Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Renia e Mitit te Narcizit!?
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Renia e Mitit te Narcizit!?

Rënia e mitit të Narcizit Erald Gibbs

Në kapitullin e 4 të librit “Instrumentat e Komunikimit” që titullohet “Për mekanizmat” (Narcizi si narkozë), McLuhan hedh poshtë domethënien e vjetër të mitit të Narcizit duke i dhënë atij një domethënie të re të lidhur ngushtë me një aspekt të përvojës njerëzore .
Siç thotë McLuhan narcosis vjen nga gregjishtja dhe do të thotë mpirje , topitje . Këtu fillon edhe argumenti logjik që shtron McLuhan . Narcizi i ri e ngatërroi shëmbëlltyrën e tij për atë të një personi tjetër. Kjo lidhet me zgjatimin e vetvetes me anë të pasqyrës që solli një mpirje të perceptimit deri në atë masë sa u shndërrua në një servomekanizëm i shëmbëlltyrës së zgjatuar.
Narcizi i ishte përshtatur zgjatimit të vetvetes duke u shndërruar kësisoj në një qark të mbyllur. Pra domethënia e këtij miti sipas McLuhanit është se qëniet njerëzore ndjehen të magjepsura para çdo zgjatimi të vetvetes , të riprodhuar me çfarëdo materiali tjetër , mjafton që të mos jetë vetja .
Pra miti i Narcizit s’ka të bëjë fare me idenë se ai ra në dashuri me diçka që e pandehu si veten e vet . Natyrisht që ai do të qe ndjerë krejt ndryshe sikur ta dinte që ajo shëmbëlltyrë që shihte s’qe gjë tjetër veçse një zgjatim apo përsëritje e atij vetë . Fakti që prej kohësh ne e interpretojmë historinë e Narcizit si historinë e një njeriu që bie në dashuri me veten , meqë pandeh se pasqyrimi që shihte ishte ai vetë , ka mundësi të jetë një dëshmi e paragjykimeve që karakterizon kulturën tonë , intensivisht teknologjike dhe narkotike.
Studiues të mjekësisë si Hans Seyle dhe Adolphe Jonas e përforcojnë idenë e McLuhanit kur argumentojnë se çdo zgjatim i vetvetes , si kur jemi të sëmurë dhe kur jemi të shëndetshëm , s’janë veçse përpjekje për të ruajtur ekuilibrin . Ata e shohin çdo zgjatim si një vetamputim dhe thonë se trupi e përdor aftësinë apo strategjinë e vetamputimit atëherë kur aftësitë e tij perceptuese s’arrijnë dot të zbulojnë apo të shmangin shkakun e irritimit . Me fjalë të tjera gjatë tensionit fizik që vjen si pasojë e çdo ngacmimi apo stimuli të tepërt sistemi nervor qendror për t’u vetëmbrojtur reagon duke zbatuar një strategji vetamputimi apo duke izoluar organin , shqisën ose funksionin e prekur .
Shëmbëlltyra e Narcizit përbën një lloj vetamputimi apo zgjatim që ndodh si rezultat i një trysnie irrituese që ushtrohet ndaj tij . Si i tillë ai prodhon një mpirje të përgjithshme ose një shok që nuk të lë të njohësh gjërat ashtu siç janë . Shoku shkakton një mpirje të përgjithshme ose rrit vështirësitë e çdo lloj perceptimi . Viktima duket sikur ka fituar imunitet ndaj dhimbjes ose ndjenjave .
Këtë domethënie të re të mitit të Narcizit McLuhan e përdor për të analizuar efektet që patën te njeriu media të tilla si radio , televizioni apo kinemaja , madje edhe paraja , e cila me shfaqjen e saj rriti trysninë e ngarkesës dhe përshpejtimin e shkëmbimeve të mallrave . Kjo çoi në shpikjen e rrotës si një zgjatim i këmbëve , që qe shkak i drejtpërdrejtë i trysnisë dhe përshpejtimit të shkëmbimeve si pasojë e shfaqjes së parave dhe shkrimit .
McLuhan kundërshton gjithashtu dhe Paul Lazersfeld në lidhje më natyrën dhe efektet e radios . Ai shprehet se injoranca e profesor Lazersfeld për këto >ështje nuk përbën një të metë të tij personale , por një paaftësi tejet të përhapur .

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 17:34
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

*******Narcizi i ishte përshtatur zgjatimit të vetvetes duke u shndërruar kësisoj në një qark të mbyllur. Pra domethënia e këtij miti sipas McLuhanit është se qëniet njerëzore ndjehen të magjepsura para çdo zgjatimi të vetvetes , të riprodhuar me çfarëdo materiali tjetër , mjafton që të mos jetë vetja .
Pra miti i Narcizit s’ka të bëjë fare me idenë se ai ra në dashuri me diçka që e pandehu si veten e vet . Natyrisht që ai do të qe ndjerë krejt ndryshe sikur ta dinte që ajo shëmbëlltyrë që shihte s’qe gjë tjetër veçse një zgjatim apo përsëritje e atij vetë . Fakti që prej kohësh ne e interpretojmë historinë e Narcizit si historinë e një njeriu që bie në dashuri me veten , meqë pandeh se pasqyrimi që shihte ishte ai vetë , ka mundësi të jetë një dëshmi e paragjykimeve që karakterizon kulturën tonë , intensivisht teknologjike dhe narkotike.*****


Jo keq si paragjykim ..kurse un mendoj kete ne lidhje me Narcizmin..

