Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Arratisja e vërtetë e trurit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Arratisja e vërtetë e trurit

Të shpërqendruar një në dy orë

Nga Universiteti i Harvardit, një studim mbi “endjen” e trurit. Në punë, në kompjuter apo televizor, gjysmën e kohës mendojmë për të tjera gjëra. Vetëm seksi dhe fëmijët i mbajnë mendimet përkrah realitetit

Si është realiteti përballë fantazisë?

Duket se e tashmja për trurin tonë është si një lloj kafazi, nga i cili ajo dëshiron të arratiset. Gjysmën e kohës kur jemi zgjuar e kalojmë duke menduar për diçka të ndryshme nga puna ku jemi përqendruar. Në Universitetin e Harvardit, autorët kanë arritur të dizajnojnë një hartë për navigimin e mendjes, të quajtur “mind wandering”. Studimi i Matthew Killingsworth dhe Daniel Gilbert që ka dalë në revistën “Science”, ka arritur në përfundimin se: “Në krahasim me kafshët e tjera, njeriu e kalon pjesën më të madhe të kohës duke menduar për gjëra që nuk po ndodhin përreth tij: duke sjellë ndërmend ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën, që mund të ndodhin në të ardhmen, ose që ndoshta nuk mund të ndodhin asnjëherë”. “Arratisja” e mendjes, sipas kërkuesve, është mënyra dominuese e trurit, ajo që ndodh automatikisht atëherë kur pikërisht nuk jemi të detyruar të angazhohemi. Si të “shpërqendruar” kalojmë 46.9 për qind të ditëve tona, dhe ka vetëm një aktivitet ku zbresim poshtë 30 përqindëshit: ai seksual. Puna, kompjuteri, televizioni dhe bisedat janë sfondi ideal për arratisjen e trurit. Të bësh sport, të luash, të dëgjosh radion, të kujdesesh për trupin tënd dhe fëmijët, janë detyra që e mbajnë mendjen relativisht të lidhur me realitetin. “Në këtë zbulim nuk ka asgjë të çuditshme. Arratisja e mendjes ka qenë shumë e pahapur, sepse të ndalosh mendimin është e pamundur. Truri i njeriut është bërë për të punuar pa pushim”, tregon Maria Brandimonte, autore e librit “Shpërqendrimi” dhe docente psikologjie në Universitetin e Napolit. “Sa më impenjative të jetë detyra që bëjmë, aq më shumë mendja jonë do të ketë shtysa interesante për të ndjekur. Përqendrimi mbetet më i lartë në aktivitetet që na përfshijnë emocionalisht siç është ai seksual”. Për të ndjekur rrjedhën e mendimeve të 2250 vullnetarëve, psikologët e Harvardit kanë përdorur një mjet krejtësisht të ri për disiplinën e tyre: Iphone me një aplikacion të bërë vetëm për ta. Gjatë ditës subjektet në studim vazhdimisht duhet të tregonin përmes internetit aktivitetin që ishin duke kryer dhe sa të përqendruar ishin apo jo në të. Shpesh, në 42.5 për qind të rasteve, mendja tërhiqej nga mendime të këndshme jo për gjërat që ata ishin duke bërë. Në 26.5 për qind të rasteve shpërqendrimi lidhej me mendime jo të këndshme dhe në 31 për qind të rasteve imagjinata ishte “neutrale”. Në kompleks, fakti i mos përqendrimit shkakton ndjesinë e frustrimit, aq sa dy kërkuesit e kanë titulluar artikullin tyre: “Një mendje e papërqendruar është një mendje e trishtuar”. Ndoshta do të jetë ky motivi, sugjerojnë autorët, për të cilin shumë “filozofi dhe besime na mësojnë se lumturia konsiston te realiteti: jetimi i tij dhe përqendrimi duke i rezistuar shpërqendrimit. Faktikisht, një tjetër aktivitet përveç të bërit dashuri, ka treguar se është i pathyeshëm përballë mendimeve sporadike: lutja e bashkuar me meditimin.

Shpërqendrimi në punë, më shqetësuesi
E keni vënë re kur telefoni nuk pushon kurrë së rëni, kolegu përkrah nuk pushon së foluri, shefi nuk ju lë rehat. Nëse kjo përshkruan ambientin e punës suaj, atëherë mund të keni probleme me përqendrimin. Tani është vërtetuar se shpërqendrimi mund të çojë në një humbje produktiviteti dhe një ndjenje frustrimi. Për fat, ka mënyra për të shmangur shpërqendrimin në punë, të paktën ato që të pengojnë të punosh më mirë. Për të shmangur shpërqendrimin që nis para se ju të filloni punën, mund të jetë e nevojshme të përshtatni programin tuaj të mëngjesit: së pari evitoni kontaktet vizive dhe fizike me kolegët. Nëse dikush që është ngjitur me ju iu flet, do ta keni më të vështirë të përqendroheni. Një tjetër mënyrë për përqendrimin në punë bazohet në caktimin e kufijve me familjen dhe miqtë. Telefonat personale dhe e-mailet mund të bëhen shkak për të penguar mënyrën se si rrjedhin ngjarjet në punë. Është parë se telefonatat të shkëpusin shumë herë nga angazhimet gjatë ditës. Është mirë që t’i bësh gjatë pauzave, pushimit të drekës apo gjatë kohës së kafesë. Në fund për të shmangur “arratisjen” e trurit në axhendat moderne të punës është e nevojshme të përdorësh edhe teknologjinë.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Nëntor 2010 21:31
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:53 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Arratisja e vërtetë e trurit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.