtë për këmbën e sëmurë.
- My lord, - i tha një ditë, - nuk mund të vazhdoj mësimin duke të parë të vuash kështu.
- Megjithatë ju vazhdoni, - iu përgjigj djali i guximshëm, - mos u shqetësoni për mua. Unë do të mundohem t'i përballoj dhimbjet pa u ndier fare.


* Një ditë një shok i shkollës, Robert Pel, po grindej me një të ri shumë më të madh se veten. Bajroni u trondit shumë. Edhe pse ai vetë ishte fëmijë dhe i pafuqishëm për të marrë në mbrojtje dikë, e pyeti atë që po i ngacmonte shokun:
- Edhe sa goditje doni t'i jepni ende? - Pse, tha ai, - ç'të duhet ty?
- Sepse dua t'i marr unë goditjet e tjera në vend të tij.


* Qysh në vitet e shkollës Bajroni kishte nisur të shkruante vargje sa për të kaluar kohën dhe pa patur ndonjë ambicje. Qe mikja e tij, Elizabeta Pigot që e nxiti të bëhej poet. Një ditë kur ajo i lexoi disa vjersha të Bërnsit i tha:
- Shkruaj dhe unë vjersha.
- Pastaj nisi të recitojë disa vargje rinore të tij. Elizabeta mbeti shumë e kënaqur dhe i tha se kjo ishte rruga e jetës së tij. Në poezi ai do të bënte emër të madh. Bajronit i lanë mbresa të thella fjalët plot admirim të vajzës.
Qysh atëherë nisi të shkruajë çdo ditë vargje, të cilat ia lexonte admirueses së tij.


* Një herë njëzetvjeçari Bajron po i ankohej për fatin e tij priftit Beker. Ky kërkoi që ta bindte se përkundrazi qenë të paktë ata, që ishin të favorizuar si ai nga fati qiellor.
- I ke të gjitha, - i tha prifti, - origjinë të shquar, pasuri e mbi të gjitha zgjuarsinë që ju vë mbi gjithë pjesën tjetër të njerëzimit.
- Miku im, - iu përgjigj Bajroni, - në qoftë se mendja më vë mbi gjithë njerëzimin, këmbët e mia më vendosin nën të gjithë njerëzit.



* Një herë në kohën e pushimeve Bajroni kishte ikur nga Kembrixhi. Tutori ia kishte lëshuar dhomën e tij me qira një studenti tjetër, një farë Mateu, të cilin e porositi të kishte kujdes të madh për mobiljet, "sepse Lord Bajroni", i tha, është njeri me pasione shpërthyese." Kjo frazë e beri të qeshë Mateun, i cili çdo miku që vinte në shtëpinë e tij i thoshte që të prekte me kujdesin më të madh dorezën e portës, stolat dhe çdo gjë tjetër.
- Kini kujdes, - u thosh, - sepse Bajrom është njeri me pasione shpërthyese.
Një ditë Bajrom u kthye dhe u paraqit te Mateu.
- Ah, ia bëri tjetëri, - juve jeni personi me pasione kryengritëse?


* Kur Bajroni ishte njëzet vjeç i ngordhi qeni, të cilin e donte shumë. Këtë qen e kapi tërbimi, kurse Bajrom e kuronte vetë dhe nuk pushoi kurrë së përkëdheluri deri në fund. Qeni ishte shumë besnik dhe nuk kafshoi as Bajronin e as njeri tjetër. Kur ngordhi, Bajroni e varrosi qenin me nderime, i bëri një varr monumental dhe mbi të vendosi këtë epigram. "Këtu pushojnë mbeturinat e një krijese që ishte e bukur e pa sqimë, e fortë, e sjellshme dhe e guximshme, pa egërsi, si edhe - kishte gjithë virtytet njerëzore pa pasur të meta."
Një ditë kur po shihte varrin, kaloi aty pranë shërbëtori i tij, të cilin Bajroni e donte shumë. Atij i premtoi se kur të vdiste edhe atë do ta varroste, aty pranë. Mëgjithatë, Joe nuk tregoi ndonjë entuziazëm për atë nder.
- Në qoftë se vjen një ditë që edhe zotëria juaj të varroset këtu... atëherë nuk them gjë..., po nuk do të më pëlqente shumë për të ndenjur këtu vetëm me një qen.


