X-File
Selector
Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479
|
BIA pa dëshmi
BIA planifikonte me çdo kusht gjetjen e dëshmitarëve të rrejshëm. Pjesëtarët e saj pohonin se kjo gjë është esenciale për sukses, sepse s’kanë dëshmi për Shtëpinë e Verdhë në Kukës. Shpresonin të sigurojnë një argument valid. Lexoni vazhdimin e dytë të bisedave të incizuara.
Nga Express më 18.06.2009 në ora 16:58
(Updated) Shërbimi Informativ Serb, BIA, ka vazhduar takimet e fshehta, në vende të ndryshme, në përpjekje për të siguruar domosdoshmërisht dëshmi të rrejshme kundër UÇK’së, me shpresën se nuk do të mbesin pa argumente në luftën e tyre për ta prishur imazhin e Kosovës në botë.
Express sjell dëshmi të reja për operimin e tyre në Kosovë, pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.
Në një raport hetues, thuhet se nga informatat që janë marrë, është kuptuar se me datë 26. 04 2009, Igor Josinac ka aranzhuar një takim në Restorantin N.N (emër i njohur për redaksinë), afër Prevallës, në Prizren.
“Rreth orës 14 e 2 minuta, nga ana e vëzhgimit lokal, Igor Josinac, i cili ka qenë duke vozitur veturën Opel Vectra, me tabela NP 738 98, në rrugën Shtërpcë- Prevallë, në orën 14 e 35 minuta, ka parkuar veturën në parkingun e Restorant N.N. Ka hyrë brenda vetëm, ku është takuar me dy persona, me të cilët ka vazhduar bisedën deri në orën 15 e 52 minuta”, thuhet në raport.
Ky takim ka qenë nën monitoronimin dhe vëzhgimin e Policisë së Kosovës.
Aty është folur për gjërat që janë biseduar edhe më herët lidhur me rastin e gjetjes së dëshmitarëve të rrejshëm, ndërsa është bërë përpjekje të precizohet dita kur mund të takohen me personat kryesorë të këtij procesi - të cilët do të vinin nga Beogradi.
Biseda e mëposhtme, e cila është e transkriptuar, fjalë për fjalë, është zhvilluar mes Igorit, Ndërmjetësit dhe dy personave nga Beogradi.
Personi 1: Shiko, së pari duhet të dimë se a është punuar ai. Varianti i dytë është që t’i hulumtosh krejt këto. Dhe, hapi i tretë është që ta marrësh vesh se a do të shkonte ai në mënyrë të hapur në ekzaminim, dhe sa para do të ishte.
Ndërmjetësi: Kjo varet nga shuma e parave.
Personi 1: Dhe shiko se për të cilën shumë të parave do të hynte ai. Do të thotë, a do të dëshmonte, shumën e parave... Dhe në këtë proces do ta përfundonim edhe (rastin me burg), si dhe për sa para do ta përfundoje ti këtë punë.
Ndërmjetësi: Unë i kam thënë Igorit, se unë kam folur më vëllanë e Shqiptarit. Shqiptari nuk do ta pranojë për më pak se 50 mijë. Ne kemi biseduar me Igorin, kjo është.
Personi 1: Për një argument të mirë, për diçka që ia vlen, në qoftë se ai thotë, në qoftë se ai ka ndonjë dokumentacion çfarëdo, në mënyrë që në gjyq mos të na rrëzojnë. Do të shkojë edhe varianti i dëshmitarit të mbrojtur, dhe në bazë të kësaj do të hiqet kjo (mendon për burgun).
Ndërmjetësi: Kam unë njerëz shqiptarë të cilët, në qoftë se është nevoja, do të dëshmonin rrejshëm për para. Njerëzit janë në krizë. E kam njërin nga Suhareka.... Atëherë kur më ke thënë se a mund të më gjesh ndonjë incizim për djegie apo vrasje, ndonjë kasetë...
Personi 1: Për neve është mjaft e rëndësishme kjo pjesë, pavarësisht se a janë marrë organet nga myslimanët, nga serbi apo nga shqiptari. Me rëndësi për neve është se ka ndodhur dhe se kjo do të përputhej me disa pikëpamje tona të gjëra. A është ajo Shtëpia e Verdhë për të cilën flitet. A është thirrur kështu, apo për çka është thirrur ashtu. A janë kryer aktivitete përmes saj, apo janë kryer edhe në hapësira më të gjëra, territore më të gjëra, vende, nuk di se çka... Dhe, ende nuk më ke thënë sa para do t’i kërkosh ti?
