Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie
Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40
|
ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une!
Njehere e njekohe, isha femije, dhe dija vetem te luaja e qeshja pa shkak apo llogjike! Aq me teper, nuk dija se çfare do te thonte fjala dashuri! Rritesha dalengadale, dhe boten e nenshtroja me kilometra ne dite, dhe mendoja qe llogjika ime ishte e forte dhe dashuria, tashme, ishte nje koncept i njohur, i lexuar dhe i degjuar, si nje nga tematikat me te bujeshme te kronikave sociale! Por, isha akoma i ri te ndjeja mbi lekuren time vulen e forte qe dashuria shtampon! Po, dashuria eshte si ai kali i eger, i terbuar, i cili nuk e le kaloresin ta mbizoteroje; por, vjen nje moment dhe i nenshtrohet, zbutet, behet besnik dhe frutprures! Ne te njejten menyre, edhe dashuria po linte shenja mbi lekuren e zemres dhe trupit tim, tashme i pergjakur nga dhimbjet, qe dashuria sillte! Mendoj qe kesaj bote, tashme, nuk i mungon asgje:leke, sherbime, kushte jetese, avione, anije kozmike, ilaçe magjike e shpejt edhe fotokopjet e para humane(klonimi), por, prape se prape, nje ilaç per te qetesuar mendjet dhe zemrat qe vuajne nga dashuria, akoma nuk po e zgjedhin! Njerezit jane bere si te çmendur: meshkuj dhe femra hapin syte gjitheandej per te gjetur dashurine perreth tyre, vuajne shume, e shpesh arrijne edhe ne ekstremis per te! Une? Hmmmm, nuk jam nje engjell, nuk arrij ta mohoj dot qe edhe mua, dashuria arriti te me ndeze e skuqe fijet nervore qe lidhin mendjen me trupin vepues timin, dhe po behej nje osesion qe po ndryshonte o maskonte ngjyrat reale te jetes qe me rrethon, duke ma bere me pak te bukur, me pak interesante, ose siç e quajne psikologet, jete pesimiste dhe pa interesa! Dhe mendo, e tera kjo, per faj te dashurise qe sa here e uleroja emrin e saj, aq me e heshtur behej!!! Dhe une, qe mendoj qe jam nje njeri me ideale, qe i besoj nje ndjenje te paster, reale e pa interesa, jam shume mosbesues ndaj shume ererave plot ngjyra qe çdo dite me perplaseshin e me shfaqeshin si dashuri, por qe zemra e regjur, nuk vononte t'i skartonte per aromen komplet fallco qe leshonin ,qe keto erera dashurie me shfaqnin perpara! Dhe zemra vuante akoma me shume! Nje dite pashe nje film! Nje film shume famoz, i bere nga kulla e kinematografise, ne te cilin permblidheshim me mijera histori reale, qe Hollivudi, i perjetoi me titullin: Ka poste per ty! Me dukej film idiot, pasi me fliste per nje zone, te cilen une nuk e njihja mire, per te cilen sapo kisha degjuar: interneti, posta e-mail, video-biseda, pra, nje egzistence virtuale, fallco, e krijuar nga qenie reale, milona persona te mbare botes! Kureshtja me terhoqi koke e kembe, me beri te studioja, ta ndjeja kete realitet virtual, e qe ne te, do njihja mbase nje dite dashurine; e tere puna pastaj, do ishte ta nxirrja nga virtualiteti ne reale! Ishte nje plan qorr, por qe me dha edhe nje emer virtual: Mendimtari germues! Shume me pyesnin;pse e kam kete nofke? E shume mendonin qe "mendoja se si te germoja" te rejat e infot nga xhungla e internetit!!! Por, jo, une, thjesht po germoja ne nje bote plot me persona reale, ku mrekullia dhe deshperimi kane te njejten fytyre dhe ere, po germoja dashurine qe nuk arrita ta gjeja ne personat perreth meje ne jeten reale! Nuk eshte magji te duash dike, jane thjesht ca kode magjike te te folurit, eshte nje planet, me mua dhe ate, e ne flasim! Flas une e flet ajo, dhe diçka duhet te na terheqe, te na dridhe ndjenjat, kureshtjen e te na pergatise te dalim nga ai planet virtual, te dalim ne jete reale! Dashuria ,ky emer tashme, eshte ilaç per mua, dhe une, jam perseri ai femija plot lumturi e energji, por me dashuri, te teren per mua, te cilen e ndjej dhe do ta mbaj e mbroj deri sa fija e fundit e frymes te pershkoje fytin tim, dhe zemra te beje rrahjen e fundit! Ja pra se çfare eshte dashuria, arritja e idealit, dhe dedikimi i jetes teresisht ne rritjen dhe lulezimin e sa te kem jete te saj!
__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|