Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Turisti i shpirtit Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 31 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Turisti i shpirtit

Nje nate e gjate.

Njerezit flene. Vetem ti jep e merr me valet e shpirtit. Do ti masesh, do ti ndryshosh.

Eshte e cuditshme kjo jete. E cuditshme por jo e shemtuar. Te gjithe kerkojme dicka, ceshtja eshte cfare. Mundohemi te kuptojme cfare duam, rremojme neper njerez, neper shpirtra, neper ndjenja, neper cmendurira. Ne fund akoma se gjejme pergjigjen. Dime qe duam...

Njeriu ne disa caste kupton shume gjera. Ndjek rruge te jetes, ben eksperienca, dhe ne fund nuk ka mberritur asgjekundi, por dicka ka kuptuar, dicka me shume ka brenda vehtes. Nje puthje me shume, nje qeshje, nje prekje, nje embelsi, nje dashuri, nje lot, nje largesi, nje trembje... ehhhhh, mbushesh me fryme dhe qesh me vete: "Sa e cuditshme eshte jeta".

##########

Njeh njerez dhe i vezhgon si e jetojne jeten. Shume prej tyre mundohen ta parashikojne ate, te njohin cfare do te ndodhe ne te ardhmen, te njohin vetveten pak me shume. Ka disa qe nuk duan te humbasin kohen ne rrugicat pa krye, duan vetem te arrijne ne perfundimin rruges se madhe ku gjezdisin te gjithe. Sa gjynah...
Ka te tjere qe duan te hyjne ne rrugicat pa krye, por kane frike. Kane frike si zakonisht se mos mbeten ne nje rrugice pa krye. Kush do ti nxjerre valle ? Ne kete bote te eger te gjithe te fusin, por askush ste nxjerr. Duhet te behesh i zoti vehtes. Sa gjynah...
Pastaj ka te tjere qe duan te tregohen te guximshem, te hyjne neper cdo korridor te jetes, neper cdo shpirt qe do ti mbushe. Mendojne se ajo mbushje do i jape force, enderrojne... Vjen nje cast qe rrugicen e kane para, mjafton ti hyjne. Por jo, nuk arrijne, ishte si zakonisht nje enderr qe mbeti e tille. Dalin nga ajo hyrje dhe vazhdojne rrugen e madhe ku ishin. Takojne njerez dhe u thone te bindur se nga rrugicat skane frike. Sa gjynah...
Pastaj ka te tjere qe mundohen te bejne planimetrine e jetes. Krijojne rrugen e madhe mbi nje leter. Skicojne njerezit qe ecin aty. Pastaj fillojne krijojne rrugicat. Por dicka nuk shkon... Nuk paska vetem nje rruge te madhe. Ka dicka qe nuk kuptohet perderisa skicen spo e bejne dot. Jane afer, mendohen, dhe mbase ja arrijne, por mbase jo. Sa gjynah...

Dikush nga skicuesit e zellshem vendos te provoje ato rrugica. Do te jete i perpikte. Ecen rruges, gjen nje rrugice dhe futet. Arrin ne fund, duket e mbyllur, por paska nje dere. E hap. Para tij shfaqet nje bote tjeter, nje rruge tjeter plot njerez. I duket me e bukur se rruga nga vinte. Njerezit jane me te qeshur. Kthehet prapa por dera nga erdh nuk ekziston me. S'kthehet dot me...
Ecen rruges dhe pas pak ajo rruge e bukur i merzitet. Teper monotoni. Nje shtepi e bukur anash rruges si shume te tjera. Mbi deren e hyrjes rriten trendafila. Eshte si shume te tjera ne ate rruge, por ajo i pelqu me shume se te tjerat. Hap deren dhe hyn. Ben pak hapa dhe e kupton qe eshte diku tjeter, larg rruges ku ish. Kthehet prapa dhe dera nga hyri nuk eshte me.......


#####################

Dikur kam lexuar nje liber nga Frijitof Capra. titullohej "Rrjeta e jetes". Me vone kam kuptuar se rrjeta e njohurive tona shkencore ngjan shume me rrjeten tone shpirterore. Shpesh shikojme dike qe na pelqen ne rrugen e jetes tone. Ai/Ajo se ka mendjen. Po shikon dike tjeter, qe i pelqen atij/asaj. Po as ai tjetri se ka mendjen. Si te gjithe hedh syte andej nga i pelqen, dhe jo andej nga pelqehen.