Narcisismi eshte nje difekt psikologjik serioz dhe ne kohet e tanishme mund ta quaj si virus ( ktu psh ka plot te tille) ..njeriu nuk shef me nga syte..mendje madhesia e ben qe te mos shohi larg hundes se tij.. jane njerez qe spranojne kritika madje ,madje dhe tte ofendojne duke i dhen te drejt vetem vetes se tyre.

Fatkeqesi po ja qe ndodhin..!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:08
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Jo keq si paragjykim ..kurse un mendoj kete ne lidhje me Narcizmin..

Narcisismi eshte nje difekt psikologjik serioz dhe ne kohet e tanishme mund ta quaj si virus ( ktu psh ka plot te tille) ..njeriu nuk shef me nga syte..mendje madhesia e ben qe te mos shohi larg hundes se tij.. jane njerez qe spranojne kritika madje ,madje dhe tte ofendojne duke i dhen te drejt vetem vetes se tyre.

Fatkeqesi po ja qe ndodhin..! [/B][/QUOTE] Keta njerez fakteqesisht qe permendet juve, sot permbejne mese shumicen e popullsise dhe deshmojne qarte qe shoqeria shqiptare vuan nga semundje psikopatologjike te shumengjyrshme do te thoja....Njerezit jane ne kufijte e paranojes vetem flasin flasin flasin mjaftojne te bejne zhurme dhe e quajne veten fitimtare. te gjitha debatet televizive apo dhe rrugore kane ne baze sulmin moral ndaj kunderhstarit duke i vene atij ne dukje defektet e tij biologjike duke u marre me pamjen emrin apo mbiemri duke perjashtuar cdo lloj racinaliteti ne stuhine e pallavrave qe leshojne ))

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:13
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs
Jo keq si paragjykim ..kurse un mendoj kete ne lidhje me Narcizmin..

Narcisismi eshte nje difekt psikologjik serioz dhe ne kohet e tanishme mund ta quaj si virus ( ktu psh ka plot te tille) ..njeriu nuk shef me nga syte..mendje madhesia e ben qe te mos shohi larg hundes se tij.. jane njerez qe spranojne kritika madje ,madje dhe tte ofendojne duke i dhen te drejt vetem vetes se tyre.

Fatkeqesi po ja qe ndodhin..!

Keta njerez fakteqesisht qe permendet juve, sot permbejne mese shumicen e popullsise dhe deshmojne qarte qe shoqeria shqiptare vuan nga semundje psikopatologjike te shumengjyrshme do te thoja....Njerezit jane ne kufijte e paranojes vetem flasin flasin flasin mjaftojne te bejne zhurme dhe e quajne veten fitimtare. te gjitha debatet televizive apo dhe rrugore kane ne baze sulmin moral ndaj kunderhstarit duke i vene atij ne dukje defektet e tij biologjike duke u marre me pamjen emrin apo mbiemri duke perjashtuar cdo lloj racinaliteti ne stuhine e pallavrave qe leshojne )) [/B][/QUOTE]



.....edhe duke mos pare veten ne pasqyre ...sido qe t'jet e thyer ..prape pasqyron dicka !!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:18
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Keta njerez fakteqesisht qe permendet juve, sot permbejne mese shumicen e popullsise dhe deshmojne qarte qe shoqeria shqiptare vuan nga semundje psikopatologjike te shumengjyrshme do te thoja....Njerezit jane ne kufijte e paranojes vetem flasin flasin flasin mjaftojne te bejne zhurme dhe e quajne veten fitimtare. te gjitha debatet televizive apo dhe rrugore kane ne baze sulmin moral ndaj kunderhstarit duke i vene atij ne dukje defektet e tij biologjike duke u marre me pamjen emrin apo mbiemri duke perjashtuar cdo lloj racinaliteti ne stuhine e pallavrave qe leshojne ))




.....edhe duke mos pare veten ne pasqyre ...sido qe t'jet e thyer ..prape pasqyron dicka !! [/B][/QUOTE]
po po por kujt it thuash P

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:23
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs




.....edhe duke mos pare veten ne pasqyre ...sido qe t'jet e thyer ..prape pasqyron dicka !!


po po por kujt it thuash P [/B][/QUOTE]


Jeto, provo, meso dhe ndrysho (nese duhet sigurisht )

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:25
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

po po por kujt it thuash P




Jeto, provo, meso dhe ndrysho (nese duhet sigurisht )

[/B][/QUOTE]
ke te drejte por kur e para eshte paksa e pamundur ketu imagjino te trejat qe vijne prapa

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:28
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs



Jeto, provo, meso dhe ndrysho (nese duhet sigurisht )



ke te drejte por kur e para eshte paksa e pamundur ketu imagjino te trejat qe vijne prapa [/B][/QUOTE]


Akoma me mosbesime ti?

Njeriu arrin cdo gje nese ka inisiative

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:48
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

ke te drejte por kur e para eshte paksa e pamundur ketu imagjino te trejat qe vijne prapa




Akoma me mosbesime ti?

Njeriu arrin cdo gje nese ka inisiative [/B][/QUOTE]
pikerisht por jo brenda disa minutave duhet pak kohe

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:52
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs



Akoma me mosbesime ti?

Njeriu arrin cdo gje nese ka inisiative


pikerisht por jo brenda disa minutave duhet pak kohe [/B][/QUOTE]



Ne fakt duhet nje jete

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Dhjetor 2010 18:58
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Renia e Mitit te Narcizit!?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.