Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Toka , Natyra dhe Mjedisi. > Pyjet shqiptare dhe mbrojtja e tyre
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Pyjet shqiptare dhe mbrojtja e tyre

Pyjet nje nga pasurite me te medha te Shqiperise duken te jene lene ne meshire te fatit    ... megjithese kane policine e tyre e drejtorite e shumta neper terrenet perkatese kjo  nuk i ka mbrojtur aq sa duhet nga keqberesit, e abuzivet .

 

Sipėrfaqja e pėrgjithshme e pyjeve ėshtė 104 milion ha; 45.4% e gjėndjes ekzistuese janė pyje tė larta; 29.75% pyje tė rralla dhe 24.9% pyje shkurre, tė dyja sėbashku shėrbejnė praktikisht si dru pėr zjarr dhe pėr djegje qymyri.

Prerja e drurėve tė pyjeve shkurre pėr prodhimin e qymyrit ėshtė 3 deri 4 herė mė e lartė se rritja e tyre natyrore. 87.3% e pyjeve dhe tokave tė drurėve janė pyje tė shfrytėzueshme nga shteti. 


Nė vitin 1991, çmimet e lendes drusore pėr ndėrtim u liberalizuan duke u ndjekur nga njė rritje shumė e shpejtė e çmimeve (nga 400 ne 5005 nė vitin1992). Paraqitja e çmimit tė ekonomisė sė tregut ka patur njė efekt tė menjėhershėm dhe pėr pasojė presioni mbi pyjet ėshtė rritur qėkurse fitimi pėrcakton nivelin e pagės nė kėtė ndėrmarrje.

 Shpyllėzimi ėshtė problemi mė i madh mjedisor nė Shqipėri, duke kėrcėnuar jo vetėm burimet pyjore tė vendit dhe ekosistemet pyjore, por duke shkaktuar gjithashtu degradimin gjeologjik, si njė nga shkaqet kryesore tė erozionit tė humusit. Eshtė vlerėsuar se 21% e pyjeve tė vendit janė ndikuar nga njė shpyllėzim i menjėhershėm me njė densitet kurore tė ulėt 0.4.



Situata ėshtė kritike nė 31% tė pyjeve tė tjera (me densitet kurore 0.5-0.6). Ritmi vjetor i rritjes nė pyjet e shfrytėzueshme ėshtė 1.8%, e cila ėshtė 2 herė e gjysėm mė i ulėt se mesatarja Evropiane. Situata fitosanitare nė pyje ėshtė gjithashtu serioze. Sipas burimeve tė Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve dhe Kullotave, janė afėrsisht 100 mijė ha pyje, tė cilat tregojnė shkallė tė ndryshme infeksioni ose dėmtimesh pėr shkak tė intensitetit dhe sėmundjeve fungale. Njė nga kėrcėnimet serioze tė pyjeve Shqiptare, e cila kėrkon njė kunderveprim tė shpejtė, eshte zhveshja e lėvores.


Shqipėria ka ende 60% tė popullsisė sė saj qė jeton nė zonat rurale, te cilat pėrdorin 407 mijė ha tokė livadh dhe 500 mijė ha pyje pėr kullotjen, kryesisht tė dhive dhe deleve. Numri i bagėtisė sė gjallė, kryesisht dhi dhe dele ėshtė rritur nė vitet e fundit 15%, gje qe ka rezultuar nė transformimin e 300 mijė ha pyjeve nė pyje me shkurre dhe dru tė rralluar. Njė ndėrhyrje e studiuar dhe e kujdesshme nevojitet kryesisht per njė ulje apo kontrolli te mundshem tė numurit tė dhive.

Zjarret
Shkaqet e zjarreve nė pyje variojnė nga zjarret e paqėllimta tė barinjve, turistėve, vizitorėve, deri tek ato tė qėllimta qė lidhen me probleme pronash. Keto te fundit, nė tė shumtėn e rasteve kanė per qėllim uljen e vlerės sė pronės gjatė privatizimit dhe nė raste tė tjera shkatėrrimin e pyjeve, me qėllim qe te behet njė privatizim tė mundshėm tė ketyre sipėrfaqeve pėr pėrdorime tė tjera alternative, si per shembull ndėrtimi.


