Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Infarkti, lamtumirë frymëmarrjes gojë më gojë. Masazhi kardiak shpëton më shumë
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Infarkti, lamtumirë frymëmarrjes gojë më gojë. Masazhi kardiak shpëton më shumë

Europa dhe SHBA kanë modifikuar udhëzimet për ndihmën e parë, në rastin kur zemra e një personi ndal së punuari. Me masazhin mbi kraharor mjekët kanë parë se përqindja për të mbijetuar shkon në 34 për qind, kundrejt 18 për qind me metodat që përdoreshin më parë

E vetmja mënyrë për të ulur numrin e viktimave nga infarkti është të vepruarit në një kohë sa më të shpejtë dhe thjeshtësia e mënyrave të ndërhyrjes. Masazhi kardiak, në këto situata, ka treguar se është shumë herë më shumë efikas sesa frymëmarrja gojë më gojë. Katër minuta pas infarktit apo një arresti kardiak, shtypja e kraharorit të jep më shumë mundësi që viktima të mbijetojë. Kjo shifër shkon në 34 për qind, kundrejt 18 që ishte me procedurat standarde të përdorura deri më sot, duke nisur nga frymëmarrja gojë më gojë. Këto të dhëna vijnë nga udhëzimet e reja të bëra nga “American heart association”, sipas të cilit duhen ndryshuar procedurat standarde dhe të braktiset skema ABC (Airway-Breathing-Compressions) për të shkuar tek ajo "Cab" (Compressions-Airway-Breathing). “Frymëmarrja gojë më gojë ka shkaktuar vonesa të dukshme për sa i përket dhënies së ndihmës së parë. Është e rëndësishme të fillohet menjëherë me shtypjen e kraharorit, thelbësore për ta mbajtur gjakun të pasur me oksigjen”, lexohet në dokument. Edhe Europa ka publikuar në këto ditë linjat e reja të guidës nën drejtimin e “European resuscitation council” (Erc). Edhe këtu këshilla e parë është e njëjta: “Kur viktima nuk reagon dhe nuk përgjigjet, duhet të nisësh menjëherë mazhin kardiak, duke e shtypur kraharorin shumë shpejt dhe me forcë: të paktën 100 herë në minutë”, tregon Alessandro Barelli, president i “Italian resuscitation council”. Modifikimi i linjave të guidës bazohet në studimet më të fundit shkencore. Shumë prej tyre në pesë vitet e fundit kanë treguar se masazhi kardiak i jashtëm, i ndjekur nga veprimet e shpejta të ndihmës, rrit përqindjen për të mbijetuar një pacient me dy ose tre herë. Adoptimi i kësaj procedure do të bënte që vetëm në Europë të shpëtoheshin 100 mijë persona nga 500 mijë njerëz që çdo vit humbin jetën si pasojë e një infarkti. Ndërkaq, në Europë personeli shëndetësor këshillohet të përdorë në masë defibrilatorët e jashtëm automatikë (DAE), që mund të gjenden në shumë vende publike. “Këto mjete janë shumë të lehta për t’u përdorur. Ndërkaq, komanda të thjeshta zanore të ndihmojnë ta përdorësh në të gjitha fazat e procesit, duke garantuar siguri të plotë. Defibrilacioni i hershëm bashkë me masazhin kardiak janë një faktor kryesor për të rritur mundësinë për mbijetesë pas një infarkti”, thonë mjekët. Gjithashtu është konfirmuar edhe rëndësia e hipotermisë terapeutike në trajtimin intensiv të pacientëve që kanë mbijetuar nga ndonjë infarkt. Bëhet fjalë për ta “ftohur” pacientin, duke e çuar atë në një temperaturë nga 32-34 gradë Celsius për 12-24 orë dhe duke e mbajtur me mjete të thjeshta për t’u përdorur, siç janë edhe qeset me akull. Hipotermia terapeutike pas një infarkti rrit mbi të gjitha mundësinë që pacienti të rikuperohet pa asnjë lloj dëmtimi neurologjik.

Faktorët e rrezikut
Infarkti është një nga sëmundjet më të rrezikshme të zemrës dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjeve, ku çdo vit humbin jetën plot 500 mijë persona. Faktorët më të mëdhenj të rrezikut janë pirja e duhanit, alkooli, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Por vrasësi kryesor është stresi. Është parë se personat e stresuar vuajnë më shumë nga sëmundjet e zemrës dhe preken më shumë nga infarktet. “Personat e stresuar dhe që i përballojnë problemet me vështirësi janë më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe vdesin më herët. Kura më e mirë e zemrës është lumturia. Personat optimistë i përballojnë shumë herë më mirë problemet”, thonë mjekët.(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Tetor 2010 03:51
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Nuk e di se ku e ke marre kete artikull. Ka disa shprehje qe jane me shume te karakterit sensacional. Frymemarrja goje me goje nuk eshte abandonuar aspak, por i eshte dhene prioritet kompresionit te zemres. Nese para 5 vjeter altgernimi ishte 2 frymemarrje ne 5 kompresione te zemres tani eshte 2 me 30. (kjo e dhene eshte e muajit te fundit.).

