Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Esse per Diktaturen Komuniste
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Esse per Diktaturen Komuniste

(Pjese nga libri me te njejtin titull)

Tribuna te kuqe

per parada, kongrese
ku rrine ata qe njerezit
turma nga siper i shohin
dhe njeriu turme
nga poshte t'i shohe,
keshtu ne sfondin
e kaltert te qiellit
te ngateroje
udheheqesit me perendite.
( velo. Tribuna. Thesi i burgut)


1
Socializmi krijoi armata njerezish qe i zuri ne pune dhe i ushqeu ne nje kazan.
Njerezit ishin te lumtur me asgjene. Kjo ish cudia Socialiste.
Socializmi ish sistemi i imazhit.
Te gjithe jetonin me imazhin e lumturise dhe jo me lumturine vete.
Ne kete proces, ai ishte me i afte se c'do religjon.
2
Si cdo konstelacjon i ri edhe komunizmi, krijoi periudhat e veta ciklike.
Cuditerisht hapi i ri kohor ishin pesevjecaret.
Ish nje numur i ri, i ndryshem nga treshi kristjan.
3
Gjate ketij shekulli intelektualet europjane moren pjese ne cdo ngjarje madhore te kohes, te historise se kombit te tyre.
Dhe pjesemarja e tyre ish shpesh determinante.
Por jo gjithemone pjesemarja e tyre ish pozitive.
Endrrat terroriste‑anarkiste, deshira per eksperimente sociale, grander(madheshtia), deformimet psiqike qe japin rezultat ne art por jo ne sociologji, bene qe nderhyrjet e tyre ne jeten politike shpesh te japin rezultate te kunderta.
4
Diktaturat jane leksione negative per demokracine.
Populli i ish diktaturave mendon se per te cdo gje eshte e lejushme perderisa shteti i meparshem, beri cdo gje mbi ta.
Atehere pranonin varferine pa limit, sot duan pasurimin e menjehershem.
Atehere provonin terrorin dhe dhunen e shtetit, sot hedhin kete sistem terrori mbi shtetin vete.
Atehere provuan kodet e kolektivizimit shtazarak, sot individualizmin e vene mbi nocionet baze humane, pa te cilat nuk mund te egzistoje shoqerija.
Te mesuar me mungesen e parimeve te drejta qe rregullojne shoqerine njerezore, hidhen mbi te, sikur hidhej socializmi mbi ta.
5
Ne qofte se ekseset, endrrat, deformimet, pasionet violente aplikohen ne politike ose ekonomi ngjajne katastrofa. Ky shekull ka shume shembuj.

Diktatori paranoiak Enver Hoxha e beri Shqiperine nje skene ku luajti teatrin me gjigand te absurdit, ai qe per ironi ish kunder artit modern, vete ish autori , regjizori dhe aktori me i pameshirshem i aplikimit te terrorit absurd ne jete.
6
Ne sistemet diktatoriale institucjoni me i rendesishem shteteror eshte hetuesia.
Nuk jane as K.Q. i partise, as Kryeministrija as Presidenca.
Me e rendesishme eshte hetuesia sepse kjo mban sistemin ne kembe.
Ne momentin qe nuk ka hetuesi, qe nuk ka denim politik, qe ate moment keto sisteme bien.
7
Ky institucjon prodhon friken, ai prodhon tmerin.
Ne hapesiren e shtetit tmeri hyn me grimca dhe duke u akseleruar ndahet, shtohet dhe shumohet, forcohet dhe behet nje berthame e forte qe nuk zhduket kurre.
Ai rezaton edhe mbasi qenia njerezore ka vdekur, si radioaktiviteti berthamor.
Diktaturat kane vetem nje qele rrefimi ate te denoncimit, te spiunimit, ajo si nje centrifuge prodhon vetem krime qe nuk nderpriten kurre.
8
Veshtiresite qe ndiejne shoqerite qe bejne tranzicjonin, per te kaluar ne nje sistem tjeter shoqeror eshte per efekt te ketij rezatimi.
Institucjoni i hetuesise tmerron njerezit, jo vetem ata qe hyjne e mbeten aty ose dalin, por me teper ata qe nuk hyjne.
Socializmi eshte administratori i tmerrit kolektiv. Ai e mbjell e korr, e than e ruan tmerrin.
Depot e rezervave shteterore ishin depot ku ruhej tmerri.
Per te jetuar ne socializem duhej ngrene tmerr ne vend te bukes, vetem ashtu mund te kaperdihej ai sistem shoqeror.
Dhe tmerrin e prodhonte hetuesia.
Prandaj kjo godine e vecuar ne periferi te kryeqytetit ish godina me e rendesishme e shtetit.
Cdo gje qe prodhohej, ndertohej, arihej vetem nen shtpjen e dhunes dhe tmerrit.
Tmerri ish themeli i shtetit
9
Dhe per te egzistuar ne vazhdimesi fantazma e tmerrit, duhej gjetur fajtori.
Caktimi, gjetja, mberthimi i fajtorit ish detyra me e rendesishme e shtetit.
Jeta e njerezve, nuk ish kjo detyra e shtetit.
Ajo ecte vete, pa ndihmen e tij, vetem kur arihej te caktohej dhe identifikohej fajtori.
Te tjeret natyrisht jane te lumtur, vetem se nuk jane fajtore.
Faji largon cdo kerkim cdo inisjative.
Mos u bej fajtor ndaj socializmit, kjo ish kryesorja, te tjerat nuk kishin rendesi.
10
Udheheqesit diktatoriale jane xheloze si femrat, ata jane vazhdimisht ne gjendje ballafaqimi dhe konkurimi si ne nje konkurs bukurie.
Cmira dhe xhelozija ndaj njeri tjetrit jane pa cak, sidomos kur jane te detyruar te jene se bashku ne te njejtin kamp, si ne rastin e bllokut socialist, mbas luftes se dyte boterore.
Ata e krahasojne veten me njeri tjetrin, se kush eshte me i pushtetshem dhe jane gjithemone te pakenaqur. Kjo shpjegon dhe ndarjet e vazhdueshme nga nje energji centrifugale te kampit, qe ne te vertete ish konkurenca dhe cmira.
Ata jane gjithemone te kenaqur nga vetja dhe te pakenaqur me miqte e tyre diktatore.
Deshira per te qene te vetem ne pushtet, krijon vet‑izolimin e tere shtetit.
11
C'do gjyq i udheheqesve komuniste, shoke te diktatorit, ish nje tronditje e madhe per psiqiken kolektive popullore, sepse njerezit e thjeshte i kishin duartrokitur me dhjetra vjecare keta anetare te byrose politike;
Por njekohesisht vihej re dhe nje gezim i fshehte qe tregonte se ky adhurim ish fallc.
Nen diktaturat bindja dhe adhurimi nuk jane spontane dhe nuk kane jetegjatesi.
Ky adhurim eshte i sforcuar dhe i detyruar, prandaj dhe nuk eshte i sigurt.
12
Cdo ide, cdo sistem shoqeror duhet provuar.
E keqja eshte se prova e sistemeve shoqerore behet mbi njerezit.
Atyre qe i u bie fati te jetojne ne ate kohe, ne ate sistem, duhet t'a pranojne si nje destin jo hyjnor, por njerezor. Njerezimi i ka caktuar te jene atje.
Njerezimi provon edhe diktaturat, deklarimet e tyre, mburrjet e tyre.
13
Ne burg pyesja veten, perse diktaturat jane sisteme shoqerore kaq te ashpra.
Dhe aresyetimi me coi ne ate se jane sisteme shoqerore pa te ardhme.
Ato duan t'i arijne qellimet gjate kohes qe egzistojne, sepse e dine qe c'do ndryshim, c'do lekundje, c'do trasformim, zhduk bazen e tyre te vetme te egzistences : dominimin me dhune.
Sisteme te tjera shoqerore pranojne qe qellimet e tyre mund te realizohen edhe nga nje sistem tjeter, kurse diktaturat jo.
Diktaturat kane besim vetem ne vetja e tyre, ne diktatura.
Prandaj ato nuk jane tolerante dhe kerkojne nje perputhje te plote midis urdherave qe leshojne dhe realizimit praktik te tyre.
Cdo kush qe perpiqet ti ndryshoje, t'i zbuse, t'i permiresoje keto qellime, cilesohet heretik dhe armik.

14
Autokritika zhvillohej ne mbledhjet e kolektivave punonjese, te lagjeve, ne organizatat e rinise dhe partise.
Ish nje proces qe filloi i ngadalshem dhe gjate viteve u perhap ne tere vendin dhe erdhi duke u shpeshtuar.
Ajo kerkohej me insistim per gabime profesionale, pakujdesi ne pune, per qendrime politike apo mendime dhe perceptime te reja ne art, letersi, sociologji.
Ata qe e kerkonin dhe e nxisnin ishin funksionaret e partise, shtetit dhe sigurimi i shtetit.
Ajo paraqitej si nje forme e re katarsisi dhe rrefimi por ne te vertete ish fillimi i denoncimit te vet‑vetes.
Jane me mijra raste kur mbas autokritikes, ata persona qe e bene jane ndjekur penalisht dhe jane denuar me burgime dhe ekzekutime.
Shembujt me perfaqesues jane mbledhjet e Byrose Politike te K.Q. te Partise, ku anetareve te saj u kerkohej te benin autokritike per t'iu rrefyer partise, dhe shumica e ketyre funksionareve te larte te partise u ekzekutuan.
Rasti me trondites ish autokritika qe i u kerkua kryeministrit M.Shehu, mos aprovimi i saj nga E.Hoxha dhe vet‑vrasja e Shehut.
Ai u vetvra pasi e pa qe autokritika ish e kote, ajo nuk e shpetonte dot.
Vetvrasja e kryeministrit Shqiptar, dores se hekurt te Hoxhes per tridhjete e pese vjet ish njekohesisht deshtimi i autokritikes socialiste.
Me kete vetvrasje autokritika si institucjon deshtoi, ra, dhe tregoi domethenien e vet.
Me kete akt kuptohet dhe kotesia e tere autokritikave te bera nga njerezit e thjeshte para shtetit dhe partise diktatoriale.

Autokritika e personit civil apo politik ne komunizem behej e hapur, apo e fshehte dhe mbas saj shteti diktatorial merte masat e shkallezuara qe ai i quante te pershtateshme.
Autokritika publike, apo e mbyllur ish nje mjet poshterimi dhe autoshkaterimi.
15
Rrefimi i aplikuar nga kisha katolike ka qene dhe eshte nje nga aktet me te rendesishme ne formimin e karakterit shpirteror dhe etik te njeriut te botes perendimore.
Rrefimi i besimtarit katolik eshte i fshehte dhe behet para priftit i cili duhet t'a rruaje sekretin e tij.
Rrefimi i fshehte eshte nje mjet reflektimi dhe permiresimi.
Gjithemone me ka bere pershtypje fakti qe prifti nuk ka pasur dhe nuk ka autoritet dhe fuqi politike apo juridike dhe keshtu njeriu rrefehej para nje personi tjeter me integritet shpirteror e moral dhe nje akreditim hyjnor.
16
Ashtu si rituali i cajit, ka influencuar ne sjelljet dhe botkuptimin e Japonezeve, rrefimi ne qele ka formuar njeriun perendimor.
Pesha e fajit te vogel te perditshem, psheretima e rrefimtarit, vrasja e ndergjegjes, pergjegjesia qe merte me vete, bene qe ne shekuj njeriu europjan te kuptoje se ka me shume rendesi qetesija e shpirtit, bardhesija e veprimeve, kenaqesija e nje jete te pamekate se sa perfitimi materjal i padrejte dhe i pamerituar.
Rrefimi ka qene gjykatesi i qete dhe i padukshem qe jetonte brenda cdo njeriu te zakonshem.Rrefimi ish i fuqishem se behej pa force, pa dhune, pa denim.
Rrefimi ish ne rradhe te pare nje meditim. Meditimi i gjate e conte besimtarin ne rrefimi.
Grila e erret e qeles se rrefimit nuk ish vetem vendi ka burrat dhe grate tregonin mekatet e tyre; ai u be vendi ku per shekuj te tere qyteterimi perendimor u rrefye para ndergjegjes universale te historise njerezore.
Rrefimi ka qene detyra me e lehte dhe me e veshtire qe perballoi banori i vjeter i mbreterive dhe qe pregatiti Europen e Bashkuar.
Ne qelen e erret te rrefimit u filtrua koshienca e botes perendimore
17
Qyteterimet dine te rrefehen.
Antiqyteterimet nuk dine te rrefehen.
Diktaturat si antiqyteterime jane pa koshience, ato nuk kerkojne pardon kurre.
Diktaturat nuk duan dhe nuk dine te korrigjojne veten.
18
Sado absurde qe te duket, vetmia nuk lejohej ne socializem.
Sepse vetmia presupozon te menduarit, kurse te menduarit nuk duhej te ish individual, i pervecem.
Per te gjithe mendon dhe vendos udheheqesi.
Sistemi ish i pergjithesh, socialist dhe personi nuk kish te drejte te vecohet.
Kurse vetmia ish vecim, dhe kjo nuk pranohej.
Vetmia ish te mbylleshe ne vet‑vete dhe kjo ish kunder kodit te caktuar d.m.th. qe njeriu duhet te ish i hapur, i lexushem ne c'do veprim, per c'do mendim, per c'do ndjenje.
Organet kopetente e kishin te veshtire ta zberthenin vetmine, dhe kjo, i nervozonte.
Diktaturat sjellin me vete dhe vetmine e njerezve te vecante, aty ata duan te shpetojne.
Diktaturat sjellin dhe vetmine e kategorive te caktuara shoqerore.
Diktaturat kane frike nga levizja e njerezve, jane kunder emigranteve dhe kunder lidhjeve martesore me shtetesi te ndryshme.

19
Te gjithe ne, duam te dime, si kane qene te tjeret ne lumturi.
Jemi kurjoze te dime perjetimet, ndijimet e te tjereve, por ne thellesi te qenies sone, e dime mire se lumturine e shijojme njelloj te gjithe.
Lumturija jetohet lehtesisht, drejt saj te gjithe shkojme me deshire.
Lumturija perjetohet njelloj.
Por ne kemi nje shqetesim te fshehte qe na preokupon, megjithese nuk e shpallim me ze te larte: perjetimin e vuatjes.
Dhe kjo sepse nuk dime aftesite tona per te rezistuar.
Prandaj jemi shume me te kujdesshem, me te preokupuar dhe me serioze ne analizen e vuajtjeve njerezore qe kane kaluar te tjeret.
Vuajtja dhe sakrifica nuk jane te mirepritura nga koshienca, psiqika dhe organizmi i njeriut.
Heroizmi eshte nje karakteristike individuale, kurse dobesija njerezore eshte nje karakteristike e pergjitheshme.
Kur je vete ne vuajtje, analiza behet krejt ndryshe.
Ti krahason vuajtjen tende me ate te atyre qe e kane kaluar me pare, krahason rezistencen, dobesine tende me ate te nje njeriu tjeter. Kjo eshte e dhimbeshme si te prekurit e plages.
20
Cvendosja, levizja, lundrimi, marshimi jane bere per pushtime.
Njeriu levis qe te pushtoje, nuk ka rendesi cfare pushton, ai do vetem te pushtoje. Pushton token, hapesiren, ajrin, horizontin.
Edhe socializmi qe shpalli zhdukjen e prones, pra mungesen e mundesise se pushtimit; ish vete sistemi me pushtues, me dominant, me dhunues.
Ai dhunoi sepse i hoqi sejcilit berthamen kryesore te aktivitetit ate te pushtimit.
Keto qindra, miljona berthama ndergjegjesh individuale, ai i grumbulloi per vete ne nje magazine te madhe me tabelen: filozofija marksiste.
Keshtu duke i cveshur njerezit nga kjo berthame, i u hoqi atyre depoziten e energjise qe i jep kuptim jetes.
Se jeta e njeriut pa pushtim materjal a intelektuel nuk ka kuptim.
Teorija marksiste gabonte kur mendonte se miljona berthamat e energjise te cdo njeriu, mund te shfytezohen ne menyre kolektive, d.m.th. qe t'i vinte ne pune sistemi.
Ato japin rezultat vetem vec e vec, kur i ve ne pune secili njeri.
Socializmi ndaloi edhe pushtimin me te pafajshem: ate te subkoshiences dhe absurdit.
21
Nen diktaturat, pushteti i shtyn masat drejt shesheve(ndjenja e vecimit nuk duhet te egzistoje), njerezit e grumbulluar kane disa avantazhe: sugjestionohen me lehte, histerija kolektive arin rezultate te larta dhe ata qe duan te vecohen bijen ne sy.
Shembulli jepet per gjithe kolektivin dhe denimet marin vlera te vecanta.
Propaganda, letersija dhe arti, thiren per te deklamuar, dekoruar dhe denuar.
Sistemet demokratike lejojne reflektimin, vecimin, ndarjen, meditimin, kundershtine, gjetjen e re. Kjo eshte nje pasuri tjeter e tyre.



