kunder19
Anetar i ri
Regjistruar: 12/02/2008
Vendbanimi: shqiperi
Mesazhe: 27
|
Policia e Shqipërisë
Policia e Shqipërisë merr kompetenca të bëjë përgjime telefonike
Opozita proteston: ligji i përgjimeve shkel të drejtat e njeriut dhe shërben si presion ndaj kundërshtarëve politikë
Një ligj që lë hapësira për shkelje të të drejtave të njeriut, për abuzime, presion politik të qeverisë ndaj qytetarit të pambrojtur përballë përgjimeve të paligjshme.
Këto janë, sipas ekspertëve, të metat e mëdha të ligjit të sapomiratuar në Parlamentin e Shqipërisë për përgjimet telefonike. Ky ligj e shtyu opozitën e majtë të braktisë sallën. Ligji u miratua vetëm me kartonat e maxhorancës së djathtë .
Deputeti opozitar socilaist Pandeli Majko tha se,“ ligji lë goxha vakume për keqpërdorim. Republika e Shqipërisë drejtohet vetëm nga një njeri, që është njëshi, që quhet Sali Berisha.“
Sipas deputetit socialist , Arben Isaraj, ligji është hartuar me ngut, pa u konsultuar me grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky ligj do të duhej të, “sillte garanci më të mëdha për respektimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve“
Ligji i jep të drejtën policisë së shtetit të bëjë përgjime telefonike, e pavarur nga shërbimet sekrete. Deri më sot përgjimet kanë qenë një e drejtë ekskluzive e këtyre shërbimeve, që i kryenin ato vetëm pasi merrnin leje në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ministri i brendshëm, Bujar Nishani e vlerëson ligjin e sapomiratuar një hap pozitiv në luftën më të mirë se deri më sot kundër krimit të organizuar. Sipas tij ligji në fjalë nuk vuan nga asnjë prej të metave të artikuluara nga opozita.
„ Ky ligj është tepër i dobishëm për të gjitha ato raste kur kërkohet të parandalohet një vrasje, kur kërkohet të gjendet një njeri që mund të ketë rrëmbyer një fëmijë, kur kërkohet t ëgjendet autori i një krimi, një vrasjeje dhe atëhere çështja gjykohet vetëm nga policia kriminale, dhe jo nga një grup mix, që nuk mban asnjë përgjejgësi ligjore, siç bëhet deri më sot.“ tha ministri i brendshëm, Bujar Nishani.
Por nuk mendojnë kështu organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri. Burime zyrtare nga Komiteti i Helsinkit thanë sot se ligji i sapomiratuar, që i jep të drejtë policisë të kryejë përgjime telefonike, si një strukturë më vete, e pavarur ndga shërbimet sekrete, nuk i mbron qytetarët nga abuzimet dhe shkelja e të drejtave të tyre.
Komiteti i Helsinkit do ta kundërshtojë ligjin përmes rrugëve demokratike, dhe mbështetjes së strukturave evropiane dhe ndërkombëtare , garante të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Artikull i marre:
http://albaniaonline.it.gg/Shqiperia.htm
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|