* Sa herë që fliste për dramën,Bajroni mbronte me tërbim tri unitetet dhe nuk linte pa thënë për Shekspirin.
Njëherë, pas një shpërthimi të tillë, Shelli duke qeshur i tha:
Bajron, po ju jeni një njeri i mrekullueshëm.
- Po përse? - Pyeti Bajroni.
- Sepse je ziliqar për Shekspirin.


* Bajroni ishte letrar për trillet e tij. Në fund të fundit letërsia ishte për të një gjë vetëm për të kaluar kohën.Mbi të gjitha ai donte të ishte njeri i veprimit, të bënte diçka, jo thjesht për të bërë emër për ndonjë varg të shkruar, por për ndonjë gjest heroik?

* Lord Bajroni thoshte:
- Liria dhe filantropia janë fjalë tingëlluese, por boshe. Unë kam arritur në këtë përfundim politik; paraja është pushteti i skllavërisë dhe i urisë.


* Vetë Bajroni nuk kishte ndonjë besim për vlerat e poemës së tij të njohur "Çajld Harold". Në të vërtetë botimi i saj qe një sukses befasues e triumfues. Bajroni, deri atëherë i panjohur, kishte rënë për të fjetur dhe njihej mirë nga tre- katër shokë në gjithë Anglinë. U zgjua të nesërmen, si njeri i shquar e i dëshiruar prej të gjithëve.
Shumë njerëz të shquar donin të paraqiteshin tek ai. Karrocat që ndalonin para portës së tij u bënë aq shumë, saqë po pengohej qarkullimi. Ishte një famë e madhe. Dhe Bajroni kur ishte vetëm rilexonte me zë të lartë poemën e tij për të parë "se ç`gjë të bukur gjenin të tjerët atje".

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:06
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

ARISTIPI (390 p.e.s.) filozof i lashtësisë greke

* Aristipin e qortuan njëherë se i ishte hedhur te këmbët tiranit Dioniz për t'i kërkuar një favor. Ai menjëherë ishte përgjigjur:
- Nuk është faji im që Dionisi i ka veshët te këmbët.


* Dikush po mburrej para Aristipit se kishte lexuar një numër të pafund librash.
- Nuk janë më të shëndoshë ata që hanë më shumë, - i tha Aristipi, - po ata që tretin më mirë.
Tirani i Sirakuzës, Diomsi, kërkoi të dinte përse filozofët bëjnë mjaft vizita te princat dhe princat nuk shkojnë kurrë te filozofët.
- Sepse, - iu përgjigj Aristipi, - janë mjekët që venë për të vizituar të sëmurët te mjeku.


* Dionisi i Sirakuzës e kishte vënë njëherë Aristipin në vendin e fundit të tryezës
- Duket, - i tha Aristipi, - se paske vendosur ta rehabilitosh këtë vend.


* Një ditë e pyetën filozofinn Aristip, se çfarë kishte të mirë dhe të bukur filozofia.
- Ja, - u përgjigj Aristipi, - edhe në qoftë se abrogohen të gjitha ligjet që rregullojnë marrëdhëniet midis njerëzve, filozofët do të vazhdojnë të jetojnë me ndershmëri si më parë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Një njeri shumë i pasur dhe dorështrënguar donte që Aristipi t'i jepte mësime të birit. Ai pyeti se sa duhej të paguante per këtë punë.
-Do të më japësh pesëdhjetë dhrahmi - i tha Aristipi.- Po me pesëdhjetë dhrahmi, - thirri kurnaci, - unë blej një skllav. - E po atëherë blej skllavin, - përfundoi filozofi.Kështu do të kesh dy, atë që do të blesh dhe tët bir.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:07
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

ARISTOTELI (384-322 p.e.r.), filozof i Gregisë së lashtë

* E pyetën Aristotelin:
- Çfarë fiton kur mendohesh?
- Që të mos jesh kreditor kur thua të vërtetën.
I dituri Aristotel shpesh thoshte:
- O miqtë e mi, nuk ka miq!

* Dikush i tha Aristotelit se disa miq të tij flisnin keq për të mbrapa krahëve. Aristoteli i tha mikut:
- Që flasin keq për mua në mungesën time nuk ka asnjë rëndësi, se në mungesë pranoj edhe të rrahin.

* Një llafazan foli e foli pa pushuar për më shumë se një orë përpara Aristotelit. Kur mbaroi së foluri, e pyeti Aristotelin:
- Nuk të habit gjithë kjo elokuencë?
- Për një gjë habitem! Ne që kishim veshë për të dëgjuar dhe këmbë për të ikur, si nuk i vumë ato në punë?