Komunizmi
banderole
e keputur
e lagur
e grisur
varur
ne shtyllen
e historise.
( Thesi i burgut ‑ 1996)
22
Ideollogeve komuniste u pelqente te perdornin fjalen kolektivitet dhe jo komunitet. Dhe kjo kish aresyet e veta.
Kolektiviteti komunist ish shume i ndryshem nga komuniteti kapitalist. Kolektiviteti presupozonte nje shume vlerash te barabarta, e cila nuk u arit kurre, dhe ish kjo aresyeja qe nuk u realizua.
Komuniteti presupozon nje bashkim vlerash te ndryshme. Bile ketu ajo e ka vleren dhe bukurine.
Kolektiviteti presupozon nje bindje te detyruar ndaj disa rregullave te paracaktuara nga te tjeret.
Komuniteti presupozon nje bindje te ndergjegjeshme, te aresyeshme, te revokueshme ndaj rregullave te caktuara vete.
Keto rregulla ne kolektivitet nuk mund te ndryshojne nga ata vete, por vetem nga instancat e larta partiake dhe shteterore.
Ne fakt te gjitha rregullat e bashkejeteses i cakton ai, diktatori.
Komuniteti eshte bashkim i vullnetshem i individeve te ndryshem, por koshiente, qe ne menyre te vullneteshme bashkejetojne kolektivisht.
Kolektiviteti eshte bashkimi i detyruar i individeve qe nuk kan te drejte te zgjedhin vete nje kolektiv tjeter.
Kolektiviteti nuk ka mundesi te shndrrohet ne komunitet.
Komuniteti nuk pranon te jete nje kolektivitet ( ne ato atributet qe i jep shoqerija socialiste), sepse e sheh qe ajo eshte shkalla me e ulet e bashkesise njerezore dhe e refuzon ate.
23
Kolektivi caktohet te jete pergjegjes per secilin.
Parrulla e madhe TE GJITHE PER NJE DHE NJE PER TE GJITHE ne te vertete mund t'a zbertheje keshtu: SECILI PER VETE MBROHUNI NGA BASHKESIJA.....TE GJTHE TA SHTRYDHIN NJESHIN. NJESHI NUK VLEN SE ESHTE VETEM NJESH.
Duke dashur te mbrohet nga kolektivi secili u be hiperindividualist i kamufluar.
Hipokrizija socialiste ish nje lloj i ri i papare i hipokrizise sociale, ajo deformoi qenien njerezore nen diktature.
24
Individualizmi kapitalist ish me njerezor se sa altruizmi socialist.
Individualizmi kapitalist ish dhe eshte lufte per jetese, qe eshte me afer natyres.
Altruizmi socialist ish zenja (bllokimi) i frymes per te jetuar, qe eshte kunder natyres.
25
Sistemet diktatoriale krijojne nje kancer social qe i shkaterron ata vete.
Kjo eshte apatia. Ne menyre instinktive njeriu kuptontre se e vetmja gje me te cilen mund t'a perballonte ate sistem ish apatia. Apatia ish e padukeshme, ish e padenoncueshme ish e padenueshme.Apatia ish si nje gjume, si nje gjendje pas drogimi. Ish e vetmja droge e papaguar, e lejuar dhe cudiberese.
Apatia ne cdo gje bente qe te binte prodhimi shoqeror dhe ai intelektual.
Apatia, mpirja dhe bllokimi i instinkteve bene qe homo socializmus te jete jo eficent edhe kur punonte shume. Popujt qe kane qene nen perandorite diktatoriale kane punuar me shume se ne cdo periudhe tjeter te historise se tyre.
26
Shteti ne vend qe te ish shteti i te gjitheve, ish shteti i asnjeriu.
Ai prodhonte fatkeqesi per te gjiyhe dhe lumturi per asnje, pervec diktatorit.
Edhe lumturija e diktatoreve nuk eshte normale.

Komunizmi deshtoi , se nuk ariti te realizonte kllonimin e individit me parametrat e caktuar prej tij ne laboratorin e shtetit socialist.
Perderisa njerezit do te jene te ndryshem qe nga lindja nuk mund te arihet barazia sociale e predikuar nga feja marksiste.
27
Mbingopja me parrulla politike solli indiferencen e brendeshme te padukeshme e te pashprehur.Kjo sepse individi e kuptoi qe ai eshte krejtesisht i papaerfillshem dhe i panevojshem ne marjen e vendimeve politike.
Votimi ishte nje institucjon krejtesisht formal dhe i kote. Kete e vertetonte unanimiteti i votave.
28
Diktaturat nuk japin patenta per cpikje dhe nuk njohin te drejtat e autorit.
Kjo bente qe vlerat e rralla dhe ato te zakoneshme te barazohen.
29
Struktura ekonomike ish pjesa me e dobet e cila beri qe tere sistemi te bjere.
Te mirat materiale nuk shkonin drejt qytetarit por drejt shtetit. Duke i pasur njerezit pa llogari, industria kujtoi se mund te punoje me nje teknollogji te ulet, dhe harroi se ne rastin me te pare te nje hapjeje ajo nuk do i bente dot balle konkurences se teknollogjise se larte.
Shteti filloi te pasurohet ne menyre kapitaliste por nuk pranonte konkurrencen.
Sa here i krijohej konkurrenca nga jashte ai vet‑izolohej.
Dhe izolimi ish fatal per ekonomine, ish njefare vete‑helmimi.
30
Kombinatet, uzinat, fabrikat e paralizuara jane kufoma e pagroposur, e dukeshme e socializmit. Keto vepra te pesevjecareve jane produkt i nje pune skllaveruese te nje sitemi delirant. Ato mund te krahasohen vetem me piramidat.
Keta gjigande jane fosile te nje periudhe primitive ne nje kohe moderne.
31
Diktaturat jane sisteme te organizuara me rregulla krejt ndryshe nga cdo sistem i meparshem shoqeror.
Duke patur si qellim ndryshimin e te gjithe rregullave te bashkejeteses njerezore u krijua nje bllok‑aut dhe nje kundershti midis menyres normale biollogjike te qenies dhe jeteses sociale te detyruar.
32
Ajo qe eshte e ndaluar ne te gjitha diktaturat eshte shpallja e vleres se vetvetes.
Prandaj qe vetem shteti ai qe mund te te udhehiqte, te te vendoste, te te vleresonte, kur donte ai, por jo ti.
Personi nuk kish te drejte te shpallte vleren e vet‑vetes dhe t'a mbronte ate, dhe individi nuk kish te drejte per c'fare do lloj inisjative.
Levizjet novatore‑stahanoviste ishin vetesakrifikim per shtetin.
33
Vetedijshmeria eshte busulla biollogjike e perhereshme qe udheheq instinktin njerezor.
Duke e shperfillur ate diktaturat dal nga dal atrofizojne me vetedije nje shqise detektuese te domosdoshme morale, e cila mbron dhe vlereson njeriun.
34
Nen diktature levizja e njerezve ariti minimumin e saj. Asnjehere me pare ne qyteterimet moderne, nuk pati nje kontroll e ndalim te shkembimeve njerezore.
Bile te tilla rregulla nuk paten egzistuar as ne mbreterite e mesjetes dhe as ne qytetet antike.
Mos levizja dhe qarkullimi i lire, ulen ne minimum mundesine e njohjes reciproke dhe te mirekuptimit midis njerezve.
Kjo sherbente per nxitjen e armiqesise me shtetet e tjera, dhe kjo manipulohej lehtesisht nga diktatoret.
Renia e diktaturave shoqerohet me nje shok psiqik te papare, nje cvleresim te
vetvetes dhe kjo nga ballafaqimi i drejt perdrejt me te tjeret.
35
Sa me teper qe kalonin vitet nen diktature, aq me pak degjohej kenga INTERNACIONALE DO TE JETE BOTA E RE.
Ne fillimet e saj ajo me kenaqte si nje shampanje te ciles nuk i dija marken, por dal nga dale carjet e kampit me hoqen tere iluzjonet.
Ajo qe u arit realisht ish ndalimi kategorik i cdo gjeje te huaj pra i cdo lloj internacionalizmi.
Asnjehere me pare ne historine njerezore nuk kish patur nje vetizolim te tille ne emer te internacionalizmit, dashurise dhe vellazerise per te tjeret.
Diktaturat nuk internacionalizohen dot.
Kampi socialist nuk ariti dot te behet nje internacionale.
36
Komunizmi erdhi si fantazme dhe iku si fantazme.
Tere sistemet diktatoriale ne kete shekull kane ikur ne kete menyre vjedhurazi.
Dhe nazizmi dhe fashizmi dhe komunizmi.
Kane ikur si hajdute : i kane vjedhur njerezimit miljona jete dhe jane zhdukur sa te hapesh dhe te mbyllesh syte.
Jane larguar ne ate menyre qe nuk japin mundesi te meren ne pyetje.
Njerezimi e ka te veshtire t'i vere perpara pergjegjesise, se kane qene sisteme burracake.
Aq sa duken te forte dhe te pergjegjshem, ne realitet jane te dobet dhe te papergjegjshem.
Aq sa duken reale, jane ireale.
Sistemet diktatoriale jane te vertete vetem kur bejne krime, dhe jane si fantazma kur lindin dhe kur vdesin.
Asnje organizem kombetar apo nderkombetar nuk eshte ne gjendje t'i mbertheje per fyti.
Komunizmi u largua ne menyre te poshter, burracake.
37
Shoqerite diktatoriale bazohen ne dopjimin e personalitetit.
Cdo njeri ne fakt eshte dy, asnjeri nuk eshte nje, as diktatori.
Shoqerite civile moderne, mundohen te kene nje person, mundohen te saktesojne karakteristikat e njeriut.
Shoqerija socialiste kete dopjim te figures e bente me dashje, keto ishin gabime me vetedashje.
Shoqerija socialiste ish nje shoqeri e semure, si te semuret psiqike me dy personalitete.
Ne fakt krijimi i dopjimit te figurave, lidhej me dopjimin e situatave dhe dopjimin e ngjarjeve, dhe e tere kjo behej qe te dopjoheshin diktatoret.
Kete diktatoret moderne e bejne qe te mos deshifrohen.
Shoqerite dhe sistemet e hapura njeriun e zberthejne si ne gjeometrine deskriptive ne elemente, por pastaj rikompozimin ne tre dimensione te figures ne hapesiren sociale e bejne egzakt sipas elementeve baze te dhene.
Shoqerite dhe sistemet diktatoriale gjithashtu e zberthejen njeriun dhe e projektojne, por fiksimin e tij e bejne jo sipas dimensioneve qe ai ka, por sipas atyre qe momentalisht u duhen politikave ideollogjike dhe strategjike globale te momentit.
Ky deformim i pershkrimit deskriptiv te njeriut, ky deformim koshient i pashaportes shoqerore te tij, krijon diktaturat.
Pastaj me njeriun mund te besh cfare te duash.
38
Socializmi vazhdoi traditen e shoqerise primitive, kurbanin.
Keto sisteme ecin dhe zhvillohen vetem nga kundershtaret, per ta perkrahesit kane pak rendesi.
Diktatoret armiqte i duan me shume se miqte me te ngushte.
Me miqte ata nuk arrijne asgje me armiqte ata i arrijne te gjitha.
Prandaj dhe njerezit me te afert dhe bashkepuntoret me te ngushte i kthejne ne armiq.
Prandaj dhe shoket me te dashur per dhjetravjecare i gjykojne dhe i ekzekutojne.
39
Urrejtja eshte lenda djegese e socializmit
Shoqerite moderne bazohen mbi dashurine, se ne baze kane doktrinen kristjane.
Socializmi bazohej mbi urrejtjen, zbatonte prerjen e kokave, nguljen e kokes se prere per ekspozim.
Gjyqet publike politike ishin spektaklet per ekspozimin e kokave te prera.
Gjithe sistemet shoqerore qe jane bazuar mbi urrejtjen, jane shkaterruar nga urrejtja qe mbjellin.
Ne nje fushe urrejtjeje nuk mund te arihet asnje mireqenie.
Ne fakt kerkimi, percaktimi, denimi i armiqve nuk eshte vecse shkaterimi gradual i vet‑vetes.
Dhe socializmi, (urrejtja sociale) vdiq nga helmi qe mbolli.
Helmi ne sasira te medha i korrur i thare, i depozituar ne depot historike, do te helmoje dhe shume gjenerata qe do te vijne me pas ; megjithese keta nuk kane pasur kontakt direkt, dhe nuk e kane njohur social‑urrejtjen.
Ne fushat ku kane qene mbjelle diktaturat, sistemet demokratike mbijne me zor.
40
Diktaturat kane vepruar gjithemone me levizje te pershpejtuara dhe jane rrethuar nga nje zhurme maramendese, por sapo kuptojne se po fillojne te zhduken hedhin mbi vete pelerinen e heshtjes dhe terheqin mbas vetes pllaken e harimit.
41
Gjate egzistences se tyre, diktaturat jane sistemi me eksitues dhe histerik, marramendes dhe mburavec, por kur largohen mbas tyre mbetet vetem nje heshtje.
Heshtje dhe hi. Hiri i vetedjegjes.
Diktaturat ne fund vetevriten dhe vetedigjen.
Diktatura shqiptare, nje nga me te ashprat ne historine e njerezimit, beri dhe ben cdo gje per tu harruar, per te mos qene, per te mos lene mbas, asgje nga vetja.
42
Diktaturat jane nje festival dramash, nje serial i copetuar, pa llogjike, i dhunshem, i zi, i ftohte.

Falje
kerkojne ata
qe falje kurre
te pafajeshmeve s'ju dhane
falje
duan ata
qe mbas darkave
duke krruar dhembet
vuajtjet tona
shtronin si desert
falje
kerkojne ata
qe po te kthehej prape
ajo kohe
luften e kllasave
si camcakiz
te futur prape
ne goje do te pertypnin
falje
duan nga ne
ata
qe akoma nuk na kane
falur
zot ndihmome
me urdhero
te fal ata
qe falje s'meritojne
( Kokeqethja‑ album‑ 1995)

43
Megjithese zyrtarisht deklarohej se arti popullor ish baza dhe gurra frymezuese e artit te realizmit socialist, dhe me gjithe manifestimet gjigande folklorike qe beheshin ne Shqiperi, me habi shihja se realizmi socialist si metode e urrente dhe e neglizhonte frymen popullore ne art.
Dhe kjo per aresyen se ajo ish fryma me e lire, me hiperbolike, me naive dhe me primitive njekohesisht.
Per kete problem kish nje dualizem ne qendrimin e filozofise dhe estetikes partiake. Nga njera ane folklori cmohej sa gati gati sistemin mund ta quaje nje socializem folklorik, nga ana tjeter u prene tere kanalet e komunikimit dhe shpjegimit te tij si dhe lidhjet e tij me artin bashkohor.
Fryma primitive dhe naive qe eshte vlera e tij e vecante dhe e vertete nuk pranohej.

