Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > A mundemi të bëjmë shtet
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

A mundemi të bëjmë shtet

Nga Gjergj Buxhuku

Deri më sot duhet të pranojmë se ka qenë vetëm një periudhë 15-vjeçarë në të cilën Shqipëria ka patur shtet kombëtar. Dikush do të thotë se nuk është e vërtetë, sepse edhe gjatë komunizmit kemi patur shtet edhe pas ‘90-s dhe deri më tash kemi shtet. Përgjigjja ime në rastin e kësaj vërejtje do të ishte si më poshtë.
Në vitet e komunizmit ajo që quhej shtet ishte në të vërtetë vetëm një antishtet kombëtar. Shpjegimi është i thjeshtë, nëse do të kemi parasysh se vetëm antishtet mund të quhet shteti që shaktërroi nga themelet të drejtat elementare të njeriut: të drejtën e pronës, të fjalës, të jetës dhe të lëvizjes së lirë, për të mos vazhduar me “moset” e tjera, që nuk dihet se kur mund të mbarojnë. Këtu duhet të bëjmë një shpjegim, për hir të së vërtetës gjatë komunizmit kishim një antishtet kombëtar. Kombëtar, sepse vendimet merreshin nga shqiptarët, pavarësisht se ishin ato, që na çuan në katastrofën e antishtetit. D.m.th, ndërgjegjen e kemi të qetë. Të paktën të keqen ia kemi bërë në shumicën dërmuese vetë vetes. Nuk ishte e rastësishme, që pavarësisht se komunizmi ishte në gjysmën e Evropës, pikërisht ne ishim ata që bëmë më të keqin. Përfundimisht, aftësia për të bërë shtet ishte e barabartë me zero. Ekstremi tjetër ishte aftësia për të ndërtuar antishtetin.
Kalojmë në periudhëm e postdiktaturës. Në fakt, përsëri në hartën e Evropës Shqipëria ekziston si shtet. Por, vetëm kaq. Përfundimi i dhimbëshmëm i mësipërm nuk vjen kot. As edhe nuk kemi dëshirë ta përhapim. Por. E vërteta është e tillë. Aktualisht mund të themi se përsëri kemi të bëjmë me antishtet antikombëtar. Shkurt, vetëm me një koloni. Koloni, që vetëm emrin nuk ka të tillë. Koloni moderne e fqinjit tonë të jugut: Greqisë. Do të isha i lumtur, nëse do të mund të më kundërshtonit në këtë përfundim të dhimbshëm. Asnjë shpresë nuk ka për të dëmshpërblyer pronarët. Për më shumë, jemi në kushtet kur mungon sovraniteti kombëtar. Nëse jeni kundër, duhet të më shpjegoni sesi mund të jetë ndryshe, kur vetëm nga monopolet e celularëve grekë në Shqipëri dalin nga vendi mbi 300 milionë euro çdo vit. D.m.th, mbi 1 miliard euro në këto pak vjet të instalimit të tyre. Të mjaftueshme për të ndërtuar 3 herë rrugën Durrës-Kukës, që do shpëtonte Veriun e Shqipërisë dhe gjithë vendin nga mjerimi. Vazhdojmë më pas me qindra e qindra milionë të cigareve, të naftës, të çimentos etj., etj., etj., para shqiptare të siguruara me aq mund nga shqiptarët kudo ku punojnë si shërbëtorë për të huajt. Aq shumë para dalin çdo ditë jashtë vendit, sa edhe gjysma e tyre të qëndronte në vend do të ishte e mjaftueshme, që sot të ishim shumë, shumë më mirë. Praktikisht, sot jemi shtet vetëm për diferencë të shteteve të tjerë dhe pikërisht, sepse kjo është edhe forma më e mirë për të sunduar një vend. Nuk ka nevojë të harxhosh para për ta mbajtur koloni. Atë e bëjnë pikërisht bashkëpunëtorët e grekëve në Shqipëri. Ku ka më mirë sesa kaq. Të shfrytëzohet vendi me duart e vendësve, që janë të destinuar kështu të jenë shërbëtorë të të huajve edhe në vendin e tyre. Klasa politike shqiptare është plotësisht e varur nga fuqia politike dhe ekonomike e Athinës. Të mos harrojmë se sistemi është ndërtuar në një mënyrë të tillë, ku media dhe politika e vendit janë të në duar pothuaj të plota të grekëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendës.
Po provojmë edhe njëherë tjetër tezën e vjetër të armiqve tanë se shqiptarët nuk janë të aftë të bëjnë shtet. Fatkeqësisht, kanë të drejtë në sa më sipër, sepse, nëse do të shikojmë se edhe në fushatën zgjedhore të 2005-s, askush nga forcat politike nuk i vë gishtin plagës së vërtetë shqiptare: faktit se jemi koloni e mirëfilltë e Greqisë dhe asnjë premtim elektoral, që sot mbushin gazetat dhe televizionet pa pushim ditë dhe natë, nuk është i vërtetë dhe i realizueshëm, nëse nuk ka para. Dhe të gjithë e dinë se paratë shqiptare i kanë monopolet greke, që nuk e kanë problem të paguajnë me paratë tona politikën shqipfolëse të të gjitha ngjyrave, të reja ose të vjetra qofshin. Pikërisht, për të mos lejuar vullnetin e shqiptarëve, për të ndërtuar në mijëvjeçarin e tretë më në fund shtetin e tyre. Për t’i mbajtur shqiptarët lypësa, shërbëtorë, krahë pune, d.m.th, mirëfillti qytetarë të dorës së dytë edhe në vendin e tyre. E keqja është aq e madhe, sepse ideatorët janë në Athinë, ndërsa realizuesit janë shqipfolës, që nuk e kanë për gjë të bëjnë rolin e xhandarit të grekëve për të shfrytëzuar shqiptarët. Nuk e di nëse do të kemi mundësi të gjejmë forca për t’u thënë “jo”, duke rrezikuar edhe jetën. Qëllimi është të mos lejojmë më monopolet e grekëve të na grabisin paratë tona. Ky është testi më i mirë për të dalluar shqipfolësit e shitur. Në fund të fundit, zgjidhja ose jo e halleve të pambarimta të shqiptarëve sot shtrohet në çështjen e thjeshtë: a e kemi ne forcën dhe vullnetin për të mos lejuar më monopolet greke të marrin paratë e shqiptarëve. Këtë përgjigje duhet të japë politika shqiptare, nëse pretendon se është patriote. Përgjigje shumë e thjeshtë, që është e barabartë me faktin nëse ne dimë dhe duam të krijojmë shtetin tonë.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2005 20:31
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

