Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Kush Eshte Gazetari, Spiuni Serb????!!!!!!!!!!!!
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
varka
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Kush Eshte Gazetari, Spiuni Serb????!!!!!!!!!!!!

marre nga "sot"
Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotin Bamir Topi, në lidhje me deklaratën e tij, për ekzistencën e një spiuni shqiptar pro serb në median shqiptare, aktualisht me pozicion të lartë në këtë media, ka përmasa skandali, i cili ose duhet përgënjeshtruar prej tij, ose duhet zbardhur. Jo se këtë e thotë ligji, por sepse e kërkon pozicioni Kushtetues i Kreut të Shtetit. Mirëpo kjo, nuk po ndodh. Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk po e publikon emrin e gazetarit shqiptar, agjent serb, që për më tepër edhe e paska përgjuar.Akoma më keq, ka kërcënuar, se “ka fuqi të demaskojë presidentin e Republikës, pas deklaratave anti-serbe që ky paska bërë”. Duke ndeshur këtë pozicion heshtës të presidentit Topi, në vazhdim të qëndrimit të saj, gazeta “SOT” ka kryer hulumtime në lidhje me këtë skandal, në organet që interceptuan për këtë spiun të kualifikuar mediatik dhe rezulton edhe nga burime brenda kabinetit të zotit Topi, se ky “gazetar-spiun” ka kohë që punon kundër interesave kombëtare shqiptare, duke e kulmuar veprimtarinë e tij deri në përgjime, kërcënime dhe spiunime, ndaj presidentit të Republikës. Të njëjtën gjë, duket se paska bërë dhe presidenti, duke deklaruar, se ka zbuluar një gazetar spiun, për të cilin dha një detaj, por që nuk po i publikon identitetin edhe pse këtë ia kërkon funksioni i tij Kushtetues dhe detyrimi si shtetas besnik e vigjilent i këtij vendi, brenda të cilit, agjenturat e huaja kanë aktivizuar “çimkën” e tyre, të cilin e maskojnë pas pozicionit të një gazetari të njohur. Pra, zoti president, përse nuk e publikoni emrin e këtij gazetari spiun? Ne nuk e dimë se çfarë ju pengon, por dimë faktin, që ai ekziston dhe madje është intervistuesi juaj i preferuar në disa raste, në emisione televizive ekskluzive, në një ekran kombëtar. Por edhe nëse nuk e deklaroni ju, tashmë ai e ka nxjerrë “kokën” dhe po vazhdon të veprojë lirshëm ndoshta edhe tani, që ju lexoni këto radhë, apo që ndoshta shihni stacionin televiz ku ai punon, ose ndoshta edhe tani, që bisedoni me miqtë e tij të ngushtë. Nisur nga pozicioni ynë si media e hapur dhe kombëtare në përmbajtje, ju bëjmë me dije, se ky agjent, që sipas jush “punon kundër interesave kombëtare edhe kur ju flisni për çështjen kombëtare” është mik i afërt, i preferuar dhe i aktivizuar i kreut të Bashkisë Tiranë dhe të PS, Edvin Rama. Madje aq i afërt, sa për shërbimet agjenturore që ka kryer, i ka marrë edhe gruan në punë në bashki, në një detyrë ku edhe “lyhet pak buza”. Zoti President! Ju e dini mirë, se kush është ky “gazetar agjent”, mbasi ashtu si gjithë shqiptarët, keni përjetuar lajmin më të turpshëm, të përhapur prej tij në televizionin ku ai “punon”, për vjedhjen e orës së Presidentit Bush në Fushë-Krujë, lajm ky, që më shumë se një shpifje ishte një shërbim tipik agjenturor, për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë dhe për të cenuar raportet e konsoliduara të vendit tonë me SHBA. Madje ju kujtojmë, që edhe partia ku ju atëherë ishit nënkryetar, përgënjeshtroi dhe e konsideroi si “një turp dhe shërbim antishqiptar”.Këtë gazetar agjent e përgënjeshtroi dhe Shtëpia e Bardhë, duke e konsideruar akt të qëllimshëm. Po kështu, gazetari agjent pro serb, që ju ka përgjuar dhe ju ka kërcënuar edhe juve për demaskim dhe cenim pozitash si kryetar shteti është ai, që makinat e eskortës së Presidentit të SHBA, Bush, në momentin që po hynin në Tiranë, i ka cilësuar si “ vargu i brumbujve të zinj”. Zoti President i Republikës. Edhe nëse nuk ju kujtohet, po ju ndihmojmë ne, të kujtoheni, që në shtypin shqiptar, ky gazetar spiun është denoncuar për plagjiaturë, mbasi i është vërtetuar publikisht fakti, që ka vjedhur shkrime-analiza nga shtypi amerikan dhe europian dhe i ka paraqitur si krijimtari të tij, gjë për të cilën, shtypi i cenuar prej tij e ka hedhur në gjyq dhe kjo kërkesë-padi, i është bërë prezent dhe institucionit tuaj. Po kështu, gazetari spiun pro serb, të cilin ju e cilësoni “të rrezikshëm për interesat kombëtare”, por që nuk ia deklaroni emrin, vetëm përpara 48 orësh, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në një emision special në ekranin ku “punon”, në bisedë me Presidentin Fatmir Sejdiu, tentoi të krijonte përçarje mes liderëve të gjallë dhe atyre simbol, të Kosovës. Paralelisht me të, ndërsa ky hidhte “bomba” përçarjeje brenda radhëve të shqiptarëve në Kosovë, po ato momente, serbët ultra-nacionalistë antishqiptarë, protestonin dhe sulmonin me bomba, selitë diplomatike që mbështetën pavarësinë. Normalisht, zoti President i Republikës, me detyrim Kushtetues, por dhe si shtetas shqiptar, duhet të deklaroni emrin këtij agjenti. Kujtojmë, që vetëm 10 ditë më parë, SHBA jo vetëm i publikoi emrat e katër agjentëve që punonin kundër interesave amerikane dhe pro interesave kineze, por edhe i arrestoi, duke i ekspozuar edhe me fytyrë në media. Këtë duhet ta bëni edhe Ju në rastin konkret. Sepse gjersa e deklaroni, kuptohet që e dini cili është. Ne ju thamë, që ky gazetar agjent antishqiptar, gjendet brenda rrethit të ngushtë të kryebashkiakut të Tiranës, Edvin Rama, madje shumë afër tij. Nëse nuk e publikoni, kjo është për t’u shqetësuar, për më tepër, që në qarqet shqiptare mediatike dhe ato të shërbimit sekret shqiptar, heshtja juaj përballë një agjenti, që po u shërben shteteve me qëndrim antishqiptar, ka nisur të komentohet, sikur ka lidhje me një leje ndërtimi, të dhënë për ndërtimin e një grataçiele në qendër të Tiranës, madje përballë selisë së PD, ku do të rrafshohet një lokal fasulesh e pilafi. Thuhet gjithashtu, se brenda “projektit” të kësaj lejeje ndërtimi, të dhënë nga miku i ngushtë i agjentit të serbëve, gjendet edhe një komentator shtypi, nofka e të cilit qarkullon si “Korani i Myzeqesë”, i cili ka kohë që po “noton” brenda “akuariumit” të kryeministrit Berisha, duke zënë vendin e “çorapes”, që Berisha, pas 15 vjet përdorje e hoqi nga “këmbët”, aq sa prezenca e tij pranë “kupolës”, ka bërë xheloz edhe “Masovikun”. Prandaj, zoti President i Republikës, ju themi të zbatoni vetëm detyrimin Kushtetues për publikimin e emrit dhe vënien përpara ligjit, të gazetarit spiun. “Lëndën e parë” e keni. Mbetet, vetëm të

