Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Hahahahahha, ne jemi shume te dhembshur.
Aq te dhembshur saqe kenaqemi kur na rrahin. Madje prit t'ju tregoj sa te dhembshur jemi...
---------------------------------------------
11 Qershor 2008
TIRANE- Krimi trondit familjen në fshatin Mal Mnerr të Tiranës. Një 16 vjeçar Elton Lika, ka ekzekutuar pas një grindjeje banale me automatik babanë e tij, Mehmet Likën 50 vjeç. Krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por policia ka vënë në pranga adoleshentin vrasës sot në mesditë rreth orës 14:30.
16 vjeçar Elton Lika, ka pranuar krimin para uniformave blu dhe ka bërë të ditura arsyet që e detyruan të ndërmerrte një hap të tillë. “Vrava babanë se më rrihte“ është shprehur 16 vjeçari para uniformave të policisë. Arrestimi i tij u krye nga forcat e komisariatit numër 4 në kryeqytet në bashkëpunim me zyrën e vrasjeve. Ky është i dyti krim në familje në kryeqytet brenda pak ditëve. Pak ditë më parë në lagjen Medrese një 35 vjeçar vrau nënën e tij, pasi nuk i jepte lekët e pensionit për të blerë drogë.
Janar 2009
Tiranë - Gjykata ka rikthyer në qeli dje të riun që ekzekutoi nënën pak ditë më parë. Gjatë masës së sigurisë, Viktor Prendi nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin e kryer. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan dje për gazetën “Albania” se për Viktor Prendin u dha masa e sigurisë arrest me burg. Gjyqtari, pasi ka dëgjuar versionin e prokurorisë dhe atë të të arrestuarit, e ka rikthyer këtë të fundit sërish në paraburgim.
Rrëfimi
“M’u desh ta vrisja nënën time se na e kishte sjellë në majë të hundës të gjithëve”, - kështu e ka nisur Prendi rrëfimin e tij para gjyqtarit, duke mos treguar asnjë lloj pendese për veprimin e kryer. Madje, veprimi i disa ditëve më parë duket se e ka lehtësuar të riun duke thënë se familja ishte ngatërruar vetëm prej saj.
15 Prill 2009
VLORE- Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Vlorës. Një i dehur, 22-vjeçari Arjon Lulaj, pas debateve për alkoolin e konsumuar gjatë gjithë ditës, ka hapur zjarr me një kallashnikov duke lënë të vdekur në vend babanë e tij 51 vjeç, Musa Lulaj dhe shokun e ngushtë Bledar Xhaferraj, 28 vjeç. Ndërkohë që ai ka lënë të plagosur nënën e tij Sofie Lulaj dhe djalin e dajës Jovan Lazaj. Vetëm një orë më pas ai është ndaluar nga ana e policisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maj” të qytetit, por zanafilla e së keqes ka filluar në një fshat të këtij rrethi teksa tre të rinjtë kanë filluar të konsumojnë shumë alkool.
22 Korrik 2009
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në një fshat të Mirditës, kur vajza ka vrarë gabimisht të atin, teksa ai po zihej me nënën e saj. Ajo ka tentuar ta ndalojë dhunën që ai po ushtronte ndaj të ëmës, por lëvizja ka qenë fatale, duke i ngulur thikën në fyt e nga hemorragjia ka gjetur vdekjen. Policia ka arrestuar adoleshenten 17-vjeçare për këtë krim, ndërkohë që vazhdon puna për hetimin e plotë të saj.
------------------------------------------------
Sa katile ajo zezakja, e çoi te emen ne burg...
Ne s'kemi nevoje ta çojme ne burg, i lajme hesapet vete. Jemi te dhembshur, kjo nuk do mend. E tregojme dhembshurine duke i duruar familjaret deri ne ekstrem. Nuk e therresim kurre policine... Nuk do behemi gazi i botes xhanem!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|