A mundemi te bajm shtet?

nje pyetje mjaft me vend.
sa kemi mund te verejm ne politiken shqiptare ne vitet qe lam pas dhe ne keto qe po jetojme, nuk vrehet nje rruge e cila te shp[ie ne drejtim te nje shteti te mirefillt.
Mirpo une do beja pyetjen pak me ndryeshe ,

A duam te bejme Shtet?

Them a duam sepse , nese shiqojm historine ( e une e preferoj kete shum) vrejm fare mire , se kemi (nese nuk gaboj) 22 perandor Ilir qe udheheqin Romen, prap nese nuk Gaboj 8 kryeministra Shqipetar qe udheheqen Greqinë, pastaj shqipetaret ishin ata qe e mbajten dhe e Rimkemben Turqine, Njëlloj ndodhi edhe me Egjiptin Shqipetaret ishin ata qe e forcuan, dhe i dhan kuptimin e plote te shprehjes Shtet.

Mirpo qe sa kohe ne Shqiperi nuk kemi nje njeri te till te ngjashem me keta burra qe udhehqen gjith keto shtet , njera me e fort se tjetra.
Andaj unë pyes duam te bejm Shqiperinë , apo s'duam?

duke u bazuar ne keto qe thash me lart , mendoj se nuk duam.