* Një fjalëshumë po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte të pushonte. Meqenëse Aristoteli nuk po e ndiqte fare në bisedë, ai i tha:
- Ndoshta po të mërzit me këto gjëra që të them dhe që nuk të interesojnë, sepse të pengojnë në mendimet e tua të mëdha.
- Oh, jo, - u përgjigj Aristoteli, - mund të vazhdosh sepse sa më shumë që ti flet, aq më pak të dëgjoj unë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:09
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

ALIGERI Dante (1265-1321), poet i madh italian

* Kronistët tregojnë se një ditë poeti i madh, duke dëgjuar meshën, nuk u përkul në gjunjë dhe nuk e hoqi kapuçin nga koka. Ndërkaq disa keqdashës e akuzuan te peshkopi për këtë paudhësi.
Për këtë peshkopi e thirri dhe Dantja iu përgjigj:
- Në të vërtetë mua më kishte rrëmbyer aq shumë mendjen zoti atë çast, saqë as vetë nuk e kuptoja se ç`veprime bënte trupi im. Kurse ata që erdhën te ju për të më akuzuar e kishin mendjen shumë larg nga zoti, përderisa merreshin me mua.

* Disa miq e këshiiluan Danten të ndante gruan se nuk e kishte besnike. Atëherë Dantja iu kthye atyre:
- Më thoni, ju lutem, jetën e gruas time e njihni ju më mirë apo ajo vetë të sajën.
- Ajo, - i thanë ata.- E po mirë atëherë, ajo thotë se juve gënjeni, prandaj ju lutem më lini të qetë.

* Gaztori i një princi e pyeti Danten:
- Si është e mundur që ju, një njeri kaq i zoti, jeni i varfër dhe unë kaq injorant dhe budalla jam i pasur?
- Unë do të bëhem i pasur, - u përgjigj ai, - kur të kërkoj një njeri të karakterit tim, ashtu si do të kesh gjetur ti një njeri të karakterit tënd.

* Duke kaluar një ditë nëpër një rrugë të Firences, Dantja dëgjoi një kovaç që po recitonte, duke i gjëmtuar, disa vargje të Komedisë Hyjnore. Dantja, pa hapur gojën, hyri në ofiçinë, mori çekanin, daltën dhe gjithshka gjeti, dhe i hodhi në rrugë.
Pastaj i tha kovaçit:
- Ti më shkatërrove veprën time dhe unë po hakmerrem duke shkatërruar tënden.

* Tregojnë se Dantja kishte një kujtesë të hatashme dhe një ditë takoi dikë në rrugë, i cili e pyeti papritmas:
- Cili është ushqimi më i mirë? - Një vezë! - u përgjigj poeti.
Një vit më vonë po ai kalimtar e takoi prapë Danten dhe e pyeti: - Me çfarë?
- Me kripë, - u përgjigj poeti menjëherë

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:12
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

AMPER (Andrea Mari) (1775-1836) fizikant i shquar dhe matematikan francez

* Amperi doli një ditë nga Akademia duke menduar për një problem. Papritmas i erdhi në mëndje zgjidhja e tij. Në dorë po mbante një copë shkumës, që e kishte përdorur pak më parë. Përpara i doli një kuadrat i zi, njësoj si dërrasë e zezë që përdorte për ditë. Aty nisi të hidhte shifrat që kishte në kokë. Në një çast kuadrati iu largua nga duart dhe bëri tri hapa përpara. Amperi i shkoi pas. Kuadrati ia mori vrapit dhe Amperi e ndoqi me shpejtësi. Më në fund u ndal dhe Amperi i lodhur e i djersitur mezi po merrte frymë. "Dërrasa e zezë" nuk ishte gjë tjetër vetëm se shpina e një pajtoni që ishte ndalur në rrugë.

* Një ditë, kur Amperi po shkonte për të mbajtur leksion, gjeti në rrugë një gur të vockel. E mori në dorë dhe po i vështronte me vëmendje të madhe damarët e tij. Për një çast i erdhi në mendje leksioni që duhej të mbante në universitet, nxori orën nga xhepi dhe pa që koha po afrohej prandaj shpejtoi hapin. Ndërkohë gurin e futi në xhep dhe orën e vendosi mbi parapetin e një ure të Parisit.