Te them te drejten se di nese kjo rrjete eshte e bukur apo jo. Di qe ndodh shpesh keshtu. Nuk dua te filozofoj. Njeriu kur shkruan ate qe ka ne tru hidhet si majmuni nga nje mendim tek tjetri, dhe perfundon ne filozofi. Dua vetem te hap nje teme ku mendimet te peshtyhen ose te fiksohen pa patur asnjeri qe i gjykon. Larg atyre temave ku thone, TE LUMTE, ME LUMTE, SHUME KEQ etj.

#####################

Nejse.

Kush tha njehere qe mendimet jane kaq te plota. Ka lloje te tjera mendimesh qe vetem mendohen dhe po te shkruheshin do ishin marrezi. Epo sot marrezia eshte ne mode, qofte per mire, qofte per keq.

Te puthesh nje cast lumturie, nje shpirt te lire. Te besh turistin ne jeten e dikujt tjeter. Te hysh si vendas e te ikesh si turist. Kjo eshte nje menyre e konsumimit te deshirave. E shemtuar? Se di.

Ehhh sa relative jane gjerat. Edhe turisti i shpirtit mendon se ne valixhen e tij fut te gjitha sendet e veta. Por ndodh qe harron dicka, pune dreqi. Ne udhetimin e ardhshem harron serisht dicka. Pastaj harron prape, harron harron harron. Derisa ne nje moment valixhja mbetet bosh dhe turisti mbetet ne vendin e fundit qe vizitoi ashtu krejt rastesisht. I zhveshur nga sendet e veta, kupton se eshte koha te marre dicka, mjaft harroi. Dhe mbetet pergjithmone ne shtetin e fundit ku vuri kemben, duke punuar akoma per te marre dicka, me valixhen e pluhurosur akoma gjysem bosh.

##############

Mjaft tani. Mendimet nuk jane te zymta, por realiteti kerkon nje perfundim. Dhe perfundimet zakonisht perbejne nje zgjedhje. Dhe zgjedhja perben thelbin e jetes. Te lesh pa njohur e shijuar dicka per te njohur e shijuar dicka tjeter. E di cfare, po i le dyjezimet. Me erdhi ne mend dicka qe kam menduar keto dite.

Pretendimi
Ky eshte emri i cdo problemi qe ekziston ne kete bote. Cdo genjeshter, cdo sherr, cdo lufte, cdo inat vjen nga pretendimi. Behet fjale per ate moment kur imagjinata jote tejkalon realitetin e tjetrit. Ti e mendoje ne nje vend, ai eshte diku tjeter.

Ndonjehere pretendimet thuhen, dhe normalisht nje pretendim nuk thuhet si nje mendim, por si nje pretendim. Dhe ndonjehere tjetri nuk pranon te shkoje aty ku i kerkon ti. E atehere e kupton qe distanca mes te dyve ekzistoka. Mbase dy njerez nuk do jene kurre te puthitur 100%. Mbase aresyeja per kete eshte se te gjithe kthejme koken andej nga na pelqen dhe harrojme se dikush ka kthyer koken nga ne. Por jeta eshte mbushur me endrra dhe endrrat na lejojne te hyjme ne rrugica qe "dukeshin" pa krye, por nxjerrin ne rruge akoma me te bukura. e atehere mjafton te kemi kujdes valixhen qe te mos i harrojme sendet tona, por ti dhurojme. Mbase pas deres tjeter qe do hapim rregullat e botes do ndryshojne. Turisti nuk do kete me valixhe, dhe pretendimi do krijoje paqe ne vend te luftes. Por kjo nuk eshte e frikshme. Ndryshe, mos rreziko, bej dhe ti si te tjere, mos e hap kurre deren e ndryshimit... por mes dy boteve mos qendro, deren mos e ler hapur, sepse dicka vritet ne kete mes, dhe sipas llogarive duhet te jete dera qe te prezantoi me boten e re.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Qershor 2003 11:04
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Teme mese e goditur Fajtor!