Diktaturat zbukurohen me historine kombetare.
Historija vesh nuditetin e diktatures.

44
Diktaturat shtojne prezencen e tezave nacionaliste ne art, si pjese e nje propagande te vethymnizimit.
Kombi lavderohet per tu justifikuar krimi kunder kombit.
45
Partia kerkonte qe lufta e klasave te vihej ne teater, te luhej neper drama.
Por veprat ishin te dobeta ne krahasim me realitetin.
Asnjehe te dyja nuk mund te jene ne te njejtin nivel.
Ose jeta eshte nje drame aq e fuqishme, sa eshte e pamundur qe arti t'ia kaloje; ose arti ngrihet mbi jeten, kur dramat e verteta mungojne.
46
Dikaturat si nje trupe aktoresh, luajne tere kohen dhe ulin me detyrim popullin e tyre ne sallen e historise te degjoje deklarimet e tyre fatale.
Prandaj diktaturat e pelqejne aq shume teatrin, se i u ngjan atyre vete.



47
Rituali me i lashte qe i eshte kerkuar njeriut eshte sakrifica.
Dhe kjo gjithemone ne emer te idealeve me te larta.
Sa here ka nje ideollogji antihumane, prane saj do te gjesh kerkesen per sakrifica.
Diktaturat kete kerkese e kane gjthemone te detyruar.
Diktaturat per njerezit e thjeshte jane nje sakrifice e detyruar.
Por diktaturat sakrificat i quajne heroizma.
Komunizmi nxorri ne plan te pare heroizmin socialist.
Per t'a bere sa me te besueshme kete vetflijim duhej arti dhe letersija.
Ne keto rrethana artistet me te prirur per te sherbyer, jane artistet me te paafte.
Aksidenti (ne pune), nuk eshte heroizem, eshte fatkeqesi.
Kthimi i aktit aksidental, ne heroizem, eshte mashtrim dhe behet per thirje, per nxitje drejt sakrificash te reja.
Ky eshte heroizmi socialist, nje vetsakrifikim i kote.
Diktaturat mobilizojne tere propaganden dhe ne rradhe te pare artistet dhe shkrimtaret.
48
Ne veprat e realizmit socialist rendesi te vecante mori perfaqesimi i realitetit, madje vetem i realitetit socialist te lustruar.
Detyra e artisteve te piktures social‑realiste ish krijimi i tabllove simbas urdherave partiake te dites.
Shume piktore te realizmit socialist shqiptar sot mohojne madje djegin veprat e tyre.
Ato nuk jane vepra te verteta arti, pot thjesh nje art dokumentar.
Kjo lloj pikture eshte me ideollogjikja, me agresivja, me antiestetikja nga tere fondi i social‑realizmit ne ish kampin komunist.
Atje ku diktaturat kane qene me te ashpera, aty dhe arti ish me agresivi.
49
Ekspozitat e piktures socrealiste me ngjanin me nje hetim gjigand ku figuracjoni ishte i thirur te deshmonte kunder njerezve dhe te merte denimin e tij.
Pikturat socrealiste ishin qelite e imazhit, ato ishin krevati i hekurt i deshtimit te fantazise dhe prova me e mire e neneshtrimit te piktoreve ndaj nje regjimi kriminal.
50
Shteti komunist i kish qytetaret e tepert.
Gjithemone e ndjenja veten te perjashtuar. Nuk u perjashtova vetem nga dhuna.
Nuk dija cfare te beja me veten time.
Shteti pa u thene, me trajtimin qe u bente shtetasve u jepte te kuptonin se i kish barre; se ish zemergjere qe i quante te tijet.
Me rastin me te pare i quante te jashteligjshem, armiq.
Shteti, te thonte indirekt, se mund te bej edhe pa ty.
51
Ne shtetet demokratike qytetari e ndjen veten te dobishem, te kerkuar, te nevojshem, pjesemares, si nje qenie e domosdoshme, pa te cilen shteti nuk mund te ekzistoje.
C'do njeri eshte vete parimi demokratik.
52
Rezistenca ndaj se keqes te jep kenaqesi estetike.
53
Diktaturat luftojne irealen, surealen, absurden ne art dhe ne fakt ndertojne nje shtet ireal me konflikte sureale dhe rezultate absurde.
Totalitarizmat kane frike nga cdo enderrim, nga cdo kuptim i dyfishte, nga cdo sugjestion, nga cdo aludim.
54
Ne Shqiperi u zbatua nje socializem orjental. Diktatura zbatoi kodin Osman.
Diktatori Enver Hoxha ish i vetmi udheheqes mysylman ner sekretaret e pare te Partive komuniste europjane. Enver Hoxha rridhte nga nje familje Hoxhesh, kurse Mehmet Shehu rridhte nga nje familje Shehleresh.
55
Ne keto sisteme ka menyra te lehta per te jetuar ne art, duke mos thene asgje te rendesishme.
Shume artiste medioker ngadhenjyen ne kete periudhe.
Hipokrizija eshte nje aftesi e lindur.
Mjeshtrit e hipokrizise nuk mund te jene mjeshter ne art.
I paafti ka si aftesi te vetme te mos njohe vet‑veten.
56
Arti pesoi nje deformim ne embrion.
Arti socialist nuk eshte primitiv, por eshte i prapambetur.
57
Diktaturat kultivojne nje imazh special ate te diktatorial.
Imazhi i kultivuar ne periudha te tilla pasurohet me karakteristika dhune, mostolerance dhe uniformiteti, duke u shnderuar ne imazh ideollogjik.
Ne Socializem arti u be nje bunker i rehatshem per shume artiste te patalentuar.
Zgjedhjet e diktatoreve ne percaktimin e artisteve nuk perputhen me zgjedhjet e natyres.
58
Artistet fallc vijne te paracaktuar nga diktatoret dhe me anen e tyre diktatura perdhunon artin e vertete.
Me kete dhunim don te zbukuroje vetveten.
59
Nga artistet e mashtrimit do te dale vetem arti i mashtrimit, i lustrimit te realitetit, i lavderimit te krimit, i hymnizimit te diktatorit dhe diktatures.
Ai art nuk ben gje tjeter vecse edukon me estetiken e dhunes.
60
Autocensura ishte intriga me e embel dhe paqesore qe e ledhatonte artistin apo shkrimtarin para se ta helmonte.
Mbasi e pushtonte ate bente qe krijimtarija e tij te prodhonte monstra, pa koke, pa trup.
Ky ishte arti dhe letersija e realizmit socialist.
Nje prodhimtari gjigande qe shkoi dem.
61
Arti dhe letersija jane produkt i atyre qe i bejne, dhe kjo eshte pasurija e vetme qe ata i sjellin botes.
Arti dhe letesija qe pasqyrojne jeten, ne baze te kerkesave te realizmit socialist jane art‑propagande.Kete edhe kerkuan diktatoret komuniste.
Kjo teori serviret per te mposhtur artistet dhe shkrimtaret e vertete, sepse duke pranuar qe pasqyrimi i jetes eshte primare ata duhet te pranojne qe tejrealja eshte sekondare, dhe kerkimet e percaktimet e tjera te panevojeshme.
62
Kjo eshte ceshtje misjoni. Vetesakrifikimi i artistit dhe shkrimtarit, presupozon nje vleresim paresor.
Vetem keta shkrimtare dhe artiste arijne te shkojne paralel me jeten dhe t'a permiresojne ate.
63
Per mua ka qene nje enigme aritja ne nje shkalle te tille e persosmerise diabolike te imunitetit komunist.
Ish e vetmja gje qe u be ne shkallen me te larte.
Kjo edhe e shkateroi komunizmin.
Sepse ai nuk la hapesire dhe nuk pranonte gabimet njerezore.

Regjimet diktatoriale kane nje te mete qe mezi vihet re: ato e tejkalojne artin.
Asgje e imagjinuar nuk mund te krahasohet me realitetin qe ofrojne diktaturat. Ketu qendron edhe demi i tyre.
Se ato nuk tejkalojne miresite, por tejkalojne ligesite.
Imagjinarja duhet te jete vetem ne art, kurse diktaturat kane aq shume imagjinate te keqe mbireale (sureale) sa qe nganjehere ma jane dukur si sisteme artistike, por diabolike.
64
Ka dhe sisteme shoqerore monstra. Keto jane diktaturat.
Rreth handikapeve dhe monstrave njerezore ka gjithemone nje kujdes te vecante dhe nje humanizem te shtirur.
Keshtu sillet edhe historija me diktaturat, kujdeset t'iu ndreqe gungat dhe mundohet te zbuse efektet.
65
Gjate kohes qe sundojne diktaturat i mbulojne difektet me ideollogji dhe festa.
Festat jane masive dhe te zhurmeshme.
Ne ideollogji u fut detyrimisht edhe arti. Ai duhet te vraponte pas ideollogjise marksiste.
Partia kujdesej direkt e ne menyre te vecante per kete.
Ajo ariti ta quaje kete ndjekje (te artit mbas ideollogjise), te vertete, te domosdoshme dhe qe nuk mund te ish vecse keshtu.
Partia mendonte se ish ajo qe i kish bere shkrimtare apo artiste ata, dhe ata duhet t'i ishin mirenjohes per jete.
Partia komuniste e quante veten pronare jo vetem te jetes se qytetareve, por edhe percaktuese e vlerave te secilit.
Simbas kodit socialist ish parta ajo qe te bente kuader apo artist.
66
Partia ish ajo qe te veconte nga te tjeret, nga masa.
Ish parta qe te bente shkencetar apo artist, dhe jo aftesija e jote.
Pra simbas kesaj llogjike ajo kish te drejte eskluzive mbi prodhimtarine tende.
Ajo mendonte se bente nje fare kllonimi te qenieve njerezore socialiste.
Ajo mendonte dhe lavderohej se kllononte edhe shkrimtare edhe artiste edhe shkencetare.
Keta njeres‑speciale‑socialiste te kllonuar ne epruvetat e ideollogjise marksiste ; nuk mund te benin vecse ashtu sic porosiste partia.

Te presesh
te ardhmen
kur s'ke pasur
te shkuar
te presesh
per te jetuar
kur jeta
te ka mbaruar
te presesh
hakmarrjen
me dashuri
ne zemer
te presesh
vdekjen
duke menduar
jeten
te presesh
te rifillosh
kur asgje s'ka
me kuptim
kjo eshte
pritje burgu.

(Thesi i burgut‑ 1996)

67
Shpirti i krijimtarise se artistit shkon ne drejtim te kundert me qellimet dhe synimet e diktatoreve.
Shkrimtaret dhe artistet jane vete diktatore te mendimit dhe shijes, ata duan te ndertojne boten sipas zgjedhjes se tyre (ate pjese te botes qe i u takon). te Ata duan te dominojne mendjet dhe shpirtrat njerezore.
Kjo eshte e papranueshme per diktatoret.

68
Analiza e raporteve te shtetit diktatorial me shkrimtaret dhe artistet ne Shqiperi per dyzet vjet, eshte me interes te vecante, si nje epikrize e ralle e nje organizmi etatik qe projektonte deformimet e tij mbi letersine dhe artin.

69
Te shkruarit e lire e ngushton rrethin e se keqes.
Shkrimi ka qene ne gjthe kohet arma me e forte ndaj krimit.
Diktatoret kane pasur nje tmerr te vertete nga shkrimi i lire.
Gjeja e pare qe ata kane nder mend kur vijne ne pushtet, eshte zhdukja e lirise se fjales se folur dhe fjales se shkruar.
Se fjala dhe shkrimi jane lirija e njerezimit, dhe ata duan ta zhdukin ate.
Duke ditur se kete nuk e arijne dot atehere mundohen te deformojne genin e atyre qe bejne letersi dhe art.
Dhe prandaj lirija e krijimit eshte e pamundur ne cdo diktature.

70
Komunizmi donte te nivelonte mendimet dhe pasionet, vrullet dhe aftesite, keshtu e kish me te lehte te caktonte vete vleresimet per vete dhe per te tjeret.

71
Nga njehere me dukej se Lidhja e Shkrimtareve dhe Artistave kish si detyre paresore qe anetaret e saj, shkrimtaret dhe artistet, ti linte pa sekrecione krijimi, t'i tridhte.
Keshtu eunuke do te ishin te bindur dhe pa shtysa.
Sulltanet kane mbajtur eunuke neper hareme, komunizmi donte eunuke te krijimit ne haremin e realizmit socialist.

72
Arti modern tregoi se teorija e artit ideohet nga vete artistet, te cilet mbi bazen e saj ngrene vepren.
Shpesh kemi nje teori per nje krijues, per nje krijimtari.
Prandaj kemi dhe kaq shume rryma artistike.
Teorija e artit e shek. XX, me shume eshte teori testamentesh, platformash dhe dekalogesh, nga artiste te vecante apo grupe, qe jane bashkuar per nje kohe te caktuar, pastaj jane ndare.

73
Po ne kete kohe, ne diktaturat komuniste lindore, kemi nje teori te detyruar per prodhimtarine kombetare apo nderkombetare (te disa shteteve).
Kjo shkaktoi dhe cvleresimin dhe deshtimin e krijimtarise se disa brezave artistesh qe punuan nen Nazizmin, Fashizmin apo Komunizmin.
Prodhimi letrar dhe artistik i komanduar sherbeu si shembull i deformimit, shperfytyrimit dhe krijimit te monstrave.
Ata qe munden edhe ne kete periudhe te rruajne vlerat e verteta jane te rralle.

74
Sistemet diktatoriale duan te bindin artistet se pasqyrimi i jetes zen vendin primar ne procesin e krijimit, pra pasqyrimi i jetes eshte ajo qe duhet te preokupoje shkrimtarin dhe artistin.
Kurse arti modern nxori ne plan te pare qenien artistike, d.m.th. vete artistin dhe shkrimtarin, ata qe bejne vepren.

75
Shkrimtaret dhe artistet e zakonshem terhiqen nga diktaturat dhe diktaturat e kane me lehte t'i perdorin.
Ata e bejne letersine dhe artin, per t'i treguar diktatorit se sa jane te afte qe ai t'i mare ne sherbim.

76
Historija e letersise dhe e artit ka treguar qe: sa here qe brenda tij eshte futur mashtrimi, ai ka deshtuar.
Vertet arti eshte nje fiksion, por ai duhet te permbaje , te tregoje, te edukoje me te verteten se e verteta eshte e vetmja rruge per te e mira.
Dhe e mira eshte domosdoshmeri, perderisa eshte pika ku tenton njeriu, me gjithe cfaqjet e tij intelektuale dhe artistike.
Kur arti shmanget nga kjo rruge deshton.
Artit dhe letersise se realizmit socialist, i u vu ne menyre te dhuneshme detyra per te paraqitur, per te servirur genjeshtren dhe te keqen si te vertete dhe miresi.
Ajo letersi, ai art, linden dhe u zhvilluan nga nje ideollogji qe ne baze kishin dhunen dhe krimin. Si e tille ajo detyronte letersine dhe artin t'a ndiqnin kemba kembes.
Letersija dhe arti te krijuara ne ate periudhe kane nje ngarkese mashtrimi dhe krimi te pashembullt.
Prandaj ato nuk pranohen sot dhe nuk do te pranohen kurre.
Kjo periudhe artistike duhet te rruhet, duhet te studjohet dhe te analizohet pikerisht per te treguar se sa here fenomenet artistike shmangen nga parimi baze i lirise individuale artistike do te deshtojne.
Ata shkrimtare dhe artiste, te cilet munden qe edhe ne keto kondita te thone te verteten, duhen vleresuar si apostuj te se vertetes ne art dhe letersi.

