Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802
|
Pranga çiftit, tentuan të grabisnin me dhunë
Policia e Kombinatit ka arrestuar Fiorentina Bombaj dhe Edmond Muratin me akuzën e vjedhjes
Pranga çiftit, tentuan të grabisnin me dhunë
D.Biçaku
TIRANE- Pranga një çifti në Unazë të Re, tentuan të grabisin një familje me dhunë. “Na jepni paratë, ose në të kundërt do t’ju vrasim”. Kështu kanë kërcënuar një familje Fiorentina Bombaj, 26 vjeçe, e dënuar më parë për prostitucion dhe Edmond Murati, 29 vjeç, nga Selenica e Vlorës, të cilët janë arrestuar nga komisariati i policisë nr.6 mbrëmjen e të premtes në Unazën e Re, ndërsa tentonin të hynin me dhunë në banesën e Ibrahim Pasmaçiut, në afërsi të dyqanit të firmës “Astir”. Një javë më parë, Fiorentina nga Selenica e Vlorës dhe Edmondi janë njohur me njëri- tjetrin dhe janë lidhur së bashku, ndërsa dyshohet se ajo mund të jetë përdorur prej të dashurit të saj të ri për prostitucion në kryeqytet. Ndërkaq, mbrëmjen e të shtunës, rreth orës 22:00 të mbrëmjes, çifti ka shkuar në banesën e familjes Pasmaçiu, ku edhe ka mundur të hyjnë me forcë në shtëpi. Pasi ia kanë arritur të hyjnë me forcë në banesën e çiftit, ata kanë kërkuar 300 mijë lekë të vjetra, ose në të kundërt do vrisnin familjarët. Ndërkaq, një grup i gatshëm i komisariatit të policisë së Kombinatit ka vënë re sherrin dhe menjëherë grupi i policëve është drejtuar për në banesën e mësipërme. Ndërkaq, sapo kanë vënë re policinë, dy personat kanë mundur të largohen rrugicave të lagjes së Unazës së Re. Pas veprimit të mësipërm, furgoni i policisë është vënë në ndjekje të dy personave, duke mundur t’i kapë ata pas një blloku shtëpish në këtë zonë. Menjëherë, atyre u janë vënë prangat dhe janë përcjellë në komisariatin nr.6. Nga ana tjetër, një grup agjentësh dhe oficerësh kanë mbërritur në banesën e familjes së dëmtuar, ku edhe u kanë marrë atyre dëshminë në lidhje me ngjarjen e mësipërme. Pas veprimeve hetimore, policia ka kryer arrestimin në flagrancë të personave të mësipërm me akuzën e grabitjes me dhunë të mbetur në tentativë. Tashmë, Fiorentina Bombaj dhe Edmond Murati akuzohen për vjedhje të mbetur në tentativë.
05/03/2006 ( Shekulli )
__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|