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shkurt 2008 06:06
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të varka Kliko këtu për të kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: varka Shto varka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto varka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
varka
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Kush te jete valle dhe pse se publikon emrin presidenti qe ti hidhen prangat.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shkurt 2008 06:07
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të varka Kliko këtu për të kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: varka Shto varka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto varka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Artikulli e thote qarte emrin e tij varka.Lexoje me vemendje te lutem!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shkurt 2008 20:39
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
varka
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Per ke behet fjale iqvlora, mos valle per sokol ballen?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2008 03:47
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të varka Kliko këtu për të kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: varka Shto varka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto varka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Per ke behet fjale iqvlora, mos valle per sokol ballen?


e sakte...

ai rrob q.. ishte qe ju dha vidieon grekeve ,,per oren e bushit...

ai pra..ai felliqsira

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2008 04:11
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ari. Kliko këtu për të kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ari.'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ari. Shto Ari. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ari. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

SPY GAME

spiuni eshte MILUAA ................

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shkurt 2008 17:34
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

pak me Shkoqur

ore nuk na that me shkoqur kush eshte spiuni se po elaborohen emra ktu po nuk e mora vesh se cili ishte spiuni Balla apo Milua, pastaj po te jet njeri nga ta pse duhet te jet, pak me Shkoqur.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Mars 2008 19:46
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
varka
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Ka mundesi qe behet fjale ose per ballen ose per arjan canin.Presidenti nqs eshte serioz duhet tja coje emrin prokurorise ose policise dhe jo te flase brockulla neper intervista.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Mars 2008 20:49
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të varka Kliko këtu për të kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: varka Shto varka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto varka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Ka mundesi qe behet fjale ose per ballen ose per arjan canin.Presidenti nqs eshte serioz duhet tja coje emrin prokurorise ose policise dhe jo te flase brockulla neper intervista.


po kshtu po na jep mundesine qe te spekulojme me emra dhe po njollosim njerz . . . me akuzen me te ndyer.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Mars 2008 16:26
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:22 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Kush Eshte Gazetari, Spiuni Serb????!!!!!!!!!!!!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.