77
Trinitrija e shenjte e Socializmit ishin: parullat, aksionet dhe tipet.
Tere Shqiperia ish vetem nje tip: nje tip apartamenti, nje tip divani, nje tip pulloveri, nje tip specash te tiganisur me gjize.
Ne don te njohesh historine e Socializmit ngadhnjimtar ne secilin vend ish komunist; ndiq periudhen e objekteve, veshjeve dhe cantave te ushqimeve.
Aty sheh tere maskaraden tragjiko komike te socializmit.

78
Komunizmi ish sitemi i perkryer i imazheve. Ne kete drejtim u a kalonte tere sistemeve shoqerore te provuar nga njeriu.
Bota imazh, na ofrohej bota imazh.
Imazhi i lumturise ish e vetmja lumturi.
Propaganda hidhte ne qarkullim imazhin e ri.
Nuk kish rendesi nese ky ish imazhi i vuajtjes, i cmendurise, i te pamundures, i absurdit; mjaftonte te ish imazhi me i fuqishem, me i vecante, me fantastik.
Popujve nen diktature i u duhen hedhur per te ngrene vetem imazhe, dhe cuditerisht ata jane te kenaqur.

79
Normalisht, shoqerija nuk duhet te inkriminohet.
Por me sa duket keto mekanizma nuk funksionojne ne shoqerite diktatoriale.
Vetem kur shoqerija krijon mekanizma te tille qe nuk e lejojne inkriminohet, individi mund te kete besim tek shoqerija.
Parulla me e perdoreshme ish vigjilence.
Kjo thuhej dhe presupozonte qe shoqerija mund te arestonte individin; por nuk formulohej edhe ndryshe: njeri ji vigjilent ndaj shoqerise.
Kjo nuk thuhej nuk kerkohej, sepse nenkuptohej qe shoqeria komuniste ish e pagabueshme, e drejte, e sigurt, e vendosur, e zonja te ece vetem perpara.
Por doli qe kjo shoqeri ish e zonja te ece vetem prapa.
Ajo ketheu mbrapa instiktet njerezore, ajo mprehu krimin.
Kjo nuk parashikohej ne preedikimet e filozofise marksiste.

80
Diktaturat jane sisteme me nje terheqje gravitacjoni te vecante. Ato t'a marin jeten dhe nuk lene asnje mundesi, asnje shteg kalimi per nje zgjidhje tjeter.
Diktaturat e bejne jeten personale te njeriut te thjeshte prone te tyre, ajo jetohet si jete shteterore.
Tere propaganda e partise, ideollogjija, literatura, arti duan te arijne ate qe ky njeri i thjeshte ta kerkoje kete vete, ta quaje kete nje lumturi.
Pra ta quaje lumturi qe nuk ka mundesi te jetoje jeten e tij. Ky eshte heroizmi socialist.

81
Diktaturat kane nje fuqi gerryese te pallogariteshme, ato vendosin per cdo gje qe u takon shtetasve te tyre.
Bile ato veprojne edhe mbi natyren. Mbas cdo diktature edhe natyra eshte tjetersuar, eshte renuar.
Diktaturat nuk jane mbrojtese te ekologjise.

82
Diktatura Shqipetare shenoi cfare desh ajo mbi shiritin tim te jetes.
Meqenese une nuk e pranoja ajo ne nje pjese te ketij shiriti, shenoi nje vijze te zeze, burgun.

83
Gjerat me te rendesishme te jetes se njeriut nen diktature kalojne ne plan te dyte, dhe ky njeri duhet te mbaje ne memorje historine e saj dhe jo te tijen.
Dhe kjo per arsyen e thjeshte se keto quhen me te rendesishme; jane ato qe percaktojne rrjedhjen e jetes se cdo njeriu dhe jo veprimet dhe vendimete etij.

84
Sa me e ashper eshte diktatura, aq me e rendesishme eshte vdekja e diktatorit.
Kjo sepse diktaturat nuk perseriten, ato jane pa te ardhme.
Vdekja e diktatorit zakonisht sjell nje clirim.

85
Sa me demokratik te jete sistemi shoqeror aq me ne menyre te zakoneshme perjetohet vdekja e nje udheheqesi shteteror.
Sa me teper vdekja e tij afrohet me vdekjen e njeriut te zakonshem, aq me demokrat ka qene ai, aq me e rendesishme ka qene vepra e tij.

86
Shekulli i XX ish shekulli me i pasur me diktatore qofte te majte apo te djathte.
Kjo ndoshta si nje kunderpergjigje ndaj formimit te shume shteteve demokratike qe u cfaqen ne Europe, Amerike dhe Australi.
Por diktaturat dhe diktatoret europiane apo latino‑amerikane kane nje ane spektakolare, krejtesisht te vecante: ate gjigandomanise dhe te delirit.
Me bemat e tyre mund te krahasohen dramat e Joneskos, pikturat e Dalise apo Filmat e Felinit.
Superioriteti i races arjane dhe deshira per pushtimin e botes nga Hitleri, ringritja e perandorise Romake nga Ducja, nje bote e re e Stalinit, revolucjoni kulturor i Mao‑Ce‑Dunit jane cfaqjet me absurde dhe delirante ne historine e politikes boterore.
Por dhe keto jane te zbehta para delirit te madheshtise se Enver Hoxhes.
Shqiperija vendi me i varfer, me i prapambetur dhe me i izoluar i Europes, simbas ideve te Hoxhes duhej te udhehiqte boten.
U krijuan dhe u sunvencuonuan mbi pesedhjete parti ne Europe , Azi dhe ne Ameriken Latine.
Ne do te pregatisnim nje revolucjon proletar boteror.
Shqiperija e vetme do te mundte tere shtetet imperialiste dhe revizjoniste.
Nje absurd te tille nuk ka mundur ta shkruaje asnje romancier dhe asnje dramaturg.
Me sa duket per diktatoret nuk ka asnje kufi per ide dhe praktika delirante.
Akti i fundit i ketij deliri ishin anijet e mbushura me refugjate me 1990, vizjoni me biblik i largimit nga realiteti i vertete diktatorial.

87
Te gjitha diktaturat e sh. XX paten si armik te perbashket artin modern.
Mohimi i te gjitha rymave dhe gjenive ne letersi, arkitekture, pikture, skulpture, kinematografi, fotografi, muzike, balet ish nje ofeze e padegjuar ndaj kultures europjane dhe amerikane.
Ky qendrim e coi kritiken estetike artistike dhe kritiken lertare ne kufirin e idjotizmit.

88
Njeriut tip i duhej nje arkitekture tip.
Apartamenti tip diktonte te njejtat levizje, te njejtat reflekse, te njejtat shije, te njejtat perceptime.
Ne fytyrat e nenshtetasve te diktaturave mund te shihje pikellimin e planimetrive; ne shpirtin e tyre, varferine e siperfaqeve te banimit nje dhome e guzhine; ne shikimet e tyre mungesen e fokusimit ne distance; ne varferine e veshjeve ngjyrat gri te suvase; ne ngecjen e vrullit njerezor ngushtesine e korridoreve dhe shkalleve; ne gropat e intelektit grryerjet e vazhdueshme te mureve nga rrjedhjet e tubacioneve.
Ajo shoqeri lindi e deshtuar ne amulline e qyteteve social‑primitive.
Kllonimi i njeriut te ri socialist behej jo ne epruveta por ne banesat dhe qytetet tip.
Ish e cuditeshme te shihje se si njerezit duke banuar ne blloqet kolektive, filluan te humbisnin tendencen e nje qytetarie te lire dhe individuale.
Aty mund te shihje qa rte fenomenin se cfare fuqie te madhe sugjestionuese ka forma dhe volumi ku jetohet.
Kjo eshte forca e arkitektures se vertete dhe dobesija e arkitektures se deshtuar.
Dhe nje here tjeter arti modern tregoi vlerat dhe superioritetin e tij.

89
Seksioni tip u zbatua pa meshire si nje ushtrim paraushtarak.
Tere shteti u mbush me pallate nje e guzhine, dy dhoma e guzhine, e ralle here tre e guzhine.
Seksionet tip ishin si lata buke.
Ato ishin qelite qytetare, ishin celulat e socializmit.

90
Arkitektura e regjimeve diktatoriale eshte rigjide, keshtu prodhon n je fond volumor te ngurtesuar.
Diktaturat prodhojne sheshe per parada dhe gijotina; ato u japin rendesi te vecante manifestimeve kolektive.
Ne diktaturat sheshet e qyteteve projektohen per turma; ne demokracite sheshet projektohen per cdo individ.

91
Ne shtetet diktatoriale ka shembuj te shumte qe tregojne se arkitektura ka pasur shpesh funksionin e nje kompensuesi dhe qetesuesi social.
Dy ishin sektoret e ekonomise civile dhe ushtarake qe shteti komunist vuri ne dispozicjon te tij per te droguar mendjet e qytetareve: ushterine dhe arkitekturen.
Ndersa ne paradat ushtarake, fuqija goditese e armatimeve, duhej t'a bindte qytetarin per superioritetin ndaj imperializmit; me pasurine dekorative dhe gjigandizmin e volumeve ne arkitekture qytetari, duhej perfundimisht te ish i lumtur.

92
Ne Socializem, lumturija, nuk buronte se brendeshmi, as si nje siguri qe sjell pasurija personale.
Qytetari apo fshatari, duhej te ishin te lumtur me pjesen imagjinare te pronesise kolektive dhe volumet gjigande a dekori i pafund qe mbulonte pallatet e kultures, stacionet e metrove apo pallatet e sovjeteve.
Keshtu pjesa etike e fondit artistik te arkitektures merte pjese direkt ne procesin e cperqendrimit, dyzimit dhe cvleresimit te personalitetit te individit.
Ne ndihme te ideoologjise marksiste u thir dhe u aplikua pjesa mistike dhe fuqia sugjestionuese e arkitektures ; pa u interesuar per gjene me te rendesishme, aplikimin racional te saj.

93
Historija e tetedhjete vjeteve komunizem tregoi edhe njehere se arkitektura nuk mund te lulezoje atje ku ka dhune.
Ne shekullin e njezete, aritjet me te larta ishin ne shtetet demokratike dhe rezultatet me te ulta ne shtetet diktatoriale.

94
Realizimet ne arkitekture jane tregues te rendesishem per ecjen e cdo shoqerije, ne cdo epoke.
Bunkeret ne Shqiperi ishin shprehje e koncentruar e mbylljes hapsinore, hermetizmit llogjik, shpirtvogelsise dhe shpirtligesise ideollogjike te shtetit komunist.
Bunkeret ishin e vetmja gje e vecante qe i ofruam qyteterimit modern.

95
Ne se don te ndjekesh historine e cdo diktature ndiq historine e parullave te emetuara prej saj.
Ne cdo periudhe kish parulla te formuluara saktesisht.
Jeta e cdo qytetari kalonte nga njera parulle ne tjetren.
Shteti komunist vepronte si nje shtet i droguar.
Ai kish te varur ne qafe nje pankarte me parulla.

96
Shtypi ishte droga e cilesise se larte.
Shtypi ish ndihmesi me besnik i partise, aty nuk lejohej asnje shmangje, asnje devijim.
Gazetat dhe revistat ishin te pakta.
Shtypin diktatura e perdorte si nje plastike per te fshehur fytyren e saj.

97
Pllakatet shtypeshin me rastin e festave partiake apo shteterore.
Pllakati ish kryesisht politik, pllakati kulturor ish i ralle, pllakati tregetar nuk ekzistonte fare.

98
Arti eshte nje instrument i perjetesise.
Nje nga atributet e veteshpallura te artit eshte jetegjatesija ne limite kohore ekstreme, prandaj shpesh etapat qe kalon shoqerija njerezore ilustrohet me prodhimin artistik.

99
Ne cdo moment kethese te rendesishme te papritur, diktaturat shpallin edhe simbole te reja.
Keshtu ngjau dhe me parullen e madhe cdo gje me forcat tona.
Ishim ne momentin me delirant, te vet‑izolimit total dhe ecjes drejt nje rruge te re te panjohur qe do te perfindonte patjeter ne vet‑asgjesim.
Ndersa bota kapitaliste shkonte drejt kooperimit ne shkalle te gjere dhe drejt globalizimit, shtetet diktatoriale shkuan drejt copezimit dhe vet‑izolimit.
Kjo ish nje vet‑vrasje e sigurt.

100
Diktatoret enderrojne te futen ne zonen monumentale, se ata kerkojne patjeter te ngulin veten ne kujtesen njerezore.
Por shoqerija njerezore ka krijuar nje sistem te vecante mbrojtjeje selektive dhe nuk pranon aq lehtesisht kandidaturat ne kujtesen artistike qe eshte nje pjese e kujteses historike.
Sidomos ajo eshte mosbesuese per ata qe duan te futen patjeter dhe per kete nuk kursejne as jetet njerezore.
Njerezimi ata i nxjerr nga kujtesa dhe i fut ne zonen e antikujteses.

101
Kur absurdi aplikohet ne boten reale, e kthen kete realitet ne realitet tragjik.
Absurdi ne shoqeri mund te jete komik kur aplikohet ne doza te vogla, i drejtuar me koshience dhe nga ndergjegje pozitive.
Diktatoret e ketij shekulli kane shkaktuar absurde tragjike sepse idete e tyre jene aplikuar me permasa kombetare dhe kane qene me sens negativ.

102
Hitleri, Musolini, Stalini, Enveri, Mao‑Ce‑Duni, Ho‑Shi‑Mini, Kim Ir Seni e luftuan absurdin artistik.
Cdo gjini arti ka ne permbajtjen e vet nje pjese absurdi, por kjo eshte ne permasa te vogla dhe nuk dallohet.
Vete simbolika eshte nje absurd.
Po ashtu kodi koloristik ne pikture.
Arti primitiv ne deformimin koshient, na jep elementet e para te absurdit.
Shoqerija antike pranon absurdin duke quajtur nje godine tempull te shenjte.
Piramidat Egjiptjane jane shembulli me gjigand i absurdit real.

103
Diktaturat jane fajtore sepse i a imponojne shoqerise njerezore gabimet qe ato bejne, imponohen qe propozimet dhe idete e tyre absurde te aplikohen ne realitet ne permasa gjigande.
Arti ka pikerisht kete avantazh, te lejon ta shijosh absurdin, pa e aplikuar ne shoqeri, por vetem duke e paraqitur si propozim ne planin e ideve dhe te emocjoneve.
Aplikimi eshte vetem artistik.

104
Absurdi i aplikuar ne jete eshte i demshem se eshte shkaterrues, ai e ben shoqerine iracionale, pa kriter gjykimi, hap portat e egocentrizmit etatist, ngre diktaturat dhe shton numurin e krimeve.

105
Ideollogjija komuniste ne menyre arbitrare, mori ne analize artin absurd perendimor, qe ish nje nga aritjet me te medha te shekullit dhe e denoi ate.
Po ashtu , ne menyre arbitrare, ai kerkoi ,dihmen e letersise dhe arteve social‑realiste per te misheruar artistikisht absurdet e veta, qe nuk ishin ide dhe propozime artistike, por eksperimente sociale.
Duke denuar artin abstrakt, komunizmi krijoi nje absurd real.

106
Absurdi ne art eshte nje ushtrim clirimi per mendjen qe do te njohe dhe anen absurde te jetes.
Koha tregoi se ne ato vende ku u aplikua absurdi, pati fare pak absurd te aplikuar ne jete.