Analiste te kerkoj Falje, ndoshta te kam dal jasht teme, por ja qe nganjehere ndodh edhe kjo.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Korrik 2005 19:48
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shqipëria dhe trashëgimia e E.Hoxhës

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re berisha nano.jpg
Ky file është shkarkuar 18 herë.

Kur diktatori stalinist i Shqipërisë Enver Hoxha u përcoll me nderime tek Varrezat e Dëshmorëve, nën statujën e monumentit Nënë Shqipëri, - data e vdekjes së tij, 11 prilli 1985, iu hoq nga varri. Ramiz Alia, i cili i shërbeu Enver Hoxhës si Sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë, tha se njerëz të tillë nuk vdesin kurrë.

Dhe është ndoshta një fatkeqësi për këtë vend, që 25-vjet pas vdekjes së Hoxhës, mënyra si janë zhvilluar gjërat, i ka bërë shumë shqiptarë ta rimendojnë ish-periudhën komuniste si të dëshirueshme. Duket sikur Ramiz Alia kishte patur të drejtë.

Vërtet, aspektet më brutale të regjimit të Hoxhës tashmë kanë kaluar me kohë, përfshirë izolimin, vrasjet politike, vuajtjen në burgje, punën e detyruar dhe vështirësitë që vinin nga internimet.

Por sot, elita nuk përfill dhe nuk është e interesuar për mirëqenien e popullit, nuk punon për të mirën e vendit të vet; politika është e vrazhdë dhe jotolerante, mungesa e sundimit të ligjit është e dukshme. Këto probleme ua kanë penguar rrugën qëllimeve të vetëdeklaruara nga Shqipëria, siç është ngritja e një demokracie funksionale në vend, ngritja një ekonomie të qëndrueshme dhe integrimi euroatlantik.

Lideri i madh

Dyzet vjet të sundimit të Enver Hoxhës, lanë një trashëgimi të zymtë për Shqipërinë post-komuniste. Por ka diçka në favor të tij.

Në kushtet e një varfërie të lartë të trashëguar nga viti 1944, ai e ngriti ekonominë bazuar tek modeli sovjetik i industrializimit, përmirësoi nivelin e jetesës, reduktoi dallimet mes rajoneve në shoqërinë shqiptare, mbrojti integritetin territorial, dhe bëri përmirësime të veçanta, në fusha të tilla si shëndetësia, arsimi, si dhe në drejtim të të drejtave të grave.

Mund të tingëllojë, mbresëlënëse, për aq kohë sa përshkrimi është sipërfaqësor, pra pa hyrë akoma në detaje.

Sepse ky përshkrim lë jashtë një nga tiparet e dukshme të sundimit të Hoxhës. Ndryshe nga diktatorët e tjerë të Europës Lindore dhe Qendrore, me kalimin e moshës, Hoxha u bë më ekstrem dhe dyshues, duke përdorur një aparat të gjerë dhe të fortë sigurimi, policinë e fshehtë (spiunët), duke depërtuar me to deri në shtëpitë e shqiptarëve.

Shqiptarët bashkëjetuan me këtë (përveç ndonjë rasti të rrallë dhe heroik) duke u karakterizuar nga konformizmi, dhe apatia, duke marrë me vete edhe pak nga paranoja e sundimtarit të tyre.

Në mënyrë periodike dhe të pamëshirshme Hoxha eleminoi disa nga kolegët e tij. Asnjë regjim komunist nuk ka përjetuar një spastrim të tillë. Ndërsa procesi ecte përpara, pushteti përqendrohej tek një grup i vogël njerëzish, me lidhje të ngushta familjare, mbështetur tek besnikëria dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në spastrimin e kundërshtarëve politikë.

Ky regjim krijoi atë që është quajtur si një "kolazh i fantazisë", një lloj vendi që do ta bënte një surrealist të qante nga gëzimi. Por, edhe, në qoftë se kjo do të ishte thjesht një fantazi, ishte gjithsesi e tmerrshme.