* Amperi kishte një kujtesë të mrekullueshme. Ai njihte fjalë për fjalë një pjesë të mirë të librave të bibliotekës së pasur të të atit. Kur ishte i sëmurë në shtratin e vdekjes, një mikut që po i lexonte disa faqe nga një libër, i tha:
- Mos u lodh ta lexosh për mua, sepse unë e mbaj mend aq shumë saqë e di pothuaj të tërë përmendësh... - dhe menjëherë nisi të recitonte përmendësh disa faqe të librit.

* Shkak për vdekjen e fizikanit të madh u bë një prej hutimeve të tij të shumta. Njëherë ishte kthyer në shtëpi kur binte shi me shtëmba. Nga hutimi çadrën e tij të lagur e vuri në krevat nën çërçafët. Në këtë shtrat ai mori një të ftohur të rëndë që për pak ditë e çoi në varr.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:15
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

ARKELAU (315-240) filozof grek

* Arkelau ishte mësues i filozofisë stoike. Nxënësit e tij, në vend që t'i mbeteshin besnikë, kaluan pothuaj të gjithë në anën e shkollës epikuriane. Një ditë një miku i tij i tha se asnjë epikurian nuk kishte kaluar nga shkolla e tij.

- E po është e natyrshme, - u përgjigj Arkelau, - gjelat e vegjël bëhen shpesh kokëfortë, po nga kokëfortët nuk kam parë kurrë ndonjëherë të dalin gjela.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:18
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

ISAK Njuton (1642-1727) matematikan, fizikan dhe astronom anglez

* Një mbrëmje, kur Njutoni ishte në moshën njëzetetrevjeçare ishte ulur në kopshtin e të atit dhe po mendohej. Heshtjen e natës e prishi një mollë që i ra te këmbët. Kjo e futi në mendime të thella. Hëna shkëlqente në qiell. I riu pyeti veten se si ishte e mundur që hëna nuk binte poshtë siç ra kokrra e mollës. Kjo i dha shkas që ai të zbulojë ligjin e gravitacionit.



* Njutoni mbeti gjithë jetën beqar. Kur e pyeti një mik se si kishte ndodhur që ai nuk ishte martuar, ai u përgjigj:
- Nuk kam pasur asnjëherë kohë të mendoj për këtë punë.
- Si keni mundur të zbuloni sistemin e botës, - e pyetën Njutonin e madh.
- E kam zbuluar, u përgjigj ai, sepse kam menduar për të ditë e natë.



* E pyetën njëherë Njutonin sesi ishte e mundur që njeriu ecën sa herë që do dhe mund të lëvizë krahët dhe duart sipas dëshirës së tij. Njutoni tha se nuk dinte ta shpjegonte.Ata pastaj e pyetën prapë.
- Po mirë, ju që njihni kaq thellë ligjin e gravitacionit të planeteve, mund të na thoni të paktën, përse ata lëvizin në një drejtim dhe jo në kundërt?
- Nuk di asgjë, - u përgjigj Njutoni, pasi ishte menduar pak si gjatë nuk di asgjë për këtë, as për shumë gjëra të tjera. Nuk mund ta marr me mend se sa e madhe është padija jonë.


* Njutoni i madh nuk i donte shumë poetët. Njëherë ai i tha:
Ndaj poetëve parapëlqej këpuctarët, ata të paktën janë të dobishëm për shoqërinë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:20
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

LIKURGU (Lindi v. 925 p.e.s.) legjislator i njohur i Spartës

* Spartanët e pyetën Likurgun se pse nuk e rrethonte me mur qytetin e Spartës.
- Sepse, - u përgjigj legjislatori i madh, një mur me gjokse heroike vlen më shumë se një mur me tulla.

* Kur e pyetën Likurgun, se si qe e mundur që e mbante të fortë atdheun dhe të kishte të siguruar fitoren mbi armikun, ai u përgjigj:
- Duke mbetur të varfër, duke mos kërkuar të shtypim të tjerët dhe duke treguar kësisoj se jemi më të fortë se ata.


* Likurgu mori dy këlyshë të vegjël nga e njëjta buçe dhe e rriti në kushte krejt të ndryshme: njërin e mësoi të qullët dhe delikat, kurse tjetrin e mësoi me ushtrimet e gjahut. Kur u bënë të mëdhenj i çoi në sheshin publik të Spartës, u vuri në mes një pjatë me ushqim të lakmueshëm dhe lëshoi aty pranë një lepur. Qeni i mësuar delikat u lëshua shpejt tek ushqimi i pjatës, tjetri ndoqi lepurin dhe e kapi. Qytetarët spartanë duartrokisnin ndërsa Likurgu tha:
- Shikoni sa e madhe është forca e edukatës. Që të dy janë nga e njëjta nënë dhe kanë lindur në një kohë. Kështu ndodh edhe me njerëzit.