107
Si meshikezat e lena menjane, diktaturat e analizuara ne distance, duket sikur jane krijuar vetem per n je diktator. Diktatori i dyte nuk krijohet dot .

108
Duke ecur ngadale ne rrugen e pashkelur te jetes kemi ndiesine qe kemi kaluar dhe here te tjera.
Kjo se te tjere si ne, njeres modeste dhe me te mire, kane lene shenja per te na orjentuar .
Shenjat me te sigurta jane vete kuptimi i jetes se tyre.
Jete shenjtoresh dhe therroresh.
Kjo na ben qe te gjykojme dhe analizojme c'do gje; se jemi pergjegjes edhe para tyre njerezve te koheve te kaluara.
Jemi pergjegjes gjithashtu edhe para njerezve te sotem me te cilet jetojme.
Por jemi pergjegjes edhe para atyre qe do te vijne.
E gjithe kjo quhet pergjegjesi historike.
Ne emer te saj nuk duhet te lejojme qe bota te deformohet nga diktaturat.

109
Historite e diktaturave jane historite e diktatoreve.

110
Diktatoret duan te fshihen mbas artisteve.
Krimi lan duat e pergjakura me ujin e bekuar qe quhet art.
Arti eshte si kazani i ujit te bekuar.
Dhe artistet duhet te jene predikatoret qe sperkasin me kete uje njerezimin.

111
Njeriu eshte pergjegjes per cdo gje qe ben, qofte aktnjerezor apo artistik.

112
Arti eshte zbulimi i vet‑vetes, ku pa te pare njeri mat unin tend.

113
Surealizmi dhe Socialrealizmi jane dy rryma krejtesisht te kunderta.
Ne veprat Surealiste rendesi te vecante mori perfaqesimi i endrrave dhe i ekseseve errotike.
Ne veprat e realizmit socialist mori rendesi te vecante perfaqesimi i nje realiteti te lustruar.
Ne se kete realitet mund ta quash enderr, atehere keto dy rryma afrohen.

114
Parimet estetike qe udhehoqen piktoret surealiste ishin ndertuar nga ata vete, apo nga shkrimtare dhe poete si Tzara, Eluari, Aragoni, Bretoni, Apolinare (i cili i dha dhe emrin rrymes me 1917).
Parimet e realizmit socialist u caktuan nga ideolloget bollshevike dhe jo nga vete artistet.

115
Asnje piktor Surealist nuk mohoi veprat e tij. Ato jane vepra te verteta arti.
Shume piktore te realizmit socialist i mohojne bile edhe i djegin veprat e tyre.

116
Skulptura moderne e shekullit te njezete, sidomos Brancusi, Moore dhe Giakometti perfaqesuan tere shnderimet tronditese qe mbyllen dymijevjecarin.
Ne keto kerkime moren pjese edhe skulptoret ruse Malevic, Tatlin, Archipenko, Zadkine qe ishin ner pararendesit e artit modern europjan.
Drama e artit rus eshte drama e tere shoqerise ruse, simbol i asaj qe: po shkaterove embrionet novatore artistike ke paralajmeruar shkaterimin e tere shoqerise.
117
Socializmi donte te kolektivizonte jo vetem krahet e punes por edhe ndjenjat dhe shijet artistike.
Lidhja e Shkrimtareve dhe Artistave ish kooperativa e artistave.

118
Me sa duket teorija e veteshkaterimit nuk eshte e vlefshme vetem per njerezit por edhe per sistemet shoqerore.
Shkaterimin e tij komunizmi duhet t'a gjeje ne ata qe e mbronin: udheheqja e partise dhe sigurimi i shtetit.
Fabrikimi artificjal i armiqve ish ulja e imunitetit te sistemit.
Lufta e klasave ish SIDA e ketij sistemi shoqeror.

119
Shembja e komunizmit ish mrekullija e shekullit te njezete.
Ish nje e papritur e lumtur.
Ashtu si njeriu i krimit gabon dhe nje dite del ne bangon e akuzes; dhe komunizmi doli para gjyqit te historise.

120
Kafka ka nje tregim KOLONIA NDESHKIMORE. Komandanti i kolonise qe ish konstruktor, kimist, gjykates (si diktatori jone), kish ndertuar nje makine torture e cila shkruante ne trup, mbi lekuren e te denuarit vendimin e gjykates per shkeljet disiplinore.
Oficeri e adhuronte kaq shume aparatin sa me se fundi kur nuk kish me ushtare, u fut vete nen makinen e tortures dhe vdiq.
Keshtu dhe Komunizmi u fut vete nen rroten e dhunes se krijuar prej tij dhe nga ana tjeter doli nje Rusi dhe Europe lindore qe kulloi gjak.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2005 10:13
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Esse per diktaturen komuniste

(Pjese nga libri me te njejtin titull)

121
Nje numur i madh udheheqesish komuniste, gjate viteve u denuan nga diktatori.
Ne dreklarimet qe bejne sot, (mbas burgimeve dhe internimeve), te gjithe ata komunizmin deri ne momentin e denimit te tyre komunizmin e quajne te kuq, dhe vetem periudhen mbas denimit e quajne te zeze.
Por asnjeri nuk denon qendrimet e tij, kur ai denonte shoket para se t'i vinte rradha.
Keshtu kemi nje shkallezim simbas biografise se secilit.
Asnjeri nga diktatoret e vegjel nuk pranon pergjegjesite etij, te gjithe i a hedhin fajin diktatorit te madh.
(Per te qene te sakte vetem njeri Bedri Spahiu i ka kerkuar falje popullit.)

122
Diktatoret e majte qe shkrojten me shume vepra ishin Lenini, Stalini, E.Hoxha dhe Kim Ir Seni. Lenini shkroi 60 vellime, Stalini 16, Hoxha 36.
Keshtu sikurse shihet Hoxha vjen mbas Leninit.

123
E.Hoxha ish antieuropjani dhe antikrishterime i madh.
Ai ndoqi persekutoi, burgosi dhe pushkatoi ne menyre te vecante prifterinjte katolike.
Ata i quante antikomunistet me te rezikshem dhe nuk gabonte.
Qendresa e tyre ish e pashembullt dhe te gjithe ne fjalen e fundit para pushkatimit deklaroheshin ushtare te krishtit.
Ata e dinin se qyteterimi europjan i krishtere, nuk mund te perputhej me kete diktature..

124
Diktaturat arijne te vleresojne dhe te shperblejne te keqen.
Kjo arin piken me kulmore kur secili pergjon dhe denoncon te gjithe.
Atehere shoqerija socialiste ka aritur imoralitetin me te madh.
Ky eshte morali socialist.

125
Diktatura eshte forma moderne e skllaverise njerezore.
Se skllaveria ricfaqet ne epoka dhe kohe te ndryshme historike.
Kjo eshte nje forme e skllaverise kolektive, por e pa hipotekuar.
Me qene se nuk egzistonte dikush qe te kish dokumentine pronesise, ajo ligjerisht nuk konsiderohet e tille.
Por ne fakt pronari i secilit nga ne ish shteti dhe diktatori.
Ne komunizem me gjithe se nuk deklaroheshim si skllever, nuk kishim te drejten e te menduarit ndryshe, te drejten e fjales se lire, te shkrimit te lire, te levizjes brenda dhe jashte shtetit, te inisjatives se lire, te prones.
Kjo ish forma moderne e skllaverimit.

126
Diktaturat bejne qe njerezit te cmojne jeten duke patur para sysh vuajtjet.
Demokracite bejne qe njerezit te cmojne jeten duke patur parasysh gezimet.

127
Diktaturat jane njen test qe tregon qendrushmerine dhe sakrificen e qenies njerezore.
Ashtu si ne nje kamp perqendrimi edhe nen diktature ka shume me pak vetvrasje.
Qenia njerezore cuditerisht mobilizohet me teper te kaloje kohet e veshtira, se sa te jetoje ne lumturi.
Po te behet nje statistike e vetvrasjeve nen diktaturat me te ashpra, do te shihet se jane shume me pak ne numur se ne periudhat e nje lumturije masive.
Kjo eshte nje nga absurdet e races njerezore.
Nen diktaturat numuri i vetvrasjeve bie, sepse te gjithe e dine qe jeta eshte vetem vuajtje dhe duhet cuar deri ne fund.
Ne demokracite numuri i vetvrasjeve rritet sepse te gjthe kuptojne se duhet gezuar dhe kete e shohin tek disa te tjere, duke mos e aritur vete e kane me lehte t'i japin fund.

128
Me kalimin e viteve, renia e mireqenies ekonomike ish nje nga cudite e socializmit.
Ishte e pashpjegueshme qe sa me shume punohej, sa me shume shtohej prodhimi, aq me pak te mira materjale vinin ne duart e qytetareve dhe fshatareve.
Dhe kjo sepse ky mekanizem hante vetveten.
Ai funksiononte jo per te prodhuar por per te ilustruar teorite ekonomike dhe planet pesevjecare.
Secili nga ne duhet te ish ilustrim i lumturise, kjo ish e domosdoshme .
Realiteti nuk ish domosdoshmerisht i mare ne konsiderate.
Tere komunizmi ish nje vazhdimesi e filluar gabim, dhe qe duhej patjeter te vazhdonte ashtu.






129
Jeta eshte nje kohe, nje cope kohe.
Diktaturat e marin kete, kohen e cdo njeriu dhe e ngjeshin bashke me kohet e njerezve te tjere.Kete e quajne epoka socialiste.
Ti nuk ke me kohen tende.
Jeta eshte vetem atehere kur secili jeton kohen e tij.

130
Me vendosjen e diktaturave, demokracija vdes.
Por ajo eshte si Llazari, ngjallet se vdekuri.
Demokracite ringjallen me shembjen e diktaturave.


koken na qethin cdo fund muaji
pa floke dukemi burra‑femije
bagetine i qethin cdo vit
pa leshin duken lakuriq
keshtu duan te na kene
perjete kokeqethur
ata qe si bagetine
qethin cdo vit Shqiperine
( Kokeqethja‑ 1995)


131
Komunizmi ne Shqiperi, kish me shume karakteristikat e nje organizate mafioze, se sa te nje sistemi te mirefillte politik dhe shoqeror.
Struktura baze, si edhe ne mafian klasike ishte klani familjar.
Pjesetaret e familjes, te afermit, anetaret e fisit vendoseshin ne postet me te rendesishme.
Per kundershtaret dhe ata qe mendonin ndryshe kish vetem hakmarje dhe eleminim fizik.
Te gjithe njerezit e klanit tjeter zhdukeshin.
Te gjitha keto mbuloheshin me aresyetime ideollogjike.
Keshtu teorija dhe ideollogjija nderonte sa here nderonin qellimet strategjike te udheheqesit.

132
Asnje shenje tjeter nuk perfaqeson me mire komunizmin se sa tuneli.
Gjate tere kohes qe jetova nen ate rregjim me dukej vetja i futur ne nje tunel te erret, te qullet, pa orientim, me nje rezistence te bute, te semure, te pabese.
Ne kete tunel ecja para e mbrapa lart e poshte, punonim per nje takim.
Gjate tere kohes nuk e dija dhe e dija njekohesisht se orientimi nuk ish i sakte.
Kur hapen tunelet punohet ne te dy drejtimet dhe zakonisht takimi behet saktesisht.
Por tuneli i ideollogjise komuniste nuk ariti te beje takimin.
Ne njeren gjysme , per shtatedhjet vjet u germua drejt gjysmes tjeter dhe takimi nuk u be.
Dhe kjo per nje gabim fare te vogel.
Gjeodezia komuniste kish gabuar ne koordinatat baze.
Ajo harroi qe Lindja eshte lindja e cdo njeriu dhe jo lindja e njeriut ne pergjithesi.
Keto dy gjysma tunelesh qe nuk u takuan kurre, ne hyrje te tyre kishin tabelat " Ideollogjija komuniste" dhe " Lumturija njerezore".

133
Diktaturat jane nje fatalitet.
Perderisa fataliteti egziston, do te pranohet edhe ne sistemet shoqerore.

134
Diktaturat e djathta jane cfaqje te teorise se mbivleresimit te nje race , jane cfaqje te hiperindividualizmit.
Diktaturat e djathta jane cfaqje te inferioritetit, te nenvleresimit te nje race.
Te jash i lumtur kolektivisht do te thote se pranon qe nuk je i afte te jesh i lumtur individualisht.

135
Bota moderne bazohet mbi vullnetin e lire te individit.
Komunizmi degjeneroi dhe ra, sepse nuk pranonte kete.
Ai shkoi ndesh me drejtimin e ecjes se qyteterimeve moderne te sh. XX‑te.
Ne Europe dhe Amerike kolektivizimi i shoqerise eshte i papranushem, sepse feja baze kristianizmi pregatiti individe dhe jo turma.
Gjate dymije vjeteve ky ishte synimi i kultures Europiane.
Keshtu komunizmit i u desh te ndeshej me qyteterimin individual europian dhe amerikan dhe deshtoi.

136
Gjate tere kohes qe zgjat nje diktature, nuk harrohet jeta e kaluar apo qe parralel ecen ne demokraci. Ajo eshte gjithemone prezente.
Kunder kesaj prezence, diktatura lufton vazhdimisht.
Porsa bie nje diktature te gjithe mundohen t'a harrojne.
Keshtu ka ngjare gjthemone, per cdo gje.
Eshte rendesa e se mires.

137
Siguria e rendit qe ofrojne diktaturat vjen nga mungesa e vlerave materjale.
Atje ku nuk ka pasuri nuk ka as agresion.
Megjithate korruptimi ish total.
Te gjithe vidhnin cdo gje: kohen dhe materjen e prodhuar dhe te pa prodhuar.
Renia e komunizmit erdhi kryesisht prej kesaj.
Te gjithe vidhnin komunizmin duke e ditur se vidhnin veten e tyre.
Por kjo nuk i shqetesonte, nuk kishin alternative tjeter.
Se e mira dhe pasuria e perbashket mbeten vetem ne teori.

138
Vertetesine e perbetimeve, qe bejne udheheqesit e nje dogme a teorije shoqerore, nuk mund ta kuptosh kurre ne kohen e lumtur te apogjeut te saj, por ne kohet me te veshtira dhe sidomos ne antikohen e saj.
Antikohe do te quaja, kohen e kundert, kur ajo dogme a teori deshton, humbet, shuhet.
Atehere mund te dallosh qarte levizjet dhe sjelljet e te perbetuarve.
Pra imbas kesaj radioskopije mund te dallojme ne ekranin e historise a ishin te vertete apo fallc udheheqesit komuniste.
Duke qene bashkekohes dhe analizues i tyre ne komunizem dhe sot ne kapitalizem me cudi verej se: asnjeri prej tyre nuk vrau veten( nje ritual i mbetur qe ne lashtesi per udheheqesin qe humbet luften), tere udheheqesit e larte u shnderuan ne kapitaliste.
Po te besh nje statistike te anetareve te K.Q. te Partise del se ne cdo vend ish‑socialist, jane nga njerezit me te pasur.
Asnjeri prej tyre nuk qendroi besnik i teorise marksiste.
Asnjeri nuk jeton si revolucjonar dhe te jape shembullin deri ne vdekje.
Te gjithe shkruajne kujtime dhe mbrojne te kaluaren por jetojne si kapitaliste.
Ky eshte vertetimi me i mire se ata dhe atehere mashtronin.
Nje idealist, shkon deri ne fund dhe vdes i tille.
Vetem atehere shoqerija mund t'a fale per gabimet.
Udheheqesit komuniste nuk kane qene asnjehere idealiste, vetem se ishin udheheqes te nje mashtrimi te madh.

139
Ne kohen e denimit tim, ne mbledhjet e kolektivit, te lagjes, dhe ne gjyq me quanin borgjes, kurse veten e deklaronin proletare.
Sot te gjithe ata qe me akuzonin jane bere borgjeze, kurse une mbeta proletar.

