Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Me ne fund nje shenje e mire edhe nga Greqia
Sekretarja e Departamentit të Shtetit Kondolica Rajs ka marrë dje edhe mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, gjatë samitit të Bukureshtit. Ministrja greke Bakojanis është treguar entuziaste për reformat që po ndërmerr Tirana, ndërkohë që e ka cilësuar Shkupin si një shtet anakronik. Konsensus tek 27 vendet anëtare të aleancës, vendimi pritet të formalizohet brenda dhjetë ditëve të ardhshme
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe vendi ynë fqinj Greqia mbështet plotësisht Shqipërinë në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit. Pas takimit që zhvilloi me sekretaren amerikanë të shtetit, Kondoliza Rajs, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, ka bërë të ditur për Zërin e Amerikës se Athina mbështet zgjerimin e mëtejshëm të aleancës
si dhe njeh progresin e admirueshëm që kanë shënuar në përmbushjen e reformave të kërkuara Shqipëria dhe Kroacia. Ndërsa në lidhje me Maqedoninë, Bakojanis tha se “Shkupi vazhdon që të aplikojë një politikë anakronike nacionaliste, duke tentuar vazhdimisht të monopolizojë identitetin maqedon”. Sipas përfaqësueses së lartë të diplomacisë helene, Maqedonia ka vetëm një rrugë për t’iu atashuar NATO-s dhe Bashkimit Europian: të zbatojë në mënyrë korrekte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke përfshirë edhe pranimin e një zgjidhjeve të pranueshme për çështjen e emrit të saj. Ndërsa pak orë më parë edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit ka ritheksuar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për 3 vendet e Kartës së Adriatikur për marrjen e ftesës për anëtarësim në samitin e 2 prillit. “Në rast se këto të fundit kanë plotësuar standardet e kërkuara, pozicioni i SHBA-ve është që këto Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, duhet që të ftohen të bashkohen me ne në aleancë” - deklaroi zonja Rajs para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Senatin Amerikan, ndërsa ka folur për disa minuta për aspirata dhe përpjekjet e tre vendeve për t’u bërë anëtarë të NATO-s në samitin e Bukureshtit. Rajs theksoi gjatë fjalimit të saj se Uashingtoni do të marrë një vendim përfundimtar sapo të përfundojnë konsultimet me aleatët. Përsa u përket përmbushjes së standardeve, vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, pati deklaruar pak ditë më parë në konferencën ndërkombëtare mbi sigurinë në Berlin, se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, kishin përmbushur me sukses pjesën dërrmuese të reformave të kërkuara dhe se pikërisht për këtë arsye ai shpresonte dhe në të njëjtën kohë ftonte 26 shtetet anëtare që të japin votën e tyre “pro” bashkimit të vendeve ballkanike në aleancë.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|