Njeriu i fundit në këmbë

Vdekja e Enver Hoxhës la një vakuum që u mbush nga një përkrahës i tij, Ramiz Alia. Lideri i ri u përball menjëherë me probleme serioze, ekonomike dhe sociale, produkt i disa reformave të rrezikshme të bazuara në vendimmarrje ideologjike.

Ramiz Alia, i cili aspironte të ishte një komunist i reformuar, gradualisht reformoi disa nga aspektet më të egra të regjimit. Pas kësaj, disa segmente të shoqërisë njohën rritje dhe shoqëria u bë më e guximshme.

Alia bëri diçka më shumë se sa thjesht reagimi; ndryshoi paksa strukturën e Hoxhës, por u përpoq gjithsesi të ruante sistemin e Hoxhës. Gjithsesi, ishte shumë vonë. Shqiptarët kishin parë tashmë ndryshimet që po ndodhnin në të gjithë pjesën tjetër të Europës Lindore.

Përkeqësimi i kushteve brenda vendit çoi në konfrontime radikale. Shtytjen përfundimtare drejt ndryshimit, vendi e mori nga studentët e Tiranës. Ndryshe nga intelektualët e vendit, ata ishin të gatshëm të përballeshin me rrezikun, dhe e kundërshtuan hapur regjimin.

Shumë i shqetësuar, Ramiz Alia, zgjodhi Sali Berishën për ta dërguar si ndërmjetës. Berisha e përdori mjeshtërisht këtë moment, për t'u hedhur më pas në protesta, deri në dorëzimin e Ramiz Alisë. Në shumë mënyra, Sali Berisha e ka dominuar Shqipërinë qysh atëherë.

Presidenti i ri - i vjetër

Sali Berisha, një nga kardiologët kryesorë të Shqipërisë, ishte komunist dhe kandidat për anëtar në Komitetin Qendror të Partisë së Punës.

Por që në momentin që ai u bë president i Shqipërisë në vitin 1992, ai tundi flamurin anti-komunist, duke e deklaruar si "rruga e së ardhmes" dhe duke e përdorur për hakmarrje ndaj ish-komunistëve të tjerë.
Ta lije regjimin e Hoxhës pas vetes, ishte shumë më e vështirë nga ç'mund ta kishte parashikuar dikush.

Vendi bë anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndoqi rrugën e privatizimeve të shpejta, i dha fund kufizimeve në import, braktisi kontrollin e çmimeve etj. Por papunësia u rrit. Për dhjetëra mijëra anjerëz, varfëria sa vinte e thellohej. Qindra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi. Dhe në shumë fusha, ndikimi i Hoxhës vazhdonte të ishte i fuqishëm.

Berisha dhe pjesa tjetër e elitave në Shqipëri, treguan një mentalitet autoritar dhe jotolerant që nuk lejonte asnjë kompromis apo negociata, të nevojshme për ta çuar vendin drejt demokracisë.
Berisha me gjithë guximin që kishte treguar në momentin e shkëputjes nga regjimi, dukej i paaftë për t'u shkëputur nga e kaluara e tij. Në të vërtetë, partia e tij, Partia Demokratike u bë një makinë personale për të forcuar pushtetin e vet. Njëlloj si Hoxha, ai nuk pranonte ata që nuk pajtohesin me mendimin e tij dhe goditi çdo sfidant të vetin me të gjitha mënyrat që kishte në dispozicion (përfshirë dhunën), pavarësisht nga kostoja që paguante demokracia e re e Shqipërisë.

Fushatat e tij elektorale të kujtojnin propagandën komuniste të kohës, Berisha opozitarët i quante "terroristë" dhe të "frontit të kuq" të cilët, sipas tij, kishin mbështetje nga armiqtë tradicionalë, grekët dhe serbët.
Forcat e tij të sigurisë dhe bandat kriminale, ndërprisnin mitingjet e opozitës, bastisnin dhe sulmonin të gjithë mbështetësit e opozitës, kandidatët, përfshirë këtu dhe shtypin.