Ndërmjetësi: Kërkoj 10 mijë euro për Shqiptarin. Mirëpo, në qoftë se angazhoj ende njerëz, atëherë në qoftë se m’i jepni emrat... Unë njoh mjaft njerëz të operuar. Unë njoh njerëz të cilët kanë qenë gati të vdekur dhe janë kthyer në jetë. I kam njohur se unë qe 9 vjet jetoj këtu. Për Shqiptarin, më ka thënë Igori. Shqiptari është sigurisht. Të kam unë emrat e njerëzve, të disave, të cilët janë në rrethinën time. Eventualisht në qoftë se ka dikush nga Peja, do të mundesha, sepse kam shokë të mirë.
Personi 1 : Ti mund t’ia fillosh kështu, nuk ka para, e të jetohet duhet.
Ndërmjetësi: Po, ai po më kërkon para çdo herë.
Personi 1: Hajde të shohim ne kështu... Fatkeqësia është e njëjtë për të gjithë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për serbin, myslimanin, kroatin apo shqiptarin. Në qoftë se ti di dhe ke dokumentacion.... Unë po të flas sikurse ti je duke folur me të. Hajde të gjejmë mënyrën... Unë do ta gjej mënyrën që këtë ta zbërthejmë në para. Ti do të dëshmosh dhe ta japësh ADN-në. Të kërkojnë njerëzit nga të cilët është marrë ajo (organet) ose familjen, nuk është me rëndësi. Për atë proces, do të marrësh kaq, unë do të marr diçka në lidhje me këtë, që mund të jetohet. Ashtu që, kush e ka sjell deri në atë gjendje dhe e ka lënë të plagosur, ai nuk ka as obligim moral as tjetër që mos të tregojë se çka ka ndodhur dhe të mos flasë. Ne nuk kemi bërë ashtu, as me kriminelë të llojit më të keq. T’i presim e t’ua nxjerrim organet dhe t’i shesim. Kjo është... nuk e di.. fatkeqësia dhe nevoja nuk kanë nacionalitet dhe kjo do të ishte ajo që duhet ta dimë para se të fillojë procesi.
Ndërmjetësi: A mund ta di unë se a jam i vetmi që po punoj në këtë drejtim?
Personi 1: Këtu, jo.
Ndërmjetësi: E po, është që mos të mbes unë në pozitë të keqe, se pastaj thonë a është interesuar Ndërmjetësi. Kështu, kur të hyj unë, e kuptoj se kush është kryesori dhe i mbaj të gjitha në sekret. Nuk duhet të ketë sukses, në qoftë se rrezikohet.
Personi 1: A di ti të falsësh shqip?
Ndërmjetësi: Pak di, por jo shumë.
Personi 1: A mundesh ti ta mbash atë kontekstin. A mund të merresh vesh me ta?
Igori: Me Shqiptarin, mundesh, mundesh.
Personi 1: Çka dëshiroj të them është se vëllai i Shqiptarit nuk është i përzier. Sa më pak njerëz dinë, aq më mirë është.
Ndërmjetësi: Vëllai i Shqiptarit e di se Shqiptari duhet ta kryejë një punë dhe t’i marrë disa para, dhe nuk e di se çfarë pune.
Personi 1: Por në qoftë se e angazhoj të përkthejë.
Ndërmjetësi: Jo, jo, vëllai i tij nuk e di.
Personi 1: Atë nuk do ta inkuadroja. A mund të merresh vesh me të...
Ndërmjetësi: Jo, jo, vetëm me Shqiptarin drejtpërdrejt.
Personi 1: Mund të merresh vesh, pak shqip, pak serbisht. Jo, jo, kjo është një storie e kryer.
Ndërmjetësi: Ku do të ishte duhur që të vijë ai për ADN dhe të kryhet kjo. Kjo është mjaft e rëndësishme. A duhet kjo të organizohet këtu apo çka?
Personi 1: Më së pari kryhet biopsia, si një kontroll i rregullt.
Ndërmjetësi: Mirë, mirë, ai nuk do të shkonte në pjesën serbe në Mitrovicë, as i vdekur.
Personi 1: Dëgjo, në qoftë se ai hyn në sistem, atëherë duhet të vijë atje lart (mendohet për Serbinë).
Personi 2: Mirëpo, ai do të jetë qytetari më i mbrojtur i Serbisë.
Personi 1: Ai duhet të lajmërohet diku në gjyq. Ai do të ketë mbrojtje dhe do të ketë pensionin për tërë jetën, dhe do të mund të jetojë. Ai si dëshmitar i mbrojtur mund të marrë para për tërë jetën. Mund të marrë banesë, mund të marrë...
Ndërmjetësi: Kështu, ta di konkretisht.
Personi 1: Ai si dëshmitar i mbrojtur merr para për tërë jetën. Mundet edhe banesën.
