Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Një bisedë pa dorashka
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Një bisedë pa dorashka

Luan Myftiu

Askush se dinte që Zefi ishte një poet, madje i talentuar deri ditën kur "skifterët" e Sigurimit të Shtetit, pasi e rrëmbyen e plasën në një qeli. Ai e dinte që kjo punë e poezive ishte me zarar, ndaj krijimet e tij ia lexonte vetëm vetes, apo ndonjë miku tepër të ngushtë. Dinte që në ato vargje ai kishte paraqitur të zymtë gjithçka që komunistët kërkonin ta shihje si parajsë. Duke mos e kuptuar si kishte rënë në "grackë", i shkoi mendja që ndonjë miku i tij i mirë, por naiv, duke dashur të lavdërojë poezitë e magjishme, ia ka recituar ato ndonjë personi, që s'mund të rrinte gojëkyçur.

Krijimet e tij që nuk patën nevojë për ekspertizë ligjore, sepse ashtu të trishtuara, ato s'do t'i prishnin humorin e tepërt edhe një dhëndri, që shkon i gëzuar të marrë nusen. As hetuesi, të cilit iu ngarkua "zbërthimi" i kriminelit, nuk pati nevoje ta torturonte të, sepse Zefi ishte i kënaqur si autor i tyre, tek shihte sa shumë i zemëronin poezitë e tij këta mërcenarë të diktaturës.

Kur një ditë kryetari i degës e pyeti se si i shkonin punët me atë poetin e arrestuar, ky i qe përgjigjur "shumë mirë".

- Si "shumë mirë"? D.m.th. e ka pohuar ai që ka dashur të nxijë realitetin tonë?

- Jo vetëm e pranon. Por mbahet edhe krenar për këtë! - hetuesi.

Kryetarit, sepse iu drodh mjekra dhe shkoi menjëherë në zyrë. Aty, pasi i lexoi edhe një herë poezitë e kapura, zbriti në hollin nga ku fillonin korridoret e qelive.

- Më nxirr nga biruca të pandehurin e atyre paçavureve! - urdhëroi gardianin.

- Te poezive? - pyeti ky i fundit.

- E, të poezive! - foli me ironi shefi.

Kur pa Zefin me trupin e vogël dhe fytyrën fëmijërore, Kryetarit iu zbeh tërbimi i parë dhe në vend të tij i lindi kërshëria të dinte ç'e shtynte këtë çapaçul të shkruante me kaq mllef kundër pushtetit popullor.

- Sillmani në zyrë! - urdhëroi dhe u largua, i menduar, pa ditur pse.

- Ulu! - i tha Zefit tani që e kishte përballë, por kur pa që hekurat gjermanë në duar e pengonin të pandehurin të ulej, i tha gardianit t'ia hiqte ato.

- A ke bërë ndonjë poezi për minjtë që të vizitojnë në birucë? - e pyeti jo pa cinizëm "kapua". - Se ju poetët, nuk rrini dot pa krijuar.

Dhe kryetarit iu kujtua se si kishin ridënuar në "kamp" një të burgosur politik, vetëm pse duke mbushur vagonat me mineral, paskësh kënduar kanceneta italiane.

- Po mua atje, në thellësi të malit, vetëm minjtë mund të më kenë dëgjuar?! - kish dashur të mbrohej më kot i pandehuri.

- Po ne po të dënojmë për mosreflektimin tënd, jo pse na ke infektuar minjtë! - tha njeri nga anëtarët, që ishte më me përvojë në hartimin e akuzave false. Gjithë të tjerët ia plasën gazit.

- Jam kurioz - i tha Zefit, Kryetari - si arrin njeriu të shkruajë kundër nesh?

- E prisja këtë pyetje, zotëri- tha Zefi gati me buzën në gaz.

- Pse?

- Se ju vërtetë nuk mund ta kuptoni këtë. Por jo nga paaftësia! Jo! Kurrësesi jo nga paaftësia - foli Zefi, duke fërkuar kyçin e dorës, që ia kishin dërrmuar hekurat.

- Pse atëhere, sipas teje?! - tha Kryetari, i irrituar, por që gjithësesi se jepte veten.