Kryeministri i vjetër - i ri

Kombinimi fatal i këtyre politikave dhe trajtimi i papërgjegjshëm i skemave piramidale, e çuan Sali Berishën drejt largimit në vitin 1997, pas asaj që mund të konsiderohet kryengritja e parë e suksesshme popullore e armatosur në Europë që nga shekulli XIX. Trazirat në rritje dhe rebelimi i plotë i popullsisë çuan në shpërbërjen e ushtrisë. Trajtimi i egër që pushteti i Berishës i bëri popullsisë nuk mundi të ndalontë bastisjen e afro 1 milion kallashnikovëve, tankeve, artilerisë së rëndë, deri tek raketat e sofistikuara kineze tokë-ajër - nga repartet ushtarake të vendit.
Dhuna që pasoi shkaktoi qindra të vdekur, duke e detyruar Berishën, të turpëruar, të jepte më në fund dorëheqjen duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare. Opozita erdhi në pushtet pas një procesi gjithashtu të turpshëm demokratik, por komuniteti ndërkombëtar e miratoi rezultatin pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Kryeministri i ri, Fatos Nano, ka qenë kryeministri i fundit i regjimit komunist. Edhe ai ishte gjithashtu një krijesë e kohës së Hoxhës, dhe i brumosur me politikën e hakmarrjes dhe autoritarizmit. Në të vërtetë, për shumë arsye, ai ishte mëshirim i kësaj kulture. I privilegjuar nga gruaja e Hoxhës, Nexhmija, ai e kishte kundërshtuar pluralizmin e vërtetë dhe sistemin e ekonomisë së tregut deri në fund të sistemit njëpartiak.

Si Nano i vendosur në pozicionin e tij të hershëm, ashtu dhe Berisha, në atë të Hoxhës, prireshin të ishin dogmatikë, konfrontoheshin, dhe ishin të fokusuar, fillimisht të paktën, vetëm tek rezultatet.
Ai solli disa figura të vjetra në rrethin e tij të brendshëm, duke mënjanuar reformatorë shumë të përkushtuar, dhe shtypi debatin e brendshëm në parti. Nano po ashtu si Berisha, shkatërroi idenë e një sistemi civil të pavarur, duke e spastruar aparatin e sigurisë, gjyqësorin dhe administratën shtetërore, dhe pothuajse të gjithë ambasadorët dhe gjeneralët.
Nano, pasi pothuajse u përmbys nga një grusht shteti, i iniciuar nga Berisha, vendosi një regjim korruptiv që mund të pasuronte atë dhe mbështetësit e tij. Edhe njëherë, thelbi i detyrës së tyre, puna për të mirën e popullit ishte injoruar. Por kur qytetarët patën shansin për ta zëvendësuar atë, Berisha doli si e vetmja zgjidhje.

Humbja e fundit
Sali Berisha "i ri" u kthye në pushtet në vitin 2005. Disa përparime ishin arritur, por shumë nga mënyrat e vjetra Hoxhiste vazhdonin të ishin prezente. Pjesa më e madhe e energjive të Berishës u përqëndrua në zgjerimin e pushtetit të tij, përmes një kontrolli të madh, në qeveritë vendore, dhe kinse 'administratën e pavarur'.
Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë të shoqëruara me sharje dhe një shkallë të lartë dhune, shpesh rezulton të ketë ngecje të gjata në aspektin politik, duke shtyre reformat aq shumë të nevojshme për vendin.

Vërtetë, zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 ishte pak më i mirë, por ata u penguan nga dhuna parazgjedhore, politizimi i aspekteve teknike, dhuna verbale ushtruar mbi votuesit, dhe parregullsitë e shumta të vërejtura gjatë numërimit.

