Klodel
.
Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Historia e institucioneve të vendeve të huaja
Krijimi i shtetit të Athinës në Greqinë e Lashtë , organizimi i demokracisë skllavopronare në Athinë
Formimi i institucioneve politiko-juridike të Athinës së lashtë ka kaluar një proces relativisht të gjatë, i cili i ka fillimet qysh në të ashtuquajturën periudhë homeriane, dhe përfundon rreth shekujve VII-VI p.e.s. Ky proces është ndoshta pasqyra më e qartë e krijimit të shtetit si rezultat i shthurrjes, rënies, zëvendësimit ose përshtatjes së organeve të vjetra të rendit fisnor me organet e reja shtetërore për shkak të zhvillimeve me karakter ekonomik e shoqëror.
Vendin e parë e zënë reformat e heroit legjendar Teze, i cili më tepër sesa një njeri i zakonshëm është një figurë mitologjike, një hyjni. Në kohën e tij u arrit bashkimi i tribuve me qendër Athinën ( Sinoikizma). Kështu u bë e mundur që në Athinë të krijohej një administratë qendrore, e cila do të luante një pjesë të funksioneve që kishin qenë kompetencë e tribuve të veçanta.
Deri atëhere njihej ndarja në fise, fratëri dhe tribu. Tezeu bëri një ndarje të re në bazë të pasurisë. Ai e ndau popullsinë në tre grupe: Eupatridë ( fisnikë), Jeomorë ( bujq) dhe Demijurgë ( zejtarë ). Vetëm fisnikët kishin të drejtë të merrnin nëpunësira.
Hap të mëtejshëm në formimin e shtetit shënon rënia e pushtetit të Basileusit. Basileu, një organ i demokracisë fisnore u bë i padëshirueshëm për aristokratët, kur këta të fundit forcuan pozitat e tyre. Tashmë, u krijua një detyrë e re, ajo e Arhontëve. Fillimisht arhontët zgjidheshin për gjithë jetën, pastaj nga mesi i shekullit VIII p.e.s. kjo detyrë u kufizua në 10 vjet dhe nga viti 683 p.e.s. filluan të zjgidheshin për çdo vit 9 arhontë.
I rëndësishëm në procesin e formimit të institucioneve shtetërore ishte zëvendësimi i Këshillit të Pleqësisë së Tribusë me Aeropagun, i cili përbëhej nga përfaqësues të familjeve fisnike. Aeropagu zgjidhej nga ish-arhontët, ndërkohë që ai vetë zgjidhte arhontët. Disa kohë më vonë i gjithë vendi u nda në qarqe të vogla territoriale që quheshin NEUKRARI, çdonjëra prej të cilave ishte e detyruar të jepte një anije për flotën. Në krye të çdo qarku qëndronte Pritani i Neukrakisë. Në këtë mënyrë ndarja e vjetër e popullsisë në bazë të gjakut ia la vendin ndarjes së saj në bazë të territorit.
Në vitin 621 p.e.s në Athinë u shfaq për herë të parë e drejta e shkruar që përfaqësohej nga ligjet e Drakonit.
Zhvillimi i mëtejshëm i zejtarisë dhe tregtisë e rrënoi përfundimisht rendin e komunitetit primitiv. Një numër i madh fshatarësh të lirë ranë në pozitën e personave që ishin të detyruar t’i jepnin 5/6 e të korrave pronarit të tokës së marë me qira. Duke mos qenë në gjendje të paguanin debitorët u detyruan të shesin fëmijët e tyre në skllavëri ose të shiteshin vetë.
Në shekullin IV p.e.s shpërtheu një lëvizje e madhe kundër aristokratëve të fiseve. Në qytet u forcuan qarqet tregtare dhe industriale: pronarët e punishteve, të anijeve, fajdexhinjtë që formonin klasën e skllavorponarëve mënjanuan parësinë e fiseve dhe morën pushtetin në duart e tyre. Në këto rrethana doli në skenën politike Soloni, që në vitin 594 p.e.s pasi u zgjodh arhont u vesh me një pushtet të jashtëzakonshëm dhe zbatoi një sërë reformash. Ai shpalli të ashtuquajturën SISAHFI : u anulluan të gjitha borxhet, u ndaluan huatë që çonin në humbjen e lirisë personale të debitorit në rast mospagimi të borxheve. Të gjithë personat që kishin skllavëri ndaj kreditorëve u çliruan kundrejt pagesës nga ana e shtetit dhe u kthyen në atdhe. Gjithashtu Soloni i ndau të gjithë qytetarët në katër kategori sipas pasurisë së tyre. Në kategorinë e parë hynin ata që kishin 500 medimna grurë të ardhura në vit ose një sasi korresponduese produktesh të tjera, në kategorinë e dytë hynin ata që merrnin 300 medimna të ardhura në vit ( kalorësit) në të tretën ata që merrnin jo më pak se 200 medimna të ardhura në vit ( zeogjitët). Të gjithë qytetarët e tjerë hynin në kategorinë e katërt ( thetët). Vetëm qytetarët e tre kaegorive të para mund të merrnin detyra shetërore ndërsa ata të katërt mund të merrnin pjesë vetëm në kuvendin popullor.
Soloni krijoi një organ të ri të adminsitratës shtetërore, Këshillin e të katërqindve, që zgjidhej çdo vit nga qytetarët e tre kategorive të para, nga 100 njerëz për çdo tribun. Ky ishte një lëshim për parinë e fiseve. Ai krijoi gjithashtu gjyqin e jurisë Jelienë, anëtarë të të cilit ishin qytetarët e të katër kategorive.
Por Soloni ruajti gjithashtu ndarjen e vjetër të shoqërisë athinase në tribu dhe file, ndarje që e kishte origjinën në organizimin fisnor.
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|