Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455
|
Poezi per mua nga Indriti
Sytë ngjyrë manushaqe,
Vetullat si hën’e ngrënë,
Pak purpur ndezur mbi faqe,
Nga ç’yllnajë mbi tokë ke rënë?
Bëj të prek e s’të prek dot,
Shket si nimfa në përralla.
Kaq e bukur... Zot, o Zot,
Më shkaktove veç andralla!
Më magjepsi bukuria,
Shprepëtiu e m’i byri sytë.
Më la pas ëndrra të ngrira,
Më la pas buzëqeshjen shytë.
Sytë ngjyrë manushaqe,
Flokët larë me rreze hëne.
Krejt e beftë si nimfë m’u shfaqe,
Dhe u trete pas një ëndrre...
__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|