DARDAN
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51
|
Politikanet sipas meje
Nga:Valter Xhomaqi
Berishës
Si gjithnjë,vetëm i parë,
sepse veten ke ne gare.
Meriton çdo gjë vërtetë,
për traumat qe dhe jetë.
Trim mbi trima,si jeziti
sherbetor gjirokastriti.
Sepse ai,te rriti vete,
dhe Alia te dha te drejtë.
Ndaj bucet edhe thërret,
ndaj çdo gjeje ke te drejtë.
Sepse sekretar ke qenë,
shumë hidhesira ke ngrënë.
Sot pas dy dekadash,
mbetesh trim barrikadash.
Me teseren qe ke ne zemër,
nuk pyet për mashkull,femër.
Të gjithë i ke vënë përpara,
me idetë qe ke,te marra.
Thua je për demokraci,
vërtetë do autokraci.
Sepse nga mendja s'te ik,
zakoni vjetër bolshevik.
Je komunist qe s'ndryshon,
edhe pse teseren ndërron.
Si e kuqe edhe blu,
marksizmin ke ne tru.
Nuk bërë gjë ne këtë jet,
mbete doktor,pacient...
******
Rames
I gjatë je,tamam zdap,
veç nga mendja ngele trap.
Makarona mban ne goje,
do gomari te fluturoje.
Do dhe çfarë nuk do,
çdo gjeje i thua po.
Si Gonxhes,Dashit me brire,
Berishës si qelbesire.
Ke trazuar zjarre plot,
mend t'kanë shkuar me kullot.
Mbahesh si vërtetë burrë,
qe se ke provuar kurrë.
Mbahesh,flet e llomotit,
si Tironen e vertit.
Se ke ne dorë veç ti,
sepse pas huri te rri.
Je tamam si Dulla grep,
pas ke gjithmon Dem Xhep.
Ata te njohin mirë,
se kanë zbuluar çdo bire.
*****
Mediut
I madh ke qenë Fatmir,
por s'te ngeli as zefir.
Me "idete" qe ke ngec,
di te besh vetëm Gerdec.
Godo plaku te mesoi,
servili si te veproi.
Por ti ke merite,
naten di ta kthesh ditë.
Dite bën veç për vete,
s'do njerezia siklete.
Oret duhet veç për ty,
s'duhet një por as dy.
Prandaj ti e zgjodhe vete,
bërë flakë,toke te shkrete.
Veç për pare ti mendon,
koken pas se rrotullon.
Por dhe servili ka fund,
ne kenete koken e fut.
Se shpeton dot as falli,
kur zjarrin se bën nga halli.
Se servilet,nuk mesuan,
s'patën kokë,su turperuan.
Pas te madhit vetëm s'fiton,
sepse ai edhe te zbon...
Të zbon,se veten do mbroj,
këtë babe Godo s'te mesoj.
Prandaj prit dhe pak,
qe tek vendi të kesh kapak.
*****
Gjinushit
Shumë kohe ne politike,
nuk tu prek asnjë qerpike.
Shkuan vite e do shkojnë,
diktaturen se harrojnë.
Sepse Neri ka fituar,
diktatura ja ka shtruar.
Edhe sot pas dy dekadash,
është ushtar barrikadash.
PSD-ja te ka mirë,
si një vic te palepire.
Ushqyer ne diktaturë,
tani nën rrota gur.
Nuk te luajti nga llogorja,
as e mira e as keqja.
mbete ne skene si "gjel",
pelivan tel mbi tel.
Katovica te dha jetë,
se Aline keni mbret.
Por një ditë more Skender,
do të dalësh nga kjo der.
Boll u ngopen me qenusha,
qe rendin për vejusha.
Njerezia nuk harron,
drejtësia një ditë fiton.
Dhe athere more derezi,
fundi Katovices do të vi
Të shpetojme nga ky lugat,
ditën na ka bërë nat.
******
Xhuvelit
Ditën qe u linde,
shumë qeshen e thanë.
Ku Lufter jonë,
do kerreje dynjane.
E nuk u gabuan,
ti u bërë "burrë".
Ndërroje jaranet,
nuk u skuqe kurrë.
Të gjithë u mblodhen,
rrahen shumë mendime.
Ne fund dolen,
me ca perfundime.
Ska me kurveri,
tellallet e thanë.
Ka Xhuveleri,
jo vetëm ne Tiranë.
Dhe Xhuveleria,
bëri shumë buje.
U thanë dhe puset,
nuk doli me ujë.
*****
Pollos
I ri djalë taze,
kur hyre tek dera
bëre ca naze
se ta donte sera.
Të gjithë e dinin,
se ti nuk luan.
nga mendja se fshinin,
se do të ndjeksh suan.
I kuq jashtë dhe brenda
si djalke i holle
pas Sales tek tenda
nuk e zuri kolle.
Si Pollo i vjetër
edhe ky i riu
nuk bëjnë gjë tjetër
veç si fryn veriu.
E Genci i "eger"
është bërë lepur
se e cpon një theker
kjo nuk është gjepur.
Marre nga www.lajmishqip.com
__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|