BIONDIA
Ne zemren tende.
Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
Nga Përparim Hysi
Merreni si tregim, apo si të doni, por këtë shkrim timin ia kushtoj ekipit të Apolonisë, kur luante i paharruari Kujtim Majaci me shokë dhe kur e drejtonte trajneri Vangjel Capo. Ndoshta ju duket pardoksal titulli i tregimit tim, por nuk është aspak i tillë. Ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë, për shumë fierakë, që kanë qenë sportdashës, janë të njohura. Sikur të kesh një mundësi dhe të bësh një anketë për futbollistin me të madh fierak të të gjitha kohërave, padyshim që përgjigjia më e saktë do të qe: Kujtim Majaci! Jo se në Fier, gjatë kohës nuk ka patur futbollistë të shquar. Jo. Fieri ka patur futbollistë me peshë, me uljet e ngritjet e këtij sporti në vite, por Kujtim Majaci ka qenë (deri tani, pa diskutim është njëshi në futbollin ferak) një futbollist që ka patur aq tifozë (sot quhen fansa), sa rrallë të ketë patur tjetërkush. Sikur Kujtimi të mos ishte fierak dhe ca më shumë me origjinë nga Kosova, padyshim që do të ishte sulmuesi nr.1 i kombëtares në atë kohë. Thirrej me kombëtaren sa për sy e faqe dhe aktivizohej po kështu. Po sa për sy e faqe. Kurse dashamirët e futbollit jo vetëm që e donin, por i shkonin pas; e imitonin deri aq, sa të visheshin si ai. Edhe sot, po të kishte një kronikan dhe koleksionist relikesh, s’kish si të mos fliste për një këmishë verore, me kuadrate të kuqe e blu, që u quajt “këmisha e Majacit”. Një të tillë e kam patur edhe unë! Por kjo “këmishë e Majacit”, sa shprehte dashuri dhe mall për idhullin e tyre, aq ngjalli frikë në “pallatin e partisë”. Ç’është kjo dashuri kaq e madhe për një futbollist (aq më shumë edhe kosovar!!!), kur rinia duhet të dojë vetëm shokun Enver? Alarm! Alarm! Të mobilizohen të gjithë: front, rini, bashkime profesionale, aktivistë (spiunë vullnetarë dhe jovullnetarë) dhe t’i thonë ndalë kësaj dashurie të frikëshme .Dhe prapë, pas sherrit me Kavajën, u dënua Fieri i Majaci! Po ata që i shkojnë prapa? Ç’anë ato këmisha? Po vepron armiku? Fillluan dhe gjyqet. Ke qenë në Kavajë? Pse ke qenë? Ç’është kjo tifozëri? Duhet të çajmë bllokadën dhe ti më rend pas sportit. Pas Majacit! Mos po shtoj apo po shkruaj revan? Jo. Aspak. Vetëm sot nuk jap dot shifrën e saktë të tifozëve që e pësuan edhe me gjyq nga puna e këtij…, Majacit. Pas gjyqit, ndonjëri edhe burg, apo punë korrektonjëse. Të shkoje në stadium, u bë hall. Të vërshëllente kamzhiku nbas veshit: pse ke dalë nga rreshti? Vagabond! As pyetej për moshë. Partia qe nxehur. Duhej të varroste një mit. Mitin “Majaci”. Dhe ai, Kujtim Majaci, një futbollist model, një djalë për t’u pirë në kupë, dalë nga një familje punëtore, u kthye në idhull me sjelljen e tij. Kur kapte topin, e kapte flama, thoshte tërë entuziasëm një plak tifoz. Dhe ne e dinim mirë se do të shënonteDilnin në mes të rrugës makina me aktivistë (sytë dhe veshët e mbretit) dhe kthenin tifozat për të mos ndjekur skuadrën pas. Organizoheshin mbledhje në lagje, në ferma e fshatra. Ndal tifozërisë së “sëmurë”?!. Erdhën deri hetues me eskortë dhe kërcënonin. Por rinia çante ferrën dhe as që pyeste për këto masa drakoniane. Epidemia “Majaci” po bëhej e rrezikshme. Aq sa sekretarja që mbulonte artin dhe sportin i thotë Majacit: Dëgjo, për partinë e pushtetin është më mirë të mos shënosh më gola! Porosi më “të çmuar” dhe më me “kripë” se sa aq, s’kishe si mos të ngjallte krupën. Por Kujtimi, si një djalë që kurrë nuk i kanë pëlqyer ankesat nga padrejtësitë e kohës, bëri sikur s’e dëgjoi këtë porosi kaq “të urtë”. Dhe kurrë, kurrë, me askënd, nuk ka treguar për atë “porosi me aq vlerë”.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|