Kjo per arsyen e vetme qe ne rastin e perpjekjes per te sjelle ne jete, mjafton edhe oksigjeni i mbetur neper inde per te ruajtur organet vitale. Sigurisht qe oksigjenimi me i mire behet duke perdorur masken Ambu. Pra 30 kompresione te zemres dhe dy Ambu. Por ne mungese te Ambuse perdoret edhe frymemarrja goje me goje

Ritmi i kompresioneve te zemres eshte rreth 100/min.

Ja linku:http://www.freep.com/article/201010...ge-up-the-steps


 

Lulke, po ja fut si kau peles prape me duket
 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Tetor 2010 22:19
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

shume mire qe ka dale kjo menyra tjeter se ate goje me goje gjithmone e kam pasur inat le qe se kam pratiku diku pervcec se ne shkolle hahah po gjithe mendoja ishalla sme vjen koha ta perdor se ma neveriste

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Tetor 2010 22:22
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Nuk e di se ku e ke marre kete artikull. Ka disa shprehje qe jane me shume te karakterit sensacional. Frymemarrja goje me goje nuk eshte abandonuar aspak, por i eshte dhene prioritet kompresionit te zemres. Nese para 5 vjeter altgernimi ishte 2 frymemarrje ne 5 kompresione te zemres tani eshte 2 me 30. (kjo e dhene eshte e muajit te fundit.).

Kjo per arsyen e vetme qe ne rastin e perpjekjes per te sjelle ne jete, mjafton edhe oksigjeni i mbetur neper inde per te ruajtur organet vitale. Sigurisht qe oksigjenimi me i mire behet duke perdorur masken Ambu. Pra 30 kompresione te zemres dhe dy Ambu. Por ne mungese te Ambuse perdoret edhe frymemarrja goje me goje

Ritmi i kompresioneve te zemres eshte rreth 100/min.

Ja linku:http://www.freep.com/article/201010...ge-up-the-steps


 

Lulke, po ja fut si kau peles prape me duket
 




Kau tzonte per fund o shelgu ja ku i ke tgjitha , e shpresoj tte bindesh

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=129910

http://www.gazeta-shqip.com/index//...d750081fe5.html

http://www.botasot.info/home.php?gj...ory=54&id=84907

Ajt tung shelgu !

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Nëntor 2010 00:42
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Te dhenat e mesiperme filluan te viheshin re qe ne 2007 kur Lancet nxorri nje artikull qe vinte ne dukje rezultatet (1) . Para rreth 1 muaji JAMA nxorri nje vleresim tjeter te kesaj nderhyrjeje (2). Aq me teper qe protokollet e ndihmes se shpejte tani e kane perfshire (per sa i perket atyre qe nuk jane mesuar per te dhene ndihmen e shpejte) por duhet te merret parasysh edhe vendi ku duhet te jepet ndihma e shpejte dhe mjetet qe ke ne dispozicion. Nese psh do te duhet te jepet ndihma e shpejte ne rruge nga dikush qe nuk ka eksperience te madhe ne fushen e ndihmes se shpejte, sa ti thuash bej 15 shtypje (ose 30) dhe 2 frymemarrje goje-goje, praktikisht e ngaterron (aq me teper kur do ti jepet ndihma e shpejte dikujt qe nuk di nese ka apo jo semundje te natyres infektive etj etj dhe kjo do bente te humbej edhe me teper kohe). Atehere gjeja me e thjeshte qe mund ti thuash eshte bej vetem shtypjet nderkohe qe pret ndihmen e shpejte.

Nese ke ne dispozicion oksigjen dhe maskat e posatshme atehere mund te kryhet procedura standart. Vetem shtypjet gjithsesi do jene ne gjendje te mbajne minimumin e qarkullimit duke qene se ne mushkeri ka nje presion negativ dhe cdo shtypje dhe kthim mbrapsh ben te mundur qe nje fare sasie gjaku te thirret nga periferia dhe pas nje fare oksigjenimi, nje sasi e vogel mund te rikthehet ne qarkullim (edhe gjate nje CPR te kryer sakte mbahet nje 5% e hedhjes kardiake qe duhet, me ato qe mbaj mend une). Duke qene se llogaritet te jete nje procedure urgjence, sado qe te jete sasia qe kthehet ne qarkullim pastaj, mire eshte!


1)http://www.thelancet.com/journals/l...0451-6/abstract
2) Bobrow BJ et al. Chest compression–only CPR by lay rescuers and survival from out-of-hospital cardiac arrest. JAMA 2010 Oct 6; 304:1447.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Nëntor 2010 06:13
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:37 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Infarkti, lamtumirë frymëmarrjes gojë më gojë. Masazhi kardiak shpëton më shumë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.