140
Ish komunistet te cdo rangu qe kane qene, kur duan te c'fajesohen thone e shkruajne:"...ai ish ideali yne."
Dhe harrojne se idealet e nje njeriu a te nje grupi jane thjesht idealet e atij njeriu apo atij grupi.
Nuk ke te drejte te ndertosh ideale me jetet e te tjereve pa i pyetur ata.
Aplikimi i tyre ne tere shoqerine, nuk eshte me nje ideal.
Per nje ideal, njeriu ka te drejte te beje te vuaje dhe te rrezikoje veten(ne se e quan te drejte), por jo jetet e te tjereve.
Se ne fund doli qe ky ideal duhet te ish ideali jone dhe jo ideali i tyre.
Pra duhej te ish ideali i te denuarve dhe jo i atyre qe udhehoqen.
Keshtu ideali u permbys.
Komunistet nuk ishin komuniste me gjithe se kishin tesera partie.
Komunistet e vertete ishin te burgosurit, te internuarit, punetoret dhe fshataret e vuajtur.
Ata provonin ne kurriz, komunizmin e vertete.

141
Shembullin e vertete mund ta shohim ne historine e krishterimit.
Te gjithe predikatoret u torturuan, u martirizuan, por nuk e mohuan krishtin.
Vetem ata u bene shenjtore.
Shenjterimi eshte shperblimi qe njerezimi u jep atyre qe nuk arin dot t'i mbroje.

142
Kete udheheqesit komuniste nuk e meritojne.
Asnje udheheqes komunist nuk mund te shenjterohet, te gjithe ishin egoiste te pakufi.
Do te ndaja vec, vetem Cu En Lain si nje shembelltyre te modestise, mencurise dhe plotesimit te detyres.

143
Udheheqesit shteterore dhe partiake duhet te jene pergjegjes, kurse keta nuk marin asnje pergjegjesi historike.
Ata behen tradhetare te vet‑vetes te teorise qe kane mbrojtur.
Kuptohet qe kjo eshte nje hiprokizi e madhe qe i cvlereson vete ata.

144
Me sa duket Rusia importoi dhe aplikoi kete teori sociale se i pershtatej.
Ajo ish shume mbrapa Europes ne individualizimin e individit.
Pushkatimi i Carit dhe i familjes se tij, ish akti i lindjes se nje carizmi te ri.
Keshtu u zevendesua nje Car me nje tjeter.
Ketu me sa duket lojti rol stepa e pamate. Nuk u arit dot qe hapesira ruse te zbutej aq sa duhej dhe te kish koordinata europiane. Izba ish me afer kasolles se sa habitatit modern.
Shpirti rus nuk u perpoq te merte pjese ne maratonen e koheve moderne.
Dostojevski dhe Cehovi dhane ate, pamundesine e shpirtit rus per tu shkeputur nga cdo gje ruse qe ish teper natyrale dhe mbeti natyrale. Edhe komunizmi rus ish teper natyral.
Rusia e pesoi nga hapesira e pamate.
Kjo hapesire e ndihmoi disa here qe te mos pushtohet ushtarakisht, por e rrethoi edhe ate vete.
Rrethimi i bardhe , akoma eshte pengese per ta.
Europa eci e gjitha me nje hap, se ish e ngjeshur ne nje teritor te vogel.
Gabimet rreshtore te skuadres europiane korrigjoheshin me lehte.
Ata ariten ku donin.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2005 10:15
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

ESSE Nga Maks VELO

Komunizmi

banderole

e keputur

e lagur

e grisur

varur

ne shtyllen

e historise.

( Thesi i burgut ‑ 1996)



Ideollogeve komuniste u pelqente te perdornin fjalen kolektivitet dhe jo komunitet. Dhe kjo kish aresyet e veta.

Kolektiviteti komunist ish shume i ndryshem nga komuniteti kapitalist. Kolektiviteti presupozonte nje shume vlerash te barabarta, e cila nuk u arit kurre, dhe ish kjo aresyeja qe nuk u realizua.

Komuniteti presupozon nje bashkim vlerash te ndryshme. Bile ketu ajo e ka vleren dhe bukurine.

Kolektiviteti presupozon nje bindje te detyruar ndaj disa rregullave te paracaktuara nga te tjeret.

Komuniteti presupozon nje bindje te ndergjegjeshme, te aresyeshme, te revokueshme ndaj rregullave te caktuara vete.

Keto rregulla ne kolektivitet nuk mund te ndryshojne nga ata vete, por vetem nga instancat e larta partiake dhe shteterore.

Ne fakt te gjitha rregullat e bashkejeteses i cakton ai, diktatori.

Komuniteti eshte bashkim i vullnetshem i individeve te ndryshem, por koshiente, qe ne menyre te vullneteshme bashkejetojne kolektivisht.

Kolektiviteti eshte bashkimi i detyruar i individeve qe nuk kan te drejte te zgjedhin vete nje kolektiv tjeter.

Kolektiviteti nuk ka mundesi te shndrrohet ne komunitet.

Komuniteti nuk pranon te jete nje kolektivitet ( ne ato atributet qe i jep shoqerija socialiste), sepse e sheh qe ajo eshte shkalla me e ulet e bashkesise njerezore dhe e refuzon ate.



Kolektivi caktohet te jete pergjegjes per secilin.

Parrulla e madhe TE GJITHE PER NJE DHE NJE PER TE GJITHE ne te vertete mund t'a zbertheje keshtu: SECILI PER VETE MBROHUNI NGA BASHKESIJA.....TE GJTHE TA SHTRYDHIN NJESHIN. NJESHI NUK VLEN SE ESHTE VETEM NJESH.

Duke dashur te mbrohet nga kolektivi secili u be hiperindividualist i kamufluar.

Hipokrizija socialiste ish nje lloj i ri i papare i hipokrizise sociale, ajo deformoi qenien njerezore nen diktature.



Individualizmi kapitalist ish me njerezor se sa altruizmi socialist.

Individualizmi kapitalist ish dhe eshte lufte per jetese, qe eshte me afer natyres.

Altruizmi socialist ish zenja (bllokimi) i frymes per te jetuar, qe eshte kunder natyres.



Sistemet diktatoriale krijojne nje kancer social qe i shkaterron ata vete.

Kjo eshte apatia. Ne menyre instinktive njeriu kuptontre se e vetmja gje me te cilen mund t'a perballonte ate sistem ish apatia. Apatia ish e padukeshme, ish e padenoncueshme ish e padenueshme.Apatia ish si nje gjume, si nje gjendje pas drogimi. Ish e vetmja droge e papaguar, e lejuar dhe cudiberese.

Apatia ne cdo gje bente qe te binte prodhimi shoqeror dhe ai intelektual.

Apatia, mpirja dhe bllokimi i instinkteve bene qe homo socializmus te jete jo eficent edhe kur punonte shume. Popujt qe kane qene nen perandorite diktatoriale kane punuar me shume se ne cdo periudhe tjeter te historise se tyre.



Shteti ne vend qe te ish shteti i te gjitheve, ish shteti i asnjeriu.

Ai prodhonte fatkeqesi per te gjiyhe dhe lumturi per asnje, pervec diktatorit.

Edhe lumturija e diktatoreve nuk eshte normale.



Komunizmi deshtoi , se nuk ariti te realizonte kllonimin e individit me parametrat e caktuar prej tij na laboratorin e shtetit socialist.

Perderisa njerezit do te jene te ndryshem qe nga lindja nuk mund te arihet barazia sociale e predikuar nga feja marksiste.



Mbingopja me parrulla politike solli indiferencen e brendeshme te padukeshme e te pashprehur.Kjo sepse individi e kuptoi qe ai eshte krejtesisht i papaerfillshem dhe i panevojshem ne marjen e vendimeve politike.

Votimi ishte nje institucjon krejtesisht formal dhe i kote. Kete e tregonte unanimiteti i votave.



Diktaturat nuk japin patenta per cpikje dhe nuk njohin te drejtat e autorit.

Kjo bente qe vlerat e rralla dhe ato te zakoneshme te barazohen.



Struktura ekonomike ish pjesa me e dobet e cila beri qe tere sistemi te bjere.

Te mirat materiale nuk shkonin drejt qytetarit por drejt shtetit. Duke i pasur njerezit pa llogari, industria kujtoi se mund te punoje me nje teknollogji te ulet, dhe harroi se ne rastin me te pare te nje hapjeje ajo nuk do i bente dot balle kon kurences se teknollogjise se larte.

Shteti filloi te pasurohet ne menyre kapitaliste por nuk pranonte konkurrencen.

Sa here i krijohej konkurrenca nga jashte ai vet‑izolohej.

Dhe izolimi ish fatale per ekonomine, ish njefare vete‑helmimi.



Kombinatet, uzinat, fabrikat e paralizuara jane kufoma e pagroposur, e dukeshme e socializmit. Keto vepra te pesevjecareve jane produkt i nje pune skllaveruese te nje sitemi delirant. Ato mund te krahasohen vetem me piramidat.

Keta gjigande jane fosile te nje periudhe primitive ne nje kohe moderne.



Diktaturat jane sisteme te organizuara me rregulla krejt ndryshe nga cdo sistem i meparshem shoqeror.

Duke patur si qellim ndryshimin e te gjithe rregullave te bashkejeteses njerezore u krijua nje bllok‑aut dhe nje kundershti midis menyres normale biollogjike te qenies dhe jeteses sociale te detyruar.



Ajo qe eshte e ndaluar ne te gjitha diktaturat eshte shpallja e vleres se vet‑vetes.

Prandaj qe vetem shteti mund te te udhehiqte, te te vendoste, te te vleresonte ku donte ai, por jo ti.

Personi nuk kish te drejte te shpallte vleren e vet‑vetes dhe t'a mbronte ate, dhe individi nuk kish te drejte per c'fare dolloj inisjative.

Levizjet novatore‑stahanoviste ishin vetesakrifikim per shtetin.



Vetedijshmeria eshte busulla biollogjike e perhereshme qe udheheq instinktin njerezor.

Duke e shperfillur ate diktaturat dal nga dal atrofizojne me vetedije nje shqise detektuese te domosdoshme morale, e cila mbron dhe vlereson njeriun.



Nen diktature levizja e njerezve ariti minimumin e saj. Asnjehere me pare ne qyteterimet moderne, nuk pati nje kontroll e ndalim te shkembimeve njerezore.

Bile te tilla rregulla nuk paten egzistuar as ne mbreterite e mesjetes dhe as ne qytetet antike.

Mos levizja dhe qarkullimi i lire, ulen ne minimum mundesine e njohjes reciproke dhe te mirekuptimit midis njerezve.

Kjo sherbente per nxitjen e armiqesise me shtetet e tjera, dhe kjo manipulohej lehtesisht nga diktatoret.

Renia e diktaturave shoqerohet me nje shok psiqik te papare, nje cvleresim te

vet‑vetes dhe kjo nga ballafaqimi i drejt per drejt me te tjeret.



Sa me teper qe kalonin vitet nen diktature, aq me pak degjohej kenga INTERNACIONALE DO TE JETE BOTA E RE.

Ne fillimet e saj ajo me kenaqte si nje shampanje te ciles nuk i dija marken, por dal nga dale carjet e kampit me hoqen tere iluzjonet.

Ajo qe u arit realisht ish ndalimi kategorik i cdo gjeje te huaj pra i cdo lloj internacionalizmi.

Asnjehere me pare ne historine njerezore nuk kish patur nje vet‑izolim te tille ne emer te internacionalizmit, dashurise dhe vellazerise per te tjeret.

Diktaturat nuk internacionalizohen dot.

Kampi socialist nuk ariti dot te behet nje internacionale.



Komunizmi erdhi si fantazme dhe iku si fantazme.

Tere sistemet diktatoriale ne kete shekull kane ikur ne kete menyre vjedhurazi.

Dhe nazizmi dhe fashizmi dhe komunizmi.

Kane ikur si hajdute : i kane vjedhur njerezimit miljona jete dhe jane zhdukur sa te hapesh dhe te mbyllesh syte.

Jane larguar ne ate menyre qe nuk japin mundesi te meren ne pyetje.

Njerezimi e ka te veshtire t'i vere perpara pergjegjesise, se kane qene sisteme buracake.

Aq sa duken te forte dhe te pergjegjshem, ne realitet jane te dobet dhe te papergjegjshem.

Aq sa duken reale, jane ireale.

Sistemet diktatoriale jane te vertete vetem kur bejne krime, dhe jane si fantazma kur lindin dhe kur vdesin.

Asnje organizem kombetar apo nderkombetar nuk eshte ne gjendje t'i mbertheje per fyti.

Komunizmi u largua ne menyre te poshter, burracake.



Shoqerite diktatoriale bazohen ne dopjimin e personalitetit.

Cdo njeri ne fakt eshte dy, asnjeri nuk eshte nje, as diktatori.

Shoqerite civile moderne, mundohen te kene nje person, mundohen te saktesojne karakteristikat e njeriut.

Shoqerija socialiste kete dopjim te figures e bente me dashje, keto ishin gabime me vetedashje.

Shoqerija socialiste ish nje shoqeri e semure, si te semuret psiqike me dy personalitete.

Ne fakt krijimi i dopjimit te figurave, lidhej me dopjimin e situatave dhe dopjimin e ngjarjeve, dhe e tere kjo behej qe te dopjoheshin diktatoret.

Kete diktatoret moderne e bejne qe te mos deshifrohen.

Shoqerite dhe sistemet e hapura njeriun e zberthejne si ne gjeometrine deskriptive ne elemente, por pastaj rikompozimin ne tre dimensione te figures ne hapesiren sociale e bejne egzakt sipas elementeve baze te dhene.

Shoqerite dhe sistemet diktatoriale gjithashtu e zberthejen njeriun dhe e projektojne, por fiksimin e tij e bejne jo sipas dimensioneve qe ai ka, por sipas atyre qe momentalisht u duhen politikave ideollogjike dhe strategjike globale te momentit.

Ky deformim i pershkrimit deskriptiv te njeriut, ky deformim koshient i pashaportes shoqerore te tij, krijon diktaturat.

Pastaj me njeriun mund te besh cfare te duash.



Socializmi vazhdoi traditen e shoqerise primitive, kurbanin.

Keto sisteme ecin dhe zhvillohen vetem nga kundershtaret, per ta perkrahesit kane pak rendesi.

Diktatoret armiqte i duan me shume se miqte me te ngushte.

Me miqte ata nuk arijne asgje me armiqte ata i arijne te gjitha.

Prandaj dhe njerezit me te afert dhe bashkepuntoret me te ngushte i kthejne ne armiq.

Prandaj dhe shoket me te dashur per dhjetravjecare i gjykojne dhe i ekzekutojne.



Urrejtja eshte lenda djegese e socializmit

Shoqerite moderne bazohen mbi dashurine, se ne baze kane doktrinen kristjane.

Socializmi bazohej mbi urrejtjen, zbatonte prerjen e kokave, nguljen e kokes se prere per ekspozim.

Gjyqet publike politike ishin spektaklet per ekspozimin e kokave te prera.

Gjithe sistemet shoqerore qe jane bazuar mbi urrejtjen, jane shkaterruar nga urrejtja qe mbjellin.

Ne nje fushe urrejtjeje nuk mund te arihet asnje mireqenie.

Ne fakt kerkimi, percaktimi, denimi i armiqve nuk eshte vecse shkaterimi gradual i vet‑vetes.

Dhe socializmi, urrejtja sociale, vdiq nga helmi qe mbolli.

Helmi ne sasira te medha i korrur i thare, i depozituar ne depot historike, do te helmoje dhe shume gjenerata qe do te vijne me pas, megjithese keta nuk kane pasur kontakt direkt, dhe nuk e kane njohur social‑urrejtjen.

