Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Ku te Peshtyjme?
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
eko
Anetar i ri

Regjistruar: 03/11/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 18

Post

Ku te Peshtyjme?

Pershendetje te nderuar Forumiste.
Me poshte po ju sjell nje shkrim qe me ka lene shume mbresa. Nuk dua qe kjo teme te ndeze qendrime politike kundreft forcave te caktuara politike. Do desha vetem te dija a duhet te peshtyjme edhe dhe nqs po, ku?

__________________________________________________
__________________________________________________
____________________

Faqe 6 - Koment
17Nentor 2003

Kundër rrymës

Ku të pështysh?

Edmond Tupja

Dikur, kur isha fëmijë e sapo kisha nisur të lexoja, më bënte përshtypje një pllakë e shtruar në njërën nga rrugët kryesore të Tiranës; në një sfond bojërozë, mund të lexoje me shkronja të dukshme blu: “Mos pështyni përtokë!”. Kur me një shok fëmijërie (aq të prapë saqë në mëhallë të gjithë e thërrisnin me nofkën Tersi i Pojanit) na qëllonte të kalonim pranë pllakës në fjalë, ai pështynte pikërisht mbi të, ndërsa unë skuqesha nga turpi, ndonëse, përbrenda, e kisha zili shokun tim për nishanin që kishte. Sot, pas gati gjysmë shekulli, gjërat dhe njerëzit kanë ndryshuar tmerrësisht, për mirë e për keq njëherazi: pështyhet kudo, sidomos atje ku s’duhet, atëherë kur s’duhet, jo aq sepse pllaka e trëndafiltë është zhdukur pa lënë gjurmë, sesa ngaqë kështu kanë ardhur punët...

... Ç’është vërteta, dikush, jo pa të drejtë, mund t’i justifikojë ata që, edhe pse me edukatë, shtrëngohen të pështyjnë përtokë: gazrat e tymrat e makinave, pluhuri nga ndërtimet e shumta, plehrat e hedhura sa andej-këndej, e që shpesh digjen në mes të ditës, krupa që u ngjall atyre kjo apo ajo fytyrë, ky apo ai grupfytyrash etj., etj., bëjnë që njerëzit të vazhdojnë të pështyjnë përtokë. Ç’është e vërteta, ku mund të pështyjnë? Ato pjatëzat e dikurshme, të mbuluara me kapak si hinkë e shtrirë dhe me një vrimë në mes, që quheshin “pështymore”, janë zhdukur nga qarkullimi, madje edhe në të hyrë apo në të dalë të kabineteve të dentistëve nuk të zë syri për be asnjë të tillë. Pra, më thoni, ku të pështyjë i shkreti njeri, edhe, siç sapo e thashë, kur është i qytetëruar nga maja e kokës te maja e gishtërinjve?

Këto mendime po bluaja me mullirin e mendjes një ditë të zhurmshme, të pluhurosur e të neveritshme zgjedhjesh vendore, kur emrin (që më figuronte tashmë në listat paraprake) ma kishin zhdukur nga listat përfundimtare, teksa ndieja pluhurin dhe zemëratën të më kërciste mes dhëmbëve. Ku të pështysh? Sigurisht që asgjëkundi. Këtë përgjigje e imponon edukata qytetare. Por le ta këqyrim këtë dukuri në stilin shekspirian: “Të pështysh apo të mos pështysh, kjo është çështja”. Sinqerisht, unë mendoj se duhet pështyrë: së pari, për të eliminuar një pjesë të faktorëve ndotës (e rrjedhimisht kancerogjenë në pjesën më të madhe të tyre) që qarkullojnë në ajrin e qelbur të Tiranës; së dyti, për të shkarkuar inatin tonë të ligjshëm ndaj atyre që na qeverisin qenërisht, duke na futur gjemba në shpirt pa u hyrë atyre vetë gjemb në këmbë. Po ku, ku të pështyjmë për t’i arritur këto dy qëllime pa shkelur gjithsesi rregullat e edukatës që nuk e lejojnë një gjë të tillë?... Kërkoja dëshpërimisht një përgjigje dhe, në çastin kur po gatitesha të hiqja dorë nga orvatjet e mia të pasuksesshme në këtë drejtim, befas, në drejtim të kundërt m’u shfaq... Tersi i Pojanit, shoku im i fëmijërisë, që kthehej pas një mërgimi të gjatë nga Amerika. U përqafuam, u futëm në një bar-restorant, porositëm nga një gotë verë e bëmë goxha muhabet. Pastaj, duke përfituar nga një çast heshtjeje, unë i fola për dilemën time shekspiriane, “To spit or not to spit that is the question”; i fola për të sepse miku im, dikur, kishte qenë një snajper i vërtetë për të goditur në shenjë me pështymë. Ai po mendohej për të gjetur një përgjigje të denjë, kur vështrimi i ngeci rastësisht tek televizori i lokalit: ishte ora e lajmeve dhe fytyra e grupfytyrash politikanësh, qeveritarësh, shtetarësh e partiakësh të lartë nisën të parakalonin, shpesh të paturpshme, cinike, madje edhe agresive, para syve tanë. Papritmas, Tersi i Pojanit ia plasi një të qeshure shpërthyese, i dha trupit prapa, zgjati kokën dhe nxori në orbitë një goxha raketë të lëngshme nga goja e tij si shpellë. Në momentin kur raketa kulloi mbi ekranin e vogël, duke freskuar ca fytyra tejet të njohura të politikës shqiptare, ai sokëlliu: “Ja ku të pështysh, miku im i edukuar!”. Por, me t’i shqiptuar këto fjalë, shtangu në vend kur pa se banakieri, një alamet burri me pamje mundësi të pamëshirshëm, iu turr aty për aty. Pandeha se do të plaste grushti dhe u ngrita për t’i dalë përpara, por tjetri, qetë-qetë, më bëri shenjë të ulesha dhe, duke iu drejtuar gjithë mirësjellje Tersit të Pojanit, i tha me zë të lartë që ta dëgjonin të tjerët: “Mos zotëri, mos ashtu, se e bëre pis pështymën tënde me ato farë fytyrash!”.

© 2003 Gazeta Panorama

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Nëntor 2003 11:40
eko nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eko Kliko këtu për të kontaktuar me eko (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: eko Shto eko në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eko në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Pershendetje

Pergjigje me te mire se nga goja e "tersit te Pojanit" per kete shkrim, une
nuk do te kisha. Dhe me te vertete nje shkrim jo vetem interesant por edhe shume domethenes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Nëntor 2003 17:13
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_pafajshem Kliko këtu për të kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_pafajshem në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Gjerat kane ndryshuar sot. Njerezit duhet ta mbajne peshtymen edhe te peshtyjne neper koshet e plehrave, neper fytyrat e kanidateve per deputete, neper fazoleta dhe neper ekranet e televizoreve kur dalin minstrat e qeverive te sukseshme. Njehere nje shoku im peshtyu ne rruge dhe une u skuqa nga turpi asaj rruge i thenshin se ishte arna-arna, po ai me mire te kishte peshtyre ne fytyren e ndonje polici sesa ne rruge. Boll plehra ka ne rruget tona...

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Dhjetor 2003 01:41
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Ku te Peshtyjme?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.