myzeqari
daddy
Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498
|
Ndërron jetë Luciano Pavarotti
Bashkangjitje: 20070906051952pavarotti203x152ap.jpg
Ky file është shkarkuar 429 herë.
Pavarotti kishte menduar të bëhej futbollist profesionist
Një prej këngëtarëve më të mëdhenj e më të njohur të operës, Luciano Pavarotti, ka ndërruar jetë.
Tenori italian, i cili u diagnozua me kancer në pankreas vitin e kaluar, vdiq në shtëpinë e tij në Modenë, në moshën shtatëdhjetë e një vjeçare.
I biri i një bukëpjekësi, Pavarotti kishte menduar të bëhej futbollist profesionist, por thoshte se dëshira e tij për të kënduar qëkur ishte katër vjeç kurrë nuk e kishte lënë.
Luciano Pavarotti pati një karrierë dyzetvjeçare në skenën botërore dhe brenda kësaj kohe u bë një prej artistëve më të shitur, krah për krah me artistë si Madona dhe Elton Xhon.
Ai i solli audiencë të re operës, në veçanti me melodinë karakteristike të tij Nesun Dorma nga Turandoti i Puçinit e cila u shndërrua në njërën prej himneve më të adhuruara të futbollit në botë. Ai zhvilloi një luftë të gjatë me kancerin e pankreasit.
Turneu i tij lamtumirës u ndërpre vitin e kaluar për shkak se kishte nevojë për operacion urgjent në Nju Jork për të hequr një tumor malinj.
Nga spitali u lirua vetëm pak më shumë se para një jave për t'u kthyer në shtëpine e tij në Modenë dhe ndonëse bashkëshortja e tij u tha gazetave se ai po luftonte si luan, ka patur frikë, që dëshmohet e drejtë, se ishte kthyer në shtëpi për të vdekur në mesin e miqve dhe familjes.
__________________
Ja fute kot
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|