* E pyetën një herë Harilaun nipin e Likurgut se si ishte e mundur që xhaxhai i tij kishte bërë pak ligje.
- Sepse, - u përgjigj Harilau, - një popull që flet pak, nuk ka nevojë për shumë ligje.


* Meqenëse zakonet spartane qenë krijim i Likurgut po sjellim disa aspekte nga jeta e institucioneve të këtij qyteti. Një nga institucionet e Likurgut përshkroi ushqimet në përgjithësi. Si gjellë kombëtare ishte i famshmi lëng i zi për të cilin është folur shumë.
Mbreti i Pontit donte ta shijonte këtë lëng dhe bleu nga një kuzhinier spartan. Një spartan që ishte aty pranë i tha:
- Zotni në këtë gjellën tuaj mungon diçka që i jep shije.
- E cila është kjo i tha mbreti?
- Është ajo që para se të hash duhet të bësh një banjë në Eurota. Kjo do të thoshte se vetëm në Spartë dhe në mjedisin e spartanëve është i pëlqyeshëm ky ushgim.


* Një i huaj e pyeti një spartan në se kishte rrezik të kaloje nëpër Spartë.
- Ka rrezik, - i tha spartani - vetëm për luanët, kurse lepujt e kanë çerdhen e tyre në portat tona.


* Një nënë spartane, kur i biri i tregoi për vdekjen heroike të vëllait, i tha:
- Përse nuk e shoqërove edhe ti?

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:23
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

DIOGJENI nga Sinapi, filozof i shquar grek që jetoi në shek. IV p.e.r.

* E pyetën Diogjenin se cila ishte koha më e mirë për të ngrënë.
- Në qoftë se je i varfër, ha kur të mundesh, - u përgjigj ai, - kurse po të jesh i pasur ha kur të duash.

* Diogjeni pa një të ri që u skuq nga turpi.
- Mos ki frikë djalë, - i tha, - kjo është ngjyra e virtytit.
Diogjenin e qortuan sepse duke qenë i paditur ngatërrohej me filozofi.
- Ngatërrohem pikërisht sepse dua të mësoj, - u përgjigj Diogjeni.

* Diogjenin e kapën piratët dhe si të gjithë skllevërit e tjerë e nxorën në treg për ta shitur.
- Çfarë di të bësh? - e pyetën.
Të komandoj njerëzit, - u përgjigj filozofi. Pastaj iu drejtua atij që i binte trumpetës, duke e urdhëruar se në vend të formulës së zakonshme. "Kush do të blejë një skllav? - të thoshte me zë të lartë:
- Kush do të blejë pronarin e tij?"

* Diogjeni admironte shumë një harpist me duar tepër të shkathta, por e urrente shumë për karakterin e tij të dobët. Kur e pyetën se pse ushqente gjithë atë admirim u përgjigj:
- Sepse, duke pasur në duar gjithë atë shkathtësi për të vepruar, është bërë harpist në vend të bëhej vjedhës.

* Dikush e pyeti Diogjenin nëse kishte shumë njerëz në Lojërat Olimpike. - Kishte shumë shikues dhe pak njerëz - u përgjigj filozofi.

* E pyetën Diogjenin:
-Më thoni si mund të hakmerrem me armiqtë e mi?
-Duke u bërë njeri më i virtytshëm se ata, - u përgjigj filozofi.

* I thanë Diogjenit një ditë:
- Lum Kalisteni që jeton në oborrin e Aleksandrit dhe merr pjesë në bankete madhështore.
- Përkundrazi, - u përgjigj Diogjeni, - duhet vuajtur fati i Kalistenit, që duhet të hajë, vetëm kur ka dëshirë Aleksandri.

* E gjetën njëherë Diogjenin me duar të shtrira përpara një statuje, sikur i kërkonte lëmoshë. E pyetën përse e bënte atë veprim.
- I kërkoj lëmoshë një objekti që nuk mund të më flasë, kështu do të mësohem të mos fyhem kur të më refuzojnë ata që flasin.


* E pyetën Diogjenin se si duhej sjellë ndaj të fuqishmëve.
-Duke qëndruar si ndaj zjarrit, - u përgjigj Diogjeni, - jo shumë larg dhe jo shumë afër.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 10:25
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:23 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerëzimi > Personazhe te Shquara

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.