Ne fushat ku kane qene mbjelle diktaturat, sistemet demokratike mbijne me zor.



Diktatur kane vepruar gjithemone me levizje te pershpejtuara dhe jane rrethuar nga nje zhurme maramendese, por sapo kuptojne se po fillojne te zhduken hedhin mbi vete pelerinen e heshtjes dhe terheqin mbas vetes pllaken e harimit.



Gjate egzistences se tyre, diktaturat jane sistemi me eksitues dhe histerik, marramendes dhe mburavec, por kur largohen mbas tyre mbetet vetem nje heshtje.

Heshtje dhe hi. Hiri i vetedjegjes.

Diktaturat ne fund vetevriten dhe vetedigjen.

Diktatura shqiptare, nje nga me te ashprat ne historine e njerezimit, beri dhe ben cdo gje per tu harruar, per te mos qene, per te mos lene mbas, asgje nga vetja.



Diktaturat jane nje festival dramash, nje serial i copetuar, pa llogjike, i dhunshem, i zi, i ftohte.



Megjithese zyrtarisht deklarohej se arti popullor ish baza dhe gurra frymezuese e artit te realizmit socialist, dhe me gjithe manifestimet gjigande folklorike qe beheshin ne Shqiperi, me habi shihja se realizmi socialist si metode e urrente dhe e neglizhonte frymen popullore ne art.

Dhe kjo per aresyen se ajo ish fryma me e lire, me hiperbolike, me naive dhe me primitive njekohesisht.

Per kete problem kish nje dualizem ne qendrimin e filozofise dhe estetikes partiake. Nga njera ane folklori cmohej sa gati gati sistemin mund ta quaje nje socializem folklorik, nga ana tjeter u prene tere kanalet e komunikimit dhe shpjegimit te tij si dhe lidhjet e tij me artin bashkohor.

Fryma primitive dhe naive qe eshte vlera e tij e vecante dhe e vertete nuk pranohej.



Diktaturat zbukurohen me historine kombetare.

Historija vesh nuditetin e diktatures.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2005 10:18
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

ESSE PER DIKTATUREN KOMUNISTE

Nga Maks VELO

fati yne
ka rene ne lakun
bere me qime diktatori
mbi koke
nje cope qiell
sa nje kapele
qepur me dore
shpresen e thajme ne diell
e bejme oshaf
ne dimrin ortekthermuar
secili var ne perrua
deshirat e ngrira stalaktite
drejt galerive
vargu kokeqethur levis
si rozare njerezore fillkeputur
sa i madh qenkerka
kryqi yt o perendi
( Spaci ‑ Thesi i burgut ‑ 1996)

121

Nje numur i madh udheheqesish komuniste, gjate viteve u denuan nga diktatori.

Ne deklarimet qe bejne sot, (mbas burgimeve dhe internimeve), te gjithe ata komunizmin deri ne momentin e denimit te tyre komunizmin e quajne te kuq, dhe vetem periudhen mbas denimit e quajne te zeze.

Por asnjeri nuk denon qendrimet e tij, kur ai denonte shoket para se t'i vinte rradha.

Keshtu kemi nje shkallezim simbas biografise se secilit.

Asnjeri nga diktatoret e vegjel nuk pranon pergjegjesite e tij, te gjithe i a hedhin fajin diktatorit te madh.

(Per te qene te sakte vetem njeri Bedri Spahiu i ka kerkuar falje popullit.)



122

Diktatoret e majte qe shkrojten me shume vepra ishin Lenini, Stalini, E.Hoxha dhe Kim Ir Seni. Lenini shkroi 60 vellime, Stalini 16, Hoxha 36.

Keshtu sikurse shihet Hoxha vjen mbas Leninit.

Por ato vellime jane pa as nje vlere te vertete teorike, prandaj ndiesia sot eshte sikur nuk kane egzistuar kurre.



123

E.Hoxha ish antieuropjani dhe antikrishteri me i madh ner udheheqesit komuniste.

Ai ndoqi persekutoi, burrgosi dhe pushkatoi ne menyre te vecante prifterinjte katolike.

Ata i quante antikomunistet me te rezikshem dhe nuk gabonte.

Qendresa e tyre e heshtur ish e pashembullt dhe te gjithe ne fjalen e fundit para pushkatimit deklaroheshin ushtare te krishtit.

Ata e dinin se qyteterimi europjan i krishtere, nuk mund te perputhej me kete diktature..



124

Diktaturat arijne te vleresojne dhe te shperblejne te keqen.

Kjo arin piken me kulmore kur secili pergjon dhe denoncon te gjithe.

Atehere shoqerija socialiste ka aritur imoralitetin me te madh.

Ky eshte morali socialist.



125

Diktatura eshte forma moderne e skllaverise njerezore.

Se skllaveria ricfaqet ne epoka dhe kohe te ndryshme historike.

Kjo eshte nje forme e skllaverise kolektive, por e pa hipotekuar.

Me qene se nuk egzistonte dikush qe te kish dokumentin e pronesise, ajo ligjerisht nuk konsiderohej e tille.

Por ne fakt pronari i secilit nga ne ish shteti dhe diktatori.

Ne komunizem me gjithe se nuk deklaroheshim si skllever, nuk kishim te drejten e te menduarit ndryshe, te drejten e fjales se lire, te shkrimit te lire, te levizjes brenda dhe jashte shtetit, te inisjatives se lire, te prones.

Kjo ish forma moderne e skllaverimit.



126

Diktaturat bejne qe njerezit te cmojne jeten duke patur para sysh vuajtjet.

Demokracite bejne qe njerezit te cmojne jeten duke patur parasysh gezimet.



127

Diktaturat jane nje test qe tregon qendrushmerine dhe sakrificen e qenieve njerezore.

Ashtu si ne nje kamp perqendrimi edhe nen diktaturat ka shume me pak vetvrasje.

Qenia njerezore cuditerisht mobilizohet me teper kur kalon kohe te veshtira, se sa kur jeton ne lumturi.

Po te behet nje statistike e vetvrasjeve nen diktaturat me te ashpra, do te shihet se jane shume me pak ne numur se ne periudhat e nje lumturije masive.

Kjo eshte nje nga absurdet e races njerezore.

Nen diktaturat numuri i vetvrasjeve bie, sepse te gjithe e dine qe jeta eshte vetem vuajtje dhe duhet cuar deri ne fund.

Ne demokracite numuri i vetvrasjeve rritet sepse, te gjthe kuptojne se duhet gezuar dhe kete e shohin tek disa te tjere; duke mos e arritur dot vete, e kane me lehte t'i japin fund jetes.



128

Me kalimin e viteve, rrenia e mireqenies ekonomike ish nje nga cudite e socializmit.

Ishte e pashpjegueshme qe sa me shume punohej, sa me shume shtohej prodhimi, aq me pak te mira materjale vinin ne duart e qytetareve dhe fshatareve.

Dhe kjo sepse ky mekanizem hante vetveten.

Ai funksiononte jo per te prodhuar por per te ilustruar teorite ekonomike dhe planet pesevjecare.

Secili nga ne duhet te ish ilustrim i lumturise, kjo ish e domosdoshme .

Realiteti nuk ish domosdoshmerisht i mare ne konsiderate.

Tere komunizmi ish nje vazhdimesi e filluar gabim, dhe qe duhej patjeter te vazhdonte ashtu.





129

Jeta eshte nje kohe, nje cope kohe.

Diktaturat e marin kete, kohen e cdo njeriu dhe e ngjeshin bashke me kohet e njerezve te tjere.Kete e quajne epoka socialiste.

Ti nuk ke me kohen tende.

Jeta eshte vetem atehere kur secili jeton kohen e tij.



130

Me vendosjen e diktaturave, demokracija vdes.

Por ajo eshte si Llazari, ngjallet se vdekuri.

Demokracite ringjallen me shembjen e diktaturave.





koken na qethin cdo fund muaji

pa floke dukemi burra‑femije

bagetine i qethin cdo vit

pa leshin duken lakuriq

keshtu duan te na kene

perjete kokeqethur

ata qe si bagetine

qethin cdo vit Shqiperine

( Kokeqethja‑ 1995)





131

Komunizmi ne Shqiperi, kish me shume karakteristikat e nje organizate mafioze, se sa te nje sistemi te mirefillte politik dhe shoqeror.

Struktura baze, si edhe ne mafian klasike ishte klani familjar.

Pjesetaret e familjes, te afermit, anetaret e fisit vendoseshin ne postet me te rendesishme.

Per kundershtaret dhe ata qe mendonin ndryshe kish vetem hakmarje dhe eleminim fizik.

Te gjithe njerezit e klanit tjeter zhdukeshin.

Te gjitha keto mbuloheshin me aresyetime ideollogjike.

Keshtu teorija dhe ideollogjija nderonte sa here nderonin qellimet strategjike te udheheqesit.



132

Asnje shenje tjeter nuk perfaqeson me mire komunizmin se sa tuneli.

Gjate tere kohes qe jetova nen ate rregjim me dukej vetja i futur ne nje tunel te erret, te qullet, pa orientim, me nje rezistence te bute, te semure, te pabese.

Ne kete tunel ecja para e mbrapa lart e poshte, punonim per nje takim.

Gjate tere kohes nuk e dija dhe e dija njekohesisht se orientimi nuk ish i sakte.

Kur hapen tunelet punohet ne te dy drejtimet dhe zakonisht takimi behet saktesisht.

Por tuneli i ideollogjise komuniste nuk ariti te beje takimin.

Ne njeren gjysme , per pesedhjete vjet u germua drejt gjysmes tjeter dhe takimi nuk u be.

Dhe kjo per nje gabim fare te vogel.

Gjeodezia komuniste kish gabuar ne koordinatat baze.

Ajo harroi qe Lindja eshte lindja e cdo njeriu dhe jo lindja e njeriut ne pergjithesi.

Keto dy gjysma tunelesh qe nuk u takuan kurre, ne hyrje te tyre kishin tabelat " Ideollogjija komuniste" dhe " Lumturija njerezore".



133

Diktaturat jane nje fatalitet.

Perderisa fataliteti egziston, do te pranohet edhe ne sistemet shoqerore.



134

Diktaturat e djathta jane cfaqje te teorise se mbivleresimit te nje race , jane cfaqje te hiperindividualizmit.

Diktaturat e majta jane cfaqje te inferioritetit, te nenvleresimit te nje race.

Te jesh i lumtur kolektivisht do te thote se pranon qe nuk je i afte te jesh i lumtur individualisht.



135

Bota moderne bazohet mbi vullnetin e lire te individit.

Komunizmi degjeneroi dhe ra, sepse nuk pranonte kete.

Ai shkoi ndesh me drejtimin e ecjes se qyteterimeve moderne te sh. XX‑te.

Ne Europe dhe Amerike kolektivizimi i shoqerise eshte i papranushem, sepse feja baze kristianizmi pregatiti individe dhe jo turma.

Gjate dymije vjeteve ky ishte synimi i kultures Europiane.

Keshtu komunizmit i u desh te ndeshej me qyteterimin individual europian dhe amerikan dhe deshtoi.



136

Gjate tere kohes qe zgjat nje diktature, nuk mund te injorohet jeta qe kalon parralel me te ne demokraci. Ajo eshte gjithemone prezente.Eshte rendesa e se mires.

Kunder kesaj prezence, diktatura lufton vazhdimisht.

Porsa bie nje diktature te gjithe mundohen t'a harrojne.

Keshtu ka ngjare gjthemone, per cdo gje kriminale.



137

Siguria e rendit qe ofrojne diktaturat vjen nga mungesa e vlerave materjale.

Atje ku nuk ka pasuri nuk ka as agresion.

Megjithate korruptimi ish total.

Te gjithe vidhnin cdo gje: kohen dhe materjen e prodhuar dhe te pa prodhuar.

Renia e komunizmit erdhi kryesisht prej kesaj.

Te gjithe vidhnin komunizmin duke e ditur se vidhnin veten e tyre.

Por kjo nuk i shqetesonte njerezit; nuk kishin alternative tjeter. Ish nje lloj e re lufte qe nuk ish pare ndonjehere: renia e se teres.

Se e mira dhe pasuria e perbashket mbeten vetem ne teori.



138

Vertetesine e perbetimeve, qe bejne udheheqesit e nje dogme a teorije shoqerore, nuk mund ta kuptosh kurre ne kohen e lumtur te apogjeut te saj, por ne kohet me te veshtira dhe sidomos ne antikohen e saj.

Antikohe do te quaja, kohen e kundert, kur ajo dogme a teori deshton, humbet, shuhet.

Atehere mund te dallosh qarte levizjet dhe sjelljet e te perbetuarve.

Pra simbas kesaj radioskopije mund te dallojme ne ekranin e historise a ishin te vertete apo fallc udheheqesit komuniste.

Duke qene bashkekohes dhe analizues i tyre ne komunizem dhe sot ne kapitalizem me cudi verej se: mbas renies se komunizmit asnjeri prej tyre nuk vrau veten, edhe Causheskun e vrane, ai edhe ne fund nuk arinte te kuptonte se c'fare pergjegjesie kish. Vet‑vrasja eshte nje ritual i mbetur qe ne lashtesi per udheheqesin qe humbet luften.

Tere udheheqesit e larte jane shndruar ne kapitaliste ( ata ose familjet e tyre).

Po te besh nje statistike te anetareve te K.Q. te Partise del se ne cdo vend ish‑socialist ata jane nga njerezit me te pasur.

Asnjeri prej tyre nuk qendroi besnik i teorise marksiste.

Asnjeri nuk jeton si revolucjonar dhe te jape shembullin deri ne vdekje.

Te gjithe shkruajne kujtime dhe mbrojne te kaluaren por jetojne si kapitaliste.

Ky eshte vertetimi me i mire se ata dhe atehere mashtronin.

Nje idealist, shkon deri ne fund dhe vdes i tille.

Vetem atehere shoqerija mund t'a fale per gabimet.

Udheheqesit komuniste nuk kane qene asnjehere idealiste; ata kane qene udheheqes te nje mashtrimi te madh.



139

Ne kohen e denimit tim, ne mbledhjet e kolektivit, te lagjes, dhe ne gjyq me quanin borgjes, kurse veten e deklaronin proletare.

Sot te gjithe ata qe me akuzonin jane bere borgjeze; kurse une mesa duket mbeta proletar.



140

Ish komunistet te cdo rangu qe kane qene, kur duan te c'fajesohen thone e shkruajne:"...ai ish ideali yne."

Dhe harrojne se idealet e nje njeriu a te nje grupi jane thjesht idealet e atij njeriu apo atij grupi.

Nuk ke te drejte te ndertosh ideale me jetet e te tjereve pa i pyetur ata.

Aplikimi i tyre ne tere shoqerine, nuk eshte me nje ideal.

Per nje ideal, njeriu ka te drejte te beje te vuaje dhe te rrezikoje veten(ne se e quan te drejte), por jo jetet e te tjereve.

Se ne fund doli qe ky ideal duhet te ish ideali jone dhe jo ideali i tyre.

Pra duhej te ish ideali i te denuarve dhe jo i atyre qe udhehoqen.

Keshtu ideali u permbys.

Komunistet nuk ishin komuniste me gjithe se kishin tesera partie.

Komunistet e vertete ishin te burgosurit, te internuarit, punetoret dhe fshataret e vuajtur.

Ata provuan ne kurriz, komunizmin e vertete.



141

Shembullin e vertete mund ta shohim ne historine e krishterimit.

Te gjithe predikatoret u torturuan, u martirizuan, por nuk e mohuan krishtin.

Vetem ata u bene shenjtore.

Shenjterimi eshte shperblimi qe njerezimi u jep atyre qe nuk arin dot t'i mbroje.