Shumë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë thirrje urgjente për reformën zgjedhore dhe gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, si dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Vitet e Enver Hoxhës ishin një histori e mbijetesës personale dhe elitare, fuqie të pamëshirshme, represioni të pamëshirshëm, internimi dhe fanatizmi ideologjik. Një çerek shekulli pas vdekjes së tij dhe gati dy dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria është ende duke luftuar për të përfunduar tranzicionin e saj demokratik. Përmbushja e këtij qëllimi do të ishte mposhtja përfundimtare e diktatorit të vjetër.

* Dr. Bernd Fisher, profesor në Universitetin e Indianas në SHBA është historian dhe studiues i njohur i historisë shqiptare

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Shtator 2010 08:52
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Shqipëria dhe trashëgimia e E.Hoxhës

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Kombinimi fatal i këtyre politikave dhe trajtimi i papërgjegjshëm i skemave piramidale, e çuan Sali Berishën drejt largimit në vitin 1997, pas asaj që mund të konsiderohet kryengritja e parë e suksesshme popullore e armatosur në Europë që nga shekulli XIX. Trazirat në rritje dhe rebelimi i plotë i popullsisë çuan në shpërbërjen e ushtrisë. Trajtimi i egër që pushteti i Berishës i bëri popullsisë nuk mundi të ndalontë bastisjen e afro 1 milion kallashnikovëve, tankeve, artilerisë së rëndë, deri tek raketat e sofistikuara kineze tokë-ajër - nga repartet ushtarake të vendit.
Dhuna që pasoi shkaktoi qindra të vdekur, duke e detyruar Berishën, të turpëruar, të jepte më në fund dorëheqjen duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare. Opozita erdhi në pushtet pas një procesi gjithashtu të turpshëm demokratik, por komuniteti ndërkombëtar e miratoi rezultatin pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.


Nano, pasi pothuajse u përmbys nga një grusht shteti, i iniciuar nga Berisha, vendosi një regjim korruptiv që mund të pasuronte atë dhe mbështetësit e tij. Edhe njëherë, thelbi i detyrës së tyre, puna për të mirën e popullit ishte injoruar. Por kur qytetarët patën shansin për ta zëvendësuar atë, Berisha doli si e vetmja zgjidhje.


Sali Berisha "i ri" u kthye në pushtet në vitin 2005. Disa përparime ishin arritur, por shumë nga mënyrat e vjetra Hoxhiste vazhdonin të ishin prezente. Pjesa më e madhe e energjive të Berishës u përqëndrua në zgjerimin e pushtetit të tij, përmes një kontrolli të madh, në qeveritë vendore, dhe kinse 'administratën e pavarur'.
Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë të shoqëruara me sharje dhe një shkallë të lartë dhune, shpesh rezulton të ketë ngecje të gjata në aspektin politik, duke shtyre reformat aq shumë të nevojshme për vendin.

Vërtetë, zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 ishte pak më i mirë, por ata u penguan nga dhuna parazgjedhore, politizimi i aspekteve teknike, dhuna verbale ushtruar mbi votuesit, dhe parregullsitë e shumta të vërejtura gjatë numërimit.

Shumë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë thirrje urgjente për reformën zgjedhore dhe gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, si dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Vitet e Enver Hoxhës ishin një histori e mbijetesës personale dhe elitare, fuqie të pamëshirshme, represioni të pamëshirshëm, internimi dhe fanatizmi ideologjik. Një çerek shekulli pas vdekjes së tij dhe gati dy dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria është ende duke luftuar për të përfunduar tranzicionin e saj demokratik. Përmbushja e këtij qëllimi do të ishte mposhtja përfundimtare e diktatorit të vjetër.

* Dr. Bernd Fisher, profesor në Universitetin e Indianas në SHBA është historian dhe studiues i njohur i historisë shqiptare

Ne thelb ketu duhet te nise arsyetimi dhe perceptimi mbi shtetin dhe pushtetin dhe mentalitetin Shelgu.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Janar 2011 02:02
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:48 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > A mundemi të bëjmë shtet

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.