Kosova-2010
Anetar i ri
Regjistruar: 10/01/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 1
|
www.jetimat.com [ Ndihmoje Jetimin, ti ndihmon vetvetën ]
www.jetimat.com
Te nderuar .
Situata e pas luftës na la shumë pasoja te gjithëve, na shkatërroi psiqikishtë, e shumë kend edhe thellë ne zemër duke i përgjysmuar në familje apo mos të thënë duke ja mbyllur shumë kujt edhe derën e shtëpisë.
Më së shumti u prek shtresa më e pa fuqishme, shtresa e vogël, ku edhe prej tyre shumë u bën martirë të lirise, por të tjerët u plagosen thellë në shpirt duke mbetur pa njërin apo të dy prindërit.
Jeta po vazhdon, rrethana dhe situata ndryshuan, shumë prej nesh më duket e dëgjojnë vajin e tyre por nuk e ndjen lotin e këtij fëmiju.
Vaji i jetimit trondit edhe token, Jetimi , me vaj të thërret e me një shikim shumë të kujdesëshëm të falënderon.
Të lutem , Ti qe po e lexon, të paktën nëse nuk ke mundësi ekonomike ta ndihmon, eja dhe ledhatoe, perqafoe, duaje. Jetimi ndoshta ka nevojen edhe veq për një ledhatim, për një buzëqeshje, e pse jo per nje pal rroba që mundë t’ja ofron , apo për mundësin e shkollimit të tij të jesh i gatshem të shpenzosh.
Sa e sa Jetima jan që se kan asnjërin prindë…………..? Shoqata deri tani ka marr jetima ne Skenderaj, Recak, Krushe e vogel, Krushe e madhe, Prishtinë, Prizren, Gjilan etj.
Presin edhe mbi 300 kërkesa që na kan ardhur, shumica pa asnjërin prindë, Presin ndihmë tuaj?
Ndal dhe mendo, ku e gjen veten, mendo në familjen tënde dhe zbute zemrën, Shoqata Jetimat e Ballkanit është themeluar duke u bazuar në të gjitha keto që i tham, dhe neve e falendërojmë Zotin që na zgjodhi neve të jemi në sherbimin e kësaj kategorije, në sherbimin e më të dashurve tek Zoti i gjithësisë, dhe njëkohësishtë jemi krenar me përkrahjen dhe
solidaritetin e të gjithë bashkëatdhetarve në diaspor, por edhe me popullin tonë nga të gjtha trojet tona për ndihmesën që janë duke na ofruar në c’do aspket.
BEHUNI PJESTARE TE LUTJEVE TE JETIMIT JU DHE FAMILJET E JUAJA
www.jetimat.com
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|