Personi 2: Mund ta ndërrojë identitetin.
Personi 1: Po, po mund ta ndërrojë identitetin. Mund të thirret ndryshe. Kjo nuk ka problem tash. Kjo është gjëja më e vogël. Mund të mbetet edhe ashtu. Mirëpo, nëse dikush e kupton nga ato klanet...Në qoftë se ai pranon të dëshmojë, do ta ketë pensionin e mirë, para të mira, nuk ka çka të frikësohet.
Ndërmjetësi: Po, për para të mira do të bënte këtë.
Personi 1: Këta janë hapa që duhet të bëhen, këta janë hapat e parë. Ti këtë ia paraqet dhe i lajmërohesh shokut dhe atëherë mund të fillojmë. Atëherë lart e aktivizojmë tërë mekanizmin.
Ndërmjetësi: Po, po.
Personi 1: Ministria e Drejtësisë do të bëjë këtë, gjyqësia. Pastaj do të ulemi me ta dhe të shohim se si mund të respektohet kjo marrëveshje dhe në çfarë mënyre.
Ndërmjetësi: Po, se për mua vendimi i dënimit është i plotfuqishëm, dhe kjo është pak...
Personi 1: Pastaj ekspertët për këtë çështje vendosin se në çfarë mënyre mund të rregullohet kjo dhe se njeriu të cilin e kemi angazhuar për këtë, të marrë kompensim. Në qoftë se ai neve na dëshmon se kush, çka, edhe ndonjë dokument spitali në të cilin është kryer. Në rast se shteti e merr këtë çështje, atëherë pas dëshmimit shteti do ta bëjë atë që për këtë nuk ka dilemë, dhe për ty do të na thonë se si është mënyra (çështja e dënimit) dhe kjo nuk është asgjë në krahasim me veprat të cilat jemi duke i bërë. Do ta gjejmë mënyrën gjyqësore dhe mënyrat tjera që ta neutralizojmë (dënimin). Këtë duhet sa më parë, se procesi ka filluar.
Ndërmjetësi: Ka filluar procesi?
Personi 1: Po, ka diçka. Ne jemi duke tubuar diçka rreth Shtëpisë së Verdhë (shtëpia në Kukës), do të thotë se ka filluar të studiohet lënda dhe fillon procesi, dhe këso variante ende nuk ka (mendon në këtë mënyrë të dëshmimit). Në qoftë se në këtë pjesë nuk e përfundojmë sa më shpejtë dhe ekspert tjerë thonë se mund ta kryejnë rastin. Atëherë vjen personi (njeri tjetër) i cili do të vijë me neve dhe i cili do të bisedojë me ty.
Ndërmjetësi: Dhe atëherë vjen njeriu i vërtetë (kryesori)?
Personi 1: Vjen ai i cili do ta udhëheqë këtë.
Ndërmjetësi: Dhe ai do ta udhëheqë këtë?
Personi 1: Me siguri ai do të punojë nga ky referat dh ai me siguri do ta udhëheqë këtë.
Ndërmjetësi: Dhe pastaj unë të vazhdoj me të.
Personi 1: Dhe ti ende e ke garancinë tonë për këtë.
Ndërmjetësi: Mua më duhet diçka konkrete të di se kush sa merr prej kësaj. Shqiptari do të marrë kaq, unë kaq.
Personi 1: Kur ti t’i kryesh këto dhe të dish se ai do dhe ku, kur e ka bërë ky, është parakusht për fillimin e bisedës. Pastaj, bisedojmë më njëri-tjetrin lart. Thotë se kjo ka vlerën e arit. Atëherë në qoftë se thonë se po fillojmë. Mirëpo se a do t’i marrë 40 apo 50 mijë, apo do të marrë pension për tërë jetën, këtë nuk mund ta them se çka do t’i konvenojë, banesë apo diçka tjetër që do t’i konvenojë atij. Për këtë variantin e parave dhe këtë tënden (mendon dënimin) nuk do të ketë problem.
Ndërmjetësi: A nuk keni edhe ndonjë emër që të provoj edhe më të?
Personi 1: Ne do t’ia bëjmë kështu. Ti do të na lajmërosh neve, dhe në qoftë se kemi ndonjë indikacion për ndonjë emër, ata do ta japin dhe do të thonë: gjeje edhe këtë njeri, se edhe ai është i operuar dhe do ta shohim edhe atë. Në qoftë se janë 5-6 veta nga ndonjë regjion, atëherë ne së bashku do të shikojmë se ku mundesh.
Ndërmjetësi: Po, po, por nuk guxoj gjithkah se ka vende që janë të rrezikshme.
__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|