Ashtu sic edhe u lartpermend, le ta quajme kete "Ditari i Meditimeve" per forumistat, ku kushdo te ndjehet i lirshem te vi e te shpreh cfare te doje, gjithmone rreth kufijve te normales dhe edukates.
Pershembull une sot, dua te flas kaq shume me njerez, dua te flas Shqip e te nxjerr gjithe kete mall, qe me ka mberthyer pa hapur syte mire. Por asnjeri qe flet Shqip s'kam prane, edhe malli behet me i madh, prandaj vendosa te vi e te shkruaj dy fjale(edhe pse te kota) ketu mes forumistash shqiptar. Jo, se dua te me lexojne te gjithe, por keshtu ne koken time krijoj nje marreveshje sekrete me boten e jashtme, ate shqiptaren.
Sa datojme sot? Sado qe te datojme sot, ndjej qe kam nje mall per Shqiperine e per cdo gje, qe kam lene pas...!! Po c'dite eshte sot? E Enjte? Jo, jo me duket se e Merkure, ishalla eshte e Enjte, nje dite me pak. Me pak nga cfare? Me pak nga vdekja? Me pak nga kjo jete e gjate? Me pak nga kthimi ne Atdhe? Me pak drejt dites se lumturise? Me pak nga cfare? Asnjeri s'besoj se mund t'pergjigjet. Kush e di fundin dhe fillimin e kesaj bote, asnje! Prandaj askush s'ka si te dije, se kur eshte pak dhe kur eshte shume, nga kjo lind, qe askush s'mund t'i pergjigjet pyetjeve te mia me lart.
Nder endrra shoh fusha, male, kodra, lumenj, det, humnera, lule, gjelberime, pyje, liqene me permasa te medhaja, te pa-imagjinueshme, por ne asnje nga ato vende s'kam qene me pare, mbase kam filluar te fantazoj dhe per Shqiperine tani?! Mbase aq shume eshte bere malli im per ate vend sa me nuk arrij te perceptoj Atdheun tim brenda kufijve te se realshmes?! Mbase, kush dreqin po e di me kete muhabet, tashme nje lemsh ne koken time eshte krijuar, e ndjej teksa levizen ne hapat e ngadalshme te merzitjes nga nje cep i kokes time ne tjetrin, tani po zvarriten kembet dhe ja ndjej ashtu ate zvarritjen ne trurin tim... Lemsh them? Jo, le ta quaj URAGANI I KOKES TIME sepse ashtu me ben te ndjehem, nga qetesia si uragan me hedh ne merzitje... nga energjia ashtu si te hedh uragani me hedh ne nje debulese shpirtrore dhe fizike. Si tani pershembull, uragani i kokes time (mendimet) me prene gjithe forcat e mia per te vazhduar... po shkoj. Kete mesazh jam teper i sigurt qe do e fshi, por gjithesesi... Ika! Ku? Kur ta di dhe vete do kthehem t'ju pergjigjem se ku, mbase ne ate te pa'arritshmen enderr... ?!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Gusht 2003 03:31
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Trashje pa Kufi Ketu ne Forum Per Ju nga Une...

Ndjej thonjte e shpirtit tek gervishten mbas mureve te kraharorit tim. C'dreqin kerkojne? Edhe mbas konsumimit te me se embel genjeshter (pija) ato vazhdojne akoma gerryejn... thua se do ja gjejne fundin ndonjehere ketij shpirtit tim? C'paskam pas nje shpirt kok-derr dhe une, diti te ulet ne gjunje para cdo gjeje, e ti kaloje... ti le mbrapa e te ze shtresa mishi mbi to. Ah, por kete dreq gervishtje thonjsh nga dhimb-vuajtia, s'e harron, s'e mbulon... s'merr guximin t'i beje asgje. Ja ka lene ate fush-betejen e shpirtrave ne dore, me shprese se do e gerryeje deri ne fund, deri aq sa mos te kete me shpirt ne shpirtin tim.
Dhimbja? Oh, te behet dicka me te cilen s'jeton dot me pas, me te cilen ti dhe shpirti jot s'beni dot pa te, ashtu sic nuk flejme dot pa nje jastik te bute poshte kokes cdo nate. Ju a them une, e kam provuar mire, dhimb-vuajtia eshte binjakja ime. E perjeteshme? Mendoj se po.

