lule
at this moment in time...
Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269
|
Si te ndalojme mendimet Irracionale....
Shume nga ne vuajne nga mendimet iracionale, qe ne mase te madhe mund te ndikoj ne jeten tone.Ne kete post ua prezentojme 7 mendimet me te perbashketa iracionale.
Nese dikush me kritikon, atehere dicka nuk eshte ne rregull me mua
Ka shume shkaqe pse njerezit kritikojne njeri-tjetrin, por ajo nuk do te thote se dicka nuk eshte ne rregull per shkak se te kritikojne ti.Ajo do te thote se ata kane opinion tjeter per ti, qe eshte fantastike per shkak se pa opinione te ndryshme bota do te ishte vend i tmerrshem per te jetuar.
Patjeter cdohere te gjej miratim per tu ndjere mire
Shume njerez ne ndonje faze te jetes e kane ndjere kete, por ajo eshte shume e demshme kur behen shume prezente.Nuk ka asnje shans , qe cdonjerin ta kenaqish ne te njejten kohe, keshtu qe nuk ka logjike as te mundohesh te provosh t’a besh kete.Kerko miratim nga vetja dhe nese ajo te ben te lumtur, atehere ajo eshte gjithcka per te cilen duhet te mbash llogari.Po, eshte mire te kesh edhe opinione te njerezve tjere, por mos shko shume larg te mundohesh t’i kenaqish opinionet e tyre.
Nuk do te provoj asgje te re, gjersa te vertetohem se jam i mire per ate pune
Shume njerez vuajne nga keta tipa mendimesh.Te mundohesh te besh gjera te reja ne jete eshte nje nder menyrat per tu rritur dhe per te mesuar me teper per veten.Nuk do te thote te jesh i mire per cdo ne jeten tende, por ajo nuk do te thote se nuk mund te kenaqesh me pervoja te reja, edhepse nuk je i mire per ta.
Nuk eshte faji im se jeta nuk me shkoi ne menyren qe deshirova
Kam nje lajm per ti.Faji eshte i yti.Kjo nuk te ben te keq dhe nuk do te thote se ti ke deshtuar.Ti ke kontroll per mendimet tua dhe rrjedhimisht edhe per veprimet e tua.Mendimet dhe veprimet e tua e percaktojne jeten tende.Nese vazhdimisht i fajeson te tjeret per menyren se si jeta jote eshte duke u zhvilluar, atehere ua ke dhene tere fuqine te tjereve.Merre fuqine prapa dhe pergjegjesine per mendimet dhe veprimet e tua.
Une jam inferior ndaj te gjithe te tjereve
Kjo eshte menyra se si ndjehesh, por nuk eshte e vertet.Ti ke kualitete, qe askush nuk mund t’i prek dhe te tjeret kane kualitete, qe t’i nuk mund t’i prekish.Njoftoji pikat e tua te forta dhe formoje vetebesimin dhe mos e ul veten tende posht kur e kupton se dikush tjeter eshte me i fort se ti ne dicka.
Me refuzoi, nuk eshte ne rregull dicka me mua
Kjo eshte e gjeneralizuar per personat , qe jane refuzuar ne nje lidhje dashurie, ata mendojne se kjo u ndodh atyre dhe vetem atyre dhe se ata jane te pavlefshem ne dashuri.Njerezit i refuzojne te tjeret per shkak te idealeve te ndryshme, pikerisht ashtu si edhe ti, por kjo nuk do te thote se ti je i pavlefshem, por vetem tregon se idealet e tua nuk peruthen me ata te dikujt tjeter.
Ndjehemi lumtur ne jete, do te me ndodh dicka e keqe
Edhe nje mendim iracional.Ti e meriton tere lumturine, qe e krijon per veten tende, e kaluara eshte e kaluara jote.Nese ka dicka nga e kaluara, qe te ndalon te mos jesh sot i lumtur, atehere gjej dike dhe bisedo me te ne lidhje me kete teme.Mos i perlyej te tashmen dhe te ardhmen tende me kujtime te keqija, sepse ata do te infektohen dhe jeta do te jete e tille gjithmone.
Si t’i ndalosh mendimet e tua iracionale?
Shume thjeshte!Vetem kapi mendimet e tua iracionale dhe zevendesoji ata me mendime pozitive.
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|