Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802
|
Var veten në ahurin e shtëpisë
Var veten në ahurin e shtëpisë
Jorgjeta Gjançi
Në orët e vona të pasditës së djeshme një 56-vjeç nga fshati Dvoran i Korçës i ka dhënë fund jetës së tij. Selim Bregu ishte baba i tre fëmijëve ende të parritur. Ai ishte larguar nga shtëpia rreth orës 16.00 dhe deri në orën 18.00 nuk po kthehej. Familjarët e kërkuan në shtëpi e në fshat, por nuk e gjetën. Kur shkuan në ahur që t’u hidhnin bagëtisë ushqim, kanë parë Selimin të varur në trarët e ahurit me një tel rreth qafës. Të tmerruar fëmijët kanë lajmëruar nënën dhe pjesëtarë të tjerë të familjes e së bashku e kanë ulur në tokë të atin, që t’i vijnë në ndihmë. Po çdo gjë ka qënë e kotë, mbasi ai kishte të paktën dy orë që kishte ndërruar jetë. Familjarë dhe bashkëfshatarë kanë pohuar se Selimi prej vitesh vuante nga sëmundje nervore e herë pas here binte në depresion.
05/03/2006 ( Shekulli )
__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|