Ika ne fush-betejn e lene pergjys, ate te se embles genjeshter, konsumimi asaj ndonjehere duket i pafund. Keshtu - perseri- ashtu si edhe shume nete te tjera, kjo gervishtja e thonjve te mi nga dhimbja fitoj serish... Po shkoj te genjehem, eshte gjeja me e mire qe di te bej.

Dikush ----- ku? Per nje cast mendova, se dikush solli pak melodi ne naten time me kete dreq gervishtjeje te bezdis'shme-pambarishme, por jo... iluzioni im. Ah - sikur dikush vertete te sillte pak melodi tani... tani... TANI! Pak melodi ju lutem - ju shpirtra qe degjoni thirrjen e shpirtit tim te humbur ne vetmi... sillmeni pak melodi...!!!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shtator 2003 10:09
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mallim
Anetar i ri

Regjistruar: 10/08/2003
Vendbanimi: Hene
Mesazhe: 18

Amon mer i_lire.

Tash e pash ket mesazh.

T-pres ke veni, qeras une... merr dhe ate qe t-ka ardh n-shpi.

Ajd se ju pres sonte me pi.

Vetem ti mos u merzit mer amon se s-ka cuna te tjere si ty.

Ec a, mer vesh.

Tjetersoj s-po di me te kontaktu je bo firar.

Shnet!

I_lire ne vetmi pi
por se di qe s-ban mire.
Ec pra i_lire
me shoket e tuj te pish
e dhimben e shpirtit
ta flakesh n-gota me raki.

__________________
Bej qef sa je i ri!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 04:23
mallim nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mallim Kliko këtu për të kontaktuar me mallim (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mallim Shto mallim në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mallim në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Mbroje Miqësinë

Mbroje miqesinë,
Eshte më e çmueshme
se nje diamand
se ai mund te mos thyhet
por shkëmbehet me para,
Oh, jo! Miqësia e vertete
të shkëmbyer s'ka!


Eshte dhuratë qe i jepet shpirtit,
Atij të sinqertë
e mbjell të njomë filiz
e ruan e forcon, bëhet lis,
Dhe nuk eshte e lehte ta shkulesh,
se të dhëmb,
me mikun e vjetër
të prishësh edhe nje çast,
të behet plagë
s'ka melhelm që e përqas.


Do 10 milion? Sa do?
Merri, mbulohu po deshe
me to, kokë e këmbë,
por s'do te japin kurrë
as babe, as nënë dhe
as mik te vertete
s'kanë për të dhënë.


Mikun e vërtetë
si lypsar do e kërkosh
derë më derë,
thesin e parave pas kurrizit
do e fshehësh si kolerë.
Do marrësh rrugët,
në oqean do zhytesh
do gjesh margaritare
por jo thesarin e rallë


I mbuluar me flori,
me "buzeqeshje" rethuar
ke gjithëshka dhe s'ke asgje
për pak shpirt njeriu vuan
që mban brenda
atë që të duhet ty
të magjishmen Miqësi.


Ndaj gëzohu per shokun
kur i gëzohet shpirti
e i qeshin syte
Qesh edhe ti me çiltersi
siç bëjnë çilimijte,
dëboje djallin në qofte diku
mos harro
shkretëtira e shpirtit,
në sy shfaqet po ashtu


O mik,
Mbroje miqesinë
Eshte nga te rallat thesare që jeta ka
Veç nuk shitet, as blihet me para
Mbahe fort kur të dhurohet
Për të, shkuar kanë të vdesin,
për të.. ja vlen të rrohet!


Erdha mallim, te pime e te harrohemi, se miqesine te paster e kemi.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2003 06:25
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Vetem nje moment

Jepmeni nje moment qetesie
... o njerez!
Vetem nje moment,
jo nga ato qindra, qe u kam dhene une,
por timin, vetem timin dua,
qe tu them syve: çlodhuni,
tu them buzeve: mos flisni,
mendimit te lodhur ti them: Ndal,
se edhe bota ndali
... nje çast ...


