Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > Shkrimi Linear B
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Shkrimi Linear B

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re linear3.jpg
Ky file është shkarkuar 157 herë.

Me poshte paraqitet mbishkrimi B (i dyti qe u zbulua) i qyteterimit me te lashte te Europes, i qyteterimit Minoik te Kretes. U zbulua ne 1901. Eshte shkruar ne shkrimin Linear B (Grammiqi B).
Nuk jam arkeologe, por nje dite me ra ne dore nje liber ne te cilin lexova kete mbishkrim. Ishte shume me e lehte ta kuptoje perkthimin nepermjet shqipes, sesa nepermjet greqishtes. Kjo ka qene arsyeja per te cilen deri ne 1951 nuk pranohej nga shkencetaret qe ky mbishkrim ka lidhje me greqishten – por askush nuk tha se ka lidhje me shqipen!
Mendoj se arkeologu grek qe e ka perkthyer (Iakovos Thomopulos) ka ditur patjeter shqip, perndryshe perkthimi i ketij mbishkrimi eshte i pamundur. Qe te bindeni, mund te krahasoni fjalet e sotme shqipe me ato greqishte, sic i kam shenuar me poshte.

1. ONA DHE SI E METE PIMI TSFA(K) Uri dhe shi e mete bime shfaq
2. DO (FA)RA LA FRAISOIINA Ca familje lane Frajsone
3. REST (I DHE) TORSAR DO FSANO Resthi dhe tershere ca ofshajne
4. SA TO ISSTE FESIA MYN Sa te ishte veshtiresia mund
5. ANI ME STE PALYN GYT AT Tanime ate pallen gjuajne ate
6. SA NOMOSE LOS FRAISONA Sa me ligjet e Frajsones loz
7. TSAA DO FTEN O…. Ca ftojne...
8. MA PRAINA I RERE… Me i forte nje prej...
9. (P)REI REREIET… Prej te forteve...
10. NTIR AN… Deri ne...
11. IASKES… (nuk eshte perkthyer)
12. IOT… Jo

· ONA DHE SI E METE PIMI TSFA(K)

Ona = Uria (r qe behet n ne dialektin verior) Ne greqisht: pejna ose pina
Dhe = Dhe Ne greqisht: qe
Si = Shi Ne greqisht: vroqi, ose ombros
E Mete = E mete, mungese Ne greqisht: ellipsi
Pimi = Bime Ne greqisht: fito
Tsfa(k) = Shfaq Ne greqisht: dhihno

· DO (FA)RA LA FRAISOIINA

Do = Disa (si ne dialektin geg) Ne greqisht: meriqi, meriqes, merika
Fara = Familje (perdoret edhe sot nga arvanitet e Greqise, sidomos ne zonen e Manit ne Peloponez). Ne greqisht: ikogjenies (=familje)
La = Lane Ne greqisht: afisan
Fraisojina = Zona e Fraisones ose Praisosit. Ky te pakten eshte spjegimi i arkeologeve greke. Personalisht, mbaresa –ojina me ben te dyshoj se mund te behet fjale per fjalen ‘jone’, e cila eshte mjaft e perhapur ne lashtesine parahelene. Zona e Ionise ne bregdetin e Azise se Vogel (Turqia e sotme, prej nga vjen dhe emertimi Junan = Grek), deti Jon etj.