- Jeni mësuar, zotëri, të sundoni pa kundërshtarë!

- Po burgjet? Mos vallë i kemi mbushur me dashamirësit tanë?! - dhe "kapua" u krekos, duke vënë dy gishtat e duarve në xhepat e vegjël të jelekut. - Hë, fol! Me ç'i kemi mbushur?!

- Me viktima! - tha shkurt Zefi.

- Edhe pse kanë shkelur ligjet?! - dhe këtu shefi i ra tavolinës me grusht, por jo sa të hidhej përpjetë shishja e bojës.

- ........

- Fol, pra! Edhe pse kanë shkelur ligjet?! - Dhe, Kryetari instiktivisht i dha trupit përpara.

- Më falni, për cilat ligje?! Për ligje që të ndalojnë të qesh, kur të vjen për të qarë? Ju lutem më thoni: si mund të rrijë pa marrë frymë njeriu, edhe nëse "ligji" ia ndalon këtë?! Jo, zotëri, këto nuk janë ligje për njerëz! - tha Zefi me zemër të ngrirë dhe priti përgjigjen me sytë në tokë.

- Ligjet tona janë ajka e drejtësisë! - klithi "kapua" - Ato synojnë lartësimin dhe humanizimin e njeriut të ri!

- Me anë të urrejtjes? - mërmëriti Zefi.

- Pse, mos vallë, zotrote, nuk na urren? - iu përgjigj pyetjes me pyetje Kryetari.

- Në doni ta dini, zotëri, poetët nuk urrejnë në atë kuptimin tuaj. Ata luftojnë ndoshta, edhe më shumë se gjithkush kundër së keqes. Me keqardhjen e tyre therëse, ata detyrojnë jo vetëm shoqërinë të distancohet prej saj, por edhe vetë të keqen t'i skuqet faqja. Natyrisht, nëse kësaj të keqeje i ka mbetur një grimë ndërgjegjeje! - tha Zefi.

- D.m.th. t'i shprehke keqardhje për ne me ato "plehra" që shkruan? Ha! Ha! Ha! - qeshi me të madhe Kryetari, duart e të cilit kishin nisur të dridheshin aty mbi tavolinë. - A e di që do të të dënojmë rëndë?

- Që të më lartësoni? Të më humanizoni?...

- Që të të riedukojmë! - tha kërcënueshëm "kapua".

- Që të mësohem të urrej edhe pa arsye të tjerët? - edhe Zefi tani, ndonëse po e shihte në c'duar kish rënë, se kuptonte pse nuk po mundej ta përmbante veten.

Dialogu po bëhej i egër.

- Do të të bëjmë të mos e njohësh veten në pasqyrë! - ulëriti Kryetari.

- Këtë e besoj! - gjegji Zefi, që u përpoq të mos i jepte ngarkesë ironike fjalës së tij.

- Ç'ke për të më thënë si fjalë të fundit? - pyeti Zefin "kapua".

- Ky ishte gjyqi im? - pyeti me naivitet i pandehuri.

- Vazhdojmë, atëhere zoti kryetar. Një mendje e ndritur e njerëzimit ka lënë një porosi:"Në urrejtje nuk ka as drejtësi, as virtyt!" (Dhe Zefi nuk e kuptoi pse s'deshi të përmendte emrin e autorit të kësaj sentence që sic dihet është Dostojevski).

- Hi... qe... ni...! - ulëriti si bishë kryetari i degës. Dhe ndërsa policët po largonin të pandehurin si të ishte një mace e shtypur nga makina, sigurimsi thirri në zyrë njërin nga "specialistët" më të mirë për montime akuzash.

- Ky armik nuk duhet dënuar vetëm për agjitacion e propagandë! Krijoni për të një akuzë tjetër, më të rëndë dhe detyrojeni (sic dini vetë!) ta pranojë atë! Dakord?...

- Si urdhëron! - tha "ustai" - "organizator kryengritjesh?!"... psh?

- Një akuzë sa më të rëndë, thashë! - dhe "specialisti" u cudit tek pa që shefi po vazhdonte të fliste si me vete.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2005 22:57
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:45 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Një bisedë pa dorashka

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.