Jepmeni nje moment,
vetem nje moment prehje dua,
qe pastaj ne tornado te kthehem
me vehte t'ju marr, ne qiell t'ju ngre
e pastaj ...
perjetesisht te fle...!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shtator 2003 07:57
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 25/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

Erresire!Nje trokitje e ngadalte deperton nga jashte ne heshtjen e dhomes: Duket sikur dicka kerkon te hyj brenda......dicka e murrme , e brengosur & e paforme,dicka me e trishtueshme se vet trishtimi........ nje kujtim i larget,anonim, nje vale e pafund qe do te te marri me vete dhe te te varros ne gjirin e saj ate qe e kishte pase sjelle dikur & e kishte pase harruar ne nje ishull :Nje grimez njeri,nje grimez drite, nje grimez mendimi.

Pse duhet ti kthejme nga bota e vdekur e kujtimeve disa caste?Ceshte kjo nevoje per te perjetuar?E kaluara kapet me thonjte e saj te gjate ne boten time te mendimeve.Kerkon te dali nga ajo bote e vdekur ku e kam strukur,te me afrohet,te me pushtoj.........

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shtator 2003 23:23
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ADELAIDA Kliko këtu për të kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ADELAIDA't! Kërko mesazhe të tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ADELAIDA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Kujtim... nga nje jete e jetuar me pare...

E dashur,
dje preve floket,
floket e tu te gjate
qe aq shume i doja
floket qe me mbulonin
gjoksin mbremjeve
tek vije koken
mbi mua..

E dashur ,
dje preve floket
qe te te harroja ty
I pe si u keputen,
si rane,
nje fshese i mblodhi
bashkë me plehrat,
tutje i hodhi..

Sot u zgjove
floke prere,
qafezbuluar,
fytyre e çudicme,
ne pasqyre
shperfytyruar
aspak e lumtur
aspak e qeshur
vetes ngerdheshur,
pa mua dhe pa floket
dy here e çveshur..



P.S Adelaide - Me pelqeu shkrimi nga ditari jot.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2003 10:22
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
darke
Syri i Natës

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

Re: Kujtim... nga nje jete e jetuar me pare...

i_lire & Fajtori: i would like to listen your "ditari" in your own voices... i always thought that letters and diaries are the real Art-Literature, cause people write them without artifices... the best poems are really fragments of life (diary). the spoken word is the real art word, the one who keeps forever, so the sound is a wave that prolong across the space and the time and never ends (this is a phisic principle, i'm not inventing anything )
to read this section would be a risk and a pleasure for me and that's why i wonder if you could write some parts of your writtings in english or italian... cause it is imposible to get a good reading by a cold translator... please, please, please

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shtator 2003 04:39
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të darke Kliko këtu për të kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: darke Shto darke në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto darke në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 25/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

Dehuni

Gjithmone duhet me qene i dehur .....Ketu qendron ceshtja per te mos ndjere peshen e llahtarshme te kohes ,qe na thyen shpatullat e na perkul me fytyre nga toka,dehuni pa pushim.Po me se?...Me vere.....Me poezi....Me vyrtyt...sipas deshires.Vec dehuni....E nese ndonjehere ne shkallet e pallatit ,mbi barin e gjelber te hendekut,ne vetmine e urryer te dhomes,ju zgjoheni e nderko dehja eshte tretur e anulluar pyetni eren,dallgen,yllin,zogun,sahatin,gjithcka qe iken ,gjithcka qe gjemon,gjithcka qe rrokulliset,gjithcka qe kendon,gjithcka qe flet.Peteni cfare eshte?dhe era,dallga,ylli,zogu,sahati do tju prgj :`` Eshte ora te deheni!Per te mos qene sklleverit e marterizuar te kohes,dehuni.....dehuni pa pushim!Me vere......Me poezi....Me vyrtyt....Sipas deshires...... (SH.B)

__________________________________________________
__

PS:I_lire flm qe me ke kuptuar dhe aq me teper vleresuar......
Fajtor& i_lire:Cdo mesazh ,cdo fjale,cdo shkronj qe keni shkruajtur ketu me ngjall emocione.........

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shtator 2003 21:53
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ADELAIDA Kliko këtu për të kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ADELAIDA't! Kërko mesazhe të tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ADELAIDA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:50 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 31 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Turisti i shpirtit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.