arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Shqiptarët, vrasës me pagesë të Kamorras
Hetuesit italianë dorëzojnë në prokurori dosjen me emrat e grupit kriminal napoletan
Shqiptarë në Itali, pjesë e bandave famëkëqija, janë rekrutuar si vrasës me pagesë. Dyshimi vjen nga Prokuroria e Antimafies Italiane, ku disa krerë të saj kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda. Dyshohet se individë kriminalë shqiptarë janë të implikuar në grupin e "Kamorra"-s. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore. Sipas saj, hetuesit italianë kanë sjellë në prokurori një dosje voluminoze ku përfshihen disa individë, të cilët janë "eksportuar" nga Shqipëria në Napoli. Burimet tregojnë se dosja po përkthehet dhe më pas do të verifikohet. Nëse ka elementë të veprës penale, atëherë do të fillojë procedimi penal, ndërsa priten ndalime të të dyshuarve, që fshihen në vendin tonë. Antimafia Italiane dyshon se "Kamorra" ka vrarë rreth 3600 njerëz që nga krijimi i saj. Disa zona periferike të qytetit të Napolit, janë fortesa të mafies dhe atje policia nuk guxon të hyjë. "Kamorra", në fakt, ka një rrjet të sajin social, ndërsa në vitet e fundit dhjetëra shqiptarë janë rekrutuar, në rolin e ekzekutorëve me pagesë të rivalëve. Grupi mësohet se u ofron punë të llojeve të ndryshme të rinjve të papunë, shumica të lidhura me kontrabandë cigaresh, drogash apo edhe i nxit ata të kryejnë krime të vogla. Edhe gratë janë pjesë e kësaj strukture të fuqishme, e të fshehtë. Në pjesën më të madhe, "Kamorra" merr fuqi nga droga, mbi të gjitha nga heroina dhe kokaina. Por, është dhuna ajo që së fundmi ka pushtuar qytetin. Vrasjet mes klaneve rivale, janë gjithnjë e më të shpeshta në Napoli dhe jo rrallëherë, viktima të tyre kanë mbetur edhe të pafajshëm. Gjatë viteve ‘90, qyteti u duk sikur u pastrua disi, por mafia është ringjallur dhe qyteti është përfshirë sot nga kaosi. Një pjesë e mirë e anëtarëve të bandës janë shqiptarë, të cilët kanë emigruar pas viteve ‘90. Në qytet, sipas mediave lokale, janë të përditshme rrëmbimet e vjedhjet nëpër rrugë, si edhe vrasjet. Në vitet ‘92-‘98, në Napoli ishin dërguar 150 mijë ushtarë. Grupi "Kamorra" ka vënë në lëvizje edhe qeverinë italiane. Kryeministri i Italisë po shqyrton mundësinë e dërgimit të ushtrisë për të rivendosur rendin në Napoli, ku krimi u ka marrë jetën dhjetëra personave muajt e fundit. Duket se vendi ynë është "aleati" më i fuqishëm i "Kamorras", ku përveç furnizimit me drogë, anëtarët shqiptarë shërbejnë si vrasës me pagesë. Në disa raste, grupi famëkeq u lejon territore shqiptarëve për shfrytëzim prostitucioni, në këmbim të drogës dhe armëve.
Lexoni pak artikullin e mesiperm te marre nga Gazeta Shqiptare (pa autor).
Nuk kam as durim as nerva ta analizoj pike per pike (evidenzova vetem ndonje gje me te kuqe per ata qe njohin realitetin italian/kamorresk) pavertetesine/papergjegjesine e nje pacavurreje te tille gazetareske por me vjen keq qe kjo verteton qe ne shqiptaret jemi te keqijte e vetvetes.
Ne qahemi per Italia1 dhe Mediaset-in, por cfare presim nga ata kur VETE NE SHQIPTARET botojme artikuj te tille disinformues ne gazetat tona.
Te arrish te pohosh qe ne shqiptaret jemi "aleatet" me te fuqishem te Camorra-s do te thote qe gazetari ne fjale as qe e ka idene se cfare eshte Camorra dhe cfare jane INTERESAT e Camorres.
Asnjehere ne Itali nuk kam degjuar ne lajme qe ndonje italian neper bote (dhe jane 50 milion) ka vjedhur ndonje vile, vetem tek televizionet tona i shef keto gjera. Ose nuk ka ne bote ndonje italian qe vjedh vila, ose TV italiane me te drejte nuk i japin keto lajme absurde (cfare u intereson italianeve se ndonje bashatdhetar i tyre ka bere "stonzo-n" ne ndonje vend tjeter te botes), ose TV shqiptare jane cmendur (nga pikpamja gazetareske).
Ne fund te fundit kur tek ne deputetet e opozites votojne ministrat e qeverise, c'pret nga te tjeret???!!!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|