· REST (I DHE) TORSAR DO FSANO

Rest = Resht, mbaj, ruaj. Ne greqisht: filao, anaxaitizo, anastello
Torsar = Tershere Ne greqisht: vromi, vriza, eidhos krithariu
Fsano = Ofshaj, psheretij (fshanoj ka qene atehere. Le te kemi parasysh se shumica e foljeve ne veten e pare njejes ne greqishten e lashte mbaron me –o, qe ngjan me mbaresen shqipe -oj)
Ne greqisht: anasajno (=marr fryme)

· SA TO ISSTE FESIA MYN

Sa = Sa Ne greqisht: osa, oso
To = Te Ne greqisht: na, (to)
Isste = Ishte Ne greqisht: itan
Fesia = Veshtiresia Ne greqisht: dhiskolia
Myn (lexohej Mun) = Kerkoj, perpiqem te bej te mundur dicka, synoj qe.
Ne greqisht: boro ose dhiname

· ANI ME STE PALYN GYT AT

Ani = Tani. (Arvanitet e sotem i thone nani=tani). Ne greqisht: tora
Me = Pastaj, me pas Ne greqisht: pjo
Ste = Kete Ne greqisht: aftin, afton
Palyn (lexohej Palun) = Zhurme. Palun = Pallen, zhurmen. (Ne greqishten e sotme folja Pallo do te thote vibroj dicka ne menyre qe te prodhoje ze, pra krijoj zhurme. Krahasoni me fjalen Palle ne shqip)
Ne greqisht: Thorivo
Gyt (lexohej gut ose gjut) = Gjuaj per gjah ose ndjek. Ne greqisht: thirevo ose kinigao
At = Ai, ate Ne greqisht: aftos ose afton

· SA NOMOSE LOS FRAISONA

Nomose = Ligjeve. (Pikerisht fjala e sotme nomos=ligj, e cila vjen nga folja nemo=ndaj, shperndaj. Kjo e fundit si kuptim lidhet me fjalen nem, duke qene se plotesojne njera tjetren. I jap atij qe kerkon, qe thote nem=me jep). Pra nomos do te thote me i dhene seicilit ate qe i takon. Eshte per t’u shenuar fakti se arkeologia e ka shkruar me shkronja te zeza dhe te dallueshme se kjo fjale eshte njelloj si ne greqishten e sotme, ne nje kohe qe shumica e fjaleve te tjera jane njelloj si ne shqipen e sotme!
Los = Tall, ve dike ne loje. Ne greqisht: pezo, embezo, koroidhevo

· TSAA DO FTEN

Tsaa = Ca Ne greqisht: meriqi, meriqes, merika
Ften = Mirepres, ftoj dike Ne greqisht: kalo, proskalo, filokseno

· MA PRAINA I RERE

Ma = Me krahasuese (me shume, me mire etj. Krahaso me dialektin verior) Ne greqisht: pjo
Prai = Qetesoj, prej, prehem Ne greqisht: praino, katapraino, isihazo
Na = Nje Ne greqisht: enas, mia, ena
I = Nyja i (i tij, i saj, i tyre etj) Ne greqisht: tu ose tis
Rere = I forte, nga folja greke ronnimi = kam fuqi, e cila lidhet me foljen rroj ose rronem ne trajte pesore, qe do te thote jetoj. Kete e theksojme sepse per fjalen fuqi ekzistojne edhe shume te tjera ne greqishten e lashte dhe ne te sotmen, p.sh. isqis, dhinami, etj.
Ne greqisht: romaleos, dhinatos, isqiros

· (P)REI REREIET

(P)rei = Prej Ne greqisht: apo (ne te lashten: para)
Rereiet = Te forteve Ne greqisht: ton romaleon, ton isqiron, ton dhinaton

· NTIR AN

Ntir = Deri Ne greqisht: mehri ose os
An = Ne Ne greqisht: to ose sto
Arkeologia e perkthen te gjithe frazen dir an = deri ne fund Ne greqisht: mehri to telos

· IOT = Jo Ne greqisht: oqi, uqi

E meta (mungesa) e shiut uri per bimet shfaqi (paralajmeroi, tregoi). Disa familje lane Frajsonen , disa te tjera ruajne edhe ate tershere qe ka mbetur. Disa ofshanin, sado qe ishte per ta e veshtire te kerkojne (ose: te munden te sigurojne) tershere. Tani, pas kesaj zhurme perndjekin ata, te cilet tallen me ligjet e Frajsoneve (ose me ligjet e farefisit, te shoqerise se vogel).

