Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Gezuar 10-vjetorin FH
Bashkangjitje: kokanew [640x480].jpg
Ky file është shkarkuar 52 herë.
Rastesisht klikova mbi Butonin "Anetaret" dhe aty me shtyu korioziteti te klikoj mbi "Listen e anetareve sipas dates se regjistrimit" ku, ne sy, me ra data e regjistrimit te Fajtorit 11/06/2002, e cila mendoj se i perket dhe dates se krijimit, venies ne funksion te FH.
Per kete arsye, i uroj Gezuar Datelindjen!
Gezuar 10-vjetorin Forumi Horizont!
Une ketu jam regjistruar, nga fundi i vitit 2007. Nuk kisha shume njohuri rreth Forumeve si dhe as ndonje terheqie te vecante te regjistrohesha, te behesha antare i ndonje Forumi.
Megjithese Kompiuterin dhe Internetin e kam pas ne perdorim qysh nga viti 2005. Atehere, si cdo fillestar, ne perdorimin e nje Teknike te Re, dhe une, ne kohen e lire, i kushtoja me shume vemendje te pervetesoja sa me shume te ishte e mundur perdorimin, funksionet e tije se sa te "harxhoja" kohe (keshtu e mendoja atehere), me Forume apo Chate.
Nje dite, ne nje bisede me Dajen tim rreth dhe mbi Kompiuterat, ai me flet dhe per Forumet e krijuara nga shqiptaret ku nder to, nga me te njohurit, ishte Forumi Horizont ose, sic njehej "Forumi Fajtori".
Daja me flet per nje pune te bukur, te bere nga "Fajtori" duke krijuar nje Forum ku Shqiptaret kane mundesine e njohjes, shkembimit te mendimeve, mosharrimin e gjuhes etj. etj.
Kjo bisede, me nxiti te klikoj nje dite ne kete Link dhe, si vizitor, lexoj disa dite me rradhe Tema te ndryshme.
Dikur, ne nje date-dite vendos dhe une te regjistrohem.
Tashme, kane kaluar rreth pese vjet qe jam antare ketu, dhe ndjehem mire.
Forumi Horizont, ka tiparet e nje familie. te nje familie ku debatohet, shkembehen mendime por dhe ku ka dhe ngacmime qe per mua jane normale, ashtu sic eshte jeta ne realitet dhe jashte "mureve" te ketije Forumi.
Ndjej Respekt per punen e Fajtorit. Ndjej Respekt dhe per faktin se eshte nje nga Pioneret e hapjes se nje Forumi shqip.
Ne keto vite, jane hapur me dhjetra Forume shqip, mbase dhe qindra por, vlerat e FH jane te vecanta, jane te pavdekshme!
Une jam Antare i vetem ketije Forumi (perjashto forumin tim ), dhe do te ngelem deri sa FH te existoje.
...Do te kisha kenaqesi te lexoja nga Fajtori pak Historik, qysh nga Ideja e lindur deri tek venia ne jete e kasaj Ideja per krijim e ketije Forumi.
Po keshtu, cdo antare, me rastin e 10-vjetorit, mund te shkruaje rreth kontaktit te pare me kete Forum.
Dhe nje here Fajtor: Gezuar dhe Respektet e mija per ate cka krijove ti, me grupin rreth teje, para 10 vjetesh!
Vizioner
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|