lule
at this moment in time...
Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269
|
“Inside Job”, filmi që akuzon ata që na vodhën të ardhmen
Këtë vit në ceremoninë e “Oskarëve” duhet të shtohet një tjetër kategori çmimesh për “gatuesit e çorbës së krizës financiare që nuk guxojnë të japin versionin e tyre të ngjarjeve”. Bëhet fjalë për ata shefa të mëdhenj e të vegjël të Rezervës Federale, Bankës Qendrore Amerikane të cilëve nuk ua mban, apo thënë më butë nuk e shohin të arsyeshme të tregojnë se çfarë ndodhi, sipas këndvështrimit të tyre, në një dokumentar me këtë temë të regjisorit Charles Ferguson me titullin “Inside Job”
Bëhet fjalë për dokumentarin e jashtëzakonshëm dhe shumë të guximshëm që rrëfen skandalin e të ashtuquajturit recesioni i madh që nisi në vitin 2008. Ky regjisor për krijimin e dokumentarit të tij ishte një listë e gjatë personash të së djathtës dhe të së majtës politike të cilët lidhen dhe bëhen bashkë nga një fill i vetëm: Wall Street. Por personat nuk kanë dalë të flasin e të rrëfejnë vendimet e tyre që shkatërruan ekonominë amerikane.
Alain Grenspan, ish-presidenti i Rezervës Federale i zgjedhur nga Ronald Reagan, i konfirmuar nga Bush senjor, i rikonfirmuar nga Bill Klinton dhe nga Bush junior,”nuk ka dashur që të intervistohet për këtë film”. Ben Bernanke, presidenti aktual i kësaj banke i zgjedhur nga Bush junior dhe i rikonfirmuar nga Obama: “Nuk ka dashur që të prononcohet për këtë film”. Larry Summers, ish-sekretari i Thesarit në epokën e Klintonit dhe drejtor i këshillit ekonomik të Obamës: “Nuk ka dashur që të intervistohet për këtë film”. Tim Geithner, sekretari aktual i thesarit: “Nuk ka dashur që të intervistohet për këtë film”. A nuk përbëjnë këto refuzime një skandal. Njerëzit mund të kuptojnë “jo”-në e Loyd Blankfein, vampirit të bankës famëkeqe “Goldman Sachs”, që është kompani private në fund të fundit. Po personat e sipërpërmendur janë të gjithë funksionarë publikë. “Kam mbetur vërtet pa fjalë kur administrata e Obamës në tërësinë e saj ka shmangur prononcimin edhe në rrugë informale. Dhe në pjesën më të madhe të këtyre refuzimeve, përfshi atë të shefit të thesarit, Geithner, nuk më është dhënë asnjë shpjegim, apo arsye”, ka deklaruar regjisori. Megjithatë, ai jo se nuk e di vetë arsyen e këtyre shmangieve. Ndryshe nga filmat artistikë që prekin temën e grykësisë së njerëzve të Wall Street, apo edhe dokumentarëve të Michael Moore, Ferguson deklaron se filmi i tij flet vetë. “Inside Job”, një shprehje angleze që ka domethënien e krimeve që kryhen nga njerëz të brendshëm, flet për “vrasjen” që iu bë ekonomisë botërore dhe e rrëfen si të bëhej fjalë për një film “të verdhë”. Filmi fillon që me “derregullimin” që u kërkua me shumë ngulm nga Regani. Dhe akuzuesi flet përmes një ndërgjegje shumë korrekte. Ferguson vetë është diplomuar në matematikë në universitetin e Berkley dhe në shkenca politike në Mit të Bostonit. Pasi u bë milioner duke shitur për shifrën 133 milionë shpikjen e tij, Vermeer Technologies. Dhe këtë shpikje ia shiti një farë Bill Gates. Që nga koha kur u bë i pasur iu kushtua kinemasë dhe jo kinemasë artistike, por asaj shumë të veçantë dhe të vështirë, kinemasë të filmave dokumentarë. Ka sjellë në ekran gjatë këtyre viteve filmin “No Exit in sight” në lidhje me luftën në Irak, “Waiting for Superman”, për një tragjedi në një shkollë amerikane dhe ka tentuar gjithmonë që me veprat e tij të nxjerrë në pah paaftësinë dhe dembelizmin e Hollivudit për t’u përballur me realitetin. Vetë Ferguson, ndryshe nga Hollivudi nuk është aspak përtac dhe dembel. Zakonisht, filmat e tij kanë heronj negativë, por jo në të gjitha rastet. Ka raste kur përfshihen edhe heronj pozitivë i tillë si “profeti” që nuk e dëgjoi askush në lidhje me krizën që ishte në horizont: Nuriel Rubini, apo ish-prokurori i Nju Jorkut, Rliot Spitzer, ai që e përfshinë në një skandal prostitutash për ta “nxjerrë nga loja” e për t’i ulur reputacionin. Sipas regjisorit, ish-prokurori vërtet që kishte shkuar me prostituta, duke qenë i martuar, por në fakt në momentin e goditjes kishte ndërmarrë një betejë të ashpër për “pastrimin” e Wall Street dhe me sa duket ustallarët e bankierëve vendosën që ta largonin duke ia prishur imazhin. Një tjetër heroinë pozitive e Charles është edhe Kristin Davis, një prostitutë e cila ka guximin të deklarojë se si është e mundur që këta financierët e lartë me të cilët kalonte net super të shtrenjta e me shampanjë, të cilët deheshin e bëheshin “dru” nga droga, përfaqësonin në bursë kursimet e investitorëve. Ka nga ata që guxojnë dhe thonë se fakti që Obama mori si shef të thesarit ish-presidentin e Rezervës Federale për Nju Jorkun, pra Tim Geithner, tregon se administrata aktuale nuk ka ndryshuar shumë nga paraardhësja. Por për disa, këto qëndrime të regjisorit mund të duken si një “lojë” e së djathtës amerikane tani në prag të zgjedhjeve të 2 nëntorit. Vetë regjisori thotë: “Detyra ime si filmbërës, si gazetar është që të them të vërtetën, pavarësisht nga pasojat e saj politike. Por shpresoj se për sa ka mundësi, ky film dhe të tjerë të jenë nxitës të një reforme të vërtetë.
(Shqip)
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|