142

Kete udheheqesit komuniste nuk e meritojne.

Asnje udheheqes komunist nuk mund te shenjterohet, te gjithe ishin egoiste te pakufi.



143

Udheheqesit shteterore dhe partiake duhet te jene pergjegjes, kurse udheheqesit komuniste nuk moren persiper asnje pergjegjesi historike.

Ata behen tradhetare te vet‑vetes te teorise qe kane mbrojtur.

Kuptohet qe kjo eshte nje hiprokizi e madhe qe i cvlereson vete ata.



144

Me sa duket Rusia importoi dhe aplikoi kete teori sociale se i pershtatej.

Ajo ish shume mbrapa Europes ne individualizimin e individit.

Pushkatimi i Carit dhe i familjes se tij, ish akti i lindjes se nje carizmi te ri.

Keshtu u zevendesua nje Car me nje tjeter.

Ketu me sa duket lojti rol stepa e pamate. Nuk u arit dot qe hapesira ruse te zbutej aq sa duhej dhe te kish koordinata europiane. Izba ish me afer kasolles se sa habitatit modern.

Shpirti rus nuk u perpoq te merte pjese ne maratonen e koheve moderne.

Dostojevski dhe Cehovi dhane ate, pamundesine e shpirtit rus per tu shkeputur nga cdo gje ruse qe ish teper natyrale dhe mbeti natyrale. Edhe komunizmi rus ish teper natyral.

Rusia e pesoi nga hapesira e pamate.

Kjo hapesire e ndihmoi disa here qe te mos pushtohet ushtarakisht, por e rrethoi edhe ate vete.

Rrethimi i bardhe , akoma eshte pengese per ta.

Europa eci e gjitha me nje hap, se ish e ngjeshur ne nje teritor te vogel.

Gabimet rreshtore te skuadres europiane korrigjoheshin me lehte.

Ata ariten ku donin.



145

Sistemet trashegojne genet politike nga njeri tek tjetri.

Edhe diktaturat vijne me gene te kompozuara ne rajone dhe shtete te ndryshme.

Shqiperija eshte rasti me ideal per analizen e nje mikrosistemi politik.

Une komunizmin e kam ndare ne komunizem katolik, ortodoks, budist, dhe islamik.

Komunizmi "katolik" ish me i buti. Ne Poloni, Cekosllovaki, Hungari dhe Gjermani diktatura komuniste ish me ndryshe.

Prandaj edhe keto shtete po e kalojne fazen e tranzicjonit me lehte dhe me me sukses.



146

Meshira ish e papajtueshme me ideollogjine komuniste.

Meshira quhej faj.

" Jeto si revolucjonar..." donte te thonte mos ki meshire.

Ata qe meshironin e fshihnin kete dhe nxirnin lloj lloj argumentash per t'a maskuar.

Te ishe komunist donte te thonte te ishe i paepur ne rrugen qe kerkonte partia.

Cdo lekundje quhej oportunizem dhe denohej.



147

Tranzicjoni pas diktatorial eshte si te nxjerresh nje qenie nga koma.

Diktaturat helmojne gjakun e popujve, ndryshkin indet e komunikimit, zhdukin memorjen kolektive, thithin palcen e mireqenies, infektojne karakterin e krijuar ne shekuj.

Eshte e veshtire qe nje pacient te tille t'a sjellesh ne jete.

148

Duke jetuar bashke me komunizmin gjate gjithe jetes, qe kur u lind dhe deri sa vdiq, konkluzioni i vetem eshte : qe kjo kohe ish e mjafte vetem per nje qellim.

Proletaret qe do te shembnin borgjezine qendruan ne pushtet aq sa te behen vete borgjeze.

Ky ish ideali i tyre i vertete, kethimi i vet‑vetes ne nje borgjezi te re, " borgjezine komuniste " e cila mbas vitit 1990 i u shtua e plote e strukturuar plotesisht, borgjezive te tjera.

Ky fare sistemi ideollogjik, u perdor vetem per te zhdukur dhe me pas per t'a zevendesuar ate.

Ky sistem diktatorial, komunizmi, jetoi aq sa jeton nje njeri.

Sistemet sociale qe jetojne kohen e jetes se nje njeriu, nuk duhen mare ne konsiderate.

Vetem sistemet qe jetojne disa shekuj, pra jeten e disa brezave duhet te vleresohen dhe shenohen.



149

I vetmi "solidaritet social" qe kam njohur ka qene spiunimi.

Pa u arrestuar, hetuar dhe denuar, nuk e dija se pjesa me e madhe shokeve, kolegeve (bile dhe gruaja), me denonconin.

Lumturija me e madhe e sistemit ish qe ti kethente tere qytetaret ne spiune.

Bile edhe mbledhjet e byrose politike, shpesh ishin seanca denoncimi per njeri tjetrin.

Duhej gjetur nje justifikim dhe ai ish: ju spiunoni qe te arihet lumturija e premtuar, pra nuk keni perse t'iu breje ndergjegja.

Kjo brerje ish aq me e paket kur shoqerohej me "qesen e Judes", te mirat minimale materjale.

150

Drejtesia si koncept nuk egzistonte, dhe gjate tere kohes diktaturat mundohen te ngulin ne mendjen e qytetareve mendimin se drejtesi eshte vetem ajo qe jep diktatori.

Ne ballancen e drejtesise peshonin gjithemone pa u nderruar gurret e vendosur nga diktatori.

Diktaturat shtojne legjislacionin qe justifikon ekzekutimet.

Porsa marin pushtetin luajne serialin e pare me killer me anen e gjyqeve speciale.

Komunizmi ish i lumtur qe dikush kish shpikur gjyqet; por jo per drejtesi por per krim.Drejtesija e vertete eshte i vetmi qetesues shpirteror per masat.Ne se do te shohesh ku ka diktatura, kontrollo sistemin gjyqesor nese eshte i pavarur apo jo.

Krimi politik me anen e drejtesise, behej fare lehtesisht dhe me ceremoni.

Juridiksioni ish mbrojtesi i krimit shteteror.

151

Kryqi i kuq ish nje shenje e urryer, sepse vertet ish me ngjyre te kuqe, por sidoqofte ish kryq.

Ndersa kryqin kristjan edhe mund t'a zhduknin, kete nuk kishin si ta ndryshonin.

Prandaj dhe e ekspozonin sa me pak.

Ish nje kryq i kuq qe kish vete nevoje per ndihme. Ish nje organizate jetime.

152

Ish i burgosuri politik Luan Myftiu shenon: " Sepse ne diktature as mund te duash as mund te urresh kend sic deshiron nese kjo bie ne kundershtim me peshoren qe ka vene shteti per t'i dashur, a per t'i urryer njerezit."

Dhe per te ilustruar kete po japim nje pjese te nje seance pyetjesh ne hetuesi te Luan Myftiut sikurse e pershkruan ai :

‑ Fol‑ klithi kryetari i deges, qe kish hipur maje tavolines per te me ngritur peshe nga floket.

‑ Perse me keni marre ? Une s'kam bere gje‑ belbezova.

‑ Si ?!‑ uleriti si bishe‑ S'ke bere gje? Pse kur te besh do te te arrestojme ne ?!...

‑ Po si, pa bere gje ?!‑ desha te ngul kembe une.

‑ Ta pret mendja ! Pse quhemi Sigurimi i Shtetit qe te presim sa te besh ti ndonje procke, pastaj te te veme hekurat. ‑Dhe i u kethye shokeve ‑ Ne na kane thene qe eshte burre i zgjuar, ky po na del kerric gomari !...

‑ Kur s'kam bere faj, per c'ju hyn ne pune arrestimi im ? ‑ pyeta jo me zemerim.

( LUAN MYFTIU ‑ Gjyqi i Dostojevskit )

Shenim imi : Luan Myftiut i pushkatuan babane, i vdiqen ne tortura dajen dhe nipin, e jema pas gjithe ketyre menxyrave vari veten.

Komunistet nuk mund te pranonin cfaqjen e dashurise qe Luani tregonte per gjithe njerezit. I vetmi faj i tij ish se ish shume i bute, shume i mire.Ata nuk lejonin as dashurine.Nje sistem i tille nuk mund te jetonte.Gjithe sistemet shoqerore qe nuk kane lejuar dashurine kane vdekurr nga urrejtja.

153

Dashurija dhe urrejtja jane nje ekuivalence bipolare komplementare.

Ato rruajne ekuilibrin e te qenurit dhe shendetit moral.

Ajo eshte nje fushe manjetike qe afron te miren dhe largon te ligen.

Eshte sistemi i bute " soft " qe regullon mekanizmin e jetes, eshte emocjonal dhe patetik.

Kete e posedon vetem njeriu.

Diktaturat shtojne dozen e urrejtjes, dhe prishin ekuilibrin plus minus.

154

Njerezit qe jetojne nen diktaturat dal nga dal pesojne nje ndryshim rrenjesor ne menyren e te sjellurit dhe te te menduarit.

Kete ndryshim ata nuk e verejne, por edhe disa qe e verejne e justifikojne dhe e lejojne me nevojen e te mbijetuarit.

Ata fillojne te pranojne llogjiken e sistemit dhe ta justifikojne ate.

Keshtu lindin idolatrite per diktaturat dhe urrejtja e pa justifikuar per sistemet e tjera shoqerore.

Me keto aritje qe sistemi i quante "formimi i njeriut te ri" mburet cdo diktature.

Ne fakt "njeriu i ri" nuk eshte gje tjeter vecse nje njeri jo normal, jo i natyrshem.

Cdo sitem qe lejon normalitetin dhe natyrshmerine meriton te jetoje.

Diktaturat jane sisteme jo normale, jo te natyreshme

155

Deindividualizimi i njeriut ish procesi me i veshtire, per te cilen partia dhe diktatori u angazhuan per nje kohe te gjate dhe me tere mjetet.

Per kete qellim ata shfrytezuan tere eksperiencen e deri atehereshme te sistemeve apo ideollogjive qe e kerkonin kete ne shekuj.

Ketu rol te dores se pare luan hipnotizimi kolektiv, sugjestionimi ne pritje te lumturise, te qenurit dakort me cdo lloj vendimi partiak, pranimi i vetsakrifikimit, mungesa e cdo lloj autokontrolli per rekomandimet e jashtme, urrejtja pa aresye e gjithe pjeses tjeter te botes, pranimi i mungeses se vlerave te vet‑vetes dhe rrjedhimisht pamundesia per te zgjedhur vete, te qenurit i lumtur me mjetet minimale te jetes duke e konpensuar veten me lumturine e te qenurit bashkekohas i diktatorit ; pra te jetosh jeten me mirazhe te caktuara dhe te detyruara te lumturise.

156

Historija e diktaturave lexohet lehtesisht dhe kjo sepse mjafton te analizosh spostimet e turmave ne spektaklet gjigande shteterore e partiake: kongrese, parada, gjyqe politike.

157

Firma e individit erdhi duke humbur kuptimin dhe vleren e saj. Mbas disa dhjetevjecareve ne diktature, qe te mos haroja firmen time, egzistencen konstruktin e saj te vecante, merja nje leter dhe e mbushja me firma: dhe pastaj rija dhe e shihja.

Firma te shquara ne art dhe letersi nuk kerkoheshin, mjaftonte ajo e diktatorit.

Te tjeter duhej te ishin mbas tij.

Firmat ne ceqe nuk egzistonin, sepse nuk kish pasuri.

Firmat ne testamente nuk egzistonin sepse nuk kish trashegimi.

Trashegimija ish nje nocion jashte socialist sepse cdo gje fillonte per se pari me lindjen e diktatorit, jeten e tij, vepren e tij.

Trashegimija familjare duhej te shkrihej.

158

Vertet qe shteti investonte per aresimin, por kjo nuk behej me qellim qe i riu te behej nje individ i pervecem, por nje individ i pergjithshem.

Duke pasur nevoje per kuadro, shteti celi universitete per t'i pregatitur ne vend dhe per te prere rrugen e shkollimit ne perendim.

Me ardhjen e tyre komunistet gjykuan, pushkatuan dhe burgosen numurin me te madh te intelektualeve te studjuar ne universitetet perendimore duke i quajtur kontigjent armiqesor.

Sistemi i shkollave te larta ish njekohesisht nje sitem vet‑izolimi.

Pasojat shihen akoma edhe sot. Dipllomat nuk njihen nga shtetet europjane.

159

Opinjoni publik nuk egzistonte ne kuptimin klasik te tij. Prandaj edhe perdorej rralle edhe me nje kuptim tjeter.

Opinioni publik ne socializem quhej klasa e gazetareve te pregatitur nga partia.

Anketat mbi opinjonin publik nuk u praktikuan asnje here, ato quheshin te panevojeshme,opinjon mund te kish vetem diktatori, ai perfaqesonte edhe opinjonin publik.

Mungesa e organizatave joqeveritare e ngurtesoi deri sa e ckermoqi sistemin shteteror.

Por pluhuri i tij akoma eshte i shperndare ne tere lindjen.

160

Qe kur kish lindur monedha shkembyese, paraja, komunizmi ish formacioni i pare shoqeror qe e urrente ate. Dhe kjo sepse paraja ne doren e cdo qytetari apo fshatari ish simboli i mireqenies, pasurimit. Kartmonedha ish nje precedent.

Prandaj edhe kish nje neglizhence te tille per kartmonedhat.

Sa per floririn apo gurret e cmuar, ato ishin elemente krimi.

Flori ne duart e popullsise nuk duhej te kish. Tregetija e tij ndalohej me ligj.

Karttmonedhat e shteteve te tjere, ne qytetaret nuk i njihnim.

Mbas renies se komunizmit, kontakti me dollarin ish shoku i pare i bllokut komunist.

Atehere pame dhe prekem dollare per here te pare.

Dhe dollari perfaqesonte kapitalizmin. Kjo monedhe e shembi sistemin komunist qe nuk e donte. Te gjithe monedhat moren dinjitetin qe i u takonte, dhe kjo erdhi nga kontakti midis tyre.

161

Diktaturat caktojne nje raport te tyre midis gezimeve dhe hidherimeve qe duhet te kete cdo kategori shoqerore dhe cdo qytetar vecmas.

Kjo eshte menyra me e mire per te mbajtur nen kontroll popullsine, sepse ke ne dore gjendjen shpirterore te saj.

Sa me teper jeta ka gezime dhe keto jane te deshiruara dhe realizuara nga sejcili, mund te jesh i sigurt se je ne nje shtet demokratik.

Sa me teper qe ne jete rendesa shkon nga hidherimet, je pa diskutim ne terenin shkembor te nje diktature.

162

Diktaturat meren me jeten personale te cdo njeriu me keq se sa femrat llafazane dhe intrigante, prandaj nuk mund te egzistoje " jeta private ".

Jeten private te secilit shteti e ka si nje mjet presioni dhe aktakuze te gateshme.

163

Forma me e vecante e edukimit te rinise ishin aksionet. Kjo ish menyra me efikase per ti u mesuar parimin baze te socialzmit se puna nuk paguhej.

Keto aksione nuk kane asgje te perbashket me punen vullnetare ne komunitet qe i u rekomandohet te rinjve amerikane apo europjane e cila ka si baze meshiren kristjane.

164

Ndersa teza kryesore e marksizmit kunder kapitalizmit ish se kapitalisti perveteson punen e pa paguar te punetorit, Socializmi vete aplikoi tezen: puna te mos paguhet.

Sigurisht qe nje pjese e punes atyre u paguhej, por ajo ish aq e vogel ne krahasim me akumulimin shteteror sa mund ta quaje pa frike se ata nuk paguheshin.

Ky ish dhe gabimi ekonomik me i rende.

Shteti socialist kapitalist ish shume me i ashper se sa kapitalisti.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2005 10:20
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:38 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Esse per Diktaturen Komuniste

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.