Tani behet me e qarte arsyeja pse mbishkrimi heteokret i mesiperm u quajt ‘mbishkrimi i ligjeve’. Ishte nje deklarate ne lidhje me gabimet qe ishin bere gjate kohes se korrjes se dritherave, ne te cilen paralajmeroheshin se do te perndiqeshin ata vendas qe nuk do te respektonin ligjet e vendit (kryesisht ne lidhje me shperndarjen e dritherave).

Sqarime:

1. Pyetja e pare qe i lind lexuesit eshte: Si mund te behet fjale per mbishkrim ne shqip, duke qene se eshte i shkruar me alfabetin grek? Pergjigja eshte se alfabeti latin (te cilin perdor shqipja e sotme) eshte vazhdim i alfabetit grek. Por edhe alfabeti grek nuk eshte shpikje e vete grekeve’ ata e moren ate nga Fenikasit dhe ia pershtaten gjuhes se tyre.
2. Eshte normale qe lexuesi te ndjehet deri diku i ngaterruar persa i perket lidhjes midis mbishkrimit dhe perkthimit qe i eshte bere. Duhet te kete parasysh, ne radhe te pare, faktin qe gjuhet jane organizma qe ndryshojne me kalimin e kohes ashtu si edhe njerezit. Asnje gjuhe nuk mund te mbetet e paprekur nga kalimi i shekujve dhe nga perzierja e fiseve te ndryshme me njera tjetren.
3. Kreta ndodhet ne mes te tre kontinenteve dhe eshte logjike qe te kete pranuar ndikime nga popuj te ndryshem dhe per pasoje, nga gjuhe te ndryshme. Gjithashtu, behet fjale per nje nder mbishkrimet me te lashta ne Evrope, nese jo per me te lashtin qe eshte deshifruar (iu lutem arkeologeve shqiptare te me korrigjojne ne lidhje me kete). Shkencetaret mendojne se eshte shkruar ne mijevjecarin e trete p.e., domethene rreth te pakten 4,000 vjet para. Ky mbishkrim eshte te pakten 1700 vjet me i hershem se Akropoli!
4. Vini re se vetem 6 rreshtat e pare jane ruajtur, ndersa te tjerat jane fshire me kalimin e shekujve. Ky fakt e veshtireson perkthimin, dhe fjalet e fundit jane perkthyer me vete, pa lidhje me tekstin.
5. Ky mbishkrim i perket gjuhes heteokrete. Kretasit kishin 4 fise, prej te cileve heteokretet ishin banoret me te hershem te saj. Fjala heteokrete do te thote ‘vete Kretasit’, domethene Kretasit e vertete, ne dallim nga 3 fiset e tjera, te cilat ishin te ardhura nga Azia apo Afrika. Por ekziston edhe nje hipoteze tjeter, sipas te ciles mund te kete lidhje me fjalen Hetej, nje fis aziatik.
6. Perkthimi i mesiperm nuk eshte imi, por i Iakovos Thomopulos. Une e perktheva nga greqishtja moderne, ne librin e Anna Dhimitriu ‘Pellazget: Origjina e Grekeve’. Me poshte po citoj nje pjese nga ky liber:

‘...edhe gjuha shqipe eshte e nje prejardhje Pellazgjike. Ne kete perfundim arriti Iakovos Thomopulos, duke studiur mbishkrimet pellazgjike te Lemnos dhe te Kretes

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2004 18:33
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re linear4.jpg
Ky file është shkarkuar 163 herë.

faqja tjeter

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2004 18:41
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re linear5.jpg
Ky file është shkarkuar 148 herë.

faqe

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2004 18:52
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Tresh!
Dicka mbi Linair A do ishte poaq interesante sa Linair B,ndoshta dhe me teper,konteksti poashtu...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2006 20:53
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:42 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > Shkrimi Linear B

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.