Njė problem tjetėr shqetėsues ėshtė ai i djegies rregullisht te tokave kullotė me pretendimin se pėrbėrja e specieve do tė pėrmiresohet.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Tetor 2007 19:47
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

VLORE - Operacioni i koduar "ILQE 804" ka vene dje ne pranga shtate persona, tre prej te cileve administratore te firmave private dhe kater funksionare e inspektore te Ndermarrjes se Pyjeve ne qytetin e Vlores. Qatip Veshaj, 60 vjec, administrator i firmes "Shushica" shpk, Adil Leskaj, 39 vjec, administrator i firmes "Leskaj" sh.p.k.,

Adrian Haskaj, 38 vjec, bashkadministrator i firmes "Bushi 2002", shpk, Sotir Qorraj, 45 vjec, shefi i Sherbimit te Policise Pyjore ne Ndermarrjen e Pyjeve Vlore, Shyqyri Hoxhaj, 50 vjec, shef sektori ne Ndermarrjen e Pyjeve Vlore, Pavli Curraj, 43 vjec, inspektor i Policise Pyjore Vlore dhe Bilal Lalaj, 54 vjec, inspektor i Policise Pyjore Vlore, akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane shkaktuar nje dem te pariparueshem ne pasurine pyjore te Lumit te Vlores, e cila llogaritet ne rreth 36 milione dollare amerikane. Nderkohe urdher-arreste jane leshuar edhe per pese persona te tjere, te cilet gjate operacionit te djeshem nuk jane gjetur ne banesa. Ata jane Avion Bushaj, bashkadministrator i firmes "Bushi 2002"shpk, Xhelal Isufaj, pergjegjesi i kaminave te djegies si dhe tre bashkadministratore te firmes "Leskaj" sh.p.k., Zyhbi Zotaj, Sokol Kasaj dhe Roland Lalaj. Sipas burimeve nga Prokuroria e Rrethit te Vlores, vepra penale eshte konsumuar ne nje periudhe kohore prej rreth pese vjetesh.

Burime nga sektori i krimit ekonomiko-financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Vlores bejne te ditur se per shtate te ndaluarit kishte urdher-arresti te firmosura nga prokuroria, nderkohe qe Gjykata e Rrethit te Vlores, ne nje seance te dy diteve me pare, kishte marre masen e sigurise "arrest ne burg" per pese prej tyre. Burimet saktesojne se arrestimet jane kryer nen akuzen "shkaterrim te prones me pasoja te renda" per administratoret e firmave, te cilat operonin ne zonat e Lumit te Vlores dhe kishin leje perdorimi per te ushtruar aktivitet ne pyjet e zonave, si dhe nen akuzen e "shperdorimit te detyres" per punonjesit e pyjores, pasi ata kane lejuar shkaterrimin.

Organi i akuzes ka bere te ditur dje se skandali me pyjet ne zonen e fshatrave Kuc, Bolene, Terbac dhe Vranisht ka nisur rreth kater vjet me pare, ndersa shifra e abuzimit me pyjet eshte teper e madhe. Ne bashkepunim, keta persona llogaritet te kene shkaterruar rreth 146 011 m3 dru pyjore, i cili eshte perpunuar ne qymyr dhe eshte tregtuar per llogari te firmave, kryesisht ne Greqi. Hetimet mesohet te kene filluar rreth kater muaj me pare, ndersa, sipas burimeve, nen hetim jane edhe 22 persona te tjere, per te cilet ka filluar ndjekja penale ne gjendje te lire ose ceshtja eshte ne fazen e shqyrtimit.

Koha Jone

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Tetor 2007 19:50
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Te bien krahet kur lexon keto gjera ... ato qe duhet ti mbrojne pyjet jane bere armiqte numer nje  

Ky argument eshte shume delikat nuk po flasim per abuzime te nje pasurie te patundshme qe se gjen gje ...por pyjet jane si femijet e vegjel duan perkujdesje e kohe dhe demet ndonjehere jane te pariparueshme . Dhe ja na vine keta zoterinjte qe nuk respektojne as minimumin e kujtojne se pyjet ua ka lene babai si trashegimi    :o :o

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Tetor 2007 19:56
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:09 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Toka , Natyra dhe Mjedisi. > Pyjet shqiptare dhe mbrojtja e tyre

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.